{"id":75244,"date":"2020-03-06T20:35:33","date_gmt":"2020-03-06T19:35:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-ndaj-prokurores-manjola-kajana\/2020\/03\/06\/"},"modified":"2023-04-07T04:25:07","modified_gmt":"2023-04-07T02:25:07","slug":"kpa-cel-hetimin-gjyqesor-ndaj-prokurores-manjola-kajana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-ndaj-prokurores-manjola-kajana\/2020\/03\/06\/","title":{"rendered":"Kredit\u00eb dhe adresat, KPA \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor ndaj prokurores Manjola Kajana"},"content":{"rendered":"<p>Pal\u00ebt lexuan pretendimet para Kolegjit, nd\u00ebrsa ran\u00eb dakord q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura t\u00eb rihetoheshin. Komisioneri pretendon se Kajana mund t\u00eb gjendet n\u00eb konflikt interesi, por prokurorja ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto pretendime.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68768\" aria-describedby=\"caption-attachment-68768\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-68768 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_4500-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"68768\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-68768\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Manjola Kajana dhe avokatja Romina Zano, para seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Apelimit. Foto:Edmond Hoxha<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhya i q\u00ebndroi ankimit t\u00eb tij ndaj vendimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Manjola Kajana, duke pretenduar se Komisioni nuk ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb mbi nj\u00eb gjendje t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebr pasakt\u00ebsi e deklarime kontradiktore dhe p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve. Prokurorja Kajana i kund\u00ebrshtoi shkaqet e Komisionerit, por u shpreh dakort p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit dhe verifikimin e gjith\u00eb fakteve.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi premten m\u00eb 6 mars, t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor lidhur ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit t\u00eb Komisionerit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Manjola Kajana, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari an\u00ebtar\u00eb e mor\u00ebn vendimin pas k\u00ebrkesave p\u00ebr ri\u00e7elje t\u00eb hetimit t\u00eb kryer nga Ballhysa i cili u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe t\u00eb prokurores Kajana q\u00eb i kund\u00ebrshtoi ato.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb SPAK, Komisioneri Ballhysa theksoi se pas verifikimit t\u00eb situat\u00ebs faktike t\u00eb dala nga hetimi administrativ i Komisionit, vendimi p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kajan\u00ebs p\u00ebrmban shkaqe p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Ballhysa evidentoi munges\u00eb t\u00eb hetimit mbi gjendjen e mundshme e konfliktit t\u00eb interesit midis Kajan\u00ebs dhe funksionit t\u00eb magjistratit lidhur me p\u00ebrfitimin e nj\u00eb trajtimi preferencial n\u00eb marrjen e nj\u00eb kredie; p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e aplikimit t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb statusit si i pastreh\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb Fier kur ajo ishte prokurore atje; p\u00ebr deklarimet e pasakta dhe kontradiktore n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me burimet e ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Kajana u paraqit n\u00eb KPA e shoq\u00ebruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, avokatja, Romina Zano. N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb premtes, kryesuesja Mulaj u b\u00ebri me dije pal\u00ebve, se n\u00eb KPA ishin depozituar dy denoncime n\u00eb adres\u00eb t\u00eb prokuores Manjola Kajana.<\/p>\n<p>Kajana u konfirmua nga KPK n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 qershor, por vendimi i Komisionit u apelua n\u00eb Kolegjin e Posacc\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i Interesit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr evidentimin e gjendjes s\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, Komisioneri analizon aplikimin e kryer nga bashk\u00ebshorti i Kajan\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfitimin e statusit si i pastreh n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit, nd\u00ebrsa prokuroria e k\u00ebtij rrethi po hetonte nj\u00eb kall\u00ebzim ndaj k\u00ebsaj bashkie p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb paligjshme nga ana e funksionar\u00ebve saj pik\u00ebrisht n\u00eb dh\u00ebnien e kredive leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Komisioneri evidentoi se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2014 kur prokuroria e Fierit po hetonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe e ka d\u00ebrguar dosjen p\u00ebr gjykim, funksionar\u00eb t\u00eb organit t\u00eb hetimit kan\u00eb aplikuar si t\u00eb pastreh\u00eb dhe jan\u00eb shpallur p\u00ebrfitues t\u00eb kredive t\u00eb buta. Ballhysa theksoi se mes p\u00ebrfituesve ishte edhe bashk\u00ebshorti i prokurores Kajana.