{"id":75175,"date":"2020-04-20T14:10:21","date_gmt":"2020-04-20T12:10:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjovalin-pernoca-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-fshehje-e-deklarim-te-rreme-te-pasurise\/2020\/04\/20\/"},"modified":"2023-04-07T04:01:52","modified_gmt":"2023-04-07T02:01:52","slug":"gjovalin-pernoca-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-fshehje-e-deklarim-te-rreme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjovalin-pernoca-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-fshehje-e-deklarim-te-rreme-te-pasurise\/2020\/04\/20\/","title":{"rendered":"Gjovalin P\u00ebrnoca u shkarkua p\u00ebr munges\u00eb burimesh, fshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikon pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Gjovalin P\u00ebrnoca p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vile n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpie pushimi n\u00eb Golem dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas trupit gjykues ai ka fshehur nj\u00eb depozit\u00eb 35 mij\u00eb USD, si dhe nuk ka deklaruar trajtimin preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb kryeqytet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64214\" aria-describedby=\"caption-attachment-64214\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_65291.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64214\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_65291-533x400.jpg\" alt=\"Gjovalin P\u00ebrnoca, gjyqtar, KPK\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64214\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64214\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore e gjyqtarit Gjovalin P\u00ebrnoca n\u00eb KPK | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Gjovalin P\u00ebrnoca u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 shtator 2019, pas konstatimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr probleme t\u00eb shumta me pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK; i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Olsi Komici relator dhe Suela Zhegu an\u00ebtare konkludon se P\u00ebrnoca ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm; ka fshehur pasurit\u00eb , ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e disa aseteve, si edhe munges\u00eb burimesh t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb lidhur me p\u00ebrfitimin e dy apartamenteve n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit si i pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebrnoca u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa u identifikuan mang\u00ebsi dhe probleme p\u00ebr profesionalizmin n\u00eb aspektin procedural, por q\u00eb nuk u konsideruan shkarkuese prej trupit gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni nuk gjeti probleme edhe n\u00eb kat\u00ebr denoncimet e kryera prej publikut pran\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Gjovalin P\u00ebrnoca ka pasur nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku ka sh\u00ebrbyer fillimisht si gjyqtar n\u00eb Mirdit\u00eb dhe Shkod\u00ebr dhe p\u00ebr 4 vjet si inspektor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka ushtruar p\u00ebr 15 vite. P\u00ebrnoca ka qen\u00eb gjithashtu edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb si dhe \u00ebsht\u00eb dekretuar nga Presidenti i Republik\u00ebs p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, pa mundur q\u00eb t\u00eb zgjidhet m\u00eb pas n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p><strong>Trajtim preferencial i padeklaruar<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se P\u00ebrnoca nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2005 nj\u00eb \u201ctrajtim preferencial\u201d q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb nd\u00ebrtues, i cili i ka siguruar me \u00e7mim t\u00eb favorsh\u00ebm nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 119.6 m2 dhe dy garazhe me sip\u00ebrfaqe 19.20 m2 secili, p\u00ebr vler\u00ebn totale 49.860 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se nd\u00ebrtuesi A.G. ka paguar fillimisht personalisht t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimin e apartamentit dhe t\u00eb garazheve, megjith\u00ebse ishte bashk\u00ebporosit\u00ebs me P\u00ebrnoc\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit mund\u00ebsi pritje p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues thekson se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit i deklaruar nga gjyqtari P\u00ebrnoca dhe i pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb dat\u00ebs 31 dhjetor 2005, n\u00eb vler\u00ebn 41.860 euro, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi real pasi rezulton t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt krahasuar me \u00e7mimin e referenc\u00ebs s\u00eb atij viti, q\u00eb sipas KPK rezulton n\u00eb shum\u00ebn 75.593 euro. Nisur nga ky fakt, Komisioni v\u00ebren se p\u00ebrforcohet bindja p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb trajtimi preferencial, por t\u00eb padeklaruar nga P\u00ebrnoca. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e konfliktit t\u00eb interesit mes P\u00ebrnoc\u00ebs, personit q\u00eb i pagoi vler\u00ebn e apartamentit e t\u00eb garazheve dhe nd\u00ebrtuesit q\u00eb ja shiti.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca ka deklaruar para Komisionit se me A.G. njihet q\u00eb n\u00eb vitet 2000, por se nuk i mban mend sakt\u00ebsisht rrethanat kur jan\u00eb takuar. &#8220;Besoj se koleg\u00eb t\u00eb mi nga Shkodra, t\u00eb cil\u00ebt i kishin transmetuar p\u00ebr mua opinione pozitive. Nuk kemi frekuentim t\u00eb rregullt shoq\u00ebror, pasi secili ka angazhimet e tij, por n\u00ebse shihemi ndonj\u00ebher\u00eb, ruajm\u00eb konsiderata reciproke\u201d, ka deklaruar P\u00ebrnoca.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se A.G. i kishte premtuar ti shiste nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb at\u00eb pallat dhe se t\u00eb priste ta paguante me k\u00ebste. Por, sipas P\u00ebrnoc\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005, A.G. dhe ish-ortaku i tij n\u00eb firm\u00ebn e nd\u00ebrtimit, z. P.F., kishin p\u00ebrfunduar ortak\u00ebrin\u00eb dhe kishin ndar\u00eb edhe pasurit\u00eb e tyre. Ai ka shtuar se banesa e premtuar kishte q\u00eblluar pjes\u00eb e ortakut t\u00eb A.G. dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky i fundit i kishte th\u00ebn\u00eb se do t&#8217;ia blinte e do t&#8217;ia shiste.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb vlerave 15 mij\u00eb euro dhe 34860 euro t\u00eb paguara n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr shlyerjen e personit q\u00eb i bleu sht\u00ebpin\u00eb, P\u00ebrnoca ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting kursimet e akumuluara dhe t\u00eb ardhurat e vitit 2006.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb hetimit administrativ, KPK ka konkluduar se A.G. ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs prej 49.860 euro p\u00ebr blerjen e apartamentit + dy garazhe n\u00eb vitin 2005. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe P\u00ebrnoca dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 49.860 euro n\u00eb vitin 2006, pavar\u00ebsisht nj\u00eb balance negative n\u00eb vler\u00ebn \u2013 228.532 lek\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb shum\u00eb 3.4 milion\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem n\u00eb shkurt t\u00eb 2006-\u00ebs, ku konkludohet se ka pasur vlera fiktive t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pasqyruara n\u00eb kontratat e blerjes dhe t\u00eb shitjes s\u00eb asaj pasurie, si edhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mime fiktive p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e pushimeve<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin 1+1 n\u00eb vendin e quajtur Mali i Robit n\u00eb Golem, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb dat\u00eb 29 korrik 2005, P\u00ebrnoca ka deklaruar se e ka shitur gati dyfishin pak muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 9 shkurt 2006, p\u00ebr vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting, P\u00ebrnoca ka deklaruar, kursimet para e gjat\u00eb vitit 2004 dhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb automjeti tip &#8220;Mercedez Benz\u201d p\u00ebr vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2005 nuk e ka deklaruar burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjes t\u00eb kryer nga Komisioni sipas \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs t\u00eb vitit 2005, vlera e k\u00ebtij apartamenti, rezulton t\u00eb jet\u00eb 2.4 milion\u00eblek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRezulton q\u00eb apartamenti t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 538.146 lek\u00eb, m\u00eb lir\u00eb se \u00e7mimi i tregut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka shitur disa muaj m\u00eb von\u00eb m\u00eb lart\u00eb \u00e7mimit t\u00eb tregut, n\u00eb vler\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 3.4 milion\u00eb lek\u00eb, likuiduar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale\u201d, konstaton Komisioni duke shtuar se, veprimet financiare jan\u00eb kryer pa dokumente provuese.