{"id":75172,"date":"2020-04-27T13:06:21","date_gmt":"2020-04-27T11:06:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-gjyqtarit-ardit-mustafaj-per-huate-dhe-te-ardhurat-e-padokumentuara\/2020\/04\/27\/"},"modified":"2023-04-07T03:59:47","modified_gmt":"2023-04-07T01:59:47","slug":"shkarkimi-i-gjyqtarit-ardit-mustafaj-per-huate-dhe-te-ardhurat-e-padokumentuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-gjyqtarit-ardit-mustafaj-per-huate-dhe-te-ardhurat-e-padokumentuara\/2020\/04\/27\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i gjyqtarit Ardit Mustafaj, p\u00ebr huat\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e padokumentuara"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Ardit Mustafaj bazohet n\u00eb munges\u00ebn e dokumentimit t\u00eb huave dhe t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e dy pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe Sarand\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68712\" aria-describedby=\"caption-attachment-68712\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardit-Mustafaj-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68712\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardit-Mustafaj-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"68712\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68712\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ardit Mustafaj pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Ardit Mustafaj i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shkarkua nga detyra m\u00eb 5 mars 2020 p\u00ebr \u201cmunges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme\u201d p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb. Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se gjyqtari Mustafaj nuk arriti t\u00eb bindte trup\u00ebn gjykuese p\u00ebr disa hua dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara, t\u00eb cilat sh\u00ebrbyen si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb nj\u00eb hark t\u00eb shkurt\u00ebr kohor.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Mustafajn u krye nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtar Olsi Komici. Ardit Mustafaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe prej vitit 2004, ai ka ushtruar funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb dhjetor 2019, Mustafaj u em\u00ebrua p\u00ebrkoh\u00ebsisht gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kriteri i pasuris\u00eb, Mustafaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtari Ardit Mustafaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb deklaruara, t\u00eb cilat sh\u00ebrbyen p\u00ebr shtimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb patundshme me nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 126 m2 \u00ebsht\u00eb porositur m\u00eb 28 korrik 2004 dhe \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebrfundimisht m\u00eb 10 dhjetor 2007 n\u00eb vler\u00ebn e 58.369 eurove. P\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, Mustafaj ka deklaruar tet\u00eb burime: dy kredi, nj\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb BKT e shlyer plot\u00ebsisht dhe nj\u00eb kredi nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d; t\u00eb ardhura familjare nga puna; t\u00eb ardhura nga qiraja; t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie me truall n\u00eb Sarand\u00eb; hua nga kunati; t\u00eb ardhura nga kurset e bashk\u00ebshortes dhe dhurat\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e saj.<\/p>\n<p>Hetimi i k\u00ebtyre burime financiare t\u00eb deklaruara, ve\u00e7 pamund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb Mustafajt p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi, ka identifikuar probleme edhe p\u00ebr pronat e tjera. Sipas Komisionit, Mustafaj nuk provoi burimin e dy huave n\u00eb vler\u00ebn totale 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marra nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga kjo e fundit nga kurset jasht\u00ebshkollore n\u00eb shum\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet as ligjshm\u00ebria e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit 1+1 n\u00eb Sarand\u00eb me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 120 m2.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2004, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar prej Mustafajt si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb kunatit, gjyqtari Mustafaj ka depozituar dokumentacione q\u00eb, sipas tij, v\u00ebrtetojn\u00eb disa pun\u00ebsime t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, konkretisht si agjent doganor n\u00eb agjencin\u00eb detare dhe spedicioneve; mekanik n\u00eb tragetin e nj\u00eb shoq\u00ebrie greke q\u00eb kryente linj\u00ebn e udh\u00ebtar\u00ebve Korfuz-Sarand\u00eb; inxhinier mekanik dhe kryeinxhinier n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime sh.a., Sarand\u00eb si edhe nj\u00eb pun\u00ebsim tjet\u00ebr part-time.<\/p>\n<p>Komisioni i quan si prova t\u00eb nj\u00ebnashme deklaratat noteriale t\u00eb kapitenit dhe marinar\u00ebve t\u00eb tragetit t\u00eb linj\u00ebs Korfuz-Sarand\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb deklaruar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka punuar n\u00eb periudh\u00ebn janar 1998 \u2013 maj 2001 n\u00eb k\u00ebt\u00eb anije.<\/p>\n<p>&#8220;Aktet e depozituara nga subjekti duket se synojn\u00eb t\u00eb provojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte pun\u00ebsimin e huadh\u00ebn\u00ebsit me pag\u00eb mujore 150.000 dhrahmi greke (rreth 75.000 lek\u00eb sipas kursit mesatar t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1998), por nuk dokumentohet dh\u00ebnia e k\u00ebsaj shume nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe po ashtu duket se nuk provohet edhe pagimi i detyrimeve tatimore\u201d, konstaton trupi gjykues, duke vendosur t\u00eb mos p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb ardhurat e siguruara nga ky pun\u00ebsim n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm dhe me dokumentacion ligjor, burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka deklaruar se jan\u00eb p\u00ebrfituar prej bashk\u00ebshortes nga m\u00ebsimdh\u00ebnia e kurseve jasht\u00ebshkollore.