{"id":75121,"date":"2020-06-05T20:08:40","date_gmt":"2020-06-05T18:08:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-petrit-aliaj-kpk-gjen-raporte-mjekesore-te-rreme-dhe-pasuri-te-pajustifikuara\/2020\/06\/05\/"},"modified":"2023-04-07T03:47:16","modified_gmt":"2023-04-07T01:47:16","slug":"vetingu-i-petrit-aliaj-kpk-gjen-raporte-mjekesore-te-rreme-dhe-pasuri-te-pajustifikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-petrit-aliaj-kpk-gjen-raporte-mjekesore-te-rreme-dhe-pasuri-te-pajustifikuara\/2020\/06\/05\/","title":{"rendered":"Vetingu i Petrit Aliaj, KPK gjen raporte mjek\u00ebsore t\u00eb rreme dhe pasuri t\u00eb pajustifikuara"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj nuk u paraqit p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore dhe i d\u00ebrgoi KPK-s\u00eb nj\u00eb raport mjek\u00ebsor t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb premten, por Komisioni i lexoi gjetjet e hetimit sipas t\u00eb cilit subjekti nuk kishte deklaruar dhjetra veprime financiare dhe nuk justifikonte pasurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 19.4 milion lek\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71671\" aria-describedby=\"caption-attachment-71671\" style=\"width: 525px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-n\u00eb-munges\u00eb-ndaj-gjyqtarit-t\u00eb-Apelit-Petrit-Aliaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71671\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-n\u00eb-munges\u00eb-ndaj-gjyqtarit-t\u00eb-Apelit-Petrit-Aliaj-525x400.jpg\" alt=\"\" width=\"525\" height=\"400\" data-id=\"71671\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71671\" class=\"wp-caption-text\">Seanca n\u00eb munges\u00eb ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit, Petrit Aliaj | Foto: V. Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>P\u00ebrndryshe nga shum\u00eb seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komsionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, n\u00eb at\u00eb p\u00ebr gjyqtarin e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj, n\u00eb sall\u00eb ishin vet\u00ebm trupa gjykuese, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, punonj\u00ebs t\u00eb KPK-s\u00eb dhe garda.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi, vendosi se pavar\u00ebsisht shtyrjeve t\u00eb her\u00ebpasher\u00ebshme dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur avokat, Aliaj nuk ishte i pranish\u00ebm dhe seanca do t\u00eb zhvillohej n\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs Etleda \u00c7iftja lexoi ve\u00e7 rregullores nj\u00eb raport i cili vinte n\u00eb dukje se gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs kishte paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb raportesh mjek\u00ebsore duke pretenduar pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb k\u00ebto raporte u hetuan nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Gjykata e Apelit Vlor\u00eb, vendi i pun\u00ebs i Aliajt, ishte p\u00ebrgjigjur duke referuar se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dit\u00eb kur Aliaj pretendonte pamund\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore ai ishte paraqitur n\u00eb pun\u00eb, kishte zhvilluar gjyqe si an\u00ebtar i trup\u00ebs dhe si relator.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Pine lexoi nj\u00eb raport kryesisht negativ p\u00ebr gjyqtarin mbi kriterin e pasuris\u00eb. Raporti nuk p\u00ebrmblodhi sa ishin n\u00eb total pasurit\u00eb e dyshuara t\u00eb pajustifikuara, por duke iu referuar shumave q\u00eb relatorja vuri n\u00eb dukje, pasuria e pajustifikuar me burime \u00ebsht\u00eb rreth 19.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine po ashtu tha se gjyqtarit i ishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr shuma t\u00eb tjera dhe nj\u00eb pallat 7 kat\u00ebsh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, por q\u00eb dyshohej si pasuri e fshehur e tij.<\/p>\n<p>Pine tha se p\u00ebrmes e-mailit Aliaj kishte paraqitur kund\u00ebrshtimet dhe se ato do t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Petrit Aliaj e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtar n\u00eb Delvin\u00eb dhe n\u00eb Sarand\u00eb. N\u00eb vitin 2004, Aliaj u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb me motivacionin \u201cp\u00ebr kryerjen e veprimeve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb vendim i Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e riktheu at\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht trajektores s\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, Aliaj u promovua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2013 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, ai u kall\u00ebzua nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive p\u00ebr mosdeklarim dhe fshehje t\u00eb burimeve t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto akuza ai u hetua m\u00eb pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi t\u00eb pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr tij. Aliaj ka deklaruar se kishte punuar si avokat p\u00ebr kompanit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve Balili n\u00eb Delvin\u00eb. Ai po ashtu ishte pjes\u00eb e trupit gjykues q\u00eb\u00a0<a href=\"\/?p=56005\">leht\u00ebsoi d\u00ebnimin ndaj Dritan<\/a>\u00a0Dajtit, nga burg p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb 25 vjet.