{"id":75217,"date":"2020-03-12T16:31:57","date_gmt":"2020-03-12T15:31:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-sarandes-nevrie-duka-shkarkohet-per-gropat-e-pasurise\/2020\/03\/12\/"},"modified":"2023-04-07T04:22:54","modified_gmt":"2023-04-07T02:22:54","slug":"gjyqtarja-e-sarandes-nevrie-duka-shkarkohet-per-gropat-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-sarandes-nevrie-duka-shkarkohet-per-gropat-e-pasurise\/2020\/03\/12\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Sarand\u00ebs, Nevrie Duka shkarkohet p\u00ebr \u201cgropat\u201d e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Nevrie Duka u p\u00ebrball me nj\u00eb raport negativ n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe dyshime p\u00ebr konflikt interesi, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e k\u00ebshilloi q\u00eb \u201ct\u00eb mos g\u00ebrmonte m\u00eb shum\u00eb, pasi ndodhej n\u00eb grop\u00eb\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68950\" aria-describedby=\"caption-attachment-68950\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nevrie-Duka-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68950\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nevrie-Duka-ne-KPK-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"68950\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68950\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Sarand\u00ebs, Nevrie Duka pas vendimit p\u00ebr shkarkimin e saj nga KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Sarand\u00ebs, Nevrie Duka u p\u00ebrball me nj\u00eb raport negativ t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore dhe u shkarkua brenda dit\u00ebs nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nd\u00ebrsa subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje se pse nuk i ishte njoftuar rezultati i hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera, ve\u00e7 atij t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk u b\u00eb e qart\u00eb se pse KPK nuk mori vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr pyetjet e saj, edhe pse Duka i referoi si k\u00ebrkesa proceduriale. Por v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs e mbylli seanc\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb Duk\u00ebs: \u201cN\u00ebse e gjen veten n\u00eb nj\u00eb grope, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos g\u00ebrmosh m\u00eb shum\u00eb\u201d. Ironikisht, problemet kryesore t\u00eb Duk\u00ebs vinin prej pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili zot\u00ebronte nj\u00eb mjet skrep p\u00ebr hapje gropash p\u00ebr themele nd\u00ebrtimi pallatesh. KPK n\u00eb nj\u00eb \u201cnxitim\u201d t\u00eb diktuar me gjas\u00eb edhe nga situata e karantin\u00ebs, njoftoi q\u00eb vendimi do t\u00eb jepej brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga relacioni i lexuar n\u00eb s\u00e9ance, Duka u gjet sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit me probleme t\u00eb shumta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin pasuri dhe veprime financiare t\u00eb padeklaruara, veprime t\u00eb dyshuara si fiktive, t\u00eb ardhura t\u00eb pajustifikuara dhe dyshime p\u00ebr konflikt interesi e gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ndaj kompanive me t\u00eb cilat bashk\u00ebshorti kishte marr\u00ebdh\u00ebnie financiare.<\/p>\n<p>Duka vet\u00eb pranoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb prej gjetjeve t\u00eb KPK, edhe pse kund\u00ebrshtoi p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni. Ajo tha se nuk kishte gjykuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb konflikt interesi, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKam b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi me dor\u00eb t\u00eb hekurt, por edhe me zem\u00ebr motre dhe n\u00ebne,\u201d tha Duka, nd\u00ebrsa pretendoi se g\u00ebzonte respekt t\u00eb komunitetit. Nevrie Duka punon n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor shqiptar prej vitit 1995. N\u00eb dy dekadat e fundit, ajo ka sh\u00ebrbyer si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb n\u00eb posedim<\/strong><\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Duka p\u00ebrb\u00ebhet nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe relatore Genta Tafa Bungo. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs u vu n\u00eb dukje se procesi ishte p\u00ebrmbyllur me nj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Tafa lexoi nj\u00eb relacion negativ, i cili e vinte theksin te mungesa e burimeve dhe t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishin paguar tatimet apo te dyshimet p\u00ebr veprime fiktive.