{"id":75169,"date":"2020-05-08T12:33:25","date_gmt":"2020-05-08T10:33:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-per-6-4-milione-leke-penalizoi-gjyqtaren-hajrie-mucmata\/2020\/05\/08\/"},"modified":"2023-04-07T03:56:28","modified_gmt":"2023-04-07T01:56:28","slug":"mungesa-e-burimeve-per-6-4-milione-leke-penalizoi-gjyqtaren-hajrie-mucmata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-per-6-4-milione-leke-penalizoi-gjyqtaren-hajrie-mucmata\/2020\/05\/08\/","title":{"rendered":"Mungesa e burimeve p\u00ebr 6.4 milion\u00eb lek\u00eb penalizoi gjyqtaren Hajrie Mu\u00e7mata"},"content":{"rendered":"<p>Mungesa e burimeve financiare p\u00ebr dy pasuri t\u00eb paluajtshme dhe mosdeklarimi i huave i kushtoi karrier\u00ebn gjyqtares s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata. Mu\u00e7mata k\u00ebrkoi rivler\u00ebsim n\u00eb t\u00eb tre kriteret, por kjo iu refuzua nga KPK bashk\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65522\" aria-describedby=\"caption-attachment-65522\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hajrie-Mucmata-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65522\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hajrie-Mucmata-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65522\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65522\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Hajrie Mu\u00e7mata p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dy pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb blera n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 dhe mungesa e burimeve financiare p\u00ebr to, e shoq\u00ebruar me probleme n\u00eb kontratat e sip\u00ebrmarrjes, \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Mu\u00e7mata nuk arriti t\u00eb justifikonte rreth 6.4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa trupa arsyetoi se ajo kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me destinacionin e nj\u00eb kredie, nd\u00ebrsa kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh dhe pasakt\u00ebsish n\u00eb deklarimet vjetore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e shkarkuar i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsohej n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa ngriti pretendime mbi anshm\u00ebrin\u00eb e trup\u00ebs gjykuese duke k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e saj. Por pretendimet e Mu\u00e7mat\u00ebs u rr\u00ebzuan nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cVendimarrja p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, zonj\u00ebs Mu\u00e7mata \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb saj per t\u2019u vler\u00ebsuar per t\u00eb tria kriteret, pasi me kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e konstatimeve t\u00eb b\u00ebra prezent n\u00eb rezultatet e hetimit\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata u hetua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar Firdes Shuli, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. Karriera e Hajrie Mu\u00e7matajt n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ka filluar n\u00eb vitin 1999, si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kuk\u00ebsit. N\u00eb vitin 2009, ajo u em\u00ebrua inspektore pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016, Znj. Mu\u00e7mata u dekretua an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga Presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet me apartamentin <\/strong><\/p>\n<p>Problemet me pasurin\u00eb t\u00eb gjyqtares Mu\u00e7mata u vun\u00eb n\u00eb dukje nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit. ILDKPKI n\u00eb raportin e saj shprehet se Mu\u00e7mata kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, kishte fshehur pasurin\u00eb dhe nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e deklaruar.<\/p>\n<p>Shumica e k\u00ebtyre pretendimeve u konfirmua m\u00eb pas nga hetimi i KPK. Fillimisht Mu\u00e7mat\u00ebs iu k\u00ebrkua t\u00eb justifikonte burimin e financimit p\u00ebr nj\u00eb apartament 126 metra t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit v\u00eb n\u00eb dukje se kontratat e n\u00ebnshkruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ishin kontradiktore, \u00e7mimet t\u00eb ndryshme dhe se nuk kishte prova p\u00ebr koh\u00ebn e pagesave.<\/p>\n<p>Nga hetimi, KPK tha se kishte v\u00ebrejtur deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa pretendimet e Mu\u00e7mat\u00ebs se p\u00ebr pages\u00ebn kishin sh\u00ebrbyer dy hua t\u00eb marra nga bashk\u00ebshorti prej 18 mij\u00eb eurosh u gjet i paprovuesh\u00ebm prej Komisionit.<\/p>\n<p>Trupa arsyetoi se huat\u00eb 15 dhe 3 mij\u00eb euro t\u00eb marra nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares i p\u00ebrkisnin nj\u00eb kohe m\u00eb t\u00eb von\u00eb se sa pagesa e k\u00ebsteve, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr apartamentin, nd\u00ebrsa nga hetimi u vu n\u00eb dukje se Mu\u00e7mata nuk mund t\u00eb provonte burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb dy huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ajo tha se koha e pagesave p\u00ebrfshinte gjith\u00eb vitin 2004, nd\u00ebrsa pretendoi se dy huadh\u00ebn\u00ebsit kishin pasur burime t\u00eb ligjshme. Por pretendimet e saj nuk e ndryshuan barr\u00ebn e prov\u00ebs, nd\u00ebrsa u vu n\u00eb dukje se n\u00eb vitin 2004 gjyqtares dhe bashk\u00ebshortit i mungonin 2.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Deklarimi i saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri u cil\u00ebsua i pamjaftuesh\u00ebm dhe i pasakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet e lokalit<\/strong><\/p>\n<p>Pasuria tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Mu\u00e7mat\u00ebs i kaloi barra e prov\u00ebs ishte nj\u00eb lokal q\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kontratave ishte deklaruar her\u00eb si 117 metra dhe her\u00eb si 170 metra duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ballkonet.