{"id":75154,"date":"2020-05-16T18:09:12","date_gmt":"2020-05-16T16:09:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vezhguesi-i-onm-opinion-paralel-per-vetingun-e-gjyqtarit-andi-civici\/2020\/05\/16\/"},"modified":"2023-04-07T03:53:52","modified_gmt":"2023-04-07T01:53:52","slug":"vezhguesi-i-onm-opinion-paralel-per-vetingun-e-gjyqtarit-andi-civici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vezhguesi-i-onm-opinion-paralel-per-vetingun-e-gjyqtarit-andi-civici\/2020\/05\/16\/","title":{"rendered":"V\u00ebzhguesi i ONM, opinion paralel p\u00ebr vetingun e gjyqtarit Andi Civici"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici u shkarkua n\u00eb unanimitet pasi nuk dokumentoi ligjshm\u00ebrin\u00eb e huave dhe nj\u00eb transaksion prone me familjar\u00ebt, nd\u00ebrsa arsyetimi i trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga huat\u00eb u kritikua nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68594\" aria-describedby=\"caption-attachment-68594\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68594\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"68594\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68594\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-s\u00eb.<\/figcaption><\/figure>\n<p>M\u00eb 4 mars 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra p\u00ebr gjyqtarin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici\u2013i cili iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Civici nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb pasurin\u00eb e tij t\u00eb patundshme, t\u00eb ngritur kryesisht p\u00ebrmes huave dhe transaksioneve financiare me familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Andi Civici u fokusua te ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve \u2013p\u00ebrfshi edhe vjehrrin e tij ish-avokat, i cili financoi me hua fillimisht blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb dhe m\u00eb pas blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr Civicin u krye nga trupa gjyq\u00ebsore e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. Ndon\u00ebse vendimi i shkarkimit ishte unanim, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs ndau q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm me trup\u00ebn mbi kufirin se deri ku mund t\u00eb shtrihet hetimi i pasuris\u00eb p\u00ebr personat e lidhur me subjektet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Andi Civici e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2003 si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. N\u00eb vitin 2010, Civici \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, funksion t\u00eb cilin e ka mbajtur deri n\u00eb vitin 2016, kur u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Transferimi i Civicit n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs u krye n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij, Eneida Civici ishte an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, duke ngritur asokohe pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikt interesi. Eneida Civici dha dor\u00ebheqjen nga sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb tetor 2019, duke nd\u00ebrprer\u00eb edhe procesin e vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, gjyqtari Andi Civici kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit dhe u ankua p\u00ebr trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga subjektet e tjera. Por Komisioni rr\u00ebzoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr shtrirjen e hetimit edhe n\u00eb dy kriteret e tjera si dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb an\u00ebtares Xhensila Pine, e cila kishte qen\u00eb shoqe klase me Civicin.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti i bler\u00eb me hua <\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Andi Civici iu n\u00ebnshtrua hetimit pasuror p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 147.80 m2 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 155 mij\u00eb euro; \u00e7ka edhe solli penalizimin e tij me shkarkim nga detyra.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, apartamenti \u00ebsht\u00eb financuar n\u00eb vitin 2011 me parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs si dhe nj\u00eb hua prej 42 mij\u00eb eurosh nga vjehrri i gjyqtarit Civici \u2013e cila \u00ebsht\u00eb falur n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i shtriu fillimisht hetimet n\u00eb apartamentin e Vlor\u00ebs, i cili rezulton t\u00eb jet\u00eb prenotuar n\u00eb vitin 2003, nd\u00ebrsa akti i shitjes \u00ebsht\u00eb finalizuar n\u00eb vitin 2008. Blerja e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn e 6 milion\u00eb lek\u00ebve \u00ebsht\u00eb financuar e gjitha me hua; ku 3 milion\u00eb lek\u00eb deklarohen se jan\u00eb marr\u00eb nga vjehrri, 3 milion\u00eb t\u00eb tjera nga daja i bashk\u00ebshortes dhe 1 milion lek\u00eb nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Prona deklarohet t\u00eb jet\u00eb rivler\u00ebsuar dhe m\u00eb pas shitur n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn e 16.8 milion\u00eb lek\u00ebve; para t\u00eb cilat financuan m\u00eb pas blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme si n\u00eb financimin e saj me hua, ashtu edhe n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Komisioni hetoi burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit t\u00eb gjyqtarit Civici, shtetasit D.H, i cili ka punuar si avokat n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1998-20015, por nuk u dokumentua regjistrimi i tij n\u00eb organet tatimore p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003; koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe huaja.