{"id":75118,"date":"2020-06-05T20:18:04","date_gmt":"2020-06-05T18:18:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-bernina-kondi-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-kpk\/2020\/06\/05\/"},"modified":"2023-04-07T03:47:12","modified_gmt":"2023-04-07T01:47:12","slug":"gjyqtarja-bernina-kondi-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-bernina-kondi-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-kpk\/2020\/06\/05\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Bernina Kondi p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe kontrat\u00eb fiktive me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb, por gjyqtarja Kondi kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi hapjen e hetimeve p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71674\" aria-describedby=\"caption-attachment-71674\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-71674 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"71674\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71674\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Bernina Kondi e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit u p\u00ebrball t\u00eb premten me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Kondi p\u00ebrb\u00ebhet nga Xhensila Pine kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Bernina Kondi ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitin 2011, ajo u em\u00ebrua kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Komisioni e ka p\u00ebrfunduar hetimin administrativ p\u00ebr gjyqtaren Bernina Kondi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Bekteshi renditi gjetjet e KPK p\u00ebr dy apartamente n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb zot\u00ebron familja e gjyqtares Kondi; nj\u00eb hua; nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar si e pastreh\u00eb si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn 39 mij\u00eb euro, Kondi ka deklaruar si burime dy kredi, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 500 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ardhura nga shitja e dy librave t\u00eb saj dhe ndihm\u00eb nga familja e origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Kondi nuk ka pasqyruar n\u00eb vitin 2006 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit prej 4 mij\u00eb eurosh. Bekteshi tha se subjekti ka shpjeguar se kjo mund t\u00eb ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi dhe jo fshehje, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb i ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrtuesit q\u00eb t\u2019i kthej\u00eb 8 mij\u00eb euro nga k\u00ebsti 23 mij\u00eb euro q\u00eb kishte paguar n\u00eb vitin 2005, pasi i nevojiteshin p\u00ebr kurimin e gjyshes, e cila kishte gjendje t\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka deklaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shuma e mbetur pa paguar n\u00eb vitin 2006 ishte 8 mij\u00eb euro. Ajo ka depozituar dokumentacion nga spitali p\u00ebr shtrimin e gjyshes s\u00eb s\u00ebmur\u00eb,\u201d tha Bekteshi.<\/p>\n<p>P\u00ebr kredin\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, Komisioni ka konstatuar se ka pasur dy transaksione pa destinacion dhe p\u00ebrfitues, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagesat e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese nuk jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb fituar nga shitja e dy librave t\u00eb Kondit, KPK evidenton se nuk provohet pagesa e tatimit t\u00eb fitimit. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs financiare, Komisioni evidenton munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 94 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bernina Kondi tha n\u00eb seanc\u00eb se nuk kishte g\u00ebnjyer asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e apartamentit, nd\u00ebrsa shpjegoi se parat\u00eb q\u00eb ia kishte marr\u00eb nd\u00ebrtuesit p\u00ebr kurimin e gjyshes ia kishte kthyer s\u00ebrish pas. Ajo kund\u00ebrshtoi gjithashtu analiz\u00ebn financiare q\u00eb e nxirrte me munges\u00eb burimesh prej 94 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cJu thoni se nuk kam pasur rreth 90 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2004. N\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, kreva pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e librit dhe nga ndihma e dh\u00ebn\u00eb prej familjar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb paguar k\u00ebsti i dyt\u00eb 23 mij\u00eb euro dhe transaksionet jan\u00eb kryer me akt-mandatimi tek noteri, jo n\u00eb bank\u00eb\u201d sqaroi gjyqtarja Kondi.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin se nuk v\u00ebrtetohej pagesa e tatimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga librat, Kondi tha se sipas marr\u00ebveshjes me sht\u00ebpin\u00eb botuese, i takonte k\u00ebsaj t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb kryente pages\u00ebn e tatimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebrkoi q\u00eb vlera prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh e p\u00ebrfituar nga shitja e librave t\u00eb konsiderohej si burim i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Burimi i nj\u00eb huaje <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i evidentuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ishte nj\u00eb hua me vler\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh, e marr\u00eb nga vajza e tezes me q\u00ebllim likujdimin e nj\u00eb kredie bankare. Sipas KPK-s\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se vajza e tezes s\u00eb gjyqtares Kondi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare nga burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo gjetje, Komisioni argumenton se Kondi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb para afatit n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas shpjegimeve t\u00eb Kondit, kredin\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb e kishte mbyllur, pasi kishte aplikuar p\u00ebr nj\u00eb kredi tjet\u00ebr t\u00eb but\u00eb si e pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Kondi shpjegoi se huadh\u00ebn\u00ebsja e kishte marr\u00eb vet\u00eb hua vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb tek djali i tezes q\u00eb jeton n\u00eb Itali. Sipas saj, djali i tezes q\u00eb g\u00ebzon n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb italiane dhe kontrat\u00eb pune t\u00eb p\u00ebrhershme, kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr huan\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe pretendoi se kjo provohet nga dokumentet e dor\u00ebzuara.