<\/p>\n<p>Relatorja tha se Duka kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunuese, por p\u00ebrgjigjet e saj nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe n\u00eb disa raste ajo nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime. Problemet filluan p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb posedim, pa qira, por me nj\u00eb marr\u00ebveshje gojore sipas Duk\u00ebs q\u00eb n\u00ebnkuptonte se apartamenti do t\u00eb paguhej me pun\u00eb n\u00eb natyr\u00eb nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Relatorja tha se prej koh\u00ebs q\u00eb ky apartament ishte marr\u00eb n\u00eb posedim n\u00eb vitin 2011, bashk\u00ebshorti nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. Relatorja po ashtu tha se gjyqtarja kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ishte nj\u00eb kompani me administratore t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me kompanin\u00eb, nga e cila kishte n\u00eb posedim apartamentin.<\/p>\n<p>Duka pohoi se nuk kishte dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar marr\u00ebveshjen mes bashk\u00ebshortit dhe kompanis\u00eb. Ajo tha se kishte marr\u00eb apartamentin n\u00eb posedim, pasi ishte af\u00ebr gjykat\u00ebs dhe se i nevojitej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pasi sapo ishte b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb. Ajo pretendoi se kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb dhe se referimi ishte b\u00ebr\u00eb gabim prej kancelarit t\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00eb nuk e kishte par\u00eb deri n\u00eb fund dosjen, por vet\u00ebm faqen e par\u00eb. Megjithat\u00eb ajo nuk dha p\u00ebrgjigje p\u00ebr munges\u00ebn e dokumentacionit dhe munges\u00ebn e vler\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb Selit\u00eb per 45 mij\u00eb euro dhe rregjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb mitur ishte paguar me parat\u00eb e fituara nga shitja e nj\u00eb trualli prej 400 metrash t\u00eb bler\u00eb nga Bashkia e Sarand\u00ebs p\u00ebr 288 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2000, me q\u00ebllim investimi.<\/p>\n<p>KPK tha se trualli ishte shitur 8 vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 70 mij\u00eb euro, \u201crreth 30 her\u00eb m\u00eb shtrejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Relatorja tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shitje nuk ishte paguar asnj\u00eb detyrim tatimor dhe se kishte dyshime q\u00eb procesi i shitjes t\u00eb ishte fiktiv, nd\u00ebrsa subjekti nuk kishte p\u00ebrmbushur investimin dhe arsyet me t\u00eb cilin e kishte bler\u00eb truallin nga bashkia. Nga dokumentet rezultonte q\u00eb gjyqtarja me bler\u00ebsin kishin nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje, nd\u00ebrsa edhe pse pretendohej i nisur n\u00eb vitin 2008, procesi i shitjes kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Duka i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje. Ajo tha se 70 mij\u00eb eurot duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme, pasi ato ishin trasferuar n\u00eb bank\u00eb dhe se asnj\u00eb institucion nuk i kishte v\u00ebn\u00eb asaj n\u00eb dukje se kishte probleme. Ajo tha se transaksioni ishte i raportuar te institucionet kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe nuk kishte pasur asnj\u00eb referim.<\/p>\n<p>Duka pretendoi gjithashtu se dyshimet p\u00ebr kontrat\u00eb fiktive rr\u00ebzoheshin dhe se arsyeja e b\u00ebrjes s\u00eb shitjes me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje ishte moratorimumi kund\u00ebr lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb bregdet. Duka pretendoi se kontrata kishte nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shprehte heqjen dor\u00eb prej saj nga pron\u00ebsia.<\/p>\n<p>Gjyqtarja pranoi se \u00e7mimi i blerejs s\u00eb truallit ishte \u201csa p\u00ebr nj\u00eb kafshat\u00eb buke\u201d, por tha se ajo nuk kishte qen\u00eb idiote q\u00eb ta shiste po aq dhe se ishte diktuar nga tregu: \u201cNuk do m\u00eb linte gjitoni ta shisja m\u00eb lir\u00eb, se i prishja pazarin,\u201d tha Duka.<\/p>\n<p>Gjyqtarja pretendoi se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eblloj si nj\u00eb qytetare e thjesht\u00eb dhe se shum\u00eb qytetar\u00eb kishin marr\u00eb truall n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb Sarand\u00eb. Ajo refuzoi t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve ndaj bashkis\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs. Ajo tha se do kishte pasur konflikt n\u00ebse do kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje me titullar\u00ebt, jo me institucionin, nd\u00ebrsa tha se \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla kishin gjykuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, pasi gjykata ishte e vog\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit, huat\u00eb e kredit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi rezultuan nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb mori problemesh me pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares. 22 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb b\u00ebra prej tij nga hapjet e gropave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallateve, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishin paguar tatimet, u cil\u00ebsuan t\u00eb paligjshme nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb Komision u relatua se kishte dyshime se dy makina t\u00eb blera m\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb shitura m\u00eb shtrejt nga bashk\u00ebshorti ishin n\u00eb fakt veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhurat, nd\u00ebrsa t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb nuk ishte trasferuar pron\u00ebsia nga bler\u00ebsi u vu n\u00eb dyshim e gjith\u00eb shitja te nipi i tij.