<\/p>\n<p>Ndaj Aliajt dhe dy koleg\u00ebve t\u00eb tij u nd\u00ebrmor\u00ebn kontrolle n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa u nis pas k\u00ebsaj nj\u00eb hetim nga prokuroria. Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit e\u00a0<a href=\"\/?p=67139\">d\u00ebrgoi n\u00eb fillim t\u00eb janarit dosjen<\/a>\u00a0n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr ta pushuar, por ajo u kthye pas nga gjykata p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p><strong>Seanca n\u00eb munges\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se Aliajt i ishin dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb sillte avokat dhe po ashtu kishte pasur koh\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dokumente, por nd\u00ebrsa i ka d\u00ebrguar KPK-s\u00eb dokumente shtes\u00eb n\u00eb 2 qershor t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb nga trupa, Aliaj ka k\u00ebrkuar shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr me pretendimin se i duhej p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente nga Greqia dhe hapje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Relatorja Xhesila Pine vuri n\u00eb dukje se dokumenet ishin marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nga KPK, por k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrje ishte rr\u00ebzuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn tjet\u00ebr ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Aliaj se kjo mund t\u00eb shqyrtohej nga trupa n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe provave q\u00eb ai do sillte n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Aliaj megjithat\u00eb t\u00eb premten nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00eb, nd\u00ebrsa KPK tha se kishte marr\u00eb nj\u00eb raport tjet\u00ebr mjeko-ligjor\u00eb prej tij. Ky ishte raporti i kat\u00ebrt q\u00eb KPK merrte nga Aliaj, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ishin shtyr\u00eb dy seanca po p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Por Komisioni q\u00eb pati k\u00ebrkuar, para pezullimit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb hetim mbi raportet, tha se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb dhe Gjykata e Apelit Vlor\u00eb kishin sjell\u00eb informacion se nd\u00ebrsa pretendonte se ishte i s\u00ebmur\u00eb Aliaj n\u00eb fakt ishte paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjyqe si an\u00ebtar trupe dhe relator.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb rast Komisioni vendosi t\u00eb vazhdonte procesin pa pritur pranin\u00eb e gjyqtarit, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se atij i ishin dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb ishte i pranish\u00ebm ose t\u00eb mbrohej me avokat.<\/p>\n<p><strong>Truall n\u00eb Delvin\u00eb e Sarand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatoja Pine vuri n\u00eb dukje se Aliaj ishte hetuar vet\u00ebm sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb raportin q\u00eb u lexua u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme me k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb prej viteve 1995, kur Aliaj punonte si ndihm\u00ebs gjyqtar n\u00eb Delvin\u00eb.<\/p>\n<p>Pine tha se Aliaj kishte marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nj\u00eb pron\u00eb 400 metra, por edhe pse e bler\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi n\u00eb dukje t\u00eb rregullt prona nuk ishte rregjistruar n\u00eb Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive, por regjistrimi ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Subjekti sipas relatores kishte pretenduar se ZVRPP kishte refuzuar ta regjistronte pron\u00ebn, por Komisioni tha se veprimet ngrinin dyshime p\u00ebr konflikt interesi. Kjo pasuri sipas relatores ishte shitur m\u00eb pas p\u00ebr 2.7 milion lek\u00eb, por kjo shum\u00eb nuk ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave private n\u00eb vitin 2003 dhe as si gjendje cash.<\/p>\n<p>Pine tha se i kishte kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs Aliajt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, mbi mosdeklrimin e cash-it, mospasjen e dokumenteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi truallin, vendimin e gjyqit q\u00eb e b\u00ebnte pronar e t\u00eb tjera. Ajo tha se kund\u00ebrshtimet e Aliajt do t\u00eb analizoheshin.