{"id":75187,"date":"2020-03-28T15:08:11","date_gmt":"2020-03-28T14:08:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-irena-gjoka-e-permbysi-analizen-financiare-te-kpk-se\/2020\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-07T04:15:30","modified_gmt":"2023-04-07T02:15:30","slug":"gjyqtarja-irena-gjoka-e-permbysi-analizen-financiare-te-kpk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-irena-gjoka-e-permbysi-analizen-financiare-te-kpk-se\/2020\/03\/28\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Irena Gjoka e &#8216;p\u00ebrmbysi&#8217; analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pasakt\u00ebsit\u00eb, mosp\u00ebrputhjet dhe nj\u00eb balanc\u00eb e vog\u00ebl negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb, nuk u vler\u00ebsuan penalizuese nga Komisioni. Gjoka u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_69552\" aria-describedby=\"caption-attachment-69552\" style=\"width: 474px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200226_105540_260220_1_05-5_37LZwpm.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-69552\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200226_105540_260220_1_05-5_37LZwpm-474x400.jpg\" alt=\"\" width=\"474\" height=\"400\" data-id=\"69552\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-69552\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Irena Gjoka, | Foto &#8221; LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka e ka bindur Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, duke p\u00ebrmbysur rezultatet p\u00ebr balancat negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare q\u00eb jan\u00eb konstatuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb, mosdeklarimet dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative q\u00eb nuk u kund\u00ebrshtua dot prej saj, nuk jan\u00eb konsideruar si shkaqe shkarkuese prej trupit gjykues t\u00eb KPK, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Komisioni e ka vler\u00ebsuar pozitivisht gjyqtaren Gjoka edhe p\u00ebr kriteret e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin, duke vendosur m\u00eb dat\u00eb 26 shkurt 2020 konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Irena Gjoka e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb Gjoka ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2014 u em\u00ebrua n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb. Prej dhjetorit 2019, ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb Apartament me sip\u00ebrfaqe banimi 71 m2 n\u00eb Tiran\u0451, t\u00eb porositur m\u00eb 6 tetor 2005 dhe t\u00eb bler\u00eb m\u00eb 12 shkurt 2007 n\u00eb vler\u00ebn 45.885 euro, gjyqtarja Gjoka ka pasqyruar si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u0451 ardhurat nga pagat e kursyera gjat\u0451 viteve, si dhe nj\u00eb hua 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar t\u00eb ardhurat nga paga t\u00eb gjyqtares Gjoka, nga ku jan\u00eb evidentuar mosp\u00ebrputhje. N\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore ajo ka sh\u00ebnuar se vlera e paguar nga paga ka pasur si burim dy depozita: nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 93 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 800 mij\u00eb lek\u00eb; kursime p\u00ebr vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro dhe t\u00ebrheqje e nj\u00eb depozite tjet\u00ebr n\u00eb \u201cIntesa San Paolo Bank\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro, Gjoka ka shpjeguar n\u00eb vitin 2014 n\u00eb ILDKPKI se e ka burimin nga kursimet e saj t\u00eb atij viti; nj\u00eb pjes\u00eb kontribut i ish-bashk\u00ebjetuesit dhe\u00a0 pjesa tjet\u00ebr dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Ajo ka pohuar se, n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk jan\u00eb pasqyruar si burim t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebjetuesit dhe t\u00eb familjes s\u00eb saj, pasi deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2005 ka jetuar s\u00eb bashku me prind\u00ebrit dhe shpenzimet jetike mbuloheshin prej tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb pag\u00ebn e kursente n\u00eb llogarin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve n\u00eb vitin 2005; 2014; n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Gjoka ka pretenduar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke theksuar se nuk ka asnj\u00eb mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve.<\/p>\n<p>Pas dh\u00ebnieve t\u00eb shpjegimeve nga Gjoka, Komisioni ka konstatuar\u00a0 se ajo, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, ka deklaruar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>&#8220;\u2026 K\u00ebto deklarime nuk c\u00ebnojn\u00eb thelbin e burimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj, i cili \u00ebsht\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga e subjektit. Mosp\u00ebrputhja midis deklarimeve t\u00eb subjektit nuk ka ardhur si pasoj\u00eb e q\u00ebllimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb fshehur apo deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, por si\u00e7 rezulton, ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb detajuar burimin e k\u00ebsaj pasurie&#8221;, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se Gjoka ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>KPK konsideron se edhe mosdeklarimi sakt\u00ebsisht i nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 454,484 lek\u00eb n\u00eb vitin 2004, nuk p\u00ebrb\u00ebn munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar edhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 23 mij\u00eb USD t\u00eb cil\u00ebn gjyqtarja Gjoka e ka deklaruar n\u00eb vitin 2004. Si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb k\u00ebsaj depozite ajo ka deklaruar nj\u00eb vler\u00eb 4 mij\u00eb USD t\u00eb kursyer nga puna e saj, nd\u00ebrsa n\u00eb seksionin e informacionit konfidencial ka sh\u00ebnuar se n\u00eb emrin e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb pa afat e familjes s\u00eb origjin\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn vepron n\u00eb em\u00ebr e p\u00ebr llogari t\u00eb prind\u00ebrve dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve ne emigracion.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se deklarimi i gjyqtares Gjoka gjat\u00eb hetimit administrativ nuk p\u00ebrputhet me deklarimin e saj n\u00eb 2004-\u00ebn n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj depozite pasi, ndryshe sa ka deklaruar n\u00eb vitin 2004, ajo tashm\u00eb pretendon se t\u00eb ardhurat jan\u00eb t\u00eb sajat dhe jo t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjoka ka shpjeguar se deklarimi n\u00eb vitin 2004 se shuma 4 mij\u00eb USD ishte kontributi i saj dhe pjesa tjet\u00ebr e vler\u00ebs e familjes s\u00eb origjin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pakujdesi nga ana e saj, pasi ka dashur t\u00eb shpreh\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. &#8220;Pra 4.000 (kat\u00ebr mij\u00eb) USD nga t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve, dhe pjesa tjet\u00ebr pagat e mia&#8221;, ka deklaruar ajo para Komisionit.<\/p>\n<p>Gjoka ka shtuar se deri n\u00eb dhjetor t\u00eb 2005-\u00ebs ka pasur ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me familjar\u00ebt, prandaj depozit\u00ebn 23 mij\u00eb USD e ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 si kursime nga t\u00eb ardhurat familjare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve me deklarimet e kryera n\u00eb vitet 2004 dhe 2005, Komisioni i ka k\u00ebrkuar sqarime t\u00eb tjera gjyqtares Gjoka. Ajo i ka q\u00ebndruar shpjegimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por duke shtuar se n\u00eb vijim t\u00eb gjith\u00eb deklarimeve periodike vjetore si edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr k\u00ebt\u00eb llogari ka deklaruar si burim pag\u00ebn e saj, duke konsideruar se ka keqkuptuar kontributin familjar me kontributin e saj n\u00eb kursimet e krijuara si paj\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shpjegimeve Komisioni konkludon se \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarim n\u00eb lidhje me burimin e shum\u00ebs 23 mij\u00eb USD gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe deklarimeve n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere KPK ka hetuar edhe t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb gjyqtares. Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, mes t\u00eb tjerash, edhe t\u00eb ardhurat e deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga babai i Gjok\u00ebs nga nj\u00eb ullishte, ku p\u00ebrllogaritja \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentacionin e depozituar nga subjekti dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT-it.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Gjoka s\u00eb bashku me familjen e saj t\u00eb origjin\u00ebs kan\u00eb patur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb USD, si n\u00eb rastin kur kontributi i saj konsiderohet 4 mij\u00eb USD, ashtu dhe n\u00eb rastin kur konsiderohet 19 mij\u00eb USD. Nisur nga kjo analiz\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se mosp\u00ebrputhjet e konstatuara n\u00eb deklarimin do t\u00eb konsiderohen si pasakt\u00ebsi, por se nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb huadh\u00ebn\u00ebse t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Gjok\u00ebs p\u00ebr huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2 milion lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar prej saj si burimi tjet\u00ebr financiare q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb vitin 2005 kjo hua \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb monedh\u00ebn euro, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe deklarat\u00ebn veting, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb lek\u00eb. Deklarimi i Gjok\u00ebs se