{"id":75241,"date":"2020-03-07T22:18:17","date_gmt":"2020-03-07T21:18:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-tre-mendime-te-ndryshme-ne-vendimin-per-gjyqtarin-fatri-islamaj\/2020\/03\/07\/"},"modified":"2023-04-07T04:24:57","modified_gmt":"2023-04-07T02:24:57","slug":"kpk-me-tre-mendime-te-ndryshme-ne-vendimin-per-gjyqtarin-fatri-islamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-tre-mendime-te-ndryshme-ne-vendimin-per-gjyqtarin-fatri-islamaj\/2020\/03\/07\/","title":{"rendered":"KPK me tre mendime t\u00eb ndryshme n\u00eb vendimin p\u00ebr gjyqtarin Fatri Islamaj"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Fatri Islamaj, por nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt votoi p\u00ebr konfirmimin e tij, nd\u00ebrsa as shumica nuk kishte q\u00ebndrim t\u00eb unifikuar. Islamaj u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66351\" aria-describedby=\"caption-attachment-66351\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66351\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66351\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66351\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb shqyrtoi rastin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs Fatri Islamaj u nda n\u00eb tre q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme mbi rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Shumica, relatorja Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko, ra dakord t\u00eb shkarkonte Islamaj, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm mbi nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga i ati p\u00ebr 65 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010, duke arsyetuar se babai nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme dhe se apartamenti ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga gjyqtari duke n\u00ebnkuptuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pasurie t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Lulzim Hamitaj kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb arsyetim me argumentin se babai i Islamajt kishte pasur burime financiare dhe se k\u00ebrkesa e shumic\u00ebs p\u00ebr dokumentim t\u00eb shk\u00ebmbimeve financiare brenda familjes ishte e tepruar.<\/p>\n<p>Brenda trup\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb ka pasur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr t\u00eb Islamajt. N\u00eb mendim paralel Pamela Qirko pretendon se gjyqtari kishte mar\u00eb trajtim preferencial nga nj\u00eb bank\u00eb dhe nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi dhe se k\u00ebto ishin po ashtu shkarkuese.<\/p>\n<p>Trupa nd\u00ebrkoh\u00eb pranoi argumentet e Islamajt mbi dyshimet p\u00ebr konflikt interesi dhe rr\u00ebzoi denoncimet ndaj tij. Po ashtu ai u gjet pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi mosdeklarimin e refuzimit t\u00eb nj\u00eb vize turistike nga SHBA, pasi kjo kishte ndodhur pas plot\u00ebsimit t\u00eb formularit. KPK arsyetoi se ai kaloi me sukses n\u00eb dy kriteret e tjera t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Fatri Islamaj, i cili prej vitit 2016 \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb edhe kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, \u00a0kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb nga babai t\u00eb cil\u00ebn ai pretendon se e kishte pasur me qira. Po ashtu ai kund\u00ebrshtoi gjetjet p\u00ebr trajtim preferencial apo ato p\u00ebr konflikt interesi. Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, i zgjedhur p\u00ebrmes shortit p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p><strong>Argumentet e shkarkimit<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtaret Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arsyetuan n\u00eb vendimin q\u00eb solli shkarkimin e Islamajt, se\u00a0 p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga babai i tij dhe q\u00eb ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga gjyqtari, nuk provoheshin burimet e ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cDuke analizuar konkluzionet e m\u00ebsip\u00ebrme n\u00eb raport me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, Komisioni krijoi bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit ishte n\u00eb thelb duke p\u00ebrdorur nj\u00eb apartament (para dhe pas deklarat\u00ebs \u201cVetting\u201d), p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Shumica l\u00eb t\u00eb kuptohet se kishte dyshime mbi apartamentin, nd\u00ebrsa babai dhe v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit q\u00eb supozohet se e kishin financuar at\u00eb nuk e kishin p\u00ebrdorur dhe nuk kishin pretendime p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi rezultoi se babai i subjektit e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament i cili \u00ebsht\u00eb banuar q\u00eb nga fillimi prej djali i tij, Fatri Islamaj. Subjekti i rivler\u00ebsimit e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb apartament duke pretenduar se ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje, por nuk rezultoi e deklaruar n\u00eb asnj\u00eb rast, deri n\u00eb dat\u00ebn 27.9.2016\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim. Shumica arsyetoi se pretendimet p\u00ebr qiran\u00eb nuk provoheshin.