{"id":75178,"date":"2020-04-14T14:04:22","date_gmt":"2020-04-14T12:04:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-nevrie-duka-nuk-e-justifikoi-dot-pasurine-e-saj-te-madhe\/2020\/04\/14\/"},"modified":"2023-04-07T04:09:35","modified_gmt":"2023-04-07T02:09:35","slug":"gjyqtarja-nevrie-duka-nuk-e-justifikoi-dot-pasurine-e-saj-te-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-nevrie-duka-nuk-e-justifikoi-dot-pasurine-e-saj-te-madhe\/2020\/04\/14\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Nevrie Duka nuk e justifikoi dot pasurin\u00eb e saj t\u00eb madhe"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e thuajse t\u00eb gjitha pasurive q\u00eb zot\u00ebron, se ka kryer kontrata fiktive, deklarim t\u00eb rrem\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur disa her\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68950\" aria-describedby=\"caption-attachment-68950\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nevrie-Duka-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68950\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nevrie-Duka-ne-KPK-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"68950\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68950\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Sarand\u00ebs, Nevrie Duka pas vendimit p\u00ebr shkarkimin e saj nga KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs, Nevrie Duka(Halo) u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 12 mars 2020, disa or\u00eb pas zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, p\u00ebr shkak t\u00eb probleme t\u00eb shumta p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn totale 17,4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, konkludon n\u00eb vendimin e zbardhur se Duka ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb; se nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, shpenzimeve, likuiditeteve dhe dh\u00ebnien e huave; si edhe gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim identifikohet fakti se Duka nuk arriti t\u00eb paraqiste prova p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet e Komisionit. Rivler\u00ebsimi i Duk\u00ebs p\u00ebrfundoi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nevrie Duka ka punuar n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor shqiptar prej vitit 1995. N\u00eb dy dekadat e fundit, ajo ka sh\u00ebrbyer si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kontrata fiktive e munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Duka nuk ka dor\u00ebzuar prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ato \u00e7far\u00eb ka deklaruar lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb, \u00a0ku jeton familja e saj prej vitesh. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ajo ka shpjeguar se, bashk\u00ebshorti e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb ku jetojn\u00eb prej qershorit t\u00eb 2010-\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale me nj\u00eb nd\u00ebrtues, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb g\u00ebrmimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallateve.<\/p>\n<p>KPK konstaton se, ndryshe nga sa ka deklaruar Duka, bashk\u00ebshorti i saj nuk ka kryer asnj\u00eb punim p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb\u00a0 nd\u00ebrtuese q\u00eb ju ka dh\u00ebn\u00eb apartamentin dhe se nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr zot\u00ebrimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb formularin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, Duka ka shpjeguar se ka jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament prej qershorit t\u00eb vitit 2009, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga verifikimi i librez\u00ebs s\u00eb pagimit t\u00eb detyrimeve t\u00eb UKT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se Duka ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim m\u00eb dat\u00eb 25 shtator 2013 duke rr\u00ebzuar nj\u00eb padi kund\u00ebr shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, duke ngritur dyshime p\u00ebr konflikt interesi. Por, Duka e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konstatim duke shpjeguar se ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb siguruar nga Gjykata e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni vler\u00ebson se Duka nuk ka justifikuar me burime t\u00eb ligjshme krijimin e k\u00ebsaj pasurie; se nuk provon t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb dhe se ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm .<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme evidentohen edhe p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2011 t\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 102 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u0451 em\u0451r t\u0451 vajz\u0451s, O.D., n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro. Duka ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 400 m2 n\u00eb vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton mosp\u0451rputhje n\u0451 lidhje me periudh\u00ebn e likuidimit t\u0451 shum\u0451s 45 mij\u00eb euro, pasi Duka e ka deklaruar blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrsa referuar kontrat\u00ebs s\u0451 shitjes s\u00eb dat\u00ebs 8 shtator 2014, \u00e7mimi \u0451sht\u0451 likuiduar totalisht n\u0451 vitin 2012.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, vlera 70 mij\u00eb euro e p\u00ebrfituar nga shitja e truallit n\u00eb vitin 2008 nuk \u00ebsht\u00eb e tatuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb gjendje n\u00eb vitin 2008 dhe n\u00eb deklaratat pasardh\u00ebse. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2011 si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj banese, nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 5,6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ngre dyshime p\u00ebr kontrat\u00eb shitje fiktive t\u00eb truallit me sip\u00ebrfaqe 400 m2, q\u00eb Duka e ka bler\u00eb nga Bashkia e Sarand\u00ebs n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr vler\u00ebn 288 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas trupit gjykues, kontrata e sip\u00ebrmarrjes e vitit 2008 p\u00ebr shitjen e truallit \u00ebsht\u00eb fiktive, me q\u00ebllim justifikimin e vler\u00ebs 70 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtarja nuk paraqiti asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar dh\u00ebnien e shum\u00ebs 70 mij\u00eb euro nga bler\u00ebsi. Aktet noteriale nuk rezulton ti ket\u00eb n\u00ebnshkruar bler\u00ebsi, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij me prokur\u00eb.\u00a0 KPK i ka k\u00ebrkuar Duk\u00ebs t\u00eb justifikonte me dokumentacion zyrtar burimin e ligjsh\u00ebm e t\u00eb ardhurave t\u00eb bler\u00ebsit, por gjyqtarja nuk ka depozituar asnj\u00eb dokumentacion provues.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb justifikuar me faktin se kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar kur ka kaluar n\u00eb bank\u00eb edhe prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave dhe se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ardhur e paligjshme. Trupi gjykues e konsideron t\u00eb pavler\u00eb argumentimin e Duk\u00ebs dhe thekson se nuk arrihet t\u00eb v\u00ebrtetohet mund\u00ebsia financiare e bler\u00ebsit.<\/p>\n<p>Komisioni shton se pretendimet e Duk\u00ebs nuk i rr\u00ebzojn\u00eb dyshimet p\u00ebr fiktivitet, madje i forcojn\u00eb ato. \u201cK\u00ebto dyshime b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb forta kur dokumentimi i tyre ligjor b\u00ebhet me nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb dat\u00ebs 28.5.2008, p\u00ebr t\u00eb provuar se pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 26.5.2008 dhe kur kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb e dat\u00ebs 18.3.2016. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto akte nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb firmosur personalisht z. Z.H., por p\u00ebrfaq\u00ebsues i tij me prokur\u00eb, duke mos u provuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pagesa e shum\u00ebs 70, 000 euro nga z. Z.H., tek subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton trupi gjykues duke shtuar se Duka nuk ka paguar detyrimet tatimore p\u00ebr shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro q\u00eb deklaron se ka p\u00ebrfituar nga shitja e truallit.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr shitje fiktive edhe t\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cLand Rover \u201d n\u00eb prill 2012-\u00ebs\u00a0 me q\u00ebllim justifikimin e t\u00eb ardhurave. Bashk\u00ebshorti i gjyqtares Duka ia ka shitur nipit k\u00ebt\u00eb autovetur\u00eb p\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, disa her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga vlera 500 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte shpenzuar p\u00ebr ta bler\u00eb kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ ka zbuluar se automjeti dhe policat e sigurimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet kan\u00eb qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares. Sipas Komisionit asnj\u00eb nga policat e sigurimit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nipit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Duka, qoft\u00eb dhe si p\u00ebrdorues. Nisur edhe nga fakti se automjeti \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se \u00e7mimi i blerjes, Komisioni ngre dyshime se ky veprim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Duka rezulton se nuk ka pasqyruar ne deklarat\u00ebn veting burimin e nj\u00eb auotveture tjet\u00ebr tip BMW, bler\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2012 p\u00ebr vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro dhe t\u00eb shitur pes\u00eb vite m\u00eb von\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 5, 500 euro. Komisioni konstaton se bashk\u00ebshort\u00ebt Duka nuk kan\u00eb patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se familja e gjyqtares nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb nj\u00eb gjendje cash t\u00eb deklaruar n\u00eb vler\u00ebn totale 1.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2015 dhe 2016, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vlerat 500 mij\u00eb dhe 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e saj Duka ka pretenduar se ajo kishte pasur kursime n\u00eb 2014-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit kan\u00eb qen\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe po aq edhe t\u00eb sajat. Ajo ka shtuar se viti 2015 \u00e7elet n\u00eb total me vler\u00ebn rreth 5.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe se dh\u00ebnia e nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro nuk e ndryshon gjendjen pozitive pasi mbeten edhe rreth 3.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas saj, edhe n\u00eb vitin 2015 bashk\u00ebshorti ka krijuar 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nd\u00ebrsa ajo 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se nuk ka munges\u00eb t\u00eb mjeteve financiare p\u00ebr gjendjen cash.