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Komisionin, Bashkia e Vlor\u00ebs deklaroi se nuk kishte regjistra t\u00eb asnj\u00eb tatimpaguesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion dokumentacion mbi detyrimet tatimore t\u00eb paguara nga D.H.<\/p>\n<p>Gjyqtari Civici tha para KPK-s\u00eb se vjehrri i tij kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2017, por dor\u00ebzoi dokumente q\u00eb tregonin se \u201cka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme t\u00eb cilat i mund\u00ebsonin dh\u00ebnien e huas\u00eb\u201d. Ai k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb t\u00eb llogaritej fasha minimale e t\u00eb ardhurave nga biznesi, duke qen\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e fituara nga vjehrri.<\/p>\n<p>Trupi gjykues argumentoi se subjekti mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar pagimin e tatimit nga aktiviteti i vjehrrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, pasi sistemi nuk i ka ruajtur ato dhe D.H ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor Komisioni vler\u00ebson se nuk u paraqit asnj\u00eb prov\u00eb nga e cila t\u00eb krijohej bindja se D.H t\u00eb jet\u00eb regjistruar n\u00eb organet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse deri n\u00eb vitin 2003, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, dhe t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebdeklaruar qarkullimin apo t\u00eb ardhurat e realizuara,\u201d shtoi Komisioni, duke sqaruar se likuiditetet n\u00eb bank\u00eb nuk provojn\u00eb pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebrkat\u00ebse apo faktin se i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit apo bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Edhe huaja e dyt\u00eb prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh, e dh\u00ebn\u00eb nga daja i bashk\u00ebshortes s\u00eb Civicit u konsiderua e paprovuar nga trupa gjykuese. Shtetasi Th.M ka kryer profesionin e kambistit, por Komisioni argumentoi se gjat\u00eb hetimit nuk rezultoi asnj\u00eb dokument lidhur me marrjen e k\u00ebsaj huaje apo shlyerjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb shtetasit Th.M p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje dhe as burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua,\u201d shtoi Komisioni.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e konsideroi t\u00eb provuar huan\u00eb prej 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga babai i subjektit. Por t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb rezultuan me probleme p\u00ebr gjyqtarin Civici.<\/p>\n<p>Sipas hetimit administrativ, apartamenti i bler\u00eb p\u00ebr 6 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar m\u00eb 1 dhjetor 2011 n\u00eb vler\u00ebn e 16 800 000 lek\u00ebve dhe iu shit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb djalit t\u00eb hall\u00ebs s\u00eb subjektit m\u00eb 18 dhjetor 2011. Vet\u00ebm dy muaj m\u00eb pas, kush\u00ebriri me inicialet E.K e shiti pron\u00ebn me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt prej 12 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Civici tha p\u00ebrpara KPK-s\u00eb se djali i hall\u00ebs s\u00eb tij u detyrua ta shiste apartamentin me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore \u201ct\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\u201d. Por Komisioni argumentoi se nuk provohet kalimi i shum\u00ebs prej 16.8 milion\u00eb lek\u00ebsh nga E.K te Civici dhe nuk provohet gjithashtu m\u00ebnyra sesi E.K i transferoi parat\u00eb nga Italia ku jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetur n\u00eb rezultatet e hetimit, krijohen dyshime se \u00e7mimi i shitjes i deklaruar nga subjekti n\u00eb vler\u00ebn e 16 800 000 lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi real\u2026,\u201d argumenton Komisioni, duke shtuar se subjekti nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p><strong>Opinioni paralel i Jacobs <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni hetoi edhe mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb vjehrrit t\u00eb Civicit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb prej 42 mij\u00eb eurosh \u2013shum\u00eb e cila u fal n\u00eb vitin 2014. Subjekti ka deklaruar se kjo hua buronte nga nj\u00eb llogari bankare prej 55 mij\u00eb eurosh, e t\u00ebrhequr nga vjehrri i tij n\u00eb n\u00ebntor 2011.