{"id":75067,"date":"2020-06-12T19:22:33","date_gmt":"2020-06-12T17:22:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pronat-e-prokurorit-blerim-tominaj-kpk-identifikon-mungese-burimesh-ne-vlera-te-medha\/2020\/06\/12\/"},"modified":"2023-04-07T03:44:21","modified_gmt":"2023-04-07T01:44:21","slug":"pronat-e-prokurorit-blerim-tominaj-kpk-identifikon-mungese-burimesh-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pronat-e-prokurorit-blerim-tominaj-kpk-identifikon-mungese-burimesh-ne-vlera-te-medha\/2020\/06\/12\/","title":{"rendered":"Pronat e prokurorit Blerim Tominaj, KPK identifikon munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPK ngriti dyshime se subjekti kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare n\u00eb vler\u00eb mij\u00ebra euro.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71886\" aria-describedby=\"caption-attachment-71886\" style=\"width: 535px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-e-KPK-p\u00ebr-rivler\u00ebsimit-e-prokurorit-Blerim-Tominaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71886\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-e-KPK-p\u00ebr-rivler\u00ebsimit-e-prokurorit-Blerim-Tominaj-535x400.jpg\" alt=\"\" width=\"535\" height=\"400\" data-id=\"71886\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71886\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e KPK p\u00ebr rivler\u00ebsimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Blerim Tominaj, i cili punon aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, zgjodhi t\u00eb mos paraqitej t\u00eb premten n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Tominaj u p\u00ebrfaq\u00ebsua\u00a0 n\u00eb seanc\u00eb nga avokati Adriatik Camaj, ish-prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb prej ish-kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, i shkarkuar nga detyra me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit m\u00eb 18 shkurt 2019, pasi u identifikuan probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe dyshime p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e prokurorit Blerim Tominaj p\u00ebrb\u00ebhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Blerim Tominaj e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, ai u em\u00ebrua zv.drejtues i ish-Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe vazhdoi t\u00eb punonte atje deri n\u00eb shkrirjen e saj, n\u00eb dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj \u00ebsht\u00eb komanduar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK e ka p\u00ebrfunduar hetimin administrativ p\u00ebr prokurorin Tominaj vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt Tominaj kishte k\u00ebrkuar ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb profesionalizmit dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, por kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cDuke par\u00eb q\u00eb subjekti ka gjetur \u00e7do lloj prove dhe pse ishte n\u00eb kushte objektive p\u00ebr t\u00eb mos i gjetur p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, e mendoj jo t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb bazuar n\u00eb ligj k\u00ebt\u00eb vendim\u201d, tha avokati Cama dhe shtoi se shkelej parimi i barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ri\u00e7elje t\u00eb hetimit, avokati Cama dor\u00ebzoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Tominajt p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs gjykuese. Kjo e fundit u t\u00ebrhoq deri n\u00eb or\u00ebn 16:00, kur nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykoi dhe vendosi p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb premten p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Me rifillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Suela Shegu shpjegoi se KPK ka hetuar n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe se Tominajt i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka identifikuar munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr pasurit\u00eb e trash\u00ebguara nga i ati dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p><strong>Dyshime mbi pronat e trash\u00ebguara<\/strong><\/p>\n<p>Tominaj ka deklaruar se n\u00eb vitin 2012, ka p\u00ebrfituar nj\u00eb lokal 179 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 170 mij\u00eb euro si trash\u00ebgimtar nga testamentI i babait t\u00eb ndjer\u00eb. Sipas Komisionit, Tominaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij lokali nga prind\u00ebrit e tij. Nga hetimi administrativ ka rezultuar e justifikuar me dokumentacion vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00eb 1.2 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu tha se nuk q\u00ebndronte deklarimi i Tominajt se babai kishte paguar vet\u00ebm 70 mij\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lokal pasi pjesa tjet\u00ebr ishte shlyer nga shit\u00ebsi i par\u00eb, p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur ndonj\u00eb pages\u00eb e kryer prej t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se nuk p\u00ebrputhen deklarimet e Tominajt p\u00ebr \u00e7mimin e k\u00ebtij lokali; nuk provohen pagesat e kryera nga babai i tij dhe se prind\u00ebrit nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>\u201cKa dyshime se ky lokal \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga vet\u00eb subjekti i vler\u00ebsimit i cili ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb shqyrtohen para vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare\u201d, tha relatorja Zhegu.