<\/p>\n<p>Por, Komisioni konstaton se ajo nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr krijimin e kursimeve cash n\u00eb shum\u00ebn 2, 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe se n\u00eb asnj\u00eb prej deklarateve t\u00eb m\u00ebparshme nuk ka deklaruar kursime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga analiza financiare ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn &#8211; 1, 679, 532 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi ka rr\u00ebzuar nj\u00eb deklarim tjet\u00ebr t\u00eb Duk\u00ebs, se n\u00eb vitin 2006 i ka dh\u0451n\u0451 nj\u0451 shoqes s\u00eb saj hua shum\u0451n prej 5 mij\u00eb USD, pasi ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta kursyer k\u00ebt\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Duka nuk ka deklaruar dy kredi: nj\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetr\u00ebn n\u00eb vitin 2014-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas gjyqtares, k\u00ebto kredi i kan\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin p\u00ebr v\u00ebllain e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ajo ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb kunatit, ku ai shpjegon se n\u00eb vitin 2010 ka pasur nevoj\u0451 p\u0451r mobilimin e sht\u0451pis\u0451 dhe meq\u0451n\u0451se nuk i plot\u00ebsonte kushtet p\u0451r t\u0451 marr\u0451 kredi, i ka k\u0451rkuar ndihm\u0451 t\u00eb v\u0451llait t\u00eb cilin e ka shlyer sipas mund\u00ebsis\u00eb. Por, nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Duka i kan\u00eb likuiduar kredit\u00eb me t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>Komisioni thekson se, edhe bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb dor\u00ebzuar nga gjyqtarja Duka, rezulton se k\u00ebto kredi jan\u00eb shlyer me t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit ka paguar vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebst. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Duka nuk ka sqaruar se kur \u00ebsht\u00eb paguar vlera e mbetur e kredive nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit,\u00a0 si dhe nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim evidentohet edhe mosdeklarimi dhe mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 935,700 lek\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit mes konflikteve t\u00eb interesit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Duka ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019 p\u00ebr nj\u00eb proces ku pal\u00eb ka qen\u00eb edhe Bashkia Sarand\u00eb, pasi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me bashkin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 360 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Trupi gjykues shton se gjyqtarja Duka nuk ka depozituar asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb provuar gjendjen aktuale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshortit t\u00eb Duk\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb trualli si investitor i sheshit, por subjekti ka sqaruar se nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb punim p\u00ebrve\u00e7 g\u00ebrmimit me mjetin e tyre g\u00ebrmues.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton m\u00eb tej se Duka ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb truall tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 200 m2, t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 1991, pron\u00eb nga e cila ai ka hequr dor\u00eb n\u00eb vitin 2001 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i ka kaluar nj\u00eb personi tjet\u00ebr. Sipas trupit gjykues, Duka n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, pasi ka pasqyruar nj\u00eb pasuri q\u00eb nuk i p\u00ebrket.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting Duka ka deklaruar se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr periudh\u00ebn 2005 &#8211; dhjetor 2016 jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 22,75 milion\u00eb lek\u00eb, por sipas trupit gjykues ajo nuk arriti ta provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj vlere. Komisioni shton se ajo \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit pasi ka shqyrtuar disa \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb me t\u00eb cilat bashk\u00ebshorti ka lidhur marrdh\u00ebnie pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur mosp\u00ebrputhje mes dokumentacionit t\u00eb depozituar nga Duka p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nga bashk\u00ebshorti dhe deklarimeve t\u00eb saj. Sipas dokumentacioni t\u00eb depozituar nga vet\u00eb subjekti rezulton se, p\u00ebr periudh\u00ebn 2014 &#8211; 2016 bashk\u00ebshorti i ka dh\u00ebn\u00eb me qira mjetet e tij nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr k\u00ebto vite, sh\u00ebnohet se burimi i t\u00eb ardhurave ka rrjedhur nga punimet e g\u00ebrmimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shoq\u00ebria e nd\u00ebrtimit nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit dokumentacion q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetonte kryerjen e punimeve nga bashk\u00ebshorti i Duk\u00ebs. Gjithashtu, nga shkresat e Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Sarand\u00eb, ka rezultuar se shoq\u00ebria nuk e ka deklaruar marr\u00ebveshjen q\u00eb ka patur me bashk\u00ebshortin e Duk\u00ebs dhe nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Rezulton se, p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Duk\u00ebs jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore p\u00ebr muajin korrik 2014 dhe \u00ebsht\u00eb evidentuar kalim page p\u00ebr muaj mars-maj 2011.