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se pas hetimeve kishte zbuluar nga Zyra Vendore p\u00ebr Rregjistrimin e Pasurive t\u00eb Paluajtshme, ZVRPP,\u00a0 se nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishte n\u00ebnshkruar q\u00eb n\u00eb vitin 2003 nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares, nd\u00ebrsa kjo e kishte deklaruar at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi\u00a0 rezultoi e provuar se n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb viteve 2003 \u2013 2005, kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe pse personi i lidhur kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb dat\u00ebs 5.11.2003\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu arsyetoi se p\u00ebrndryshe nga pretendimi i gjyqtares se zot\u00ebronte vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb objektit, bashk\u00ebshorti i saj ishte sjell\u00eb vazhdimisht \u201cn\u00eb raport me t\u00eb tret\u00ebt si \u201cpronar i vet\u00ebm\u201d i sendit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb aktet juridike t\u00eb n\u00ebnshkruara prej tij\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb vendim se kishte mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve \u00a0n\u00eb vitin 2006 dhe atyre n\u00eb deklarat\u00ebn veting. \u201cNga krahasimi i deklarimit t\u00eb vitit 2006, me deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, rezultojn\u00eb mosp\u00ebrputhje sa i takon sip\u00ebrfaqes s\u00eb lokalit dhe vler\u00ebs s\u00eb asetit: n\u00eb vitin 2006 deklarohet lokal me sip\u00ebrfaqe 158 m2 n\u00eb vler\u00ebn 58.000 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d deklarohet lokal me sip\u00ebrfaqe 117 m2 n\u00eb vler\u00ebn 59.500 euro\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ajo kund\u00ebrshtoi kontrat\u00ebn e vitit 2003 duke pretenduar se ajo ishte e pa firmosur prej pal\u00ebve dhe se nuk duhej konsideruar si prov\u00eb dhe as si e vlefshme.<\/p>\n<p>Por sipas Komisionit, pretendimi se kontrata e sip\u00ebrmarrjes e n\u00ebntorit 2003, nuk q\u00ebndron.\u00a0 \u201cDuket qart\u00eb se bashk\u00eblidhja e k\u00ebsaj kontrate me at\u00eb t\u00eb shitblerjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb efekt t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb provuar likuidimin e plot\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn e likuidimit t\u00eb pages\u00ebs, pasi n\u00eb faqe 2, paragrafi 3 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7mimi prej 59.500 euro \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 5.11.2003\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se edhe nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e depozituar nga pala shit\u00ebse n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin b\u00ebr\u00eb sh\u00ebnime me shkrim dore, nuk provonte se pagesat nuk ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK rr\u00ebzoi si t\u00eb paprovuar pretendimin e gjyqtares s\u00eb shkarkuar se pagesat n\u00eb fillim ishin kryer nga ortaku i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimi i huas\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duket se r\u00ebndoi pozit\u00ebn e Mu\u00e7mat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ishte mosdeklarimi i nj\u00eb kontrate huaje mes bashk\u00ebshortit dhe nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi. Mu\u00e7mata sipas KPK kishte deklaruar se p\u00ebr t\u00eb paguar blerjen e lokalit ishte p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb vitin 2006, por nga hetimi rezultoi se t\u00eb ardhurat e marra nga kredia ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb borxh.<\/p>\n<p>KPK gjeti se n\u00eb gusht 2006, \u201cpersoni i lidhur I. M. ka transferuar p\u00ebr shtetasin Sh. B., vler\u00ebn 2.970.000 lek\u00eb, me p\u00ebrshkrimin \u201ckalim nga I. M. p\u00ebr Sh. B. shlyerje detyrimi sipas kontrat\u00ebs s\u00eb huamarrjes dt. 7.6.2006\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se edhe pse ishte pyetur disa her\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb hua, gjyqtarja kishte mohuar kategorikisht marr\u00ebdh\u00ebnien financiare. \u201cUn\u00eb nuk i kam marr\u00eb asnj\u00eb hua shtetasit Sh. B. P\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar dh\u00ebnien e kredis\u00eb, nuk m\u00eb kujtohet sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb roli ka pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kredi ky shtetas. Un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti im kemi marr\u00eb pran\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d kredi p\u00ebr investim, kredi t\u00eb cil\u00ebn e kam deklaruar dhe shlyer\u201d, citohet Mu\u00e7mata n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb KPK dhe dokumenteve bankare gjyqtarja e shkarkuar pranoi huamarrjen dhe pretendoi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb saj. \u201cUn\u00eb personalisht nuk kam n\u00ebnshkruar ndonj\u00eb kontrat\u00eb huaje. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, kontrata e\u00a0 huas\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti dhe shtetasi Sh. B., dhe n\u00eb at\u00eb moment nuk disponoja kopjen e k\u00ebsaj kontrate\u201d, iu p\u00ebrgjigj ajo Komisionit.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk e dinte pse bashk\u00ebshorti nuk e kishte sqaruar lidhur me ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj kontrate. Ajo po ashtu pretendoi se marrdh\u00ebnia financiare kishte qen\u00eb vet\u00ebm e shkurt\u00ebr dhe nuk kishte par\u00eb si detyrim p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>Por sipas KPK-s\u00eb, kjo provoi se kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2006 nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte deklaruar. \u201cSi p\u00ebrfundim, rezulton e provuar se n\u00eb vitin 2006, subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi efektive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kredis\u00eb nga \u201cAlpha Bank\u201d, si burim p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb detyrimit n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb lokalit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e burimeve financiare p\u00ebr dy pasuri t\u00eb paluajtshme dhe mosdeklarimi i huave i kushtoi karrier\u00ebn gjyqtares s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata. Mu\u00e7mata k\u00ebrkoi rivler\u00ebsim n\u00eb t\u00eb tre kriteret, por kjo iu refuzua nga KPK bashk\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75170,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[144,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hajrie-Mucmata-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Hajrie Mu\u00e7mata p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: E.Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75169"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75169"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75169\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75171,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75169\/revisions\/75171"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}