<\/p>\n<p>Aliaj sipas KPK kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1998, 200 metra truall n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebr shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. Por nga hetimi i KPK procesi i p\u00ebrfitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kalon p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nga relatimi u kuptua se Aliaj kishte bler\u00eb pron\u00ebn me firm\u00ebn e vet\u00ebm nj\u00ebrit prej bashk\u00ebpronar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb po aty thuhet se bashk\u00ebpronari tjet\u00ebr mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pron\u00eb kishte k\u00ebrkuar kthim e saj nga Komisioni p\u00ebr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nga dokumentet rezulton q\u00eb Aliaj ka qen\u00eb trup gjykues n\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb i mund\u00ebsonte k\u00ebtij pronari q\u00eb t\u00eb rivendoste n\u00eb afat k\u00ebt\u00eb padi. Komisioni tha se kishte dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe se Aliajt i ishte kaluar barr\u00eb prove edhe mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishte deklaruar nj\u00eb hua nga v\u00ebllai p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb &#8211; e deklaruar me deklarat\u00eb noteriale m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2016 si e marr\u00eb pa interes. KPK vuri n\u00eb dukje se kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr dokumente q\u00eb provonin ligjshm\u00ebrin e burimit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllain dhe se nuk i kishte marr\u00eb, nd\u00ebrsa u theksua se Aliaj kishte disa mos deklarime mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb borxh q\u00eb ishte deklaruar vet\u00ebm disa vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Investimet dhe bilanci negativ<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni tha se nga hetimet kishte rezultuar se nj\u00eb investim p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me 1 kat n\u00ebntok\u00eb dhe tre kate p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 10 milion lek\u00eb rezultonte i pajustifikuar n\u00eb fund p\u00ebr shum\u00ebn 7.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja shpjegoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjesh financiare t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr godin\u00ebn, p\u00ebrfshi ortak\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit me t\u00eb v\u00ebllain dhe motr\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtim dhe m\u00eb pas faktin q\u00eb t\u00eb dy ia kishin falur atij pjes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK vuri n\u00eb dukje se pretendimi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishin p\u00ebrdorur 2.7 milion lek\u00eb t\u00eb marra nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb dhe truallit n\u00eb Delvin\u00eb ishte kontradiktore. KPK vuri n\u00eb dukje se t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb ardhura pretendohej se ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb bono thesari. Relatoja vuri n\u00eb dukje se kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh, p\u00ebrfshi t\u00eb huave t\u00eb pretenduara t\u00eb marra dhe munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioni vuri n\u00eb dukje se nuk kishte prova p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim. Komisioni tha se Aliaj kishte pretenduar se p\u00ebr t\u00eb shlyer huan kishte p\u00ebrdorur 48 mij\u00eb USD \u00a0t\u00eb marr\u00eb nga puna si konsulent p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Balili (Lexo k\u00ebtu: <a href=\"\/?p=41596\">Gjyqtari i Apelit, 47 mij\u00eb USD pages\u00eb p\u00ebr konsulenc\u00eb ligjore nga v\u00ebllez\u00ebrit Balili<\/a>). \u00a0Por KPK theksoi se nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se kjo shum\u00eb ishte p\u00ebrfituar dhe as q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishin paguar detyrimet tatimore dhe kjo shum\u00eb nuk ishte deklaruar n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse si gjendje cash.<\/p>\n<p>Nga relatimi u kuptua se p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb huash nuk ishin sjell\u00eb dokumente justifikuese. Nj\u00eb hua pa interes nga babai q\u00eb i kishte huazuar parat\u00eb pa interes nga xhaxhai i gjyqtarit, po ashtu u vu n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Sipas relatores n\u00eb vitin 2006, Aliaj ishte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr 6 milion lek\u00eb. Relatorja tha se nuk ishin gjetur prova p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara, nd\u00ebrsa shtoi se pretendimet e Aliajt se kishte marr\u00eb pagat si gjyqtar pas vendimit t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00eb s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr ta rikthyer n\u00eb pun\u00eb nuk rezultonin t\u00eb sakta. Sipas Pines \u201cGjykata e Lart\u00eb nuk kishte disponuar p\u00ebr pagat\u201d.