{"id":75109,"date":"2020-06-09T15:38:00","date_gmt":"2020-06-09T13:38:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-miranda-andoni-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2020\/06\/09\/"},"modified":"2023-04-07T03:46:28","modified_gmt":"2023-04-07T01:46:28","slug":"gjyqtarja-miranda-andoni-perballet-pa-probleme-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-miranda-andoni-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2020\/06\/09\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Miranda Andoni p\u00ebrballet pa probleme me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni u ballafaqua me hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prej nga rezultuan balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla. Ajo vler\u00ebsoi procesin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.\u00a0 \u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71747\" aria-describedby=\"caption-attachment-71747\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Miranda-Andoni.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-71747 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Miranda-Andoni-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"71747\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71747\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me rezultatet e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen vetingun e gjyqtaren Andoni p\u00ebrb\u00ebhet nga Pamela Qirko kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Miranda Andoni e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e P\u00ebrmetit. N\u00eb vitin 2005 u em\u00ebrua si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dhjetor 2019, Andoni u zgjodh me short an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Firdes Shuli tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se rivler\u00ebsimi i gjyqtares Andoni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konflikit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, nuk jan\u00eb evidentuar probleme n\u00eb deklarimin e pasurive nga ana e gjyqtares Miranda Andoni si edhe ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb pasur burime t\u00eb ligjishme financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pasakt\u00ebsive dhe dy balancave negative n\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, edhe Komisioni nuk identifikoi probleme t\u00eb tjera p\u00ebr pasurin\u00eb e Andonit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 123 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr vler\u00ebn 105 600 euro dhe nj\u00eb garazh n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb euro, nuk jan\u00eb konstatuar balanca negative. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Andoni ka deklaruar nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro me afat 15 vje\u00e7ar dhe kursime familjare.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 3780 euro t\u00eb marr\u00eb nga n\u00ebna e subjektit n\u00eb vitin 2008, me q\u00ebllim mund\u00ebsimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit dhe t\u00eb garazhit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se Andoni e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb huamarrje n\u00eb vitin 2008 dhe rezulton se \u00ebsht\u00eb kryer me transaksion bankar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Andoni e quajti pakujdesi mospasqyrimin e huas\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe shtoi se shuma \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit, si dhe \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb vitin 2017 t\u00eb k\u00ebsaj huaje, Komisioni ka vendosur t\u00eb mos e p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn fiananciare vler\u00ebn 3780 euro, prej nga ka rezultuar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 201 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Andoni e ka p\u00ebrmbysur rezultatin e analiz\u00ebs financiare duke evidentuar mosp\u00ebrfshirjen e dy vlerave financiare t\u00eb p\u00ebrfituara nga interesi i maturimit t\u00eb dy depozitave nga bashk\u00ebshorti dhe nga dh\u00ebnia me qira p\u00ebr disa vite t\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb P\u00ebrmet. Sipas Komisionit, pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb k\u00ebtyre vlerave nuk ka rezultuar munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se kan\u00eb rezultuar t\u00eb sakta deklarimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr shlyerjen n\u00eb vite t\u00eb kredis\u00eb dhe dy depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb kan\u00eb studiuar n\u00eb Gjermani. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se bashk\u00ebshort\u00ebt Andoni kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjme p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs dhe krijimin e dy depozitave p\u00ebr llogari t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb objekti n\u00eb P\u00ebrmet p\u00ebr vler\u00ebn 5 mij\u00eb euro. Ka rezultuar se objekti tip kiosk\u00eb bar-kafe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1993 nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares Andoni n\u00eb vler\u00ebn 18 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Si burim krijimi, ajo ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti prej emigrimit n\u00eb Gjermani n\u00eb p\u00ebriudh\u00ebn 1991-1993 dhe ka dor\u00ebzuar dokumentacionin e pun\u00ebsimit t\u00eb tij. Sipas relatores Shuli n\u00eb dokumentacionin e dor\u00ebzuar rezultojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruara pagesa bruto, ajo neto dhe taksat e paguara.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb rezultoi se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit \u00ebsht\u00eb nevojitur vlera 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e deklaruar prej Andonit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se vlera e deklaruar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit ishte bazuar n\u00eb akt-marr\u00ebveshjen e nd\u00ebrtimit ku pasqyrohej vlera 18 mij\u00eb USD. Andoni tha se me p\u00ebrllogaritjen e kursit n\u00eb koh\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb akt-marr\u00ebveshjes, vlera 18 mij\u00eb USD ka qen\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, aq sa edhe kishte fituar bashk\u00ebshorti n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se p\u00ebr shkak t\u00eb shitjes s\u00eb objektit n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga kostoja e nd\u00ebrtimit, nuk mund t\u00eb paguhej tatim mbi fitim.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u shpjegua se objekti ishte dh\u00ebn\u00eb me qira prej vitit 2003, por nuk ishte arritur t\u00eb provohej pagesa e tatimit mbi qiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitet. Shuli tha se p\u00ebr ato vite q\u00eb mungonin, ishte kryer pagesa e tatimit mbi qiran\u00eb n\u00eb vitin 2020 dhe se do t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare ose jo, para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Andoni tha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se bashk\u00ebshorti i saj nuk kishte rezultuar ndonj\u00ebher\u00eb debitor n\u00eb pagesat e tatimit mbi qiran\u00eb, pasi do t\u00eb ishte njoftuar prej tatimeve n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur detyrime t\u00eb pashlyera. \u201cDuke qen\u00eb se nuk gjet\u00ebm dot dokumentacion, i paguam edhe p\u00ebr ato vite q\u00eb nuk rezultonin,\u201d tha Andoni.<\/p>\n<p>Me balanca t\u00eb vogla negative kan\u00eb rezultuar vet\u00ebm dy vite, 29 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn. Shuli tha se k\u00ebto balanca negative konstatohen pa p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja e objektit bar-kafe p\u00ebr dy vitet n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Miranda Andoni u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u identifikuan disa gjetje p\u00ebr profesionalizmin. Komisioni evidentoi tejkalimin e afateve t\u00eb gjykimit t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj n\u00eb disa raste.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb 15 denoncimet e kryera prej publikut, tre prej tyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shtyrjes s\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore. Shuli tha se Andoni ka shpjeguar se shtyrjet jan\u00eb kryer me q\u00ebllim zhvillimin e hetimeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr veprime q\u00eb nuk ishin kryer n\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ose me k\u00ebrkesa t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Miranda Andoni tha n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb ishte dakort me gjith\u00eb procesin dhe se i ishin respektuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtat. \u201cVler\u00ebsoj se jam e p\u00ebrshtatshme t\u00eb vazhdoj detyr\u00ebn dhe k\u00ebrkoj konfirmimin,\u201d p\u00ebrfundoi gjyqtarja Miranda Andoni. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 12 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni u ballafaqua me hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prej nga rezultuan balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla. Ajo vler\u00ebsoi procesin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.\u00a0 \u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75110,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[214,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Miranda-Andoni.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Miranda Andoni pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75109"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75111,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75109\/revisions\/75111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}