{"id":75055,"date":"2020-06-15T19:12:30","date_gmt":"2020-06-15T17:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasurite-dhe-viza-e-revokuar-rrezikojne-karrieren-e-gjyqtares-fatmira-hajdari\/2020\/06\/15\/"},"modified":"2023-04-07T03:43:34","modified_gmt":"2023-04-07T01:43:34","slug":"pasurite-dhe-viza-e-revokuar-rrezikojne-karrieren-e-gjyqtares-fatmira-hajdari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasurite-dhe-viza-e-revokuar-rrezikojne-karrieren-e-gjyqtares-fatmira-hajdari\/2020\/06\/15\/","title":{"rendered":"Pasurit\u00eb dhe viza e revokuar rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn e gjyqtares Fatmira Hajdari"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh t\u00eb pasuris\u00eb, deklarime jo t\u00eb plota n\u00eb vite dhe mohimi i revokimit t\u00eb viz\u00ebs nga ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e vun\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71962\" aria-describedby=\"caption-attachment-71962\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2020-06-15-14-12-50.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71962\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2020-06-15-14-12-50-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"71962\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71962\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Fatmira Hajdari, duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh mbi transaksionet me prona, me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati 10 kat\u00ebsh pa leje dhe nj\u00eb bilanc negativ q\u00eb shkon m\u00eb shum\u00eb se 52 milion lek\u00eb, sipas analiz\u00ebs financiare p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni.<\/p>\n<p>Relatimi q\u00eb zgjati 1 or\u00eb e 20 minuta, p\u00ebrfshiu po ashtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish q\u00eb sipas KPK nuk ishin deklaruar asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb ullishte dhe disa transaksione t\u00eb djalit t\u00eb Hajdarit n\u00eb aksione kompanish q\u00eb i ishin dhuruar pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Hajdari, e cila u vler\u00ebsua vet\u00ebm n\u00eb dy kritere,\u00a0 u cil\u00ebsua po ashtu e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb formularin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hajdari b\u00ebri tre mbrojtje t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb zgjati 4 or\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrmes avokatit Maks Haxhia, i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb justifikonte juridikisht pse revokimi i viz\u00ebs nuk ishte refuzim hyrje. Nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebrmes avokates Ilira Dane, q\u00eb p\u00ebrshkroi n\u00eb detaje kund\u00ebrshtimet mbi gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb vet\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb nota emocionale historis\u00eb s\u00eb saj dhe duke shpjeguar po emocionalisht se problemet me pasurin\u00eb vinin kryesisht nga veprimet e t\u00eb birit, por q\u00eb sipas saj nuk kishte b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cJam e past\u00ebr, nuk e kam shkelur ligjin\u201d, tha Hajdari gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi p\u00ebr Hajdarin u krye nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Roland Ilia, me an\u00ebtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda \u00c7iftja. Nd\u00ebrsa v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari, e cila \u00ebsht\u00eb e veja e Azem Hajdarit\u00a0 deputetit dhe nj\u00ebrit prej drejtuesve t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb dhjetorit kund\u00ebr diktatur\u00ebs n\u00eb vitet 90\u2019 i vrar\u00eb n\u00eb vitit 1998. Ajo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, funksion t\u00eb cilin e mban edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Viza e revokuar<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse u p\u00ebrmend n\u00eb fund sipas kronologjis\u00eb, dy vizat e revokuara nga Ambasada e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb ishin tem\u00eb kryesore n\u00eb mbrojtjen e Fatmira Hajdarit. Relatorja \u00c7iftja tha se vizat nuk ishin deklaruar si t\u00eb revokuara dhe se Hajdari kishte sh\u00ebnuar me \u201cJo\u201d pjes\u00ebn e formularit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin pyetej n\u00ebse i ishte refuzuar hyrja n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb BE apo Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut.<\/p>\n<p>Sipas relatores Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishte p\u00ebrcjell\u00eb fillimisht nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr Hajdarin, por pasi Komisioni kishte gjetur revokimin e vizave n\u00eb pasaport\u00ebn e Hajdarit, ky raport ishte ndryshuar.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se Hajdari nuk kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb formular nd\u00ebrsa n\u00eb raportin e dyt\u00eb DSIK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo kishte kryer \u201cmosdeklarim, fshehje dhe kishte plot\u00ebsuar me pav\u00ebrtet\u00ebsi formularin\u201d.<\/p>\n<p>Avokati Maks Haxhia q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mbronte k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, tha se q\u00ebndrimi i Komisionit dhe raporti i dyt\u00eb i DSIK ishin gabim. Ai pretendoi se nuk kishte refuzim hyrje, por sipas tij nj\u00eb revokim t\u00eb viz\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb vetingut. Haxhai tha se k\u00ebto ndryshonin nga nj\u00ebri tjetri.<\/p>\n<p>Haxhia dhe m\u00eb pas Hajdari pretenduan nj\u00eb rrjedh\u00eb ngjarjesh q\u00eb sipas tyre ua kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb dinin m\u00eb 26 janar 2017 (dita e dor\u00ebzimit t\u00eb formularit) se viza u ishte revokuar. Hajdari tha se kishte marr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb nga ambasada n\u00eb t\u00eb cilin i ishte k\u00ebrkuar pasaporta dhe se m\u00eb pas kur kishte marr\u00eb pasaport\u00ebn konsulli i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte revokim t\u00eb vizave dhe se kjo b\u00ebhej p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cprocesit t\u00eb vetingut\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana e saj relatorja vuri n\u00eb dukje deklarat\u00ebn e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr revokimin e vizave t\u00eb disa gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. \u201cAmbasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara i merr seriozisht akuzat p\u00ebr korrupsion dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i shqyrtoj\u00eb vizat dhe aplikimet p\u00ebr viz\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me v\u00ebmendje t\u00eb shtuar\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb m\u00eb 26 janar, dit\u00eb kur edhe Hajdari thot\u00eb se ka dor\u00ebzuar formularin. Aty po ashtu thuhet se vendimi i revokimit ishte b\u00ebr\u00eb para procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Hajdari tha se nuk e dinte p\u00ebr revokimin m\u00eb 26 janar. \u201cAt\u00eb dit\u00eb shkova t\u00eb dor\u00ebzoj formularin. Kishte rradh\u00eb te liqeni (zyrat e DSIK-s\u00eb)\u201d, tha Hajdari nd\u00ebrsa shtoi se vendimin p\u00ebr revokim e kishte m\u00ebsuar disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt KPK dhe KPA e kan\u00eb konsideruar si shkelje shkarkues mosdeklarimin e revokimit t\u00eb viz\u00ebs, nd\u00ebrsa kjo \u00ebsht\u00eb interpretuar n\u00eb t\u00eb gjitha rastet si ndalim hyrje.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia dhe pallati <\/strong><\/p>\n<p>Relatimi mbi pasurin\u00eb kryesore t\u00eb familjes, nj\u00eb pallat 10 kat\u00ebsh n\u00eb t\u00eb cilin ata kishin 12 apartamente dhe 3 nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi, ishte edhe str\u00ebmbullari rreth t\u00eb cil\u00ebs u v\u00ebrtit pjesa m\u00eb e madhe e relatimit. \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb element\u00ebsh q\u00eb ishin gjetur, p\u00ebrfshir\u00eb disa mosdeklarime, nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm, nd\u00ebrtimin mbi pron\u00eb q\u00eb nuk ishte e familjes dhe munges\u00ebn e burimeve e dokumentacionit justifikues.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7iftjas pallati q\u00eb ishte n\u00eb zon\u00ebn e njohur si \u201cVilat Gjermane\u201d n\u00eb kryeqytet ishte nisur t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb vitin 2012 pa leje. Vet\u00ebm me shpenzimet e familjes &#8211; rreth 207 mij\u00eb euro, ai ishte ngritur pes\u00eb kate karabina. M\u00eb pas ishte b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00eb person t\u00eb tret\u00eb i cili kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtonte 5 katete e tjera dhe p\u00ebrfundonte pallatin, i cili do t\u00eb merrte \u00bd e tij.