{"id":75088,"date":"2020-06-11T18:23:07","date_gmt":"2020-06-11T16:23:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-anton-martini\/2020\/06\/11\/"},"modified":"2023-04-07T03:45:10","modified_gmt":"2023-04-07T01:45:10","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-anton-martini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-anton-martini\/2020\/06\/11\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Anton Martini"},"content":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb ankim t\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb e deklarimeve vjetore t\u00eb pasuris\u00eb dhe mos-hetimin e dhun\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari n\u00eb vitin 2014 nga nj\u00eb ish-gardist, Komisioneri Publik i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb shkarkoj\u00eb prokurorin Anton Martini.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66546\" aria-describedby=\"caption-attachment-66546\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-66546 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66546\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66546\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn shkarkimin e prokurorit Anton Martini, kandidat p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Anti-Korrupsion. Komisioneri Florjan Ballhysa thot\u00eb n\u00eb ankimin prej 27 faqesh drejtuar Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit se nuk ishte dakord me vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Martinin dhe k\u00ebrkon hetimin e tij n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe shakrkimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, nga shqyrtimi i vendimit nr. 231\/2020, \u00e7mon se ai \u00ebsht\u00eb i cenuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij dhe p\u00ebrmban shkaqe t\u00eb mjaftueshme ligjore p\u00ebr t\u2019u paraqitur p\u00ebr shqyrtim, n\u00ebp\u00ebrmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivler\u00ebsues t\u00eb Kolegjit,\u201d thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Anton Martini e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2004. N\u00eb vitin 2015, Martini u transferua n\u00eb Shkod\u00ebr nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, vendim t\u00eb cilin ai e kontestoi p\u00ebr parregullsi. N\u00eb qershor 2018, ai u rikthye n\u00eb ish- Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Martini u rendit i dyti nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK.<\/p>\n<p>Martini kaloi shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb janar 2020. Ai u konfirmua me votat e kryesueses Genta Tafa Bungo dhe relatores Pamela Qirko. An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit Anton Martini p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsideroi \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, Ballhysa i ka m\u00ebshuar pasakt\u00ebsive dhe pamjaftueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore dhe moshetimit t\u00eb disa denoncimeve ndaj Martinit. Ballhysa thot\u00eb se Martini \u201cnuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d lidhur me: \u201cdeklarimin e pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb; rezultatet e hetimit mbi vler\u00ebsimin profesional\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri ngre dyshime mbi pages\u00ebn apo jo t\u00eb nj\u00eb k\u00ebsti prej 5 mij\u00eb eurosh n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr blerjen e apartamentit prej 90 mij\u00eb eurosh. KPK n\u00eb shumic\u00eb pranoi arsyetimet e prokurorit se kjo shum\u00eb nuk ishte paguar, pasi pritej t\u00eb merrej n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb garazh. Por Ballhysa thot\u00eb se \u201ck\u00ebto konkluzione t\u00eb Komisionit nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrmbajtjen e provave t\u00eb administruara n\u00eb dosje\u201d. Sipas tij pretendimi i Martinit p\u00ebr gabim t\u00eb noteres nuk provonte q\u00eb kontrata noteriale ishte me gabim.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu v\u00eb n\u00eb dyshim vler\u00ebsimin etik t\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb lidhje me faktin se Martini mori nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vitin 2007 dhe nuk e p\u00ebrdori at\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi, por e investoi pjes\u00ebrisht n\u00eb bono thesari. \u201cN\u00eb v\u00ebshtrimin e Komisionerit Publik, veprimet e kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi financiar, jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb pritet nga nj\u00eb prokuror, dhe cenojn\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Martini ka pretenduar se kjo ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb apartament q\u00eb i ofronte siguri me \u00e7mimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb koh\u00ebn e l\u00ebvrimit.