<\/p>\n<p>\u201cKjo periudh\u00eb p\u00ebrkon me koh\u00ebn gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs edhe bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit, rezulton se ka ndjekur procedurat administrative dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e miratuar nga K\u00ebshilli Bashkiak i Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr p\u00ebrfitimin nga programi social i strehimit (kredi e but\u00eb), nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit kryente funksionet e prokurores pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier\u201d, pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Ballhysa u ndal edhe n\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshort\u00ebt Kajana n\u00eb deg\u00ebn e BKT-Fier. Sipas tij, rezulton se n\u00eb kredin\u00eb e disbursuar n\u00eb mars t\u00eb 2014-\u00ebs \u00ebsht\u00eb aplikuar norm\u00eb interesi bono thesari, n\u00eb dukje preferenciale krahasuar me normat e interesit t\u00eb aplikuara nga kjo bank\u00eb n\u00eb aneksin bashk\u00eblidhur kontrat\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb. \u201cEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk rezulton q\u00eb Komisioni t\u00eb ket\u00eb hetuar mbi gjendjen e mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb funksionin e prokurorit, n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj norme preferenciale\u201d, theksoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi t\u00eb verifikohet n\u00ebse prokurorja Kajana ka kryer veprime hetime ndaj Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit apo zyrtar\u00ebre t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit dhe n\u00ebse Kajana gjat\u00eb periudh\u00ebs tetor 2009-korik 2013 kur ka sh\u00ebrbyer pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb Fierit ka hetuar zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit apo Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Treg\u00ebtare, ku ka marr\u00eb kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs, prokurorja Manjola Kajana u shpreh dakort p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe verifikimin e gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb paraqitura nga Komisioneri Ballhysa.<\/p>\n<p>Kajana tha se nuk kishte hetuar asnj\u00ebher\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit apo punonj\u00ebs t\u00eb BKT-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. \u201cTheksoj se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2012, kur \u00ebsht\u00eb regjistruar kall\u00ebzimi penal p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi, un\u00eb isha me detyr\u00eb prokurore n\u00eb Durr\u00ebs. Procedimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nisur m\u00eb dat\u00eb 30 tetor 2012, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti e ka kryer aplikimin n\u00eb fillim t\u00eb muajit\u201d, sqaroi Kajana.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebto procedime, duke argumentuar se hetimi \u00ebsht\u00eb sekret dhe prokurori i \u00e7\u00ebshtjes ka detyrim ta ruaj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se kam c\u00ebnuar besimin e publikut duhet q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shikohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Fakti se ILDKPKI nuk ka konstatuar dhe nuk ka marr\u00eb ansj\u00ebher\u00eb mas\u00eb p\u00ebr konflikt interesi tregon se q\u00ebndrimi i Komisionerit Publik \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb\u201d, theksoi Kajana. Ajo depozitoi si prova v\u00ebrtetime t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetonin se nuk kishte hetuar zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit apo punonj\u00ebs t\u00eb BKT-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Statusi si i pastreh\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa evidentoi faktin se n\u00eb list\u00ebn em\u00ebrore t\u00eb familjeve t\u00eb pastreha t\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb Fier m\u00eb dat\u00eb 30 tetor 2012 t\u00eb cilat kishin aplikuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi me kushte leht\u00ebsuese, figuronte edhe emri i bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Kajana.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebrfituesi nuk duhet t\u00eb ket\u00eb banes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, por n\u00eb dosjen e KPK ka rezultuar se n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 familja Kajana ka p\u00ebrfituar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave nj\u00eb apartament banimi n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, sip\u00ebrfaqja e banes\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi norm\u00ebn e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr p\u00ebrfituesit e statusit si t\u00eb pastreh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitin 2012 t\u00eb ardhurat mesatare mujore t\u00eb familjes Kajana jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 232 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurores dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj kan\u00eb rezultuar depozita bankare n\u00eb vler\u00ebn totale 5.