<\/p>\n<p>Problemi i par\u00eb sipas relatores ishte zgjerimi i padeklaruar i tok\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes. Nga relatimi rezultoi se kjo kishte pasur n\u00eb fillim nj\u00eb truall rreth 549 metra bashk\u00eb me nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bler\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00eb vitin 1993, por q\u00eb m\u00eb pas ishte shtuar me 145 metra p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi gjykate dhe 150 m2 t\u00eb tjera p\u00ebrmes legalizimit. Sip\u00ebrfaqja n\u00eb total rreth 900 metra ishte p\u00ebrdorur nga i biri i gjyqtares p\u00ebr t\u00eb nisur nd\u00ebrtimin e pallatit.<\/p>\n<p>Burime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishin pjes\u00ebrisht (139 mij\u00eb euro) nga kontrata e shitjes s\u00eb aktivitetit lokal n\u00eb Qytetin Studenti p\u00ebr 168 mij\u00eb euro dhe 10 milion lek\u00eb nga nj\u00eb nd\u00ebrtues &#8211; dh\u00ebn\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim n\u00eb form\u00eb kleringu (beton) dhe m\u00eb pas marr\u00ebveshja me nd\u00ebrtuesin p\u00ebr mbarimin e investimit.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dyshim qoft\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e lokalit, qoft\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr 10 milion lek\u00eb me nd\u00ebrtuesin, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioni tha se nuk kishte kontrat\u00eb dhe as dokumente. Po ashtu u tha se ky i fundit nuk kishte deklaruar asnj\u00eb shitje ndaj djalit t\u00eb Hajdarit dhe se nuk i kishte deklaruar k\u00ebto para n\u00eb bilance.<\/p>\n<p>Pas mbrojtjes teknike nga avokatja q\u00eb p\u00ebrmendi flet\u00eb-hyrje p\u00ebr betonin q\u00eb ishin gjetur dhe faktin se nd\u00ebrtuesi kishte marr\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim nj\u00eb apartament n\u00eb fund t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe argumentimin pse t\u00eb ardhurat nga lokali duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme, vet\u00eb Hajdari mbrojti veprimin si di\u00e7ka q\u00eb ishte nxitur nga koha, nga legjislacioni p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe nga t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb i kishin sugjeruar nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se i biri n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndihmuar i kishte hapur pa dashje telashe, nd\u00ebrsa tha se gjith\u00e7ka diskutohej v\u00ebrtitej rreth tij.\u00a0 Hajdari tha se djali i kishte premtuar se nuk po b\u00ebnte \u201casgj\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d.<\/p>\n<p>Por gjykat\u00ebsja pranoi n\u00eb fjal\u00ebn e saj se nuk e kishte deklaruar nd\u00ebrtimin pa leje dhe shumat e lidhura me t\u00eb, pasi ky i fundit mund t\u00eb prishej si nd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk e dinim n\u00ebse do t\u00eb arrihej t\u00eb nd\u00ebrtohej dhe mor\u00ebm parasysh rrezikun se mund t\u00eb prishej\u201d, tha Hajdari.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se edhe ortak\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes ishin futur me k\u00ebto pritshm\u00ebri dhe se shpenzimet n\u00ebse nd\u00ebrtimi prishej do u mbeteshin pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Z\u00ebnies s\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore nga ky nd\u00ebrtim Hajdari iu referua si nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb kishte lindur prej posedimit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Duke e lidhur k\u00ebt\u00eb posedim me nj\u00eb rrethim t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e saj dhe t\u00eb familjes, ajo tha se kishte pasur gjithmon\u00eb bindjen se \u201cprona ishte e imja\u201d.