<\/p>\n<p>Hetimi u p\u00ebrqendrua tek aft\u00ebsia e kursimit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2010 rezultoi n\u00eb vler\u00ebn e 12 milion\u00eb lek\u00ebve. Por huaja nuk ishte shpenzimi i vet\u00ebm i shtetasit D.H dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Nga hetimi rezultoi se deri n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, bashk\u00ebshort\u00ebt H. kan\u00eb bler\u00eb prona t\u00eb patundshme n\u00eb vler\u00ebn e 29 milion\u00eb lek\u00ebve si dhe kan\u00eb pasur likuiditete n\u00eb bank\u00eb prej 27.1 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e konsideroi t\u00eb ligjsh\u00ebm burimin e huas\u00eb prej 42 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa argumentoi se vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor i pasuris\u00eb s\u00eb shtetasit D.H nuk mund t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Andi Civici. Megjithat\u00eb, trupa b\u00ebri nj\u00eb arsyetim abstrakt mbi burimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vjehrrit t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>\u201cDuke vler\u00ebsuar aktivitetin privat t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb rezultuar edhe gjat\u00eb hetimit, situat\u00ebn financiare t\u00eb tij t\u00eb rezultuar nga gjendja e likujditeteve dhe kursimeve n\u00eb bank\u00eb, duke njohur realitetin shqiptar t\u00eb atyre viteve ku informaliteti ka qen\u00eb i duksh\u00ebm dhe real p\u00ebr k\u00ebdo, lidhur me pasurit\u00eb e tjera t\u00eb D.H dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij bler\u00eb me t\u00eb ardhura q\u00eb disponoheshin n\u00eb sistemin bankar, trupi gjykues vler\u00ebson se ato mund t\u00eb jen\u00eb nga aktiviteti i avokatis\u00eb s\u00eb t\u00eb ndjerit D.H dhe veprimtaria tregtare \u00a0dhe ato nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb z. Andi Civici,\u201d argumenton trupa duke iu referuar praktik\u00ebs s\u00eb vendosur nga Kolegji i Apelimit.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs e konsideron k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb gabuar n\u00eb nj\u00eb mendim paralel t\u00eb publikuar bashk\u00eb me vendimin n\u00eb faqen e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese mbajti q\u00ebndrimin se p\u00ebrfshirja e shpenzimeve n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb D.H dilte jasht\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb ligjit, ndaj edhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se t\u00eb ardhurat e tij duke i zbritur kostot e jetes\u00ebs ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar huan\u00eb prej 42 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Jacobs nuk bie dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, pasi sipas tij \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e detyrave t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe e drejton \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb \u201crezultat alogjik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7\u00ebshtjen specifike, huaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr nd\u00ebr burimet e subjektit dhe si e till\u00eb, hetimi p\u00ebr kapacitetin financiar t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin financiar t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d thot\u00eb Jacobs.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar argumenton m\u00eb tej se trupa gjykuese krijoi nj\u00eb dallim artificial n\u00eb financat e D.H, duke i konsideruar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e ligjshme si burim p\u00ebr huan\u00eb dhe duke iu shmangur vler\u00ebsimit t\u00eb shpenzimeve, edhe n\u00eb momentin kur vet\u00eb paneli pranoi se ato i tejkalonin t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb shtetasit D.H.<\/p>\n<p>\u201cAta d\u00ebshtuan t\u00eb p\u00ebrcaktonin pasojat e duhura n\u00eb drejtim t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aseteve dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e p\u00ebrcaktuara nga ligji i vetingut; dhe \u00ebsht\u00eb faktikisht e pasakt\u00eb p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb nga analiza financiare e KPK-s\u00eb rezultoi se D.H nuk i p\u00ebrdori kursimet e tij bankare p\u00ebr shpenzime para vitit 2011\u2026,\u201d shton Jacobs.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar analizon legjislacionin si dhe praktik\u00ebn e vendosur nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit p\u00ebr hetimin pasuror t\u00eb personave t\u00eb lidhur si dhe detyrimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb dhurat\u00ebs\/ huas\u00eb; por jo p\u00ebr asetet e tjera t\u00eb personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, Jacobs thot\u00eb se Kolegji i Apelimit pranon mund\u00ebsin\u00eb e hetimit kur faktet dhe rrethanat tregojn\u00eb \u201cnj\u00eb situat\u00eb dyshuese ku personi tjet\u00ebr i lidhur me subjektin mban asete t\u00eb fshehura t\u00eb tij\u2026\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb momentin q\u00eb paneli konstatoi se D.H kishte <em>in abstracto<\/em> burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua, duhej megjithat\u00eb t\u00eb kishte verifikuar n\u00ebse burimet e ligjshme ishin objekt i huadh\u00ebnies. Nd\u00ebrsa d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, paneli nuk ishte n\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb konfirmonte legjitimitetin e huas\u00eb dhe t\u00eb burimit t\u00eb saj,\u201d p\u00ebrfundon Jacobs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici u shkarkua n\u00eb unanimitet pasi nuk dokumentoi ligjshm\u00ebrin\u00eb e huave dhe nj\u00eb transaksion prone me familjar\u00ebt, nd\u00ebrsa arsyetimi i trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga huat\u00eb u kritikua nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":75155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-s\u00eb. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75154"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75154"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75156,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75154\/revisions\/75156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}