{"id":75181,"date":"2020-04-09T14:01:44","date_gmt":"2020-04-09T12:01:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-anton-martini-e-kalon-pa-konsensus-filtrin-e-pare-te-vetingut\/2020\/04\/09\/"},"modified":"2023-04-07T04:11:09","modified_gmt":"2023-04-07T02:11:09","slug":"prokurori-anton-martini-e-kalon-pa-konsensus-filtrin-e-pare-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-anton-martini-e-kalon-pa-konsensus-filtrin-e-pare-te-vetingut\/2020\/04\/09\/","title":{"rendered":"Prokurori Anton Martini e kalon pa konsensus filtrin e par\u00eb t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues i justifikoi si t\u00eb pap\u00ebrfillshme mosp\u00ebrputhjet e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Anton Martini, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja k\u00ebrkon shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66546\" aria-describedby=\"caption-attachment-66546\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66546\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66546\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66546\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Anton Martini, i cili pret t\u2019i bashkohet Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, e kaloi pa konsensus faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Trupa gjykuese u nda mbi gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa konfirmimi i tij n\u00eb detyr\u00eb u firmos nga kryesuesja Genta Tafa Bungo dhe relatorja Pamela Qirko.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurorit Anton Martini p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsideroi \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d si dhe ngriti dyshime mbi aspektin profesional, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb denoncimet nga publiku.<\/p>\n<p>Anton Martini e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2004. N\u00eb vitin 2015, Martini u transferua n\u00eb Shkod\u00ebr nga K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, vendim t\u00eb cilin ai e kontestoi p\u00ebr parregullsi. N\u00eb qershor 2018, ai u rikthye n\u00eb ish- Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Martini u rendit i dyti nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Anton Martini u fokusua tek burimet financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb garazhi n\u00eb vitin 2017 si dhe tek c\u00ebnimi ose jo i etik\u00ebs n\u00eb investimin p\u00ebr Bono Thesari t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb kredi e but\u00eb.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhjet dhe balancat negative n\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, shumica i konsideron t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoja. Komisioni vler\u00ebson se edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bonot e thesarit, t\u00eb blera me vler\u00ebn e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim pasi me ato \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar qiraja e sht\u00ebpis\u00eb dhe k\u00ebstet dhe se rezultoi se q\u00ebllimi i vet\u00ebm ka qen\u00eb strehimi i familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme pati edhe p\u00ebr disa denoncime nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00c7iftja thot\u00eb se Martini nuk shpjegoi bindsh\u00ebm moskryerjen e disa veprimeve procedural. Nga ana e saj, shumica vler\u00ebson se pretendimet e denoncuesve nuk q\u00ebndronin dhe se subjekti nuk ka kryer shkelje proceduriale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar asnj\u00eb problem.<\/p>\n<p><strong>Blerja e apartamentit <\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Anton Martini ka deklaruar blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 97.16 m2, tarrac\u00eb 25.95 m2 dhe nj\u00eb post parkimi n\u00eb vler\u00ebn 90 mij\u00eb euro. Ai ka shtuar se kishte paguar 85 mij\u00eb euro: 50 mij\u00eb euro cash me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb m\u00eb 14 prill 2015 dhe 35 mij\u00eb euro n\u00eb dat\u00ebn 13 janar 2017 me aktin e shit-blerjes. Nd\u00ebrsa ka mbetur e pashlyer vlera 5 mij\u00eb euro q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr shkak t\u00eb mosdor\u00ebzimit t\u00eb garazhit.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Martini ka deklaruar dy kredi: nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007 si dhe nj\u00eb kredi tregtare t\u00eb vitit 2016 n\u00eb vler\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb &#8211; si edhe t\u00eb ardhurat nd\u00ebr vite nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes. P\u00ebr arredimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat burime.