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Komisioni konstaton se personi q\u00eb e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament nga P\u00ebrnoca p\u00ebr 3.4 milion\u00eb lek\u00eb, e ka shitur pas pes\u00eb muajve me vler\u00eb 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebraf\u00ebrsisht aq sa e kishte bler\u00eb fillimisht subjekti. Kjo gjetje i ka forcuar edhe m\u00eb shum\u00eb dyshimet e Komisionit p\u00ebr vendosje t\u00eb \u00e7mimeve fiktive n\u00eb kontratat e blerjes dhe shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga pretendimet e P\u00ebrnoc\u00ebs se, sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb \u00e7mim t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes me shit\u00ebsin dhe se \u00ebsht\u00eb shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb, pasi jan\u00eb kryer punime. N\u00eb vendim thuhet se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb shpenzimet e pretenduara p\u00ebr punimet shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb identifikon Komisioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb edhe pamund\u00ebsia financiare. N\u00eb vendim thuhet se m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2002, P\u00ebrnoca rezulton me balanc\u00eb financiare negative prej &#8211; 1.422.785 lek\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e kursimeve nd\u00ebr vite q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Golem, n\u00eb shum\u00ebn totale &#8211; 939.102 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr vil\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konkludon mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e kryera p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb trekat\u00ebshe dhe truall t\u00eb bler\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1998 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK, P\u00ebrnoca n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2003 ka deklaruar sht\u00ebpi banimi 2+1, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes t\u00eb vitit 1998, si edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklaruar: oborr truall me sip\u00ebrfaqe 105 m2 dhe 70 m2 truall nd\u00ebrtese dhe banes\u00eb 2+1 e nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb dy katet e tjera, me \u00e7mimin 3.150.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca \u00ebsht\u00eb justifikuar se k\u00ebto gjetje nuk mund t\u00eb jen\u00eb mosp\u00ebrputhje, por vet\u00ebm deklarim i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pasuri, i pa detajuar me imt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton m\u00eb tej mosdeklarim t\u00eb nd\u00ebrtimit pa leje n\u00eb deklaratat periodike vjetore 2006 \u2212 2016 i pjes\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit me sip\u00ebrfaqe 11.8 m2 t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs 3-kat\u00ebshe. N\u00eb vendim shpjegohet se sip\u00ebrfaqja totale e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 \u00ebsht\u00eb 140 m2, nd\u00ebrsa ajo e legalizuar \u00ebsht\u00eb 151.8 m2.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK konstaton edhe mospasqyrim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb papafingos me sip\u00ebrfaqe 21.7 m2. \u201cN\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019 subjekti deklaron vet\u00ebm 1 dhom\u00eb n\u00eb katin e tret\u00eb pa p\u00ebrmasa. Dokumentacioni i p\u00ebrcjell\u00eb nga ALUIZNI dhe ZVRPP-ja Tiran\u00eb pasqyron papafingo me sip. 51.7 m2 dhe, rrjedhimisht, diferenca prej 51.7 m2 &#8211; 30m2 = 21.7 m2 , rezulton e padeklaruar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje identifikohen edhe lidhur me vitin e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb formular\u00ebt e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb paraqitur pran\u00eb ALUIZNI-t, \u00ebsht\u00eb pasqyruar si vit nd\u00ebrtimi \u2212 viti 1979; s\u00eb bashku me t\u00eb atin kan\u00eb deklaruar se gabimisht n\u00eb formularin p\u00ebrkat\u00ebs kan\u00eb deklaruar se k\u00ebt\u00eb objekt e kan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1979, por se nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs s\u00eb tyre dykat\u00ebshe me papafingo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe transferuar pjes\u00eb-pjes\u00eb n\u00eb gjendjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht pas vitit 1998 e n\u00eb vijim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pyetur nga Komisioni subjekti ka shpjeguar se kishte bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb e cila ishte b\u00ebr\u00eb pa leje nga shit\u00ebsi n\u00eb vitin 1994. Komisioni i vler\u00ebson t\u00eb paplota dhe jo bind\u00ebse shpjegimet e P\u00ebrnoc\u00ebs n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfunduar pas vitit 1994.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare, n\u00eb shum\u00ebn -660 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb banimit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1998, pasi nj\u00eb prej burimeve financiare t\u00eb deklaruara \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. \u201c\u2026Nj\u00ebri nga burimet financiare, konkretisht t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Rr\u00ebshen, \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 1999, pra, pas blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1998\u201d, citohet n\u00eb konkluzionet e Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim identifikohet fakti se P\u00ebrnoca ka ndryshuar disa her\u00eb deklarimet lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj prone. N\u00eb vitin 2003 ai ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme e p\u00ebrfituar nga privatizimi dhe kursimet nga pagat; n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka pasqyruar si burim t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e sht\u00ebpive n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Rr\u00ebshen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ, ka ndryshuar q\u00ebndrim duke deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga i v\u00ebllai nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Kuk\u00ebs. Komisioni konkludon se p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb deklarimeve p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, P\u00ebrnoca gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendimi paralel<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe lidhur mbi burimin e krijimit t\u00eb apartamenteve n\u00eb Rr\u00ebshen dhe n\u00eb Shkod\u00ebr dhe procedurat e p\u00ebrfitimit t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. Trupi gjykues nuk evidenton probleme p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 108.9 m2 n\u00eb Rr\u00ebshen t\u00eb privatizuar prej P\u00ebrnoc\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1993 nga Nd\u00ebrmarrja Komunale p\u00ebr vler\u00ebn 28.214 lek\u00eb dhe t\u00eb shitur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999 p\u00ebr 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrfitimin e apartamentit n\u00eb Shkod\u00ebr trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb duke paraqitur mendime paralele.<\/p>\n<p>Apartamenti 2+1 me sip\u00ebrfaqe 69.20 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, vlera e shitjes s\u00eb t\u00eb cilit ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga kontrata e p\u00ebrkohshme e lidhur me Entin Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave m\u00eb dat\u00eb 25 shtator 1996, kur \u00ebsht\u00eb paguar si paradh\u00ebnie shuma prej 35 mij\u00eb lek\u00ebsh. M\u00eb dat\u00eb 6 n\u00ebntor 1997 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata p\u00ebrfundimtare e shit-blerjes s\u00eb apartamentit me pages\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb vler\u00ebn 11.625 USD ose 1.703.062 lek\u00eb, sipas kursit t\u00eb k\u00ebmbimit valutor t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb menj\u00ebhershme, P\u00ebrnoca ka p\u00ebrfituar zbritjen e 30 % t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit duke paguar p\u00ebrfundimisht 1.248.167 lek\u00eb, ose 8.603 USD. Por, vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb pasi P\u00ebronca e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, ka arritur ta shes\u00eb disa her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb USD, q\u00eb i jan\u00eb paguar n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht Komisioni ka ngritur dyshime n\u00eb lidhje me ligjshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti nga subjekti; \u00e7mimin me t\u00eb cilin P\u00ebrnoca e ka shitur; pages\u00ebn e tatimit n\u00eb burim dhe mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie nga subjekti. N\u00eb vendim evidentohet se P\u00ebrnoca kishte p\u00ebrfituar m\u00eb par\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nj\u00eb apartament n\u00eb Rr\u00ebshen dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebtij institucioni ka qen\u00eb bashk\u00ebngjitur edhe dokumentacioni ligjor mbi kriteret ku \u00ebsht\u00eb bazuar p\u00ebr dh\u00ebnien e banes\u00ebs subjektit Gjovalin P\u00ebrnoca, me statusin si i pastreh\u00eb n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca ka shpjeguar se ishte transferuar n\u00eb detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1993 dhe duke qen\u00eb pa banes\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebn e shtetit larg familjes, K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr e ka trajtuar me banes\u00eb nga Enti i Banesave.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; Un\u00eb privatizimin e banes\u00ebs n\u00eb Rr\u00ebshen e kam b\u00ebr\u00eb sipas ligjit, por duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb familjare edhe me prind\u00ebrit. M\u00eb von\u00eb, meq\u00eb mbeta n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nuk po transferohesha dot, jam ndar\u00eb nga prind\u00ebrit dhe kam k\u00ebrkuar banes\u00eb nga Bashkia Shkod\u00ebr, si familje m\u00eb vete, duke e konsideruar veten t\u00eb pastreh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, si i transferuar (me detyrim nga shteti dhe jo me k\u00ebrkes\u00eb)\u201d, ka pohuar P\u00ebrnoca.