deklarimi i huas\u00eb n\u00eb euro ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus i b\u00ebr\u00eb n\u00eb deklarimin e vitit 2005, ka qen\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr Komisionin q\u00eb konkludon se v\u00ebllai i gjyqtares ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK konkludon se Gjoka ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit 71 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Gjoka nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting pron\u00ebsin\u00eb mbi 1\/4 pjes\u00eb takuese t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 62.65 m2, n\u00eb qytetin e Patosit, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993. Gjyqtarja Gjoka e ka pranuar k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi duke shpjeguar se ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb harrese njer\u00ebzore dhe se nuk ka pasur q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos e deklaruar apo p\u00ebr ta fshehur, pasi sipas saj \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb gjetshme. Argumentimi i Gjok\u00ebs \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebs nga KPK, q\u00eb e konsideron k\u00ebt\u00eb konstatim si pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbysja e balancave negative<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dy garazhe me sip\u00ebrfaqe 14 m2 secili n\u00eb Tiran\u00eb, bler\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013 n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, Gjoka ka deklaruar si burim krijimi shum\u00ebn prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb siguruar nga shitja e 10% t\u0451 aksioneve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ku bashk\u00ebshorti ishte ortak, p\u00ebr vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 300 mij\u00eb lek\u0451 kursime nga paga.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebtyre aksioneve. Nga verifikimi ka rezultuar se 10% t\u00eb aksioneve t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim Gjoka ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb 30 mij\u00eb USD t\u00eb t\u00ebrhequr nga Tirana Bank. KPK konkludon se deklarimi i gjyqtares p\u00ebrputhet me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara nga hetimi dhe se bashk\u00ebshorti i saj ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e aksioneve.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Komisioni konstaton se n\u00eb deklarat\u00ebn periodike Gjoka ka sh\u00ebnuar se gjysma e vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e aksioneve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen pjes\u00ebrisht t\u00eb huas\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj, I.M., nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar kthimi i vler\u00ebs s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb hua, Gjoka ka sqaruar se shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb bashk\u00ebshorti ia ka dh\u00ebn\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij, e cila k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb aplikonte p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit. Gjoka ka pretenduar se dh\u00ebnia e huas\u00eb ka qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrmjet babait dhe bij\u00ebs e b\u00ebr\u00eb pa shkres\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb kthyer brenda vitit e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si kursim cash.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se kthimi i huas\u00eb 1 milion lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar, Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb garazheve dhe si pasoj\u00eb ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -579 540 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoka e ka konsideruar mosdeklarimin e kthimit t\u00eb huas si nj\u00eb parregullsi formale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton se bashk\u00ebshorti i gjyqtares, ve\u00e7 depozitimit t\u00eb kryer n\u00eb 25 n\u00ebntor 2013 n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb kur jan\u00eb bler\u00eb garazhet, nuk ka deklaruar blerje apo shpenzime t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre konstatimeve, trupi gjykues \u00ebsht\u00eb bindur dhe ka konkluduar t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2013, duke e kthyer pozitive gjendjen financiare t\u00eb Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjoka ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr balanc\u00eb negative t\u00eb konstatuar nga KPK lidhur me nj\u00eb vler\u00eb 12 mij\u00eb euro q\u00eb i \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj m\u00eb dat\u00eb 9 korrik 2007 nga G.B.. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar.<\/p>\n<p>Gjoka ka shpjeguar se G.B., ka depozituar shum\u00ebn 12 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pasi ajo i p\u00ebrkiste k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ajo ka deklaruar se ata kishin miq\u00ebsi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye bashk\u00ebshorti ja ka besuar q\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ta depozitonte G.B. n\u00eb llogarin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka administruar edhe deklarat\u00ebn e G.B. i cili ka sqaruar se thjesht ka b\u00ebr\u00eb derdhjen e vler\u00ebs 12 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e mikut t\u00eb tij, por se parat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro, fillimisht ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Gjok\u00ebs nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta krijuar k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -1.673.887 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs Gjoka ka sqaruar se shuma 12 mij\u00eb euro ka rrjedhur nga kursimet nd\u00ebr vite, nga qiraja dhe shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme e t\u00eb luajtshme t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se dy vite para depozitimit t\u00eb vler\u00ebs 12 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit, n\u00eb tetor t\u00eb 2005-\u00ebs ai ka k\u00ebmbyer shum\u00ebn prej 18 mij\u00eb USD n\u00eb euro dhe e ka t\u00ebrhequr. Gjoka ka shtuar se kjo vler\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e ndonj\u00eb pasurie apo si kursim cash.<\/p>\n<p>\u201cShpjegoj se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb z.Gj.,jo vet\u00ebm nuk e ka deklaruar, por edhe as nuk e ka investuar n\u00eb blerjen e ndonj\u00eb pasurie, por e ka mbajtur cash (l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje shtetasit G.B.), i cili e ka ridepozituar n\u00eb vitin 2007, n\u00eb llogarin\u00eb e z.Gj., pran\u00eb Societe Generale Albania\u2019\u201d, ka shpjeguar Gjoka.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se pasi ka analizuar shpjegimet dhe provat e gjyqtares Gjoka p\u00ebr shk\u00ebmbimin e 18 mij\u00eb USD-ve n\u00eb tetor t\u00eb 2005-\u00ebs, ka konkluduar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, subjekti nuk ka qen\u00eb ende n\u00eb kushtet e bashk\u00ebjetes\u00ebs apo martes\u00ebs ligjore me bashk\u00ebshortin e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej trupa gjykuese evidenton se, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2007, kur Gjoka ka bler\u00eb nj\u00eb automjet, ka sh\u00ebnuar si burim p\u00ebr krijimin e asaj pasurie t\u00ebrheqjen nga llogaria n\u00eb USD dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb Benz-i n\u00eb shum\u00ebn 4 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe p\u00ebr vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e Benz-it, por nuk jan\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna. Edhe pse Gjoka nuk ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dosjen e autovetur\u00ebs tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4 mij\u00eb USD, Komisioni vler\u00ebson se ajo i ka kryer t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacionin provues. N\u00eb vendim thuhet se ajo e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb shitje n\u00eb vitin 2007 dhe ky deklarim mund t\u00eb p\u00ebrdoret si prov\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb shuma 4 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se shpjegimet e Gjok\u00ebs jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova dhe krijojn\u00eb bindjen se bashk\u00ebshorti ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr depozit\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK ka identifikuar dy hua q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorti i Gjok\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb pasur si burim vlera t\u00eb cilat ai i ka marr\u00eb vet\u00eb hua nga persona t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet Komisioni nuk identufikon probleme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2008, bashk\u00ebshorti i Gjok\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 16 mij\u00eb USD, personit t\u00eb lidhur\u00a0 A. Z.. Subjekti ka shpjeguar se burim i vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshorti ishte nj\u00eb hua q\u00eb ai kishte marr\u00eb nga babai i saj, H.M. i cili sipas Komisionit ka rezultuar se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume. N\u00eb pjes\u00ebn sqaruese t\u00eb vendimit p\u00ebrshkruhet nj\u00eb pjes\u00eb e deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb babait t\u00eb Gjok\u00ebs, ku ky i fundit sqaron se p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare t\u00eb posa\u00e7me, nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb huaje formale.