\u00a0 K\u00ebto vlera jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, por pa e p\u00ebrmir\u00ebsuar balanc\u00ebn negative n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK identifikon disa \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore t\u00eb shqyrtuara prej gjyqtares Duka ku pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb me t\u00eb cilat ka bashk\u00ebpunuar bashk\u00ebshorti i saj. \u201cSi\u00e7 rezulton, subjekti ka gjykuar tri \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb, t\u00eb cilat, para ose pas p\u00ebrfundimit t\u00eb gjykimit, kan\u00eb lidhur marr\u00ebveshje me bashk\u00ebshortin e saj p\u00ebr kryerjen e punimeve t\u00eb dheut\/dh\u00ebnie me qira. K\u00ebto marr\u00ebveshje, si\u00e7 kemi trajtuar m\u00eb lart, nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb organet tatimore si dhe nga k\u00ebto shoq\u00ebri nuk provohet kryerja e pagesave p\u00ebr bashk\u00ebshortin e subjektit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Duka nuk provon me dokumentacion provues ligjor t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb shum\u00ebn 22,750,000 lek\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2016. Trupi gjykues i KPK shton se, subjekti nuk provoi n\u00eb asnj\u00eb moment se nuk ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb, me t\u00eb cilat bashk\u00ebshorti i saj ka lidhur marr\u00ebveshje pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Duk\u00ebs ka bler\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2004 nj\u00eb automjet \u201cMercedes &#8211; Benz\u201d n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ia ka shitur v\u00ebllait t\u00eb tij rreth kat\u00ebr vite m\u00eb von\u00eb, dyfishin, n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u0451. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se mjeti ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Duk\u00ebs edhe pas shitjes dhe se \u00ebsht\u00eb hequr nga qarkullimi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2017-\u00ebs nga vet\u00eb ai. P\u00ebr k\u00ebto arsye Komisioni ngre dyshime se shitja ka qen\u00eb fiktive me q\u00ebllim justifikimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Duka ka pretenduar se detyrimi p\u00ebr \u00e7regjistrim i p\u00ebrkiste bler\u00ebsit dhe jo bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, por se kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se mjeti ishte jasht\u00eb p\u00ebrdorimit dhe ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, kan\u00eb kryer \u00e7regjistrimin. Komisioni, duke marr\u00eb parasysh edhe faktin se bler\u00ebsi ishte v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit t\u00eb Duk\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2005, bashk\u00ebshorti i Duk\u00ebs ka bler\u00eb nj\u00eb kamion tip \u201cMan\u201d, p\u00ebr shum\u00ebn 1. 5 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike. P\u00ebr shkak se kjo kredi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Komisioni konkludon se ka pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas KPK, bashk\u00ebshorti i Duk\u00ebs nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb skrepi me \u00e7eki\u00e7 pneumatik dhe frigorifer p\u00ebr \u00e7mimin 15 mij\u00eb euro n\u00eb prill t\u00eb 2007-\u00ebs dhe se gjyqtarja ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr burimin.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti subjekti deklaron mbylljen depozite dhe t\u00ebrheqje n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d, por sipas Komisionit ajo nuk ka depozituar asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb provuar q\u00eb a ka patur k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb.\u00a0 P\u00ebr shkak se Duka nuk ka provuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe pagimin e detyrimeve tatimore, KPK nuk e ka konsideruar vler\u00ebn e deklaruar si burim, duke konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn\u00a0\u00a0 -1 699 224 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton m\u00eb tej pamund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb Duk\u00ebs p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2005, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar prej saj n\u00eb deklarat\u00ebn veting.\u00a0 Sipas KPK, Duka nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se bashk\u00ebshorti e kishte fituar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb nga puna n\u00eb emigracion, ashtu si ka deklaruar.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb evidentuar se bashk\u00ebshorti i Duk\u00ebs ka qen\u00eb bashk\u00ebpronar i nj\u00eb restoranti , aktivitet i cili \u00ebsht\u00eb \u00e7regjistruar n\u00eb tetor t\u00eb 2018-\u00ebs. N\u00eb maj t\u00eb vitit 2018, ai ka hequr dor\u00eb nga aktiviteti dhe ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro prej ortakut.<\/p>\n<p>Komisioni e ka pyetur Duk\u00ebn p\u00ebr burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ortakut t\u00eb bashk\u00ebshortit lidhur me dh\u00ebnien e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro. Subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se t\u00eb ardhurat e ortakut t\u00eb bashk\u00ebshorit ishin kursimet e tyre familjare. \u201cN\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ajo rishpjegoi se z. K., duke qen\u00eb kuzhinieri m\u00eb i mir\u00eb i peshkut n\u00eb Sarand\u00eb, sigurisht q\u00eb i ka patur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Por subjekti nuk ka provuar me dokumentacion as investimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe as mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb z. K\u201d, kontsaton Komisioni q\u00eb konkludon nuk u provua burimi i ligjsh\u00ebm t\u00eb ardhurave t\u00eb ortakut t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK konstaton deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb lidhur me nj\u00eb transfter\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2, 482, 000 lek\u00eb t\u00eb kryer m\u00eb dat\u00eb 12 qershor 2009 nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares p\u00ebr llogari t\u00eb kunatit t\u00eb saj. Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur me deklarimet e Duk\u00ebs se, shuma e transferuar \u00ebsht\u00eb vlera e shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb motr\u00ebs n\u00eb vitin 2008, pasi nga hetimi ka rezultuar se \u00e7mimi i shitjes ka qen\u00eb 1, 696, 184 lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, trupi gjykues konkludon munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare edhe p\u00ebr shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD q\u00eb Duka ka depozituar n\u00eb qershor t\u00eb 2006-\u00ebs n\u00eb llogarin\u00eb n\u00eb USD t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Procredit Bank. Nga analiza financiare ka rezultuar se ajo nuk ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr depozitimin e k\u00ebsaj shume, pasi rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -2 496 629 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb transferimin e disa vlerave n\u00eb llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Duk\u00ebs. Komisioni v\u00ebren se, Duka ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb n\u00eb lidhje me transferimin e shum\u00ebs 25, 945 USD n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit me an\u00eb t\u00eb tre transfertave n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga pretendimi i Duk\u00ebs se, shumat e transferuara jan\u00eb vlera e konvertuar n\u00eb USD e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb saj. Sipas Komisionit ky deklarim i Duk\u00ebs nuk p\u00ebrputhet me dokumentacion e administruar, pasi shuma e transferuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe nga \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p><strong>Probleme n\u00eb deklarimet vjetore<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare rezulton se Duka nuk ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb automjet vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar gjendjen e likuiditeteve n\u00eb lek\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 13 mij\u00eb USD t\u00eb deklaruar po n\u00eb vitin 2004. \u201cMadje nuk rezulton asnj\u00eb t\u00ebrheqje apo mbyllje e k\u00ebsaj depozit\u00eb n\u00eb vitin 2006, sikurse \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb DVP\/2006\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kjo depozit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2004 dhe nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr blerjen e skrepit nga bashk\u00ebshorti, sikurse \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Duka ka deklaruar 3 mij\u00eb paund t\u00eb d\u00ebrguara nga motra si borxh i pashlyer nd\u00ebr vite ndaj saj, por Komisioni konstaton se ajo nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb hua n\u00eb vitin\u00a0 2003.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, Duka ka deklaruar se nj\u00eb shum\u00eb prej 35, 734 USD \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua me afat nj\u00eb vje\u00e7ar, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vitin 2009 s\u00eb bashku me interesat, n\u00eb vler\u00ebn 39, 307 USD. Si burim t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua, Duka ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e truallit n\u00eb vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro. KPK konstaton se burimi i huas\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e turallit, pasi kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me dat\u00eb 4 mars 2008, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e truallit deklarohet se jan\u00eb marr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 26 maj 2008.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se subjekti nuk ka pasur burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje, si dhe kthimin e saj, duke kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, gjyqtarja Duka deklaron se i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb afat tre vje\u00e7ar p\u00ebr nevoja t\u00eb kompletimit t\u00eb nj\u00eb objekti q\u00eb ka nd\u00ebrtuar. Nga hetimi ka rezultuar se ajo nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb hua n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Gjithashtu, bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ka rezultuar se nuk ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e thuajse t\u00eb gjitha pasurive q\u00eb zot\u00ebron, se ka kryer kontrata fiktive, deklarim t\u00eb rrem\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb gjendur disa her\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75179,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[296,107,118,171,297],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nevrie-Duka-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Sarand\u00ebs, Nevrie Duka pas vendimit p\u00ebr shkarkimin e saj nga KPK. Foto: Vladimir Karaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75178"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75178"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75180,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75178\/revisions\/75180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}