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar gjithashtu se bashk\u00ebshortja e Mustafajt e ka paguar tatimin n\u00eb burim n\u00eb mas\u00ebn 15 % n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018. Komisioni nuk e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pages\u00ebn e tatimit n\u00eb burim n\u00eb vitin 2018, duke argumentuar se ky veprim duhej t\u00eb ishte kryer vite m\u00eb par\u00eb, kur kishte ndryshuar legjislacioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se Mustafaj e ka pasur gjith\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 vler\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pretenduar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja prej kurseve t\u00eb matematik\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafaj i ka k\u00ebrkuar KPK q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb pages\u00ebn e tatimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, ashtu si ka vepruar n\u00eb rastin e pages\u00ebs s\u00eb tatimit me vones\u00eb, n\u00eb vitin 2014, t\u00eb t\u00eb ardhurave nga qiraja e p\u00ebrfituar n\u00eb vitet 2004 \u2212 2006 prej apartamentit n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sipas trupit gjykues, situata nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, si nga m\u00ebnyra e deklarimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, ashtu edhe p\u00ebr faktin se tatimi i qiras\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar para daljes s\u00eb Ligjit p\u00ebr Rivler\u00ebsimin Kalimtar t\u00eb Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga kurset \u00ebsht\u00eb kryer pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting.<\/p>\n<p>Komisioni hetoi edhe lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb shumave t\u00eb dhuruara bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga familjar\u00ebt e saj. Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Mustafaj ka deklaruar se shumat e dhuruara bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs jan\u00eb 200 mij\u00eb dhrahmi dhe 1.898 USD.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb Mustafajt, nga viti 1996 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pension dhe se t\u00eb ardhurat e tyre rezultojn\u00eb n\u00eb nivel minimal p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e jetes\u00ebs dhe KPK\u00a0 konsideron se nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimet e kryera n\u00eb vlerat 200 mij\u00eb dhrahmi dhe 1.898 USD.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb likujdimit t\u00eb shum\u00ebs 58.369 euro, huan\u00eb e marr\u00eb nga kunati n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb; \u00e7mimin e shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me truall n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb si edhe t\u00eb ardhurat nga kurset e m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb bashk\u00ebshortes dhe dhurimet e familjar\u00ebve t\u00eb saj. N\u00eb p\u00ebrfundim, analiza financiare e vitit 2004 ka rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn \u00a02.7 milion\u00eb lek\u00eb<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, KPK arsyeton n\u00eb vendim se gjyqtari Mustafaj nuk arrin t\u00eb justifikoj\u00eb edhe blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 54 m2 n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr 22 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Sipas KPK ai nuk ka justifikuar dot burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb marr\u00eb hua nga shtetasi Gj. D., nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ka sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit 1+1 po n\u00eb Sarand\u00eb. Gjithashtu nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e tyre.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, Mustafaj ka deklaruar se shtetasi Gj. D. ka pasur dhe ka aktivitet privat n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit t\u00eb brumit dhe pasti\u00e7eris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se shtetasi Gj. D. n\u00eb periudh\u00ebn 2002 \u2013 2003 kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb huaja ka marr\u00eb disa kredi. \u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat e pasqyruara, duket se huadh\u00ebn\u00ebsi ka qen\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare, pasi brenda tri (3) viteve ka marr\u00eb tri kredi n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 3.100.000 lek\u00eb,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dokumentet e administruara p\u00ebr vler\u00ebsimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, pasi Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore, Dega Sarand\u00eb ka konfirmuar list\u00ebpagesa q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me periudh\u00ebn e huadh\u00ebnies. Po ashtu, konstatohet se edhe pagesat e sigurimeve shoq\u00ebrore nuk jan\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, por me periudha kohore t\u00eb shk\u00ebputura.<\/p>\n<p>Hetimit administrativ i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar edhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb objekti 1+1 n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Sarand\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb shitur m\u00eb pas n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn e 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve. Sipas trupit gjykues, Mustafaj nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm dhe t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb subjektit, i cili pretendon se e ka shitur k\u00ebt\u00eb objekt t\u00eb pap\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas aktit t\u00eb kolaudimit rezulton q\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri katet.