{"id":75073,"date":"2020-06-12T17:19:07","date_gmt":"2020-06-12T15:19:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-elona-toro-perballet-me-pyetje-per-pasurine\/2020\/06\/12\/"},"modified":"2023-04-07T03:44:33","modified_gmt":"2023-04-07T01:44:33","slug":"gjyqtarja-e-apelit-elona-toro-perballet-me-pyetje-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-elona-toro-perballet-me-pyetje-per-pasurine\/2020\/06\/12\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Apelit, Elona Toro p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro (Stavri) u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait t\u00eb saj dhe t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi \u2013t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbyen si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 135 mij\u00eb eurosh.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71861\" aria-describedby=\"caption-attachment-71861\" style=\"width: 566px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elona-Toro-Stavri-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-71861 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elona-Toro-Stavri-1-566x400.jpg\" alt=\"\" width=\"566\" height=\"400\" data-id=\"71861\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71861\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Elona Toro (Stavri) gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro Stavri u p\u00ebrball t\u00eb premten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kryesisht me pyetje mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi dhe babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb ndoqi \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Toro u drejtua nga Firdes Shuli, me an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja dhe relatore Pamela Qirko. N\u00eb seanc\u00eb nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Toro dha shpjegime t\u00eb gjata mbi mund\u00ebsit\u00eb e babait t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb ardhurat q\u00eb m\u00eb pas i ishin dh\u00ebn\u00eb asaj, nd\u00ebrsa po ashtu pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi i cili m\u00eb her\u00ebt kishte kredituar baban\u00eb, kishte pasur burim t\u00eb ardhurash. Ajo tha se vler\u00ebsonte hetimin e thell\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb dhe se priste t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar p\u00ebr 16 vjet pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2016, ajo u em\u00ebrua gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kryen edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Problemet me huat\u00eb dhe dhurimet<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Qirko vuri n\u00eb dukje se probleme ishin gjetur p\u00ebr nj\u00eb prej pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtares. Qirko tha se p\u00ebr nj\u00eb apartament 112 metra n\u00eb Rrug\u00ebn e Elbasanit n\u00eb kryeqytet Toro kishte paguar 135 mij\u00eb euro, prej t\u00eb cilave 45 mij\u00eb ishin marr\u00eb hua nga nj\u00eb person q\u00eb u p\u00ebrmend n\u00eb seanc\u00eb si A.Lleshi, 5.4 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait dhe t\u00eb vet\u00eb Toros, rreth 8 mij\u00eb euro nga llogarit\u00eb e babait si dhurim dhe nj\u00eb pjes\u00eb nga kredia bankare.<\/p>\n<p>Sipas relatores, subjektit i ishte k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtetonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit si person i tret\u00eb dhe se nga p\u00ebrgjigjet kishte rezultuar q\u00eb pasuria e tij vinte prej pronave t\u00eb familjes. Por relatorja tha se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk i kishte pasur vet\u00eb k\u00ebto prona, por ishin t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ai nuk kishte pasur tagra juridik\u00eb t\u00eb vepronte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait dhe se nuk ishte e qart\u00eb se si i kishte krijuar t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Toro tha n\u00eb shpjegime se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte qen\u00eb djal\u00eb i vet\u00ebm i familjes dhe se fakti q\u00eb t\u00eb ardhurat menaxhoheshin n\u00eb llogari dy em\u00ebrore mes tij dhe babait tregonin q\u00eb ai kishte pasur t\u00eb b\u00ebnte me menaxhimin e tyre. Ajo vuri n\u00eb dukje edhe mosh\u00ebn e babait t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit si arsye q\u00eb ky i fundit kishte b\u00ebr\u00eb menaxhimin. Ajo tha se kishte nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale nga n\u00ebna dhe motra e huadh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb pranonin k\u00ebt\u00eb fakt, nd\u00ebrsa tha se familja e tyre jetonte kryesisht mbi t\u00eb ardhurat prej pronave t\u00eb marra si trash\u00ebgimi t\u00eb dh\u00ebna me qira apo t\u00eb shitura.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Toro pranoi se p\u00ebr qirat\u00eb me kontrata nj\u00eb vje\u00e7are t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit nuk kishte mundur t\u00eb gjente dokumente, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve tha se ai kishte nj\u00eb biznes ambulant si gazetashit\u00ebs e librashit\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja tha se ishte gjetur si problem edhe mungesa e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 8 mij\u00eb eurosh, t\u00eb cilat kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin. Komisioni vuri n\u00eb dukje se kjo shum\u00eb nuk ishte deklaruar si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Toro vuri n\u00eb dukje se sipas llogarive q\u00eb ajo kishte b\u00ebr\u00eb, t\u00eb ardhurat e babait vet\u00ebm p\u00ebr vitet 2005 e n\u00eb vijim kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se p\u00ebr vitet e tjera, mungesa e dokumeneteve t\u00eb pagimit t\u00eb sigurimeve dhe tatimit mbi t\u00eb ardhurat binte mbi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu theksoi se nga dy qiramarr\u00ebs q\u00eb i ati kishte pasur p\u00ebr apartamentin, nj\u00ebri kishte paguar tatimin p\u00ebrkat\u00ebs, nd\u00ebrsa tjetri jo. Ajo