{"id":75028,"date":"2020-06-18T16:47:27","date_gmt":"2020-06-18T14:47:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-te-tiranes-ridvan-hado-perballet-me-vetingun\/2020\/06\/18\/"},"modified":"2023-04-07T03:42:22","modified_gmt":"2023-04-07T01:42:22","slug":"gjyqtari-i-apelit-te-tiranes-ridvan-hado-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-te-tiranes-ridvan-hado-perballet-me-vetingun\/2020\/06\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ridvan Hado p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Ridvan Hado u ballafaqua me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs p\u00ebr rolin e tij si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dh\u00ebnien e lejes prind\u00ebrore p\u00ebr gjyqtarin tjet\u00ebr, Gjin Gjoni \u2013vendim t\u00eb cilin ai e konsideroi t\u00eb ligjsh\u00ebm.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72017\" aria-describedby=\"caption-attachment-72017\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ridvan-Hado.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-72017 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ridvan-Hado-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72017\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72017\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ridvan Hado pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Ridvan Hado i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pas hetimit administrativ t\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Hado po kryhet nga trupa e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Komisioni e ka p\u00ebrqendruar hetimin administrativ n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 146 m2 n\u00eb vler\u00ebn e 8 milion\u00eb lek\u00ebve, si burim t\u00eb t\u00eb cilit Hado ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata e sip\u00ebrmarrjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2004, por sipas relatores Pine \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2005 bashk\u00eb me disbursimin e kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 7.6 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni nuk konstatoi probleme me aft\u00ebsin\u00eb paguese n\u00eb blerjen e apartamentit, por relatorja Pine ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie interesi\u201d mes shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit, duke u nisur nga fakti se kompania kishte vendosur kolateral n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb dhe se pagesat i ishin kryer aksionerit t\u00eb kompanis\u00eb. Komisioni ka dyshuar gjithashtu se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00ebn \u00e7mimin e referenc\u00ebs, por gjyqtari Hado kishte dor\u00ebzuar kontrata t\u00eb tjera me \u00e7mime t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, gjyqtari Hado tha para Komisionit se nuk e kishte deklaruar kontrat\u00ebn e porosis\u00eb n\u00eb vitin 2004, pasi t\u00eb drejt\u00ebn reale p\u00ebr pron\u00ebn e kishte fituar n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si e keni konstatuar, kam jetuar me qira p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2005. Edhe kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar dhe i \u00ebsht\u00eb kaluar shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2005,\u201d shpjegoi Hado.<\/p>\n<p>Hado tha se nuk kishin asnj\u00eb lloj konflikti interesi me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese dhe se nuk kishte gjykuar asnj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin pal\u00eb kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb apo ortak\u00ebt e saj. Ai e shpjegoi kolateralin e vendosur nga kompania me interesin e saj p\u00ebr shitjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Hado shpjegoi m\u00eb tej se personit t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb kaluar vlera 7.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogari ishte dhe \u00ebsht\u00eb ortak i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb fjal\u00eb. Sipas Hados, n\u00eb periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer pagesa, A.L. zot\u00ebronte 65% t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb ortak me pjes\u00eb takuese 100%.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb provuar q\u00eb shoq\u00ebris\u00eb i \u00ebsht\u00eb paguar vlera 8 milion\u00eb lek\u00eb; 7.6 milion\u00eb me transaksion bankar dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb fizikisht n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb,\u201d tha gjyqtari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i evidentuar n\u00eb seanc\u00eb ishte mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb kursimeve n\u00eb cash n\u00eb mars 2015 dhe hapja me to e nj\u00eb depozite bankare prej 2.4 milion\u00eb lek\u00ebve. Pine tha se gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Hado rezulton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 581 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Hados i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hado shpjegoi se n\u00eb vitin 2003 kishte deklaruar bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ky fakt \u00ebsht\u00eb provuar edhe nga dokumentacioni i dor\u00ebzuar n\u00eb KPK nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Ai shtoi se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash n\u00eb korrik t\u00eb 2004-\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb deklaruar si gjendje cash \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 2014, gjyqtari ka deklaruar edhe gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb nga kursime familjare.<\/p>\n<p>\u201cKam deklaruar se deri n\u00eb vitin 2014, kam patur 3.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb gjendje cash dhe n\u00eb vitin 2015 kam hapur depozit\u00ebn, nd\u00ebrsa kam mbajtur gjendje cash vler\u00ebn 1 milion e 350 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, tha Hado, duke shtuar se vler\u00ebn e kishte depozituar n\u00eb bank\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos kishte m\u00eb shum\u00eb se 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, ashtu si\u00e7 e parashikonte legjislacioni i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hado deklaroi se n\u00eb vitin 2015 kishte pasur t\u00eb ardhura familjare n\u00eb vler\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe se mund\u00ebsia e kursimit ishte rreth 1 milion e 170 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, duke shtuar vler\u00ebn 1 milion\u00eb e 350 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte gjendja cash, nuk mund t\u00eb rezultonte balanc\u00eb negative edhe n\u00ebse nuk p\u00ebrfshihej vlera e bonove prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe kursimet e tjera.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse do t\u00eb pranonim balanc\u00ebn negative, nisur nga periudha e gjat\u00eb 24 vje\u00e7are q\u00eb punoj, bazuar n\u00eb propocionalitetin dhe vendimet e tjera t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, vlera 581 mij\u00eb lek\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin tim,\u201d tha Hado.