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 55 m2 n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit, n\u00eb vler\u00ebn rreth 25 mij\u00eb euro, Tominaj ka deklaruar se e ka p\u00ebrfituar po nga testamenti si trash\u00ebgimtar. Sipas Zhegut, Tominaj ka deklaruar se apartamenti \u00ebsht\u00eb investuar prej motr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vitin 2004 dhe se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 22 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se nuk jan\u00eb kryer pagesa n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe se nuk provohet me dokumentacion ligjor financimi i kryer prej motr\u00ebs s\u00eb Tominajt p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh edhe p\u00ebr pronat e tjera<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb lokal 75 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn 140 mij\u00eb euro, Tominaj ka deklaruar si burim krijimi kursime dhe nj\u00eb hua nga kunati n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro, pa interes dhe me afat dhjet\u00eb vje\u00e7ar. Komisioni konstaton se prokurori Tominaj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb hua tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 8 mij\u00eb euro, pa interes dhe pa afat t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb biznesmen.<\/p>\n<p>Zhegu tha se gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna para Komisionit Tominaj ka pohuar se ve\u00e7 dy huave, ka pasur t\u00eb kursyera edhe 32 mij\u00eb euro nga t\u00eb ardhurat familjare t\u00eb cilat i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e lokalit 75 m2.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Tominaj nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb dokument provues p\u00ebr marrjen e huas\u00eb 100 mij\u00eb euro, ve\u00e7 deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb kunatit t\u00eb tij. Sipas Zhegut, Tominaj ka shpjeguar fillimisht se e ka marr\u00eb huan\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas ka deklaruar se pagesat jan\u00eb kryer nga kunati.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se personi q\u00eb i ka shitur lokalin Tominajt n\u00eb Tiran\u00eb, e kishte bler\u00eb 9 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb euro, 10 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ka rezultuar se shit\u00ebsi e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb lokal nga nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e kthyer Komisionit, ka shpjeguar se nuk ka dokumente por gjithashtu nuk ka pretendime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe lidhur me burimin e huas\u00eb 100 mij\u00eb euro prej nga ka rezultuar se kunati i Tominajt ka qen\u00eb aksioner n\u00eb disa shoq\u00ebri dhe ka kryer transaksione n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha. Sipas Zhegut, dit\u00ebn q\u00eb ai ka transferuar pages\u00ebn e dyqanit, ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 144 mij\u00eb euro p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira e k\u00ebtij lokali, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm vlerat p\u00ebr disa muaj n\u00eb periudh\u00ebn 2015-2016, kur rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar tatimi mbi qiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon munges\u00eb t\u00eb krusimeve cash p\u00ebr vitet 2005-2006 dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 10.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e lokalit n\u00eb Tiran\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe jo t\u00eb personit q\u00eb ia ka shitur dyqanin Tominajt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 164 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, i bler\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2007 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb,\u00a0 Tominaj e ka deklaruar si adres\u00eb banimi q\u00eb prej vitit 2003, duke e pasqyruar si sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb tij. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se motra e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2000n\u00eb vler\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb pasqyrimin e burimeve n\u00eb deklarat\u00ebn periodike me ato t\u00eb deklaruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Zhegu tha se, fillimisht, Tominaj ka deklaruar si burim kursime familjare, kurse kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni ka shpjeguar se 1 milion lek\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb prejardhura nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr kursime.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet paraardh\u00ebse kur \u00ebsht\u00eb pretenduar prej subjektit t\u00eb jen\u00eb krijuar kursimet.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u relatua edhe blerja e kuotave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie farmaceutike n\u00eb vler\u00ebn 90 mij\u00eb euro nga n\u00ebna e prokurorit Tominaj. Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se k\u00ebto kuota jan\u00eb bler\u00eb prej mbes\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse dhe se nuk ka pasur dijeni m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kolegj jo publik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Itali dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e dy depozitave bankare, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro dhe tjetr\u00ebn 9500 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, avokati Cama nuk parashtroi shpjegime lidhur me gjetjet e KPK, por tha se u q\u00ebndronin atyre q\u00eb kishin dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka dor\u00ebzuar shpjegime dhe prova q\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb gjetjet si t\u00eb pav\u00ebrteta e t\u00eb pabazuara. Presim nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb sakt\u00eb e n\u00eb logjik\u00eb t\u00eb provave\u201d, tha avokati Cama duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Tominajt.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 16 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPK ngriti dyshime se subjekti kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare n\u00eb vler\u00eb mij\u00ebra euro.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75068,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[732,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-e-KPK-p\u00ebr-rivler\u00ebsimit-e-prokurorit-Blerim-Tominaj.jpg","fifu_image_alt":"Seanca e KPK p\u00ebr rivler\u00ebsimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75067"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75067"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75069,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75067\/revisions\/75069"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}