<\/p>\n<p>Gjithashtu dy an\u00ebtaret n\u00eb shumic\u00eb argumentuan se nuk provoheshin t\u00eb ardhurat e nj\u00eb v\u00ebllai q\u00eb supozohej se kishte ndihmuar n\u00eb blerejen dhe se babai nuk kishte burime t\u00eb ligjshme. Shumica cil\u00ebsoi si t\u00eb paprovuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb blerje edhe t\u00eb v\u00ebllait tjet\u00ebr dhe motr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit, duke arsyetuar se nuk provoheshin transaksiont dhe se t\u00eb ardhurat nuk ishin provuar. Shumica arsyetoi se nj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit kishte bler\u00eb nj\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kredie bankare, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim mund\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb kontrinbuar n\u00eb apartamentin e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat e deklaruara t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe t\u00eb motr\u00ebs mund t\u00eb tregojn\u00eb potencialisht mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb ardhura, por nuk rezultoi e provuar se kan\u00eb paguar tatime p\u00ebr t\u00eb ardhurat, gjithashtu, nuk u provua n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse se ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb ardhurat babait t\u00eb tyre\u201d, arsyetoi shumica. Dy an\u00ebtaret po ashtu pretenduan se financimi i apartamentit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait nga v\u00ebllez\u00ebrit nd\u00ebrsa ata nuk pretendonin bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe fakti q\u00eb ai ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga gjyqtari nuk ishte bind\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Lulzim Hamitaj shprehet se nuk ishte dakord me shumic\u00ebn dhe se Islamaj duhej t\u00eb ishte konfirmuar. Hamitaj merr p\u00ebrbaz\u00eb argumentet e gjyqtarit mbi apartamentin n\u00eb fjal\u00eb dhe arsyeton se dokumentimi i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb qiradh\u00ebnies nuk ishte i detyruesh\u00ebm, duke marr\u00eb parasysh edhe marr\u00ebdh\u00ebnien prind-f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb u ka kushtuar m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi raporteve t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Islamajt me babain, duke pretenduar se shk\u00ebmbimet financiare brenda familjes nuk duhej t\u00eb provoheshin n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. \u201cRrjedhimisht, sipas pakic\u00ebs, t\u00eb gjitha burimet e ligjshme t\u00eb gjeneruara nga \u00e7do an\u00ebtar i familjes Islamaj, deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010, q\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb provuara me dokumentacion ligjor, duhet t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb shumatoren e kursimeve t\u00eb mundshme t\u00eb familjes, t\u00eb cilat de jure jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb mirave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta familjare dhe me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb kontribuuar n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton Hamitaj.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm ai ka referuar dokumentet sipas t\u00eb cilave nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebve t\u00eb gjyqtarit kishte pasur nj\u00eb llogari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bankare me t\u00eb atin n\u00eb t\u00eb cilin ishin hedhur dhe t\u00ebrhequr para n\u00eb shum\u00ebn deri n\u00eb 3.1 milion lek\u00eb. Hamitaj thot\u00eb se t\u00eb ardhurat e provuara t\u00eb v\u00ebllez\u00eberve dhe babait mjaftonin disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn prej 50 mij\u00eb euro si k\u00ebst i par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu arsyeton p\u00ebrfshirjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb financim t\u00eb t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve dhe motr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit. Vet\u00eb Islamaj referoi n\u00eb KPK kontrata shitblerje aksionesh t\u00eb nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve dhe t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme. Ai po ashtu thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave i ishin dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai babait dhe se kjo provonte burimin e pasuris\u00eb s\u00eb bler\u00eb. \u201cDokumenti tregon pages\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb shum\u00ebn 249.874 CHF n\u00eb Zvic\u00ebr (kuptohet q\u00eb t\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb shum\u00ebfishi i k\u00ebsaj shume)\u201d, pretendoi Islamaj.<\/p>\n<p>Pakica po ashtu arsyeton se Islamaj nuk duhej t\u00eb mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb llogarie bankare dy em\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes me v\u00ebllain e saj. Hamitaj arsyeton se kjo nuk ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi dhe se llogaria nuk ishte p\u00ebrdorur nga bashk\u00ebshortja e subjektit prej vitesh dhe qarkullimet n\u00eb t\u00eb kishin qen\u00eb minimale.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe shumica arsyetohet se mosdeklarimi i k\u00ebsaj llogarie ishte shkarkues. \u201cPersoni i lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit (bashk\u00ebshortja) nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d (dor\u00ebzuar m\u00eb 25.1.2017) nj\u00eb llogari bankare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me v\u00ebllain e saj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioni ka hetuar disa depozita nd\u00ebr vite, si dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrfundimet e arritura nga shumica.