<\/p>\n<p>Vlera e p\u00ebrftuar nga shitja e k\u00ebtij objekti \u00ebsht\u00eb deklaruar prej Mustafajt si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Komisionit\u00a0 n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar Mustafaj ka bler\u00eb tok\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 304 m2 n\u00eb vler\u00ebn 145.920 lek\u00eb nga seksioni i financ\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Sarand\u00eb dhe n\u00eb gusht t\u00eb 1999-\u00ebs \u00ebsht\u00eb miratuar edhe numri dhe funksionimi i kateve t\u00eb nd\u00ebrtimit mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se, sipas v\u00ebrtetimit hipotekor t\u00eb vitit 2003 t\u00eb depozituar nga Mustafaj, banesa cil\u00ebsohet me num\u00ebr katesh 1+1, me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 120 m2, nd\u00ebrsa n\u00eb aktin e kolaudimit t\u00eb po atij viti cil\u00ebsohet se objekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar konform projektit me nj\u00eb garazh n\u00ebntok\u00ebsor 120 m2 dhe tre kate sip\u00ebr me sip\u00ebrfaqe t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, ku kati i par\u00eb sh\u00ebrben si lokal dhe dy t\u00eb tjer\u00ebt si banes\u00eb. N\u00eb vendim theksohet se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt \u00ebsht\u00eb pasqyruar fakti se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb pranin\u00eb e investitorit, gjyqtarit Mustafaj.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, subjekti i ka q\u00ebndruar deklarimit t\u00eb tij se objekti ka qen\u00eb i pap\u00ebrfunduar dhe se \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb at\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se n\u00eb vitin 2003, n\u00eb Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Sarand\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar gjendja faktike, sipas verifikimit t\u00eb kryer n\u00eb vend edhe nga punonj\u00ebsit e k\u00ebsaj zyre.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto rrethana jan\u00eb sqaruar prej meje edhe n\u00eb vitin 2005 n\u00eb ILDKPKI, ku n\u00eb dat\u00ebn 15.11.2005 kam paraqitur n\u00eb ILDKPKI edhe sqarimin me shkrim nga ZVRPP-ja Sarand\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 7.11.2005, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet: \u2018&#8230; p\u00ebr sa i takon katit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb sipas lejes nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe nuk jan\u00eb regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb,\u201d ka shpjeguar Mustafaj.<\/p>\n<p>Ai ka sqaruar se em\u00ebrtimet e funksioneve t\u00eb kateve n\u00eb aktin e kolaudimit p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht sipas em\u00ebrtimeve t\u00eb tyre n\u00eb projekt, pasi as nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb banueshme dhe as nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion ndonj\u00ebher\u00eb prej tij. Sipas Mustafajt, edhe nd\u00ebrtimi faktik 1+1, q\u00eb u regjistrua ka qen\u00eb i pap\u00ebrfunduar dhe n\u00eb gjendje karabina.<\/p>\n<p>\u201cLapsusi i lejuar n\u00eb aktin e kolaudimit dat\u00eb 20.10.2003 nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb regjistrim dhe n\u00eb fitimin e pron\u00ebsis\u00eb nga ana ime, p\u00ebr shkak se edhe me k\u00ebrkes\u00ebn time, nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb verifikuar n\u00eb vend nga ZVRPP-ja Sarand\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar sipas gjendjes faktike\u201d, ka pohuar Mustafaj, i cili ka pretenduar se edhe kolaudatori ka ndryshuar sh\u00ebnimet e tij.<\/p>\n<p>Por trupi gjykues nuk \u00ebsht\u00eb bindur, pasi ka konstatuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb tjera mes deklarimeve dhe fakteve. P\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar konstatimet e Komisionit, gjyqtari Mustafaj ka depozituar edhe disa pamje satelitore prej vitit 2003, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka nisur dhe p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi i objektit 1+1 e deri n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr t\u00eb provuar se ky nd\u00ebrtim nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrfunduar prej tij dhe se nuk kan\u00eb qen\u00eb ngritur t\u00eb gjith\u00eb katet. Ai ka pretenduar se nga imazhi satelitor i Google Earth, ngritja e kateve t\u00eb tjera ka ndodhur nga viti 2010 e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Edhe ky pretendim i Mustafajt \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar prej Komisionit q\u00eb konstaton se ekspert\u00ebt nuk kan\u00eb konkluduar n\u00ebse nd\u00ebrtimi ka qen\u00eb ose jo i p\u00ebrfunduar. Trupi gjykues \u00e7mon se, n\u00eb raport me deklarimet e subjektit nd\u00ebr vite, apo pal\u00ebve, n\u00eb referenc\u00eb edhe t\u00eb aktit vler\u00ebsues &#8211; konkurrojn\u00eb provat, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kontrata e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb si dhe regjistrimi p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt pasqyrojn\u00eb p\u00ebrfitimin e pasuris\u00eb dhe regjistrimin e objektit 1+1 t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Ardit Mustafaj bazohet n\u00eb munges\u00ebn e dokumentimit t\u00eb huave dhe t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e dy pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe Sarand\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75173,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[162,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardit-Mustafaj-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ardit Mustafaj pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75172"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75174,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75172\/revisions\/75174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}