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me nj\u00eb tok\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 421 m2, me pjes\u00eb takuese \u00bc t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit. N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore u evidentua edhe mosdeklarimi i nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 2500 m2 n\u00eb Delvin\u00eb e trash\u00ebguar me pjes\u00eb takuese 1\/6. Pine tha se Hado ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime, q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikon probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vler\u00ebn 2600 euro n\u00eb vitin 2010 duke konsideruar se subjekti ka pasur burime t\u00eb ligjshme \u2013 si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb nj\u00eb shume 500 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb e ka kryer me transaksion bankar dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer po n\u00eb rrug\u00eb bankare.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Hado u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa u evidentuan dy gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pine tha fillimisht se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPK nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr Hadon. M\u00eb pas ajo u ndal n\u00eb dy gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs lidhur me q\u00ebndrimin e gjyqtarit Hado n\u00eb KLD lidhur me lejen prind\u00ebrore t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mas\u00eb disiplinore ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj.<\/p>\n<p>Duke relatuar q\u00ebndrimin e ONM, Pine tha se duhej t\u00eb verifikohej qasja e gjyqtarit Hado n\u00eb vendimarrjen e KLD-s\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes gjyqtarit Gjin Gjoni. ONM e konsideron k\u00ebt\u00eb vendim si shkelje flagrante dhe kontribuese n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ONM i k\u00ebrkon KPK-s\u00eb q\u00eb t\u2019a marr\u00eb parasysh n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Hados. Pine tha se kjo gjetje \u00ebsht\u00eb pranuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hado tha n\u00eb seanc\u00eb se KPK dhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit nuk kan\u00eb n\u00eb juridiksionin e tyre rivler\u00ebsimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ish-KLD-s\u00eb. Ai tha se lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e ngritur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Gjin Gjonin, ky i fundit i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar lejen prind\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb i detyruesh\u00ebm ligji p\u00ebr t\u2019u zbatuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga KLD,\u201d pohoi Hado.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se mbledhjet urgjente dhe rendi i dit\u00ebs k\u00ebrkoheshin nga kryetari i KLD-s\u00eb, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb ose nga 5 an\u00ebtar\u00eb. Sipas Hados, rendi i dit\u00ebs ishte ekskluzivitet i Presidentit dhe se ai ka qen\u00eb dakort e nuk ka pasur ndonj\u00eb kontestim.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj. Nuk dua t\u00eb mbrohem, por leja p\u00ebr gjyqtarin Gjin Gjoni \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin,\u201d pohoi Hado.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs e kund\u00ebrshtoi duke th\u00ebn\u00eb se \u201ct\u00eb jesh an\u00ebtar i nj\u00eb institucioni si KLD nuk do t\u00eb thot\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7\u2019t\u00eb duash\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse k\u00ebrkon protokollin, do t\u00eb gjeni nj\u00eb ekstra protokoll t\u00eb vendosur pas marrjes s\u00eb vendimit q\u00eb tregon se ky vendim ka qen\u00eb i paligjsh\u00ebm,\u201d tha Jacobs lidhur me lejen 3-vje\u00e7are t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gjin Gjonin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ONM i k\u00ebrkon KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb informacion lidhur me rr\u00ebzimin e nj\u00eb mase disiplinore ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj n\u00eb KLD. Sipas ONM, mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale nuk e ndalonte KLD-n\u00eb t\u00eb merrte mas\u00eb disiplinore ndaj Aliajt dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i k\u00ebrkon Komisionit q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb qasjen e Hados n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimarrje kolegjiale.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e ONM p\u00ebr verifikimin e vot\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Hado tha se nuk e mbante mend n\u00ebse kishte qen\u00eb apo jo n\u00eb sall\u00eb n\u00eb momentin e votimit. \u201cI kam k\u00ebrkuar KLGJ-s\u00eb t\u00eb m\u00eb informoj\u00eb n\u00ebse kam qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb momentin e votimit dhe se si kam votuar. Me sa mbaj mend, do t\u00eb kem ikur se kam qen\u00eb i lodhur,\u201d pohoi Hado.<\/p>\n<p>Relatorja tha se ndaj Hados pran\u00eb KPK jan\u00eb depozituar gjithsej 21 ankime, nga t\u00eb cilat 19 i drejtohen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb trupit gjykues dhe dy personalisht atij.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar kat\u00ebr prej k\u00ebtyre denoncimeve, pasi n\u00eb t\u00eb tjerat nuk ka gjetur indicie. N\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve t\u00eb kryera nga nj\u00eb aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut pretendohet se Hado nuk e ka pranuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor si pal\u00eb e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Hado shpjegoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se ankesa e denoncueses ishte rr\u00ebzuar si e pabazuar nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr dhe se ajo nuk kishte kryer rekurs, duke e pranuar vendimin e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Ridvan Hado tha se kishte punuar gjithmon\u00eb me ndershm\u00ebri e p\u00ebrkushtim, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jepte drejt\u00ebsi. Ai tha se rridhte nga nj\u00eb familje gjyqtar\u00ebsh prej 6 brezash. \u201cKonsideroj se i plot\u00ebsoj t\u00eb tre komponent\u00ebt dhe k\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi Hado.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 24 qershor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Ridvan Hado u ballafaqua me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs p\u00ebr rolin e tij si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dh\u00ebnien e lejes prind\u00ebrore p\u00ebr gjyqtarin tjet\u00ebr, Gjin Gjoni \u2013vendim t\u00eb cilin ai e konsideroi t\u00eb ligjsh\u00ebm.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75029,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ridvan-Hado.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ridvan Hado pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75028"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75028"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75028\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75030,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75028\/revisions\/75030"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}