theksoi se n\u00eb t\u00eb dy rastet, detyrimi kishte qen\u00eb i qiramarr\u00ebsve dhe jo i qiradh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja pranoi se shuma nuk ishte deklaruar m\u00eb vete si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting, por tha se ajo ishte deklaruar e till\u00eb n\u00eb deklarimin vjetor dhe se edhe mandatat e t\u00ebrhequra prej bank\u00ebs tregonin p\u00ebrse ishte p\u00ebrdorur. Ajo tha se kjo mund t\u00eb ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi, por nuk kishte q\u00ebllim fshehjen, pasi kjo shum\u00eb ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt me detaje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa i p\u00ebrket kalimit te ajo i t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebs prej 5.8 milion\u00eb lek\u00ebsh me t\u00eb cil\u00ebn ishte shitur nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait dhe vet\u00eb gjyqtares, kjo e fundit tha se kishte qen\u00eb vullneti i t\u00eb atit dhe se nuk kishte nj\u00eb kontrat\u00eb formale p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja Shuli pyeti n\u00ebse p\u00ebr gjysm\u00ebn e parave q\u00eb i takonin babait n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion ishin paguar tatim mbi t\u00eb ardhurat. Toro tha se nuk kishte pasur pages\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebrve\u00e7 asaj mbi shitjen q\u00eb ishte paguar mbi totalin mbi 5.8 milion\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasakt\u00ebsit\u00eb dhe denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit, Qirko vuri n\u00eb dukje disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb gjyqtares. Ajo tha se huaja prej 45 mij\u00eb eurosh ishte deklaruar n\u00eb vitin 2009 edhe pse ishte marr\u00eb me k\u00ebste dhe jo e gjitha n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko po ashtu vuri n\u00eb dukje se n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb gjyqtares kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht disa dhurime nga gjysh\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb cilat ishte k\u00ebrkuar justifikimi i burimit t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u mbrojt duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se deklarimet e llogarive ishin b\u00ebr\u00eb sipas v\u00ebrtetimeve nga bankat dhe se nuk ishin ndar\u00eb n\u00eb to interesat vjetore e t\u00eb ngjashme, por tha se ato ishin t\u00eb ardhura n\u00eb banka dhe nuk kishte asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr fshehjen e tyre.<\/p>\n<p>Relatoja p\u00ebrmendi munges\u00ebn e burimeve sipas analiz\u00ebs financiare p\u00ebr disa vite, por nuk vuri n\u00eb dukje shum\u00ebn q\u00eb mungonte. Toro n\u00eb fjal\u00ebn e saj tha se n\u00eb vitin 2011 mungonin sipas analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit rreth 340 mij\u00eb lek\u00eb, por tha se kjo vinte p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjes s\u00eb m\u00eb shum\u00eb shpenzimeve dhe theksoi se f\u00ebmij\u00ebt e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb kop\u00ebsht publik dhe p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb kishin jetuar me qysh\u00ebrit, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se shpenzimet kishin qen\u00eb minimale.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e profesionalizmit relatorja vuri n\u00eb dukje disa ankesa n\u00eb ish K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb mbi Toron, nd\u00ebrsa tha se p\u00ebr dy prej ankesave kishte pasur t\u00ebrheqje v\u00ebmendje p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjyqit. Ajo tha se ndaj Toros ishin b\u00ebr\u00eb 25 denoncime dhe se p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me element\u00eb procedurial\u00eb t\u00eb gjyqit i ishte k\u00ebrkuar shpjegim gjyqtares.<\/p>\n<p>Toro vet\u00eb u ndal n\u00eb denoncimet duke shpjeguar se t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast t\u00ebrheqja e v\u00ebmendjes nga KLD kishte qen\u00eb e padrejt\u00eb. Ajo tha se pretendoimi p\u00ebr vones\u00eb zbardhje vendimi lidhej me pushimet zyrtare dhe se n\u00eb fakt vendimi ishte zbardhur brenda afatit n\u00ebse konsideroheshin dit\u00ebt e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa nga denoncimet e tjera Toro tha se vendimet e dh\u00ebna ishin konfirmuar n\u00eb Apel dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, nd\u00ebrsa shpjegoi se procedura e njoftimit t\u00eb pal\u00ebve q\u00eb ishte kontestuar n\u00eb disa raste nuk ishte gjetur n\u00eb shkelje n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta. Ajo viuri n\u00eb dukje se shpallja publike ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, nd\u00ebrsa sqaroi se n\u00eb raste t\u00eb ndryshme ishte b\u00ebr\u00eb njoftimi edhe p\u00ebrmes policis\u00eb dhe forma t\u00eb tjera p\u00ebrfshi faqen e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Toro iu p\u00ebrgjigj disa pyetjeve mbi shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa tha se besonte q\u00eb kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe priste t\u00eb konfirmohej. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua m\u00eb 17 qershor n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro (Stavri) u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait t\u00eb saj dhe t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi \u2013t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbyen si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 135 mij\u00eb eurosh.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75074,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elona-Toro-Stavri-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elona Toro (Stavri) gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75073"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75073"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75073\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75075,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75073\/revisions\/75075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}