<\/p>\n<p>Situat\u00eb thuajse e nj\u00ebjt\u00eb paraqitet edhe p\u00ebr nj\u00eb hua tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 34.500 USD q\u00eb bashk\u00ebshorti i Gjok\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb A.Z. m\u00eb dat\u00eb 24 prill 2012. N\u00eb kontrat\u00ebn e huadh\u00ebnies p\u00ebrcaktohet se vlera jepet p\u00ebr nj\u00eb afat tre muaj me q\u00ebllim \u201cblerje automate kompjuterike\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni shpjegon se Gjoka ka dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetonin se burimi i vler\u00ebs 34.500 USD q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ka dh\u00ebn\u00eb hua, ishte marr\u00eb prej tij hua nga z.K.M.. Komisioni ka konkluduar se personi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua bashk\u00ebshortit t\u00eb Gjok\u00ebs k\u00ebt\u00eb vler\u00eb, ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn sqaruese t\u00eb vendimit thuhet se huadh\u00ebn\u00ebsi K.M., deklaron se kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb aktivitet dhe se i kishte propozuar bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares t\u00eb krijonin ortak\u00ebri n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebrave t\u00eb fatit. Ai ka deklaruar se n\u00eb vitin 2012 i ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Gjok\u00ebs vler\u00ebn 34.500 USD dhe se kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb rikthyer pas rreth dy muajve, pasi kishin d\u00ebshtuar negociatat p\u00ebr hapjen e biznesit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se p\u00ebr vler\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebshorti i gjyqtares Gjoka kishte p\u00ebrfituar nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb objekti n\u00eb Fier n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2001, nuk ishin paguar taksat.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga qiraja jan\u00eb krijuar para se ata t\u00eb kishin filluar bashk\u00ebjetes\u00ebn. Gjithashtu, Komisioni konstaton se, detyrimi tatimor n\u00eb vler\u00ebn 884.190 lek\u00eb i p\u00ebrkiste qiramarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se pas konstatimit t\u00eb faktit t\u00eb mospagimit t\u00eb detyrimit tatimor, subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj, m\u00eb dat\u00eb 13 dhjetor 2019, e kan\u00eb shlyer k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Gjoka dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb shlyer detyrimin tatimor ndaj shtetit duke paguar edhe kamatvonesat, Komisioni vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore dhe i ka konsideruar t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion trupi gjykues i referohet edhe kat\u00ebr vendimeve t\u00eb tjera t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ngre dyshime n\u00eb shitjen e nj\u00eb apartamenti 55 m2 n\u00eb maj t\u00eb vitit 2005 p\u00ebr shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares, i cili e kishte bler\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004 gati dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 3.150.000 lek\u00eb. Sipas KPK, nga analiza financiare rezulton se bashk\u00ebshorti i Gjok\u00ebs ka patur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton se gjyqtarja Gjoka ka munges\u00eb burimesh n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 146,111 lek\u00eb. Por, trupi gjykues vler\u00ebson se kjo balanc\u00eb negative, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK vler\u00ebson se Gjoka ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj dhe se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb apo t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, posedim ose n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me problematikat e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, trupi gjykues \u00e7mon se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim dhe balanca negative e fondeve n\u00eb vitin 2014 prej 146,111 lek\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb t\u00eb pasjell\u00eb aplikimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, pasi vler\u00ebsimi sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb analiz\u00eb kritike, por ai duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e proporcionalitetit\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues i KPK duke konkluduar se gjyqtarja Irena Gjoka ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasakt\u00ebsit\u00eb, mosp\u00ebrputhjet dhe nj\u00eb balanc\u00eb e vog\u00ebl negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb, nuk u vler\u00ebsuan penalizuese nga Komisioni. Gjoka u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75188,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[162,107,333,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200226_105540_260220_1_05-5_37LZwpm-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Gjoka e 'p\u00ebrmbysi' analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75187"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75189,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75187\/revisions\/75189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}