<\/p>\n<p>E pyetur nga komisionerja Firdes Shuli n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00eb akt p\u00ebr posedimin t\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme, Hajdari iu referua s\u00ebrish rrethimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar familjen dhe ndryshimit t\u00eb relievit n\u00eb zon\u00eb pas nd\u00ebrhyrjes p\u00ebr rrug\u00eb dhe bindjes s\u00eb tyre se ishin n\u00eb tok\u00eb private. Ajo tha se vet\u00ebm kur ishte b\u00ebr\u00eb azhornimi kishin kuptuar se 150 metra ishin tok\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Hajdari pretendoi se nuk kishte b\u00ebr\u00eb \u201casnj\u00eb shkelje\u201d, nd\u00ebrsa tha se \u201cFal\u00eb Zotit gjeta faturat e betonit\u201d. Ajo pretendoi se nd\u00ebrtuesit q\u00eb ndihmuan t\u00eb birin e kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujtimit p\u00ebr babain.<\/p>\n<p>Ndihma financiare p\u00ebr familjen nga t\u00eb af\u00ebrm apo dashamir\u00ebs t\u00eb deputetit t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb shtator 1998 u p\u00ebrmend edhe nga Haxhia p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e v\u00ebna. Vet\u00eb Hajdari tha se posedimi i nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb me \u201cnj\u00eb kredi VIP-ash\u201d n\u00eb vitet 2000 ishte b\u00ebr\u00eb si \u201ckortezi\u201d nga kryeministri socialist i koh\u00ebs. Ky i fundit sipas saj kishte shkuar p\u00ebr ngush\u00ebllime dhe kishte par\u00eb se sht\u00ebpia prej druri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonte familja &#8211; e identifikuar nga KPK si vil\u00eb, kishte probleme.<\/p>\n<p>Hajdari tha se ajo kishte probleme instalimi t\u00eb energjis\u00eb dhe ishte rrezikuar t\u00eb digjej. Gjyqtarja tregoi se me premtimin p\u00ebr kredi 2.5 milion lek\u00eb nga kryeministri socialist ishte marr\u00eb kunati. Kredia n\u00eb letra ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb cilin kunati ia kishte dhuruar asaj, por defakto ishte shfryt\u00ebzuar p\u00ebr rinovimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamenti n\u00eb fjal\u00eb ishte shitur p\u00ebr m\u00eb pak para se sa ishte i deklaruar si vler\u00eb n\u00eb letra dhe parat\u00eb e tij ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb rrug\u00ebn e Elbasanit. Transaksionet e ngat\u00ebrruara sipas KPK-s\u00eb nuk ishin deklaruar plot\u00ebsisht. Vet\u00eb Hajdari dhe mbrojt\u00ebsit e saj pranuan se 10 mij\u00eb USD \u00a0t\u00eb deklaruara si dhurim ishin n\u00eb fakt para prej qiras\u00eb s\u00eb lokalit, pran\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lokali dhe bilancet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallatit ishte sipas KPK dhe nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shitjen e nj\u00eb aktiviteti biznesi rreth 168 mij\u00eb euro nga i biri. KPK tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lokal t\u00eb marr\u00eb me qira nga ministria e Ekonomis\u00eb n\u00eb vitin 2009, por t\u00eb deklaruar si t\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dyshim q\u00eb kredia ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr lokalin, nd\u00ebrsa tha se mungonin preventiv\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen dhe se kishte disa mosdeklarime. Po ashtu u vu n\u00eb dyshim kontrata p\u00ebr shitjen e aktivitetit. Sipas komisionit pasi kishte marr\u00eb me qira n\u00eb vitin 2009 mjedisin 300 metra djali i gjyqtares kishte hapur nj\u00eb lokal. Mjedisi ku ndodhej lokali i ishte kthyer n\u00eb vitin 2012 pronar\u00ebve. Nd\u00ebrsa nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb ishte ofruar p\u00ebr blerjen. N\u00eb kontrat\u00ebn trepal\u00ebshe sipas KPK shitet nd\u00ebr t\u00eb tjera biznesi dhe punimet n\u00eb t\u00eb dhe fitimi i munguar prej kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb q\u00eb Hajdari kishte me ministrin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se lokali n\u00eb vitet q\u00eb ishte poseduar nga djali i gjyqtares nuk kishte gjeneruar fitime, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim \u00e7mimin e shitjes.<\/p>\n<p>Avokatja e gjyqtares pretendoi nga ana e saj se n\u00eb kontrat\u00eb ishin vet\u00ebm kostot e rind\u00ebrtimit dhe togfjal\u00ebshi \u201cfitimi i munguar\u201d ishte nj\u00eb mbetje prej nj\u00eb kontrate t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pal\u00ebt nuk kishin r\u00ebn\u00eb dakord dhe ku \u00e7mimi kishte qen\u00eb 200 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs i cili nd\u00ebrhyri vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs ndaj Hajdarit, vuri n\u00eb dukje pik\u00ebrisht problemet me lokalin. N\u00eb nj\u00eb parashtrim t\u00eb gjat\u00eb Jacobs, ironizoi se kishte lexuar dosjen e Hajdarit t\u00eb diel\u00ebn pasdite duke anuluar planet e tjera, nd\u00ebrsa tha se mes shum\u00eb element\u00ebsh e kishte lexuar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ekspert\u00ebt duke shtruar pyetjen \u201cPse\u201d.