<\/p>\n<p>\u201cJu keni th\u00ebn\u00eb se nuk ka logjik\u00eb ekonomike marrja e huas\u00eb, kur bashk\u00ebshoti ka n\u00eb gjendje 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Por kjo gjendje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb individuale, pasi ai e ka krijuar para martes\u00ebs. Kredin\u00eb e kisha marr\u00eb kur isha beqare. Nuk kisha t\u00eb drejt\u00eb morale e ligjore ta p\u00ebrdorja k\u00ebt\u00eb gjendje cash t\u00eb bashk\u00ebshortit. Un\u00eb nuk kam shkelur ndonj\u00eb dispozit\u00eb ligjore, duke marr\u00eb hua n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti ka pasur gjendje,\u201d tha Kondi n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshortin, prokurorin Ervin Karanxha, gjyqtarja Kondi ka deklaruar si burime nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2010 dhe kursime familjare. Sipas Bekteshit, ILDKPKI ka konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka shmangur transaksionet bankare p\u00ebr pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se kredia e but\u00eb e p\u00ebrfituar si e pastreh\u00eb ka sh\u00ebrbyer fillimisht p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb. Por disa muaj m\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb revokuar kontrata e shit-blerjes s\u00eb apartamentit dhe me vler\u00ebn e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar shuma 8.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket q\u00eb kontrata p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Berat \u00ebsht\u00eb fiktive me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, pasi edhe pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb cash dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve bankare,\u201d tha Bekteshi.<\/p>\n<p>Por Kondi e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb thoni se ka nd\u00ebrruar destinacion dhe e quani veprim fiktiv. P\u00ebr shkak se jetoja n\u00eb Berat dhe p\u00ebrshkruaja 240 km n\u00eb dit\u00eb vajtje-ardhje, vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb blinim sht\u00ebpi atje dhe t\u00eb udh\u00ebtonte bashk\u00ebshorti, ngaq\u00eb isha shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb. Sht\u00ebpin\u00eb e blem\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe u b\u00eb funksionale p\u00ebr dy muaj, pasi jetuam aty. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KLD m\u00eb kishte planifikuar p\u00ebr transferim n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebse thua q\u00eb ka ndryshuar destinacioni, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb blesh nj\u00eb dyqan. Un\u00eb bleva sht\u00ebpin\u00eb ku banoj,\u201d tha gjyqtarja.<\/p>\n<p>Kondi u pyet edhe nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Elka Ermenkova mbi destinacionin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb dhe mohoi q\u00eb kontrata e revokuar t\u00eb ishte fiktive.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi jetuar rreth dy muaj aty. Veprimet e mia jan\u00eb diktuar vet\u00ebm nga nevoja njer\u00ebzore,\u201d u p\u00ebrgjigj ajo.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb edhe p\u00ebr gjendjen cash t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, e deklaruar se ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2011.\u00a0 Relatorja tha gjithashtu se nuk ishte provuar me dokumente shitja e nj\u00eb makine n\u00eb vler\u00ebn e 600 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kursimeve cash t\u00eb bashk\u00ebshortit, Kondi tha se nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tij para martese.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti im \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi dhe ai ka detyrim t\u00eb jap\u00eb llogari vet\u00eb. Gjith\u00ebsesi, bashk\u00ebshorti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 2.5 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Kondi e konsideroi p\u00ebrfundimin e hetimit vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter si c\u00ebnim t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor dhe k\u00ebrkoi hapjen e hetimeve edhe p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ajo k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb t\u00eb merreshin parasysh burimet e deklaruara, duke p\u00ebrmendur shembuj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb sipas saj jan\u00eb justifikuar nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja e Apelit Administrativ Bernina Kondi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Nd\u00ebrsa kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese tha se do t\u00eb shqyrtoheshin provat e reja dhe se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb njoftohej n\u00eb faqen online t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe kontrat\u00eb fiktive me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb, por gjyqtarja Kondi kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi hapjen e hetimeve p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75119,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75118"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75118"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75118\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75120,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75118\/revisions\/75120"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}