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu v\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb sasi e parave t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, q\u00eb sipas Martinit u p\u00ebrdor n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si e ruajtur e till\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb vler\u00ebn e likuiditeteve gjendje n\u00eb cash, jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb lek\u00eb ose valut\u00eb t\u00eb huaj, si dhe \u00e7do ndryshim t\u00eb k\u00ebtyre vlerave,\u201d thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendon se shuma e t\u00ebrhequr cash dhe q\u00eb pretendohet se \u00ebsht\u00eb depozituar m\u00eb von\u00eb s\u00ebrish n\u00eb bank\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej me burim nga kredia e vitit 2007.<\/p>\n<p>Komisioneri mendon se t\u00eb ardhurat e deklaruara si dhurata nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve nuk ishin t\u00eb justifikuara nga ky i fundit dhe nuk duheshin konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm dhe duke pretenduar se n\u00eb vijim Martini rezultonte me diferenc\u00eb negative t\u00eb financave p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kriterin e profesionalizmit, p\u00ebrve\u00e7 denoncimeve p\u00ebr shortin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Martini ishte drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe pretendimeve se disa prokuror\u00ebve u ishin hequr \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo ligjore, Komisioneri trajton gj\u00ebr\u00ebsisht dy denoncime ndaj Martinit.<\/p>\n<p>Denoncimi i par\u00eb sipas Komisionerit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ankimin e nj\u00eb gazetari me inicialet A.XH dhe hetimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit apo zhvatjes s\u00eb tij p\u00ebrmes forc\u00ebs nga nj\u00eb ish-oficer i gard\u00ebs dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr. Denoncimi p\u00ebrmendet edhe n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, por n\u00eb ankimim Komisioneri \u00ebsht\u00eb zgjeruar duke p\u00ebrshkruar se k\u00ebrc\u00ebnimi kishte ndodhur n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013 dhe se personat q\u00eb kishin k\u00ebrc\u00ebnuar gazetarin ishin t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe ishin d\u00ebnuar m\u00eb pas p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb ngjashme penale.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendon se Martini nuk e ka hetuar \u00e7\u00ebshtjen dhe nuk ka marr\u00eb as deklarimet e t\u00eb dhunuarit. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim me Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme ngrihen dyshime se gazetari do e p\u00ebrdorte denoncimin p\u00ebr t\u00eb fituar azil n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb BE, por pak m\u00eb von\u00eb, ish-oficeri i gard\u00ebs \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb ngjashme, duke provuar sipas Ballhys\u00ebs se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb ishte hetuar.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se prokurori ka hetuar edhe ngjarjen e dyt\u00eb dhe m\u00eb pas ka \u00e7uar n\u00eb gjykat\u00eb dosjen me akuza p\u00ebr t\u00eb dy rastet, por gjykata ka arsyetuar se p\u00ebr rastin e gazetarit, ngjarja nuk ishte provuar dhe mungonin deklarimet e kall\u00ebzuesit. Ish-oficeri u d\u00ebnua vet\u00ebm p\u00ebr rastin e dyt\u00eb t\u00eb zhvatjes.<\/p>\n<p>Komisioneri ngre dyshime mbi etik\u00ebn e prokurorit Martini duke u bazuar edhe n\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb nj\u00eb avokateje q\u00eb ishte ankuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme se kishte marr\u00eb mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese nga Martini. \u00c7\u00ebshtja ishte arkivuar pa ndonj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Komisioneri Publik ngre pretendimin se Martini nuk ka provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb Kolegji ta rihetoj\u00eb at\u00eb n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Komisioneri k\u00ebrkon n\u00eb ankim q\u00eb vendimi i KPK t\u00eb ndryshohet, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e prokurorit Anton Martini nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb ankim t\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb e deklarimeve vjetore t\u00eb pasuris\u00eb dhe mos-hetimin e dhun\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari n\u00eb vitin 2014 nga nj\u00eb ish-gardist, Komisioneri Publik i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb shkarkoj\u00eb prokurorin Anton Martini.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75089,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,121,2,473],"tags":[101,119,258],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75088"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75088"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75090,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75088\/revisions\/75090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}