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se ndryshe nga kontrata e porosis\u00eb, ajo e shit-blerjes e depozituar nga Martini dhe nga noterja G.B., ka dat\u00eb dhe num\u00ebr pasurie t\u00eb ndryshme nga kontrata e depozituar n\u00eb ZVRPP p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosp\u00ebrputhjen e \u00e7mimit dhe t\u00eb dat\u00ebs, si edhe p\u00ebr ndryshimin e konstatuar n\u00eb disa element\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb depozituar n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Tiran\u00eb, Martini ka shpjeguar se ekziston vet\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shitblerjen e k\u00ebsaj pasurie, ajo e dat\u00ebs 17 korrik 2017, n\u00ebnshkruar p\u00ebrpara noteres.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se gabimet materiale p\u00ebr numrin e pasuris\u00eb dhe deklarimin e pages\u00ebs s\u00eb plot\u00eb prej 90 mij\u00eb euro jan\u00eb kryer prej noteres. Sipas Komisionit, rezulton se noterja ka b\u00ebr\u00eb korrigjimin e gabimeve, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Shumica shton se Martini nuk ka kryer veprime aktive p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb noterja. N\u00eb vendim shtohet se Martini n\u00eb asnj\u00eb deklarim nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs prej 90 mij\u00eb euro, pasi nuk ka zgjidhur ende problemin e garazhit t\u00eb prenotuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Martini ka porositur dy pasuri: apartamentin dhe postin e garazhit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00a0kontrata e shitblerjes e dat\u00ebs 17 korrik 2017, ka p\u00ebr objekt vet\u00ebm shitjen e apartamentit dhe nuk referon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr garazhin. P\u00ebr k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, Komisioni konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar pages\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 atyre t\u00eb deklaruara nga Martini dhe se nuk i ka kaluar ende n\u00eb pron\u00ebsi garazhi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni krijoi bindjen se subjekti ka deklaruar marr\u00ebdh\u00ebnien faktike,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ndryshe vler\u00ebson an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Etleda \u00c7iftja, e cila ngre dyshime se pasurit\u00eb e p\u00ebrshkruara jan\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb objekti i kontrat\u00ebs, si element thelb\u00ebsor i kontrat\u00ebs, n\u00eb rastin konkret numri i pasuris\u00eb, ishte i ndrysh\u00ebm n\u00eb kontrata me data t\u00eb ndryshme, t\u00eb krijon dyshime t\u00eb arsyeshme se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prone,\u201d argumenton \u00c7iftja, sipas s\u00eb cil\u00ebs Martini nuk shpjegoi bindsh\u00ebm se gabimet ishin materiale.<\/p>\n<p>Komisioni analizoi edhe mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone. N\u00eb vitin 2007, Martini ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, e cila p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar nga bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn titullin Bono Thesari. Gjithashtu rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb pasqyruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga interesat e depozitave n\u00eb Bono Thesari n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar Martinit shpjegime lidhur me mosdeklarimin n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb likuiditeteve cash t\u00eb shum\u00ebs prej 2,5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2007 dhe vler\u00ebs 2,495,000 lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2008 &#8211; t\u00eb cilat bashk\u00ebshortja i ka t\u00ebrhequr nga depozita Bono Thesari n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, vlera q\u00eb kan\u00eb pasur burim kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga koncepti tij i deklarimit, nd\u00ebr vite ka deklaruar vet\u00ebm shtesat e pasuris\u00eb t\u00eb krijuara n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs dhe jo totalet e parave cash n\u00eb sht\u00ebpi,\u201d citohet t\u00eb ket\u00eb shpjeguar Martini.<\/p>\n<p>Shumica konsideron se deklarimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga depozitimi i vlerave t\u00eb kredis\u00eb, n\u00eb vetvete jan\u00eb deklarime t\u00eb shtesave t\u00eb pasuris\u00eb. Nisur nga ky konstatim, Komisioni \u00e7mon se Martini ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb deklaratat periodike vjetore.