{"id":75205,"date":"2020-03-16T13:36:40","date_gmt":"2020-03-16T12:36:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-marsela-balili-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-ne-vlera-te-medha\/2020\/03\/16\/"},"modified":"2023-04-07T04:21:25","modified_gmt":"2023-04-07T02:21:25","slug":"gjyqtarja-marsela-balili-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-marsela-balili-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-ne-vlera-te-medha\/2020\/03\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua p\u00ebr munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, gjyqtarja Marsela Balili dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi finanicare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti duplex, makinave, motor\u00ebve dhe p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera- t\u00eb deklaruara si t\u00eb shlyera pjes\u00ebrisht gjat\u00eb koh\u00ebs kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pezulluar p\u00ebr korrupsion nga KLD.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67269\" aria-describedby=\"caption-attachment-67269\" style=\"width: 591px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Balili.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67269\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Balili-591x400.jpg\" alt=\"\" width=\"591\" height=\"400\" data-id=\"67269\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67269\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Marsela Balili p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 13 janar 2019. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua nga detyra m\u00eb 17 janar 2020 p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr fshehje burimesh financiare dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme. Vendimi u shpall nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Xhensila Pine.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb Balili largohet nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitin 2009, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb i hoqi imunitetin dhe e pezulloi nga detyra, pasi Prokuroria nisi nj\u00eb procedim penal p\u00ebr korrupsion ndaj saj dhe bashk\u00ebshortit prokuror, Aleksand\u00ebr Plepi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb atij procesi, Balili u shpall e pafajshme nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti i saj u d\u00ebnua me 1 vit burg. Balili u rikthye n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb me vendim t\u00eb KLD n\u00eb vitin 2017 si gjyqtare n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e p\u00ebrfundoi procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Balilin vet\u00ebm mbi kriterin e pasuris\u00eb. K\u00ebrkesa e Balilit p\u00ebr rihapjen e hetimit administrativ edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera u rr\u00ebzua nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb thuhet se p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb hetuar edhe personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur: bashk\u00ebshorti i gjyqtares Balili; prind\u00ebrit q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs, p\u00ebr mobilimin e nj\u00eb apartamenti dhe dh\u00ebnies n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb banese tjet\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb; tezja e bashk\u00ebshortit q\u00eb sipas tyre u ka paguar pushimet n\u00eb Korfuz t\u00eb Greqis\u00eb duke u dhuruar 2800 euro si dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr, q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb hua 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Bilanci negativ i apartamentit duplex\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Marsela Balili ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d pron\u00ebsin\u00eb mbi dy apartamente banimi me sip\u00ebrfaqe 101.5 m2 dhe 95 m2, bler\u00eb n\u00eb qershor 2012 n\u00eb vler\u00ebn 125 mij\u00eb euro. Nga hetimi ka rezultuar se k\u00ebto dy apartamente p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb apartamentin duplex, me sip\u00ebrfaqe totale 196.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb,<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjyqtarja ka deklaruar nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007; 61 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, vler\u00ebn 14 mij\u00eb euro nga shuma prej 40 mij\u00eb eurosh e marr\u00eb hua n\u00eb vitin 2011 nga shtetasi M.M. me q\u00ebllim hapjen e nj\u00eb aktiviteti nga bashk\u00ebshorti dhe 10 mij\u00eb euro t\u00eb pashlyera ende.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar vler\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit duplex dhe mund\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb trajtimi t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial. Duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, KPK konkludon se vlera reale e tregut p\u00ebrllogaritet n\u00eb shum\u00ebn 19.060.500 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 17.550.000 lek\u00eb. \u201cReferuar kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb 1.510.500 lek\u00eb, m\u00eb lir\u00eb se vlera e tregut\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk u gjet\u00ebn prova q\u00eb Balili ndodhej n\u00eb konflikt interesi me nd\u00ebrtuesin e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Balili nuk ka deklaruar porositjen e apartamentit duplex n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2007 e n\u00eb vijim, edhe pse duhej t\u2019i kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave private periodike si aktmarr\u00ebveshjen edhe k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb paguar nga kredia. N\u00eb vendim thuhet se Balili nuk ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebr vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011 edhe detyrimin e mbetur n\u00eb vazhdim\u00ebsi ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese ka analizuar edhe mjaftueshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se Balili nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb me fondet e t\u00ebrhequra nga kredia 40 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007. N\u00eb vendim thuhet se subjekti konfirmoi gjat\u00eb hetimit se nuk i dispononte dokumentet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u201cP\u00ebr pasoj\u00eb, pretendimet e subjektit se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2007, me fondet e t\u00ebrhequra nga kredia mbeten n\u00eb nivel deklarativ,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se