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb llogari tjet\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr tu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve para martese, KPK pranoi provat e Islamajt dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb provuar burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb vendosura n\u00eb llogari.<\/p>\n<p><strong>Mendimi Paralel<\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi rezulton se trupa gjykuese \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe n\u00eb elemente t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Islamajt.\u00a0 N\u00eb mendim paralel Pamela Qirko arsyeton se Islamaj kishte p\u00ebrfituar trajtim preferencial nga nj\u00eb bank\u00eb dhe nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Qirko arsyeton ndryshe nga shumica (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Hamitaj, Sanxhaktari) se k\u00ebto momente duhej t\u00eb cil\u00ebsoheshin shkarkuese. Ajo thot\u00eb se apartamenti 144 metra i deklaruar si banes\u00eb, nuk ishte p\u00ebrdorur si e till\u00eb dhe ishte nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Qirko arsyeton se \u00e7mimi i k\u00ebsaj nj\u00ebsie ishte mjaft m\u00eb i ul\u00ebt se i tregut dhe d\u00ebshmonte trajtim preferencial. Ngjash\u00ebm ajo arsyeton me kredin\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb, q\u00eb sipas an\u00ebtares s\u00eb trup\u00ebs ishte marr\u00eb me interes t\u00eb ul\u00ebt dhe mbulonte 100 p\u00ebr qind shpenzimet e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie.<\/p>\n<p>Qirko pretendon se arsyetimi i Islamajt se fqinji i tij e kishte p\u00ebrdorur nj\u00ebsin\u00eb si banes\u00eb, nuk kishte vler\u00eb p\u00ebr rastin e tij dhe argumentet e dh\u00ebna nuk provonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e dyshimeve se ai ishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proferenciale.<\/p>\n<p>Islamaj argumentoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb se ai nuk kishte pasur trajtim preferencial nga kompania dhe as nga banka. Ai pretendoi se nj\u00ebsia e sh\u00ebrbimit ishte bler\u00eb si apartament dhe dor\u00ebzoi pamje e foto t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb komshiut dhe kontrata t\u00eb fqinj\u00ebve. Ai pretendoi se nj\u00ebsia do t\u00eb p\u00ebrdorej si banes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pranoi gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb bank\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte marr\u00eb kredin\u00eb, por vuri n\u00eb dukje se kjo e fundit kishte qen\u00eb n\u00eb gjyq si pal\u00eb e tret\u00eb dhe se vendimi i marr\u00eb nuk kishte qen\u00eb vendim themeli. Ai theksoi nga ana tjet\u00ebr se interesi 3 p\u00ebr qind dhe mbulimi 100 p\u00ebr qind i vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs nuk ishin preferenciale dhe se n\u00eb kontrat\u00eb ishte parashikuar q\u00eb interesat mund t\u00eb rriteshin nga banka deri n\u00eb 5.8 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit dhe \u00e7\u00ebshtjet e tjera<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe pse dyshimet p\u00ebr konflikt interesi u debatuan gjat\u00eb n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, ato u rr\u00ebzuan nga KPK n\u00eb vendim. Dy rastet e referuara kishin t\u00eb b\u00ebnin me marr\u00ebdh\u00ebniet e ILDKPKI-s\u00eb me v\u00ebllai e Islamajt dhe po ashtu me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi. N\u00eb rastin e par\u00eb vendimi ishte prishur nga Gjykata e Lart\u00eb, pik\u00ebrisht me arsyetimin se Islamaj kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi. Vet\u00eb Islamaj pranoi se ishte n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrplasjes mes v\u00ebllait dhe ILDKPKI-s\u00eb, por vuri n\u00eb dukje se rasti ishte unik dhe se bazuar n\u00eb legjislacion dhe n\u00eb \u201cParimet e Bangalores\u201d nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi. Rasti i dyt\u00eb po ashtu u rr\u00ebzua, pasi Islamaj sipas KPK provoi se s\u2019kishte pasur dijeni p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e v\u00ebllait me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe se vendimet gjykat\u00ebs nuk kishin qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni arsyetoi se nuk kishte shkelje q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb shkarkim edhe n\u00eb lidhje me disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e llogarive bankare. N\u00eb dy raste KPK vler\u00ebsoi se edhe pse llogarit\u00eb nuk ishin deklaruar t\u00eb ardhurat prej tyre ishin deklaruar. Po ashtu u rr\u00ebzuan edhe dyshimet mbi nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Mbi 20 denoncime nuk u gjet\u00ebn problematike nga KPK, q\u00eb shprehet se akuzat nuk c\u00ebnonin vler\u00ebsimin profesional t\u00eb Islamajt. Denoncimet kryesisht p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie nuk u gjet\u00ebn t\u00eb bazuara n\u00eb fakte.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Fatri Islamaj, por nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt votoi p\u00ebr konfirmimin e tij, nd\u00ebrsa as shumica nuk kishte q\u00ebndrim t\u00eb unifikuar. Islamaj u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,473],"tags":[353,125,107,118,99],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75241"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75241"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75241\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75243,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75241\/revisions\/75243"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}