<\/p>\n<p>&#8220;I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm konstatohet fakti se n\u00eb asnj\u00eb nga deklaratat periodike vjetore para vitit 2015, subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e shum\u00ebs prej 5,000,000 lek\u00ebsh apo vler\u00ebn e konvertuar t\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrfituar nga kredia e marr\u00eb n\u00eb &#8216;Raiffeisen Bank,&#8217; argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebson se prokurori Martini ka zbatuar detyrimin ligjor p\u00ebr deklarimin e shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga kredia si detyrim financiar n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d dhe konkludon se shuma 37,400 euro e p\u00ebrfituar nga mbyllja e fondit n\u00eb \u201cRaiffeisen Invest\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2015, rrjedh nga kredia e but\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh e marr\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>\u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se Martini nuk ka deklaruar sakt\u00eb burimin e krijimit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb raport me deklarimin e vitit 2015, duke e konsideruar pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarim.<\/p>\n<p>Sipas saj, Martini ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, shoq\u00ebruar me dokumentacion justifikues p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 37.400 euro p\u00ebrfituar nga \u201cRaiffeisen Invest\u201d. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion ajo vler\u00ebson se n\u00eb vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010, Martini nuk ka deklaruar gjendjen cash, konkretisht 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2007, gjendjen cash prej 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje p\u00ebr vitet 2009 e 2010.<\/p>\n<p>Ajo konkludon se Martini ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, shoq\u00ebruar me dokumentacion justifikues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se shuma 37.400 euro ka si burim kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7iftja e mb\u00ebshtet q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, duke v\u00ebrejtur se q\u00eb burimi i ligjsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb i nd\u00ebrlidhur me momentin e deklarimit n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb likuiditeteve.<\/p>\n<p><strong>Dhurimet nga v\u00ebllez\u00ebrit <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, prokurori Anton Martini ka pasqyruar vlera monetare t\u00eb d\u00ebrguara gjat\u00eb 5-vje\u00e7arit t\u00eb fundit nga v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb form\u00eb dhurate, konkretisht: 2,451.97 euro dhe 794 mij\u00eb lek\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe 450 mij\u00eb lek\u00eb nga v\u00ebllai, z. E.M., q\u00eb jeton n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebr p\u00ebriudh\u00ebn 2011 \u2013 2016, shuma totale e deklaruar si e dhuruar nga v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar \u00ebsht\u00eb 2,004,849 lek\u00eb. Por nuk jan\u00eb deklaruar shuma t\u00eb dhuruara nga i v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime, Komisioni evidenton vlera t\u00eb ndryshme t\u00eb shumave t\u00eb\u00a0 dhuruara, t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe atyre t\u00eb v\u00ebrtetuara nga shkresat e institucioneve financiare.<\/p>\n<p>Martini ka shpjeguar se shuma prej 2,451.97 euro e deklaruar si e d\u00ebrguar nga v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe ka ardhur si pasoj\u00eb e mbledhjes s\u00eb shumave t\u00eb dy transfertave. Ai ka shtuar se nga viti 2011 e n\u00eb vijim, n\u00eb ve\u00e7anti v\u00ebllai, z. D.M., \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr ta ndihmuar p\u00ebr shkollimin e djalit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr vler\u00ebn 400 USD t\u00eb d\u00ebrguar nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2016, Martini ka shpjeguar se ato jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij me dy transferta, nj\u00ebra 250 USD dhe tjetra 150 USD. N\u00eb vijim, ka sqaruar se duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb kursin e k\u00ebmbimit t\u00eb dollarit me lekun ka p\u00ebrllogaritur k\u00ebmbimin e sasis\u00eb 400 USD, af\u00ebrsisht me 45 mij\u00eb lek\u00eb dhe se n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim duke sh\u00ebnuar shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se deklarata veting nuk p\u00ebrmban rubrik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr dhurimet, por Martini ka treguar kujdes t\u00eb shtuar duke deklaruar k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb d\u00ebrguara nga v\u00ebllez\u00ebrit n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve financiare. Komisioni v\u00ebren se pjesa m\u00eb e madhe e vlerave jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb transfert\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Martinit, e cila \u00ebsht\u00eb pasqyruar prej si dhurim n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr arsye harrese, disa transferta t\u00eb kryera p\u00ebr bashk\u00ebshorten nuk jan\u00eb paraqitur n\u00eb deklaratat e plot\u00ebsuara prej saj, bashk\u00eblidhur deklarat\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke konsideruar se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb vet\u00ebdeklaruar nga prokurori Martini, shumica \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e tij dhe, pasi ka konkluduar se v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr vlerat e dhuruara, ka vendosur q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, \u00c7iftja ka qen\u00eb kund\u00ebr shumic\u00ebs, duke argumentuar se Martini ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr dhurimet n\u00eb cash t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn paraprake t\u00eb kryer nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2014 ka rezultuar balanc\u00eb negative p\u00ebr vitet 2004, 2009, 2010 dhe 2014. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Martini ka bindur shumic\u00ebn e trupit gjykues t\u00eb KPK se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, edhe pse \u00ebsht\u00eb konstatuar s\u00ebrish nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 241,129 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nga analiza financiare rezulton se Martini ka pasqyruar nd\u00ebr vite gjendje likuiditetesh cash t\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat e pagave, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb krijimin e shum\u00ebs 23 mij\u00eb euro, t\u00eb deklaruar prej tij si nj\u00eb nga burimet p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi konkluzion, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme\u2026, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb plot\u00ebsisht pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb dat\u00ebn 7.4.2015, n\u00eb vler\u00ebn 50,000 euro\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, \u00c7iftja argumenton se Martini ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr shtesat e deklaruara gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2014. Sipas saj, Komisioni, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ kryesisht konstatoi balanc\u00eb negative prej 1.101.308 lek\u00ebsh dhe se sipas saj, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSi konkluzion, subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht shtesat e pasurive apo kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr vitet 2003 \u2013 2014\u201d, thuhet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7iftes, Martini ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar shum\u00ebn cash n\u00eb vler\u00ebn 12.600 t\u00eb p\u00ebrdorur si plot\u00ebsimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb kryer nga Komisioni, viti 2015 paraqitet me balanc\u00eb negative fondesh n\u00eb shum\u00ebn prej 15,884 lek\u00ebsh, e cila \u00ebsht\u00eb konsideruar e p\u00ebrfillshme p\u00ebr shumic\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Debati \u201cetik\u201d mbi kredin\u00eb e but\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, Martini ka aplikuar dhe ka p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese me q\u00ebllim strehimin e familjes s\u00eb tij. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb momentin e aplikimit p\u00ebr kredi, ai nuk ka pasur pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj kredie, Martini ka dor\u00ebzuar n\u00eb bank\u00eb edhe nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb 7 n\u00ebntorit 2006, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe totale 92 m2 n\u00eb shum\u00ebn 55 mij\u00eb euro. N\u00eb kontrat\u00ebn e porositjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se ai e ka paguar cash k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa k\u00ebstin e k\u00ebsti i dyt\u00eb do t\u00eb paguhej me \u00e7eljen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Martini ka shpjeguar n\u00eb shtojc\u00ebn e deklarat\u00ebs veting se, apartamenti i prenotuar n\u00eb vitin 2006, nuk i \u00ebsht\u00eb dukur i p\u00ebrshtatsh\u00ebm familjes, p\u00ebr shkak t\u00eb vendndodhjes n\u00eb periferi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kjo kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar. Gjithashtu, ai ka shpjeguar se pal\u00ebt jan\u00eb likuiduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, duke mos pasur detyrime reciproke.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse subjekti kishte nevoj\u00eb t\u00eb siguronte banes\u00eb p\u00ebr vete, pra, jo thjesht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dokumentet p\u00ebr bank\u00ebn, ra dakord, n\u00eb mir\u00ebbesim me administratorin, z. A.D., &#8230; q\u00eb sasin\u00eb prej 15,000 euro q\u00eb ia dha n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb mund ta t\u00ebrhiqte pa penalitete, n\u00ebse bashk\u00ebshortes s\u00eb tij nuk do t\u2019i p\u00eblqente vendi ku ishte duke u nd\u00ebrtuar pallati\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Martini ka pohuar para Komisionit se kur kan\u00eb shkuar s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vendin ku gjendej pallati dhe ambientet p\u00ebrreth tij, nuk u ka p\u00eblqyer dhe vendos\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebr nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Ai ka sqaruar se nd\u00ebrtuesi u ka kthyer sasin\u00eb prej 15 mij\u00eb euro, pasi kishin r\u00ebn\u00eb dakord, n\u00eb mir\u00ebbesim me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nga analiza financiare ka rezultuar se familja e prokurorit Martini kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 15 mij\u00eb euro q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, vler\u00eb q\u00eb m\u00eb pas i ishte rikthyer. Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje edhe faktin se Martini ka shpjeguar se, q\u00eb nga viti 2004, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ka pasur n\u00eb hetim dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve shpeshta p\u00ebr t\u00eb dhe familjen, ka qen\u00eb me statusin e prokurorit n\u00ebn mbrojtjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cKjo zon\u00eb u konsiderua krejt\u00ebsisht e pap\u00ebrshtatshme, me kosto t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ruajtjes, siguris\u00eb, shoq\u00ebrimit, l\u00ebvizjes dhe, si rrjedhoj\u00eb, subjekti sqaroi se u detyrua t\u00eb vazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb banes\u00ebn q\u00eb kishte me qira, e cila kishte disa elemente sigurie, me vendndodhje pran\u00eb Komisariatit Nr. ***, Tiran\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Martini ka pohuar se i ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, parat\u00eb e marra nga kredia i depozitoi n\u00eb bank\u00eb dhe vendosi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb disa bono thesari me q\u00ebllim sigurimin e sadopak t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb t\u2019i leht\u00ebsonin pages\u00ebn e qiras\u00eb, si edhe pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb kredis\u00eb deri n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb prenotonte apartamentin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se p\u00ebrdorimi i kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb p\u00ebr blerjen e bonove t\u00eb thesarit, nuk p\u00ebrputhet me etik\u00ebn e prokurorit dhe duket sikur e c\u00ebnon at\u00eb, por arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb rast i shk\u00ebputur nuk mund t\u00eb jet\u00eb c\u00ebnim i etik\u00ebs s\u00eb prokurorit, sidomos duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb balanc\u00eb rezultatet profesionale t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij si prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda,\u201d argumenton shumica.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00c7iftja konsideron se Martini ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh juridike fiktive t\u00eb simuluara, p\u00ebr t\u00eb siguruar marrjen e kredis\u00eb, q\u00eb sipas saj jan\u00eb sjellje t\u00eb cilat nuk p\u00ebrputhen me sjelljet etike q\u00eb nj\u00eb prokuror pritet t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb e trup\u00ebs gjykuese identifikon probleme edhe p\u00ebr kriterin e profesionalizmit, lidhur me denoncimet e kryera nga publiku.<\/p>\n<p>Sipas saj, Martini nuk shpjegoi bindsh\u00ebm moskryerjen e disa veprimeve procedurale, mosnjoftimin e pal\u00ebve n\u00eb proces, mang\u00ebsin\u00eb n\u00eb kryerjen e hetimeve, mosnjoftimin e pal\u00ebve p\u00ebr shtyrjen e afateve dhe mos-shortimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, etj- raste q\u00eb sipas saj ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb an\u00ebn e saj i konsideroi t\u00eb pabazuara denoncimet e kryera dhe nuk ngre dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale, apo cil\u00ebsi q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb pranueshme n\u00eb pun\u00eb, gjykim t\u00eb drejt\u00eb, ka respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve, \u00ebsht\u00eb efecient dhe efektiv n\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme dhe konsiderohet \u2018i aft\u00eb\u2019 n\u00eb aspektin profesional,\u201d p\u00ebrfundon shumica.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues i justifikoi si t\u00eb pap\u00ebrfillshme mosp\u00ebrputhjet e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Anton Martini, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja k\u00ebrkon shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75182,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,119,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75181"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75181"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75183,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75181\/revisions\/75183"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}