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb rastin e tij, ndon\u00ebse ka p\u00ebrfituar nj\u00eb her\u00eb nga ligji p\u00ebr privatizimin, e fiton statusin si i pastreh\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb kushte detyrimi p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin. Shumica e trupit gjykues, \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e P\u00ebrnoc\u00ebs duke konkluduar se ai e ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme edhe apartamentin n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, relatori Olsi Komici ka q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga koleget e tij, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu lidhur me k\u00ebt\u00eb konkluzion. Sipas Komicit, n\u00eb kontrat\u00ebn e p\u00ebrkohshme t\u00eb dat\u00ebs 25 shtator 1996, p\u00ebr shitje apartamenti, lidhur nd\u00ebrmjet deg\u00ebs s\u00eb EKB-s\u00eb Shkod\u00ebr dhe subjektit, p\u00ebrcaktohet se bler\u00ebsi, para lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs detyrohet t\u00eb paraqes\u00eb mes t\u00eb tjerave edhe dokumentin i cili v\u00ebrteton se nuk ka p\u00ebrfituar nga ligji i privatizimit t\u00eb banesave shtet\u00ebrore. \u201cN\u00eb praktik\u00ebn e depozituar n\u00eb Komision nga EKB-ja nuk rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb depozituar nj\u00eb dokument i till\u00eb nga subjekti sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme\u2026\u201d, konstaton Komici i cili argumenton m\u00eb tej se, sipas ligjit, n\u00eb asnj\u00eb rast qytetari nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00ebkoh\u00ebsisht pronar i dy banesave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me dyshimet e Komisionit p\u00ebr caktimin e nj\u00eb \u00e7mimi fiktiv n\u00eb shitjen e k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr 30 mij\u00eb USD, P\u00ebrnoca ka shpjeguar nd\u00ebr t\u00eb tjera se, vendimin p\u00ebr ta shitur sht\u00ebpin\u00eb e kishin marr\u00eb pasi me situat\u00ebn e vitit 1997, si i huaj q\u00eb ishte n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, nuk e shikonte me perspektiv\u00eb pun\u00ebn dhe jetes\u00ebn atje. \u201cAdministratori i entit bler\u00ebs, z. Gj.L., e kishte prezantuar me bler\u00ebsit q\u00eb ishin investitor\u00eb italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve iu p\u00ebrshtatej pozicioni i apartamentit pran\u00eb nj\u00eb fabrike fasonerie ku ata ushtronin aktivitetin e tyre, p\u00ebr interesat e biznesit dhe sidomos p\u00ebr sigurin\u00eb fizike t\u00eb tyre, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb rendit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ai ka depozituar edhe kontrat\u00ebn e shitjes ku ishte sh\u00ebnuar vlera 30 mij\u00eb USD si edhe at\u00eb t\u00eb regjistrimit n\u00eb hipotek\u00ebn e Shkodr\u00ebs, duke pretenduar se me k\u00ebto dokumente provonte vler\u00ebn reale t\u00eb shitjes dhe t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimit mbi shitjen.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e P\u00ebrnoc\u00ebs duke konkluduar se arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dyshimet e ngritura nga Komisioni n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes si dhe pages\u00ebn e tatimit mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>Por, Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se P\u00ebrnoca nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb banimit n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb shum\u00ebn &#8211; 544.620 lek\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn totale &#8211; 1.410.000 lek\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartament p\u00ebr pushime n\u00eb Sarand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni identifikon disa probleme lidhur me nj\u00eb apartament p\u00ebr pushime n\u00eb Sarand\u00eb q\u00eb P\u00ebrnoca e ka bler\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb jetonte n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro, por q\u00eb m\u00eb pas ja kan\u00eb kthyer s\u00ebrish nd\u00ebrtuesit, duke marr\u00eb prej tij 70 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK identifikon pamund\u00ebsi financiare t\u00eb bashk\u00ebporosit\u00ebsit t\u00eb P\u00ebrnoc\u00ebs i cili jetonte n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, T.S., p\u00ebr pages\u00ebn e kryer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Sarand\u00eb, si edhe kryerjen e investimeve t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, pavar\u00ebsisht deklarimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga sip\u00ebrmarr\u00ebsi Nj.V., se e ka marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn prej 50.000 euro nga subjekti dhe shtetasi S.T., duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer p\u00ebr z. S.T., vler\u00ebson se nuk kishte burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs prej 20.000 euro z. Nj.V.