kontrata e porosis\u00eb s\u00eb apartamentit e vitit 2007 ka qen\u00eb fiktive me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro n\u00eb Raiffeisen Bank. \u201cFiktivitetin e kontrat\u00ebs s\u00eb lartp\u00ebrmendur e konfirmoi edhe subjekti i rivler\u00ebsimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Subjekti gjithashtu nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb revokimin e k\u00ebsaj kontrate,\u201d citohet n\u00eb vendim, ku theksohet se veprimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Veprimet e kryera p\u00ebr lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, thjesht p\u00ebr t\u00eb realizuar marrjen e kredis\u00eb dhe blerjen m\u00eb pas t\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr, duket se jan\u00eb kryer n\u00eb mashtrim t\u00eb ligjit\u201d, konstaton Komisioni. Gjithashtu theksohet se e gjith\u00eb veprimtaria p\u00ebr realizimin e veprimeve juridike p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb ka elemente t\u00eb paligjshme brenda saj q\u00eb prekin legjitimitetin e pasuris\u00eb s\u00eb krijuar nga transaksioni i kryer.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe p\u00ebr shum\u00ebn 61 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb 26 shtator 2012 nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe ka gjetur mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb Balilit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se ata kan\u00eb pasur munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn e 1.2 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2002, Komisioni kontsaton se shitja e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb kryer pas blerjes s\u00eb apartamentit duplex dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vlera 61 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim sqarohet se likuidimi i apartamentit duplex nga bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb periudh\u00ebn shkurt 2012 \u2013 gusht 2012, nd\u00ebrsa shitja e banes\u00ebs 72.5 m2 \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb shtator dhe t\u00ebrheqja e vler\u00ebs rreth dy muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb administrator i nj\u00eb shoq\u00ebrie me 50% t\u00eb kuotave. Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shtetasi M.M., nuk ka pasur mund\u00ebsi n\u00eb vitin 2011 t\u00eb jap\u00eb hua shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro, as si individ dhe as si ortak i shoq\u00ebris\u00eb. Trupa gjykuese e \u00e7mon t\u00eb paqart\u00eb lidhjen e personit q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb hua vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro pa interes, nga t\u00eb cilat 14 mij\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr plot\u00ebsimin e \u00e7mimit t\u00eb paguar t\u00eb apartamentit duplex. N\u00eb vendim thuhet se Balili ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se huaja e marr\u00eb shtetasit M.M. \u00ebsht\u00eb ende e pashlyer.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar nga analiza financiare se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit duplex n\u00eb shum\u00ebn totale 124 mij\u00eb euro. Edhe pas rikryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare, bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat e depozituara nga Balili, Komisioni i ka q\u00ebndruar konkluzionit se ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme<\/strong><\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se Balili dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cFord Fiesta\u201d n\u00eb vitin 2012. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Balili ka deklaruar shum\u00ebn 4 mij\u00eb euro, pjes\u00eb e huas\u00eb 40 mij\u00eb euro q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga shtetasi M.M., q\u00eb rezultoi se nuk ka pasur mund\u00ebsi ta krijonte k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se nga hetimi ka rezultuar se ky automjet t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Balilit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni evidenton se Balili nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj n\u00eb Vlor\u00eb gjat\u00eb sezonit veror; blerjen e nj\u00eb moto\u00e7iklete tip \u201cPEGASUS\u201d nga bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vler\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb dhe blerjen e nj\u00eb motori tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn 54 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK identifikon mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autimjeti tip \u201cChevrolet Captiva\u201d n\u00eb shum\u00ebn 8 mij\u00eb euro ose 1.029.920 lek\u00eb, pasi nga dokumentacioni i administruar ka rezultuar se ka kushtuar 1.243.627 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet edhe mosdeklarimi n\u00eb vitin 2003 i p\u00ebrdorimit t\u00eb automjetit tip \u201cBMW\u201d, model 324 nga bashk\u00ebshorti i saj. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe t\u00eb pasakta t\u00eb pasuris\u00eb nd\u00ebr vite,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhurat\u00ebn 2800 euro nga tezja e bashk\u00ebshortit t\u00eb Balilit p\u00ebr kryerjen e pushimeve verore n\u00eb Korfuz t\u00eb Greqis\u00eb, pasi kjo dhurat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar prej saj n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni evidenton pamund\u00ebsi t\u00eb Balilit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00eb totale prej 9,369,343 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, gjyqtarja Marsela Balili dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi finanicare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti duplex, makinave, motor\u00ebve dhe p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera- t\u00eb deklaruara si t\u00eb shlyera pjes\u00ebrisht gjat\u00eb koh\u00ebs kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pezulluar p\u00ebr korrupsion nga KLD.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75206,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[162,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Balili.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marsela Balili p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 13 janar 2019. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75205"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75205"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75207,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75205\/revisions\/75207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}