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit ata nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin kredin\u00eb dhe deklarimi i Kajan\u00ebs se ata nuk e kishin p\u00ebrfituar kredin\u00eb, nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e aplikimit. \u201cVet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se: \u2018\u2026Kjo kontrat\u00eb nuk u ekzekutua nga ana e bank\u00ebs, p\u00ebr shkak se si\u00e7 na njoftoi banka, pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, Bashkia e Fierit nuk kishte m\u00eb kuota n\u00eb dispozicion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori kredish\u201d, argumentoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Kajana theksoi se pavar\u00ebsisht aplikimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament, realisht nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar nga subvencionet shtet\u00ebrore dhe se nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb leht\u00ebsi fiskale q\u00eb ka d\u00ebmtuar interesat e shtetit.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshortit i lindte e drejta, pasi apartamenti 40 m2 kishte vet\u00ebm nj\u00eb dhom\u00eb ndenjeje 17 m2, nj\u00eb koridor, banjon dhe ballkonin. Sipas Kajan\u00ebs n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb jetonin dy familje t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga kat\u00ebr persona gjithsej dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishin jetuar me qira. Ajo theksoi se n\u00eb dokumentacionin e k\u00ebtij apartamenti evidentohet disa her\u00eb cil\u00ebsimi si \u201ckabin\u00eb plazhi\u201d. Kajana shpjegoi se i ishin drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb Strehimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Fiancave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion zyrtar n\u00eb lidhje me p\u00ebrcaktimin e sip\u00ebrfaqes minimale p\u00ebr banim nd\u00ebrsa shtoi se Ministria e Financ\u00ebs kishte konkluduar se banesa n\u00eb Durr\u00ebs nuk i plot\u00ebsonte nevojat p\u00ebr strehim t\u00eb familjes s\u00eb tyre dhe se u lindte e drejta p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Prokurorja Kajana shpjegoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, bashk\u00ebshorti i kishte nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs dhe kishin vendosur t\u00eb jetonin n\u00eb Fier, pran\u00eb vendit t\u00eb saj t\u00eb pun\u00ebs. Ajo depozitoi si prova t\u00eb reja, shkres\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>M\u00eb pas u ndal n\u00eb pretendimin e Komisionerit lidhur me t\u00eb ardhurat e konsiderueshme n\u00eb koh\u00ebn e aplikimit. Sipas Kajan\u00ebs, n\u00eb muajin tetor kur bashk\u00ebshorti kishte aplikuar, t\u00eb ardhurat familjare p\u00ebrb\u00ebheshin vet\u00ebm nga paga e saj, pasi bashk\u00ebshorti e kishte nd\u00ebrprer\u00eb marrdh\u00ebnien e pun\u00ebs q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb muajit shtator 2012. Ajo sqaroi se pas dor\u00ebheqjes, bashk\u00ebshorti kishte p\u00ebrfituar pages\u00ebn e dy muajve.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se bashk\u00ebshorti i saj kishte kryer nj\u00eb aplikim si t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb dhe se ka pritur si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet nga bashkia. \u201cDua t\u00eb theksoj se ne nuk jemi favorizuar as padrejt\u00ebsisht dhe as ligj\u00ebrisht\u201d, tha Kajana dhe sqaroi se vlera q\u00eb kishin n\u00eb bank\u00eb nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr shkak t\u00eb nevojave t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb BKT, Kajana e konsideroi si nj\u00eb hua bankare n\u00eb respektim t\u00eb dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse ligjore interesat e t\u00eb cil\u00ebs vijonte ti paguante.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr administrimin e gjith\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit, Kajana tha se i ishin drejtuar dy her\u00eb k\u00ebtij insitutcioni me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por se dokumenacioni i serviur nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb. Ajo dor\u00ebzoi si prova p\u00ebrgjigjet e Bashkis\u00eb Fier dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej marrja e dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb nga Kolegji.<\/p>\n<p><strong>Deklarime t\u00eb pasakta dhe ligjshm\u00ebria e burimeve<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkakun tjet\u00ebr t\u00eb ankimit, at\u00eb t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasakta dhe kontradiktore t\u00eb prokurores Kajana n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, Komisioneri Ballhysa pohoi se mbeten t\u00eb paqarta l\u00ebvizjet e gjendjeve civile dhe deklarimit t\u00eb banesave, n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit nga privatizimi i Entit t\u00eb Banesave p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, ashtu dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb si familje e pastreh\u00eb n\u00eb qytetin e Fierit.