\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dokumentacionet dhe deklarimet e P\u00ebrnoc\u00ebs se n\u00eb vler\u00ebn financiare t\u00eb paguar nga z. S.T. p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs takuese t\u00eb apartamentit n\u00eb Sarand\u00eb, ka ndihmuar edhe i v\u00ebllai i tij, B.T. dhe ekonomia e p\u00ebrbashk\u00ebt familjare q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb Angli, pasi ato nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb koh\u00eb reale. \u201c\u2026P\u00ebrkundrazi, Komisioni vler\u00ebson se futja n\u00eb loj\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetasit B.T. \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsia financiare e shtetasit S.T. p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn e tij monetare n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim\u201d, konkludon KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim evidentohet se vlera e investuar n\u00eb apartament nga P\u00ebrnoca dhe bashk\u00ebporosit\u00ebsi i tij, S.T., \u00ebsht\u00eb n\u00eb total 20 mij\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb u ka kthyer nd\u00ebrtuesi m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes 50 mij\u00eb euro. KPK nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e P\u00ebrnoc\u00ebs se ata kishin shpenzuar nga 800 mij\u00eb lek\u00eb secili p\u00ebr punimet n\u00eb apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoc\u00ebs i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime edhe p\u00ebr deklarat\u00ebn e tij m\u00eb dat\u00eb 25 qershor 2013, ku thuhet se s\u00eb bashku me T.S. anulojn\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ky shtetas nuk ka qen\u00eb prezent para noterit, si dhe nuk ka l\u00ebn\u00eb akt p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr shkak t\u00eb moskorrektes\u00ebs s\u00eb firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit, kishin r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb parim p\u00ebr ta anuluar kontrat\u00ebn, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u2019ia shisnin kujtdo. P\u00ebrnoca e ka pranuar faktin se ka sh\u00ebnuar q\u00eb ai dhe T.S. i kan\u00eb likujduar pal\u00ebs shit\u00ebse gjith\u00eb shum\u00ebn e mbetur, por e konsideron t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deklarimin, duke pretenduar se kjo gj\u00eb shpreh dijenin\u00eb e tij mbi faktin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me nj\u00eb vler\u00eb 5 mij\u00eb euro q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua nd\u00ebrtuesit, P\u00ebrnoca ka shpjeguar se kjo shum\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb kur duhej q\u00eb t&#8217;u kthehej vlera totale 70 mij\u00eb euro. \u201cUn\u00eb nuk kisha aspak d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t&#8217;ia jepja, por n\u00ebse nuk ia jepja, rrezikoja q\u00eb t\u00eb mos binte dakord me anulimin e kontrat\u00ebs dhe do m\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb humbja shum\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shitur p\u00ebrs\u00ebri banes\u00ebn&#8230;\u201d, ka pohuar P\u00ebrnoca duke shpjeguar se nd\u00ebrtuesi ishte justifikuar duke i th\u00ebn\u00eb se kishte probleme familjare.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon faktin se m\u00eb dat\u00eb 25 qershor 2013, subjekti s\u00eb bashku me z. S.T. dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsin Nj.V., kan\u00eb deklaruar se p\u00ebr apartamentin n\u00eb Sarand\u00eb \u00ebsht\u00eb likuiduar i gjith\u00eb detyrimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb dat\u00eb 26 qershor, kan\u00eb anuluar kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe nd\u00ebrtuesi ka deklaruar se do t\u2019u kthej\u00eb shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklaratat noteriale dhe faktin se kthimi i shum\u00ebs 70 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2013, Komisioni i gjen t\u00eb mjaftueshme shpjegimet e dh\u00ebna nga P\u00ebrnoca p\u00ebr kthimin e pal\u00ebve n\u00eb gjendjen fillestare, duke marr\u00eb shum\u00ebn prej 70 mij\u00eb euro, pavar\u00ebsisht faktit se nj\u00eb transaksion i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb rrug\u00eb bankare.<\/p>\n<p><strong>Fshehje dhe deklarime t\u00eb rreme<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se P\u00ebrnoca dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2003 hapjen e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb USD dhe mbylljen e saj n\u00eb vitin 2004, kur \u00ebsht\u00eb maturuar dhe ka arritur vler\u00ebn 35.113,83 USD. P\u00ebrnoca ka shpjeguar se bashk\u00ebshortja e tij, znj. A.P., ka pasur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Amerikane nga viti 2002 deri n\u00eb vitin 2004, n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb USD, por se k\u00ebto vlera monetare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ai ka depozituar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb dat\u00ebs 15 dhjetor 2004, ku mbesa e bashk\u00ebshortes shpjegon se n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2002, halla e saj me bashk\u00ebshortin, gjyqtarin P\u00ebrnoca, kan\u00eb qen\u00eb vizitor\u00eb n\u00eb Angli dhe se kur u larguan u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kursimet e pun\u00ebs pes\u00eb vje\u00e7are n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb shum\u00eb prej 35.000 (tridhjet\u00eb e pes\u00eb mij\u00eb) USD, halla ime e ka depozituar pran\u00eb Bank\u00ebs Amerikane n\u00eb dat\u00ebn 20.9.2002 dhe me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb janar t\u00eb vitit 2004\u201d, citohet n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb paraqitur nga P\u00ebrnoca.