{"id":75190,"date":"2020-03-22T18:01:10","date_gmt":"2020-03-22T17:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-per-belishten-por-rrezon-raportin-negativ-te-dsik\/2020\/03\/22\/"},"modified":"2023-04-07T04:18:16","modified_gmt":"2023-04-07T02:18:16","slug":"kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-per-belishten-por-rrezon-raportin-negativ-te-dsik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-per-belishten-por-rrezon-raportin-negativ-te-dsik\/2020\/03\/22\/","title":{"rendered":"KPA la n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr Belisht\u00ebn, por rr\u00ebzoi raportin negativ t\u00eb DSIK"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Admir Belishta fitoi disa prej pikave n\u00eb procesin e kryer para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por nuk arriti t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e shkarkimit p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54764\" aria-describedby=\"caption-attachment-54764\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54764\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore-600x325.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"325\" data-id=\"54764\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54764\" class=\"wp-caption-text\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta ne KPK. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i dha t\u00eb drejt\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Admir Belishta, nd\u00ebrsa ndau konkluzione t\u00eb ndryshme p\u00ebr disa prej fakteve.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Belisht\u00ebs n\u00eb Apel u shqyrtua nga trupa e drejtuar nga Sokol \u00c7omo, me relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Scuetz.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, ish-gjyqtari Belishta ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb me nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb kryer n\u00eb fshatin e lindjes dhe mosmarrjen e masave p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ankimimin e Prokuroris\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje, duke ia mohuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese organit t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji evidentoi gjithashtu se disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Belisht\u00ebs ishin t\u00eb bazuara, por jo n\u00eb mas\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e shkarkimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit, t\u00eb parashtruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit e t\u00eb analizuara nga trupi gjykues i Kolegjit rezultuan t\u00eb bazuara, ato u vler\u00ebsuan prej tij si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Belisht\u00ebs p\u00ebr paraqitjen e provave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Kolegji me argumentin se subjekti nuk ka provuar se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb paraqitjes s\u00eb tyre q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimit administrativ.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm <\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji argumenton se ish-kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ka kryer nd\u00ebrtim pa leje t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie dykat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimore 130.03 m2 n\u00eb fshatin e lindjes, nd\u00ebrsa ka dh\u00ebn\u00eb disa vendime d\u00ebnimi me gjob\u00eb dhe burgim p\u00ebr persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Pretendimet e Belisht\u00ebs se konstatimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe munges\u00ebn e burimit ligjsh\u00ebm jan\u00eb t\u00eb pabazuara, nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb drejta prej Kolegjit. Trupi gjykues vler\u00ebson se gjyqtari Belishta, duke mos deklaruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb kuptim t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj, ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e cil\u00ebson t\u00eb paligjsh\u00ebm ndryshimin e kategorizimit t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb kryer nga kryetari i Komun\u00ebs Libonik &#8211; nga bujq\u00ebsore n\u00eb tok\u00eb urbane truall. Trupi gjykues \u00e7mon se mosdeklarimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb sip\u00ebrfaqes mbi t\u00eb cil\u00ebn ka nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat, ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Belisht\u00ebs p\u00ebr t\u00eb devijuar kontrollin q\u00eb do t\u00eb kryenin organet e rivler\u00ebsimit. Sipas KPA-s\u00eb, gjyqtari Belishta dhe familja e tij nuk mund t\u00eb fitonin pron\u00ebsin\u00eb e truallit prej 820 m2, pjes\u00eb e t\u00eb cilit ka qen\u00eb sip\u00ebrfaqja prej 470 m2 ku ai ka nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb identifikohet edhe nj\u00eb v\u00ebrtetim i nj\u00ebsis\u00eb Administrative Libonik, Bashkia Maliq, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPK nga Belishta, ku cil\u00ebsohej se n\u00eb periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb ishin pezulluar lejet zhvillimore.