<\/p>\n<p>\u201cEvidentimi i pasakt\u00ebsis\u00eb dhe i kontradiktave t\u00eb k\u00ebtyre deklarimeve, s\u00eb bashku me rezultatet e hetimit mbi veprimet e kryera n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit nga statusi i t\u00eb pastreh\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi financiar, jan\u00eb sjellje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb duhen vler\u00ebsuar n\u00eb raport me detyr\u00ebn\u201d, k\u00ebrkoi \u00a0Ballhysa.<\/p>\n<p>Lidhur me pasakt\u00ebsit\u00eb dhe deklaratat kontradiktore n\u00eb pasqyrimin e adresave t\u00eb banimit, Kajana shpjegoi se kishte nisur t\u00eb jetonte me bashk\u00ebshortin e saj n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2009. Ajo tha se familja ka jetuar me qira dhe jo n\u00eb garsonier\u00ebn e privatizuar n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Kajana sqaroi se kur kishin shkuar me familjen p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb vitin 2012, kishin zhvendosur edhe gjendjen civile n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki dhe se ndryshimi ishte kryer p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb saj. \u201cDeri n\u00eb korrik 2013 kishim dy adrresa derisa blem\u00eb apartamentin n\u00eb Yzberisht\u201d, sqaroi ajo duke shtuar se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb qarta p\u00ebr adresat e banimit.<\/p>\n<p>Kajana theksoi se ishte kryer tre her\u00eb kontrolli i past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dhe se nuk kishte dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me probleme. \u201cN\u00eb asnj\u00eb rast ligji nuk penalizon subjektin p\u00ebr pasakt\u00ebsi kur ato jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>Komisioneri nga ana e tij evidentoi munges\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb KPK edhe p\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Kajana p\u00ebr vitet 2013 \u2013 2014. Sipas tij, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb priudh\u00eb nuk duhet t\u00eb llogariten si burime t\u00eb ligjshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare pasi nuk jan\u00eb kryer pagesat e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Kajana theksoi se edhe sipas kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebsimit ka qen\u00eb e p\u00ebrcaktuar se detyrimet tatimore do t\u00eb paguheshsin nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe se ata nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni se nuk \u00ebsht\u00eb kryer. Ajo sqaroi se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb von\u00eb, por se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Dib\u00ebr nuk u ka dh\u00ebn\u00eb informacion dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb k\u00ebrkonte informacion lidhur me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues, me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb lejoj\u00eb administrimin e provave, t\u00eb paraqitura nga Kajana dhe n\u00eb funksion t\u00eb hetimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, vendosi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb: administrimin e nj\u00eb dosjeje gjyq\u00ebsore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Fier lidhur me hetimin e gjykimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr abuzimin me kredit\u00eb e buta, si edhe informacion pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit dhe Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve, Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Trupi gjykues u vuri n\u00eb dispozicion pal\u00ebve n\u00eb proces dy denoncime t\u00eb depozituara pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ndaj prokurores Kajana dhe caktoi seanc\u00ebn e radh\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 26 mars 2020, ora 9:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pal\u00ebt lexuan pretendimet para Kolegjit, nd\u00ebrsa ran\u00eb dakord q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura t\u00eb rihetoheshin. Komisioneri pretendon se Kajana mund t\u00eb gjendet n\u00eb konflikt interesi, por prokurorja ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto pretendime.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75245,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,473],"tags":[745,112,119,178,359],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_4500.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Manjola Kajana dhe avokatja e saj, para seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Apelimit. Foto:Edmond Hoxha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75244"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75246,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75244\/revisions\/75246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}