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se dy kompanit\u00eb me t\u00eb cilat kishte punuar bashk\u00ebshorti i Duk\u00ebs kishin pasur \u00e7\u00ebshtje me gjyqtaren, duke hedhur dyshime p\u00ebr konflikt interesi.\u00a0 Gjyqtarja vet\u00eb nuk iu referua k\u00ebtyre gjetjeve. Ajo po ashtu nuk foli p\u00ebr analiz\u00ebn finaciare dhe problemet, pasi tha jan\u00eb teknike dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte depozituar nj\u00eb raport nga nj\u00eb financier.<\/p>\n<p>Nga relatimi nd\u00ebrkoh\u00eb rezultuan mosdeklarime t\u00eb kredive, kredi t\u00eb marra nga gjyqtarja por q\u00eb pretendoheshin se ishin shlyer nga kunati, por pa prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mosdeklarim huash t\u00eb dh\u00ebna dhe mosdeklarim t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb personave me t\u00eb cil\u00ebt subjekti kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie financiare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u justifikua se nuk kishte dokumente dhe se nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u2019i ruante ato. Ajo tha se nj\u00eb nga personat q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb hua dhe q\u00eb ia kishte kthyer me interesa kishte qen\u00eb pasti\u00e7ier i njohur n\u00eb Sarand\u00eb dhe se t\u00eb gjith\u00eb \u201cshkonin t\u00eb hanin \u00ebmb\u00eblsira te Luani\u201d, por tha se nuk kishte arritur ta kontaktonte p\u00ebr t\u00eb provuar aktivitetin e tij tregtar.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ajo justifikoi marr\u00ebdh\u00ebnien e t\u00eb shoqit me ortakun n\u00eb nj\u00eb restorat. Ajo tha se ortaku i bashk\u00ebshortit ishte \u201cguzhinieri m\u00eb i mir\u00eb i peshkut n\u00eb Sarand\u00eb\u201d. Duke cituar informalitetin, Duka\u00a0 tha se 30 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni duhej t\u00eb cil\u00ebsoheshin t\u00eb ligjshme, por ajo pranoi se nuk kishte dokumentacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje n\u00eb relatim se ishte v\u00ebn\u00eb re munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb nd\u00ebrmarra nga \u00e7ifti, p\u00ebrfshi parat\u00eb e dh\u00ebna hua apo blerjet e veprimet e tjera. As fundi i seanc\u00ebs nuk qe i zakonsh\u00ebm. Duka k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa b\u00ebri disa pyetje, q\u00eb nuk u pan\u00eb si k\u00ebrkesa proceduriale nga trupa.<\/p>\n<p>Relatorja iu p\u00ebrgjigj Duk\u00ebs duke theksuar se rolin si hetuese dhe gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb ishte i caktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb interpretohej aty, nd\u00ebrsa po ashtu u vu n\u00eb dukje se gjyqtarja mund t\u00eb kishte k\u00ebrkuar koh\u00eb shtes\u00eb n\u00ebse do kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente, por se kjo nuk ishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Duka k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo kishte dh\u00ebn\u00eb \u201cshpirtin n\u00eb pun\u00eb\u201d dhe se disa nga gabimet ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs pasi ajo kishte prioritet pun\u00ebn. V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga ana e tij mbajti q\u00ebndrim n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, nuk kam pyetje\u201d, tha Jacobs, nd\u00ebrsa \u201ck\u00ebshilloi\u201d gjyqtaren t\u00eb mos k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb hetim n\u00eb kritere t\u00eb tjera. Duka u p\u00ebrgjigj duke pretenduar se n\u00ebse hetohej n\u00eb dy kriteret e tjera, ajo do t\u00eb dilte n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Nevrie Duka u p\u00ebrball me nj\u00eb raport negativ n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe dyshime p\u00ebr konflikt interesi, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e k\u00ebshilloi q\u00eb \u201ct\u00eb mos g\u00ebrmonte m\u00eb shum\u00eb, pasi ndodhej n\u00eb grop\u00eb\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75218,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[296,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nevrie-Duka-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Sarand\u00ebs, Nevrie Duka pas vendimit p\u00ebr shkarkimin e saj nga KPK. Foto: Vladimir Karaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75217"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75217"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75219,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75217\/revisions\/75219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}