<\/p>\n<p>\u201cPor, subjekti, si\u00e7 pranon edhe vet\u00eb n\u00eb ankim, por edhe gjat\u00eb hetimit administrativ, megjith\u00ebse u vu n\u00eb dijeni nga organet shtet\u00ebrore se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk lejoheshin nd\u00ebrtimet, p\u00ebrs\u00ebri ka vendosur t\u00eb kryej\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb dykat\u00ebshe, i papajisur me leje zhvillimi ose nd\u00ebrtimi, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty shtohet fakti se Belishta, p\u00ebr shkak t\u00eb formimit t\u00eb tij profesional, si edhe p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb kryente si gjyqtar, ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr parashikimet ligjore n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shkeljes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk e ka deklaruar nd\u00ebrtimin pa leje n\u00eb vitin 2013, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai ende nuk kishte titullin e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr parcel\u00ebn nd\u00ebrtimore ku kishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin pa leje dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo sip\u00ebrfaqe toke ishte tok\u00eb bujq\u00ebsore, mbi t\u00eb cil\u00ebn nuk lejoheshin nd\u00ebrtimet,\u201d \u00e7mon Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues, t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve p\u00ebr kryerjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb {***} pa lejet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr zhvillimin e territorit, si dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb pasurie truall n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet e Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 608, dat\u00eb 05.09.2012 dhe me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr mbrojtjen e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, tregojn\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb till\u00eb t\u00eb subjektit me zbatimin e ligjit, i cili \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut\u201d, shtohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji e cil\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Belisht\u00ebs se Komisioni ka konkluduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb lidhje me munges\u00ebn e mund\u00ebsive financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 107 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr vler\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analiz\u00ebn financiare u konsideruan t\u00eb ardhurat e subjektit sipas dokumentacionit bankar, kursimet cash t\u00eb deklaruara deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2008, si dhe huaja n\u00eb vler\u00ebn 1.000.000 lek\u00eb, e marr\u00eb nga shtetasi M. Z., nd\u00ebrsa shpenzimet n\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrllogaritur nga Komisioni. Si rezultat i analiz\u00ebs financiare, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka diferenc\u00eb pozitive t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn 550.024 lek\u00eb,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji ka hetuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e Belisht\u00ebs p\u00ebr mobilimin e k\u00ebtij apartamenti dhe e ka shtrir\u00eb analiz\u00ebn financiare deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2009, nga ku \u00ebsht\u00eb konkluduar diferenc\u00eb pozitive e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebson se konkluzioni i Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 107 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb,&#8221; gjykon KPA.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar pretentimin e Belisht\u00ebs se mosdeklarimi fillestar i pasuris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb familjen e saj para martese ka qen\u00eb thjesht nj\u00eb pakujdesi, e pashoq\u00ebruar me ndonj\u00eb motiv tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se Belishta nuk ka deklaruar pjes\u00ebn takuese t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore, truall e banes\u00eb n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb Devoll, as n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2013, kur kan\u00eb lidhur kuror\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon se bashk\u00ebshortja e Belisht\u00ebs ka qen\u00eb e vet\u00ebdijsh\u00ebme p\u00ebr mosdeklarimin e pronave n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs. \u201cVeprimi i heqjes dor\u00eb nga pron\u00ebsia, nga bashk\u00ebshortja e subjektit vet\u00ebm 5 dit\u00eb para dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, ushqen argumentin se bashk\u00ebshortja e subjektit ka qen\u00eb n\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA vler\u00ebson se bashk\u00ebshortja e Belisht\u00ebs g\u00ebzon ende t\u00eb drejta reale mbi pasurit\u00eb, pasi gjat\u00eb hetimit administrativ dhe n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komision nuk \u00ebsht\u00eb provuar regjistrimi i heqjes dor\u00eb nga pron\u00ebsia mbi pasurit\u00eb e paluajtshme. N\u00eb vendim thuhet se Komisioni duhet ta kishte konstatuar dhe analizuar k\u00ebt\u00eb fakt, duke vler\u00ebsuar se ajo duhet t\u2019i kishte deklaruar k\u00ebto pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ashtu si edhe KPK, Kolegji konkludon se Belishta nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb automjetit tip Mercedes Benz n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit si edhe nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA, ka rezultuar s\u00ebrish munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e kryera n\u00eb periudh\u00ebn 2011-2014. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kontrollit t\u00eb kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, trupi gjykues e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfundimin e arritur nga Komisioni se Belishta gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KPA rr\u00ebzon raportin e DSIK <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se Belishta ka c\u00ebnuar besimin e publikut p\u00ebr shkak se nuk ka marr\u00eb masa lidhur me mosd\u00ebrgimin e ankimit t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn e Apelit, ndaj vendimit t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb 15-vje\u00e7ar t\u00eb gjetur fajtor p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb bashk\u00ebmoshatari. Komisioni ngriti dyshime se Belishta kishte favorizuar t\u00eb riun e akuzuar p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se Belishta, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs, duhej t\u00eb kishte marr\u00eb masa p\u00ebr mosd\u00ebrgimin e ankimit t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb Apel p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga pretendimet e Belisht\u00ebs se veprimi i administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore ka qen\u00eb nj\u00eb gabim njer\u00ebzor dhe se kryesekretares i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nga verifikimi i akteve t\u00eb paraqitura nga subjekti bashk\u00eblidhur shpjegimeve mbi rezultatet e hetimit administrativ, trupi gjykues konstaton se ai nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb marrjen e masave ndaj administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPA<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrja n\u00eb regjistrin e depozitimit t\u00eb ankimeve t\u00eb k\u00ebsaj gjykate nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale nga kryetari i gjykat\u00ebs si nj\u00eb gabim njer\u00ebzor, pa kryer nj\u00eb hetim administrativ p\u00ebr t\u00eb zbuluar arsyet e kryerjes s\u00eb k\u00ebtij veprimi, si rezultat i t\u00eb cilit organi i akuz\u00ebs ka humbur t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb ankimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA i vler\u00ebson t\u00eb pabazuara disa prej konstatimeve t\u00eb KPK lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. N\u00eb vendim thuhet se trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se rrethanat e analizuara nga Komisioni nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e rrethanave q\u00eb merren parasysh n\u00eb konstatimin se formulari i deklarimit nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar nga subjekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb besueshme, ashtu si parashikohet n\u00eb nenin 38, pikat 6 dhe 7 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar konkluzionin e Komisionit se Belishta kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. \u201cRrethanat e analizuara nga Komisioni nuk plot\u00ebsojn\u00eb gjithashtu as rrethanat q\u00eb merren parasysh n\u00eb konstatimin se ekziston nj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Aty sqarohet se n\u00eb t\u00eb tria rastet, dyshimi p\u00ebr favorizim i t\u00eb pandehurve i shprehur nga DSIK-ja n\u00eb raportin p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, lidhet me persona q\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>KPA analizon konstatimet e DSIK-s\u00eb lidhur me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Belishta t\u00eb ket\u00eb fyer dhe k\u00ebrc\u00ebnuar gjyqtarin M. D.; se ka favorizuar nj\u00eb shtetas t\u00eb mitur i gjykuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes; nj\u00eb tjet\u00ebr shtetas t\u00eb gjykuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb plagosjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje dhe dyshimin se mund t\u2019i ket\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash nj\u00eb shtetasi p\u00ebr t\u00eb cilin ka pasur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs dhe favorizim t\u00eb kontraband\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDSIK-ja nuk ka identifikuar n\u00eb asnj\u00eb rast se cili \u00ebsht\u00eb kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, me t\u00eb cilin subjekti i rivler\u00ebsimit ose nj\u00eb person i lidhur me t\u00eb ka shk\u00ebmbyer para, favore, dhurata ose pasuri, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur konstatimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb saj,\u201d vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Admir Belishta fitoi disa prej pikave n\u00eb procesin e kryer para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por nuk arriti t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e shkarkimit p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75191,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[147,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75190"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75190"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75190\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75192,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75190\/revisions\/75192"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}