{"id":75226,"date":"2020-03-11T19:47:07","date_gmt":"2020-03-11T18:47:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ricelja-e-hetimit-nuk-ndryshon-balancen-negative-per-gjyqtaren-entela-shedula\/2020\/03\/11\/"},"modified":"2023-04-07T04:23:19","modified_gmt":"2023-04-07T02:23:19","slug":"ricelja-e-hetimit-nuk-ndryshon-balancen-negative-per-gjyqtaren-entela-shedula","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ricelja-e-hetimit-nuk-ndryshon-balancen-negative-per-gjyqtaren-entela-shedula\/2020\/03\/11\/","title":{"rendered":"Ri\u00e7elja e hetimit nuk ndryshon balanc\u00ebn negative p\u00ebr gjyqtaren Entela Shedula"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula u p\u00ebrball s\u00ebrish me mungesa n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile 3-kat\u00ebshe. Subjekti kund\u00ebrshtoi t\u00eb dh\u00ebnat e analiz\u00ebs financiare dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67780\" aria-describedby=\"caption-attachment-67780\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-67780 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"67780\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67780\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ri\u00e7elja e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula nuk solli ndryshime t\u00eb analiz\u00ebs financiare, e cila konstaton munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr \u00a0nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile 3-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ashtu si edhe n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 30 janar 2019, Komisioni ka konkluduar se Shedula nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Shedula po kryhet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret nga trupa gjyq\u00ebsore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu sqaroi se Komisioni e rihapi hetimin bazuar n\u00eb provat e depozituara nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Sipas Zhegut, Komisioni ka t\u00ebrhequr praktik\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb legalizimit t\u00eb banes\u00ebs tre kat\u00ebshe t\u00eb gjyqtares Shedula, ku vet\u00ebm nd\u00ebrtesa rezulton e regjistruar.<\/p>\n<p>&#8220;Sipas zyr\u00ebs s\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, kjo banes\u00eb pozicionohet n\u00eb tok\u00eb shtet,&#8221; tha relatorja Zhegu. Ajo shtoi se me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kompesimit dhe Kthimit t\u00eb Pronave, trualli prej 3600 metrash u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula shpjegoi n\u00eb fjal\u00ebn e saj se trualli ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa tre kat\u00ebshe u \u00ebsht\u00eb kthyer kat\u00ebr bashk\u00ebpronar\u00ebve nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb pronave, ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb vjehrri i saj.<\/p>\n<p>&#8220;Mosregjistrimi nuk e b\u00ebn vendimin e Komisionit t\u00eb Kthimit e Kompesimit t\u00eb Pronave t\u00eb pavlefsh\u00ebm, por i heq vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pron\u00ebs tek te tret\u00ebt,&#8221; tha gjyqtarja.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi se p\u00ebr t\u00eb kryer analiz\u00ebn financiare, Komisioni ka k\u00ebrkuar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave referencat e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2000.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e servirura, kan\u00eb rezultuar balanca negative n\u00eb periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpia tre kat\u00ebshe. P\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1999 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve; p\u00ebr vitet 2000-2001 n\u00eb shum\u00ebn 802 mij\u00eb lek\u00eb; n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb; 468 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe n\u00eb vitin 2012 nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 255 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb tre kat\u00ebshe. Ajo pretendoi se mungesa e burimeve financiare p\u00ebr investimet e konstatuar nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1999 \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga analiza e raportit t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>&#8220;Analiza nuk p\u00ebrputhet me provat e hetimit dhe t\u00eb subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk merren parasysh fakte t\u00eb njohura bot\u00ebrisht q\u00eb jan\u00eb njohur p\u00ebr subjekte t\u00eb tjera,&#8221; u ankua Shedula, e cila shpjegoi se i ishte drejtuar nj\u00eb eksperti vler\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb kryer sakt\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Ajo tha se sipas vler\u00ebsuesit, vlera e shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb 8.2 milion\u00eb lek\u00eb. Shedula theksoi se n\u00eb analiz\u00ebn e raportit t\u00eb par\u00eb t\u00eb KPK, ishin marr\u00eb parasysh deklarimet dhe provat e saj, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin nuk ishin konsideruar.<\/p>\n<p>Sipas saj, nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb ka qen\u00eb informal e p\u00ebr pasoj\u00eb kostoja ka qen\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt. Duke iu referuar KPA, Shedula pretendoi se kostoja e nd\u00ebrtimit informal \u00ebsht\u00eb 26% m\u00eb e ul\u00ebt se ai i formalizuar. Ajo shtoi se n\u00eb vitin 1999 kati i dyt\u00eb kishte qen\u00eb karabina dhe nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet si i p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>&#8220;Vlera totale e deklaruar nga un\u00eb ka qen\u00eb 8.4 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas llogaritjes rishtazi t\u00eb Komisionit \u00ebsht\u00eb 10.8 milion\u00eb lek\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb informal,&#8221; tha Shedula, duke i quajtur t\u00eb sakta deklaratat e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Shedula tha gjithashtu se Komisioni nuk merrte n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj nga aktiviteti privat i importimit te rrobave t\u00eb p\u00ebrdorura nga Italia gjat\u00eb periudh\u00ebs 1995-1997.