<\/p>\n<p>Jacobs tha se nj\u00eb lokal n\u00eb Qytetin Studenti i marr\u00eb me qira nga djali i Hajdarit, Kiri n\u00eb vitin 2009, i kushtonte familjes vet\u00ebm n\u00eb kosto qiraje dhe k\u00ebstesh kredie 3.5 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa kishte deklaruar nj\u00eb xhiro nga 2 deri n\u00eb 3 milion lek\u00eb q\u00eb nuk mjaftonte as p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebto shpenzime. Ai tha se nga k\u00ebto llogari biznesi ishte i d\u00ebshtuar. Ironikisht, Jacobs tha se nuk e dinte pse dhe si \u201cnj\u00eb d\u00ebshtim ekonomik i till\u00eb u shit p\u00ebr 168 mij\u00eb euro\u201d.<\/p>\n<p>Jacobs po ashtu vuri n\u00eb dyshim edhe nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga Hajdari dhe i biri p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb lokalin. Ai tha se kredia 19 milion lek\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2007, nd\u00ebrsa kontrata e qiras\u00eb me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2009. \u201cUn\u00eb nuk besoj te sferat magjike\u201d, tha Jacobs, duke ironizuar se Hajdari nuk kishte pasur si ta dinte se \u00e7do b\u00ebhej pas dy vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsja e Hajdarit argumentoi se lokali n\u00eb fakt ishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb prej vitit 2007 nga ish-drejtori i Qytetit Studenti, por se kontrata me ministrin\u00eb ishte n\u00ebnshkruar dy vjet m\u00eb von\u00eb pasi gjendja e tij kishte qen\u00eb shum\u00eb e keqe dhe se nuk mund t\u00eb jepej me qira pa u b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrja.<\/p>\n<p>Hajdari vet\u00eb pretendoi se gjith\u00eb kredia e marr\u00eb ishte shpenzuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb lokalin q\u00eb ajo tha se ishte ende n\u00eb pun\u00eb dhe se mund t\u00eb verifikohej. Ajo tha se i biri kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet dhe se ata si familje kishin humbur nga biznesi, pasi pak koh\u00eb pas kontrat\u00ebs se qiras\u00eb ministria ia kishte kthyer godin\u00ebn pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe se marr\u00ebveshja me k\u00ebta kishte qen\u00eb e detyruar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shpenzimin e kryer n\u00eb lokal.<\/p>\n<p>Hajdari tha se vijonte t\u00eb paguante interesat e kredis\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontraverse megjithat\u00eb mbrojtja pretendoi se biznesi ishte i lakmuar dhe i vlefsh\u00ebm. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrargumentuar at\u00eb q\u00eb tha Jacobs mbi biznesin e d\u00ebshtuar, Haxhia tha se ai nisej nga \u201crealiteti belg\u201d dhe nuk merrte parasysh informalitetin e ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e padeklaruara<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb leximit t\u00eb raportit t\u00eb saj nj\u00eb mori rastesh n\u00eb t\u00eb cilat Hajdari nuk kishte deklaruar pasurit\u00eb n\u00eb deklaratat vjetore, nd\u00ebrsa theksoi se dy pasuri nuk ishin deklaruar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7iftaj tha se pasuria e par\u00eb e padeklaruar ishte nj\u00eb ullishte \u00a0950 metra n\u00eb Durr\u00ebs bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe q\u00eb zot\u00ebrohej nga Hajdari n\u00eb \u00bd e saj. Sipas hetimit Hajdari ka shitur m\u00eb von\u00eb pjes\u00ebn e saj p\u00ebr 1.5 milion lek\u00eb e cila po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Hajdari u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se e kishte harruar ullishten dhe pretendoi se nuk kishte pasur arsye t\u00eb fshihte pasurin\u00eb. Ajo tha se toka ishte bler\u00eb me q\u00ebllim nd\u00ebrtimi, por pastaj ishte hequr dor\u00eb pasi procedurat p\u00ebr leje dhe ndryshim i cil\u00ebsimit t\u00eb truallit ishin shum\u00eb t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>Si i padeklaruar u cil\u00ebsua dhe nj\u00eb apartament n\u00eb rrug\u00ebn Ali Visha i bler\u00eb nga djali i gjyqtares. Apartamenti 128 m2 ishte bler\u00eb sipas kontrat\u00ebs p\u00ebr 60 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 20 mij\u00eb ishin paguar n\u00eb dor\u00eb dhe 40 mij\u00eb ishin marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas rezultonte q\u00eb shit\u00ebsit ose nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs kishte kthyer n\u00eb llogari t\u00eb Hajdarit shum\u00ebn prej 40 mij\u00eb euorsh, n\u00eb dy k\u00ebste, me t\u00eb cil\u00ebn ishte paguar kredia brenda vitit 2007.