<\/p>\n<p>Pine lexoi se ishte gjetur nga hetimi q\u00eb Aliaj nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarime korrekte n\u00eb vite t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve. Po ashtu u gjet se pretendimi, se bonot e thesarit n\u00eb vler\u00eb 3 milion lek\u00eb ishin financuar nga shitja e pron\u00ebs n\u00eb Delvin\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, nuk provoheshin me dokumente. KPK tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb rezultonte nj\u00eb bilanc negativ 4.1 milion lek\u00eb p\u00ebr vitin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Probleme KPK gjeti me t\u00eb ardhurat e deklaruara t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb sipas Komisionit ishin m\u00eb shum\u00eb se sa sasia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte dokumente dhe ishin paguar tatimet. Komisioni po ashtu doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se bashk\u00ebshortja nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte disa depozita bankare dhe kursime cash, duke nxjerr\u00eb nj\u00eb bilanc negativ prej 2.2 milion lek\u00ebsh n\u00eb vitet 2010, 2011.<\/p>\n<p>Nj\u00eb blerje prone nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit u cil\u00ebsua po ashtu e dyshimt\u00eb. KPK tha se ishte gjetur q\u00eb shit\u00ebsit e kishin bler\u00eb pron\u00ebn 790 mij\u00eb lek\u00eb dhe ia kishin shitur pas kat\u00ebr dit\u00ebsh bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit p\u00ebr 50 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK gjeti t\u00eb pajustifikuara me dokumente dhe as me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm disa hua t\u00eb marra p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb SHBA dhe po ashtu nj\u00eb shum\u00eb prej 50 mij\u00eb USD \u00a0t\u00eb ardhura n\u00eb llogari t\u00eb djalit n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Nj\u00eb makin\u00eb e bler\u00eb nga i biri 7 mij\u00eb euro po ashtu u gjet e pambuluar financiarisht. Komisioni vuri n\u00eb dukje se pretendimi se parat\u00eb ishin siguruar n\u00eb emigracion u rr\u00ebzua, pasi u gjet n\u00eb sistem se ai kishte vizituar Greqin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb. Nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr e bler\u00eb m\u00eb von\u00eb u gjet se nuk ishte deklaruar n\u00eb vitin e blerejes dhe se nuk kishte justifikim financiar.<\/p>\n<p>KPK tha se disa prej huadh\u00ebn\u00ebsve ishin t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe i kishin dh\u00ebn\u00eb gjyqtarit para disa her\u00eb, por ato nuk provonin burimin. \u00a0P\u00ebr nj\u00eb prej tyre, prejt\u00eb cilit ishte marr nj\u00eb shum\u00eb prej 35 mij\u00eb dollar\u00ebsh, gjyqtari sipas Komisionit kishte sjell\u00eb si prov\u00eb pun\u00ebn e bashk\u00ebshortes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit si m\u00ebsuese. N\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebs nga i cili ishin marr\u00eb 25 mij\u00eb USD u pretendua se provoheshin nga puna n\u00eb nj\u00eb bar-kafe, por q\u00eb sipas KPK kishte t\u00eb ardhura q\u00eb nuk e justifikonin huan\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb denoncim publik KPK vuri n\u00eb dukje se ishin ngritur dyshime mbi pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pallati 7 kat\u00ebsh n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb gjyqtarit. Komisioni tha se nga hetimi babai dhe v\u00ebllai i gjyqtarit nuk kishin burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Aliajt i ishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha gjetjet dhe se ai ishte p\u00ebrgjigjur duke sjell\u00eb dokumentacion dhe argumente q\u00eb do t\u00eb merreshin parasysh, para marrjes s\u00eb vendimit. Komisioni tha se do t\u00eb njoftoj\u00eb vendimin m\u00eb 9 qershor ora 13.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj nuk u paraqit p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore dhe i d\u00ebrgoi KPK-s\u00eb nj\u00eb raport mjek\u00ebsor t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb premten, por Komisioni i lexoi gjetjet e hetimit sipas t\u00eb cilit subjekti nuk kishte deklaruar dhjetra veprime financiare dhe nuk justifikonte pasurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 19.4 milion lek\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75122,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,415,2,473],"tags":[191,107,118,242],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-n\u00eb-munges\u00eb-ndaj-gjyqtarit-t\u00eb-Apelit-Petrit-Aliaj.jpg","fifu_image_alt":"Seanca n\u00eb munges\u00eb ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit, Petrit Aliaj | Foto: V. Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75121"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75121"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75121\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75123,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75121\/revisions\/75123"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}