<\/p>\n<p>Me tej, Shedula iu rikthye shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb nga Fondi Besa. Ajo tha se edhe pse kredia ishte marr\u00eb p\u00ebr ushtrim aktiviteti treg\u00ebtar, ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr vazhdimin e nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb. Subjekti i rivler\u00ebsimit rishpjegoi se Fondi Besa n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jepte kredi vet\u00ebm per aktivitet treg\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula risolli gjithashtu n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2008 nga puna pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie private, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ishin paguar sigurimet dhe tatimet. &#8220;Penalizohemi dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb bashk\u00ebshorti q\u00eb nuk i jan\u00eb paguar kontributet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe nj\u00eb her\u00eb tani bashk\u00ebshortja si subjekt rivler\u00ebsimi,&#8221; tha gjyqtarja Shedula.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu identifikoi gjetje edhe lidhur me aspektin profesional. Ajo tha se Komisioni kishte verifikuar edhe nj\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb gjyqtares Shedula p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb publikuar n\u00eb median online p\u00ebr lirimin e shtetasit I.B. Zhegu shtoi se Shedula kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Zhegu p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb denoncim nga publiku ku ankuesi pretendon se gjyqtarja Shedula prej shtatorit 2017 po shqyrton nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile ku ai \u00ebsht\u00eb pal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e ka p\u00ebrfunduar por e shtyn q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e KPK-s\u00eb lidhur me aspektin profesional, Shedula tha se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb media kishte zgjedhur t\u00eb mos reagonte edhe ajo n\u00ebp\u00ebrmjet mediave. Ajo tha se kishte vepruar n\u00eb rrug\u00eb institucionale, duke sqaruar p\u00ebr vendimin e saj lidhur me \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb fjal\u00eb kishte njoftuar Presidentin e Republik\u00ebs, K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shedula shpjegoi se n\u00eb vitin 2013, prokuroria kishte k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb arrest n\u00eb burg p\u00ebr 10 dit\u00eb p\u00ebr I.B., n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb akti ekspertimi p\u00ebr arm\u00ebn e ftoht\u00eb. &#8220;Gjat\u00eb gjykimit prokurori mori aktin dhe k\u00ebrkoi &#8216;detyrim paraqitje&#8217;. Gjykata nuk mund t\u00eb caktoj\u00eb mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga ajo q\u00eb ka k\u00ebrkuar prokuroria,&#8221; deklaroi gjyqtarja Shedula.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e kryer nga nj\u00eb qytetar ajo shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka si objekt pjes\u00ebtimin e pasuris\u00eb. Ajo shtoi se kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pjes\u00ebtimit n\u00eb vitin 2019 dhe se shqyrtimi po vazhdonte p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb. Ajo mohoi q\u00eb procesi t\u00eb ishte shtyr\u00eb prej saj dhe deklaroi se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb kishte ndodhur p\u00ebr arsye proceduriale.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Shedul\u00ebs, avokati Sokol Hazizaj tha se bazuar n\u00eb gjith\u00eb provat e paraqitura nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe nga rezultatet e hetimit, nuk rezultonte q\u00eb ajo t\u00eb kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Ai n\u00ebnvizoi se sht\u00ebpia ishte nd\u00ebrtuar para se Shedula t\u00eb lidhte kuror\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj dhe prandaj sipas tij, ILDKPKI e kishte vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. &#8220;Duhet par\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr&#8230; . Kjo e c\u00ebnon besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb,&#8221; tha Hazizaj.<\/p>\n<p>Kryesuesja Xhensila Pine konstatoi se nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs kishte filluar para martes\u00ebs, por kishte vazhduar edhe pas ardhjes s\u00eb saj n\u00eb familjen e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Shedula k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 13 mars, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula u p\u00ebrball s\u00ebrish me mungesa n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile 3-kat\u00ebshe. Subjekti kund\u00ebrshtoi t\u00eb dh\u00ebnat e analiz\u00ebs financiare dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75227,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[143,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75226"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75226"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75226\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75228,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75226\/revisions\/75228"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}