<\/p>\n<p>Hajdari pretendoi se shumat ishin kthyer pasi djali kishte hequr dor\u00eb nga apartamenti. Ajo tha se ai kishte menduar fillimisht t\u00eb jetonte vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave familjare, por m\u00eb pas kishte nd\u00ebrruar mendje dhe kontrata p\u00ebr apartamentin ishte anuluar. Ajo tha se 20 mij\u00eb euro nuk ishin paguar asnj\u00ebher\u00eb dhe se ishin sh\u00ebnuar si t\u00eb paguara n\u00eb kontrat\u00eb nga shit\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar l\u00ebvrimin e kredis\u00eb prej 40 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Por sipas KPK nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr revokimin e kontrat\u00ebs dhe nuk kishte as nj\u00eb deklarim mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebr asnj\u00eb prej transaksioneve. Hajdari tha se p\u00ebr shkak se mbyllja ishte brenda vitit, nuk ishte b\u00ebr\u00eb deklarimi.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht dhurimi i aksioneve t\u00eb nj\u00eb kompanie p\u00ebr t\u00eb birin nga \u201cdashamir\u00ebs t\u00eb t\u00eb atit\u201d nuk ishte deklaruar. Kuotat me vler\u00eb 1 milion lek\u00eb ishin dhuruar dhe djali i Hajdarit kishte qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe ortak i vet\u00ebm dhe administrator i kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdari pretendoi se i biri nuk ia kishte treguar k\u00ebt\u00eb transaksion, nd\u00ebrsa tha se kompania nuk kishte xhiruar asnj\u00ebher\u00eb fitime.<\/p>\n<p>N\u00eb fund relatorja lexoi se nga analiza financiare rezultonin 11 vite me bilanc negativ. Specifikisht ajo lexoi se ishin identifikuar 52 milion lek\u00eb minus n\u00eb bilancet vjetore, duke p\u00ebrfshir\u00eb hua t\u00eb pajustifikuara dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb tjera. Relatoja nuk i vuri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn list\u00eb shpenzimet e b\u00ebra p\u00ebr lokalin n\u00eb vitin 2009 edhe pse tha se ky ishte po ashtu nj\u00eb vit me bilanc negativ, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bilanc edhe 10 milion lek\u00eb q\u00eb supozohej se ishin marr\u00eb n\u00eb form\u00eb kleringu nga nj\u00eb prej nd\u00ebrtuesve n\u00eb pallatin 12-kat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Relatorja megjithat\u00eb tha se bilanci ishte i hapur p\u00ebr ndryshime pas oponec\u00ebs s\u00eb Hajdarit.<\/p>\n<p>Kjo e fundit pretendoi se ishin llogaritur shpenzime shum\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ajo tha se ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkolla publike n\u00eb Franc\u00eb dhe SHBA. Hajdari, q\u00eb u fut t\u00eb tregonte edhe detaje t\u00eb jet\u00ebs dhe udh\u00ebtimeve t\u00eb saj, pretendoi po ashtu se mjaft prej tyre ishin paguar nga t\u00eb af\u00ebrm apo nga puna.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi pasjen e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhurave se sa ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga KPK dhe ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrm dhe miq t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb kishin ndihmuar familjen n\u00eb vijim pas vrasjes s\u00eb tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh t\u00eb pasuris\u00eb, deklarime jo t\u00eb plota n\u00eb vite dhe mohimi i revokimit t\u00eb viz\u00ebs nga ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e vun\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75056,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,2,473],"tags":[265,125,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2020-06-15-14-12-50.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Fatmira Hajdari, duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75055"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75055"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75055\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75057,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75055\/revisions\/75057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}