<\/p>\n<p>Pretendimet e P\u00ebrnoc\u00ebs nuk e kan\u00eb bindur Komisionin pasi ai dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore dhe nuk ka provuar q\u00eb mbesa e bashk\u00ebshortes dhe bashk\u00ebshorti i saj t\u00eb ken\u00eb patur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 35 mij\u00eb USD n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Gjithashtu, sipas KPK nuk \u00ebsht\u00eb provuar edhe transferimi i k\u00ebsaj vlere n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb p\u00ebrfundim trupi gjykues konkludon se P\u00ebrnoca e ka fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Sipas KPK, gjyqtari P\u00ebrnoca dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 shtator 2002, duke rezultuar me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn -1.878.236 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar shpjegime P\u00ebrnoc\u00ebs p\u00ebr destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj depozite q\u00eb ka arritur vler\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb pas maturimit nj\u00eb vje\u00e7ar kur \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Sqarime i jan\u00eb k\u00ebrkuar edhe p\u00ebr destinacionin e nj\u00eb depozite tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 11.700 euro t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb prill t\u00eb 2003, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk jan\u00eb identifikuar probleme p\u00ebr burimin e krijimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca ka shpjeguar se gjendja 12 mij\u00eb USD e deklaruar n\u00eb vitin 2004 ishte pjes\u00eb e k\u00ebsaj pasurie, nd\u00ebrsa ka shtuar se pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shpenzuar n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr riparimin e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare n\u00eb lidhje me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb depozit\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, duke argumentuar se kjo vler\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte shumat q\u00eb i ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje bashk\u00ebshortes prej mbes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shpjegimet e P\u00ebrnoc\u00ebs nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebse prej Komisionit, duke theksuar se edhe n\u00eb analiz\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebtij pretendimi, \u00ebsht\u00eb konkluduar se kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se destinacioni i p\u00ebrdorimit t\u00eb shum\u00ebs prej 3.2 milion\u00eb lek\u00ebsh, e depozituar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, ka qen\u00eb maturimi, konvertimi dhe depozitimi i saj n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb USD, n\u00eb dat\u00ebn 31 korrik 2003, n\u00eb depozit\u00ebn bankare n\u00eb Bank\u00ebn Amerikane.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni krijoi bindjen se shuma prej 3.200.000 lek\u00ebsh, e depozituar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb znj. A.P. n\u00eb dat\u00ebn 20.9.2009 n\u00eb Bank\u00ebn Amerikane, \u00ebsht\u00eb pasuri n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb personit t\u00eb lidhur me subjektin, bashk\u00ebshortes A.P., duke e konsideruar t\u00eb rrem\u00eb deklarimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb e znj. M.V.\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -1.878.236 lek\u00eb p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 ka rezultuar se familja e gjyqtarit P\u00ebrnoca ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare n\u00eb shum\u00ebn -2.271.477 lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikon pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Gjovalin P\u00ebrnoca p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vile n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpie pushimi n\u00eb Golem dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas trupit gjykues ai ka fshehur nj\u00eb depozit\u00eb 35 mij\u00eb USD, si dhe nuk ka deklaruar trajtimin preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75176,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[309,194,107,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_65291.jpg","fifu_image_alt":"Seanca d\u00ebgjimore e gjyqtarit Gjovalin P\u00ebrnoca n\u00eb KPK | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75175"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75175"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75175\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75177,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75175\/revisions\/75177"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75176"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}