{"id":75256,"date":"2020-03-06T14:25:53","date_gmt":"2020-03-06T13:25:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-financiare-ndeshkoi-kandidaten-per-gjykate-kushtetuese\/2020\/03\/06\/"},"modified":"2023-04-07T04:25:33","modified_gmt":"2023-04-07T02:25:33","slug":"mungesa-e-burimeve-financiare-ndeshkoi-kandidaten-per-gjykate-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-financiare-ndeshkoi-kandidaten-per-gjykate-kushtetuese\/2020\/03\/06\/","title":{"rendered":"Mungesa e burimeve financiare nd\u00ebshkoi kandidaten p\u00ebr Gjykat\u00eb Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Kandidatja p\u00ebr an\u00ebtare e Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Anila Guri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68745\" aria-describedby=\"caption-attachment-68745\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190717_184026_170719006-1_HIAIRaH.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68745\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190717_184026_170719006-1_HIAIRaH-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"68745\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68745\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Anila Guri duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vendimin\u00a0 e zbardhur p\u00ebr subjektin, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet se gjyqtarja Anila Guri nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pasi nga analiza financiare rezultoi n\u00eb gjasht\u00eb vite me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi u konstatua se bashk\u00ebshorti i gjyqtares nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie tre kat\u00ebshe dhe p\u00ebr blerjen e dy autoveturave &#8211; duke regjistrua nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 10 milion\u00eb e 640 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Guri gjithashtu nuk justifikoi me dokumentacion ligjor shpenzimet spitalore p\u00ebr kryerjen e lindjes s\u00eb djalit n\u00eb SHBA n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka konstatuar probleme p\u00ebr kriterin e profesionalizimit dhe t past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Anila Guri p\u00ebrb\u00ebhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Alma Faskaj relatore dhe Suela Zhegu an\u00ebtare. M\u00eb 19 korrik 2019, Komisioni vendosi shkarkimin e gjyqtares Guri, pasi arriti n p\u00ebrfundimin se ajo nuk kishte arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Anlia Guri(Kristani) e ka nisur karrier\u00ebn e saj n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1996 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku sh\u00ebrbeu p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 23 vite. Ajo kandidoi p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb tre kate<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si edhe Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Kontrollit Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI q\u00eb ka konstatuar probleme n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit edhe KPK evidenton shkaqe shkarkuese p\u00ebr gjyqtaren Guri n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb tre kate + nj\u00eb kat bodrum n\u00eb Tiran\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 460 m2, e nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit D.G., gjyqtarja Guri ka deklaruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti i tij tregtar pas vitit 1990 dhe puna pran\u00eb disa institucioneve. Nd\u00ebrsa ka shtuar se p\u00ebr mobilimin ka kontribuuar edhe ajo vet\u00eb. Guri ka deklaruar se vlera e k\u00ebsaj pasurie s\u00eb bashku me mobilimin \u00ebsht\u00eb 6.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, q\u00eb ka filluar s\u00eb nd\u00ebrtuari n\u00eb vitin 1998 dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces legalizimi, Guri ka deklaruar n\u00eb vitin 2003: truall me sip\u00ebrfaqe 1000 m2, n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe banes\u00eb 2 kate + papafingo, n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ka p\u00ebrshkruar: trash\u00ebgimi dhe kursime t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se fillimisht se zyra e Kadastr\u00ebs Tiran\u00eb nuk ka konfirmuar asnj\u00eb pasuri t\u00eb llojit \u201ctok\u00eb\u201d apo \u201ctruall\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit apo t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. N\u00eb vijim, ky institucion ka informuar se kjo tok\u00eb ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Guri, nd\u00ebrsa prona nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sistem. M\u00eb pas ka rezultuar se me VKM ishte vendosur kalimi i sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtimore, t\u00eb asaj sip\u00ebrfaqeje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e kishte bler\u00eb me kontrat\u00eb shitjeje nga ish-pronar\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se deklarimi i b\u00ebr\u00eb nga Guri p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtimit n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2003 (banes\u00eb 2 kate + papafingo), \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb kat, i cili, pas shpjegimeve t\u00eb gjyqtares, ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb bodrum.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit, Guri ka sh\u00ebnuar n\u00eb vitin 2003 vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting shum\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb edhe mobilimin. \u201cPra, edhe pse shtohet nj\u00eb kat n\u00eb deklarim dhe mobilohet, vlera e pasuris\u00eb zbret n\u00eb total me t\u00eb pakt\u00ebn 500.000 lek\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb vendimin e KPK. Vler\u00ebn 7 milion lek\u00eb Guri e ka deklaruar edhe n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2013 gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Guri ka shpjeguar para Komisionit se nuk ka pasur nj\u00eb informacion t\u00eb sakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb, duke pohuar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar prej bashk\u00ebshortit dhe se ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka disponuar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje apo porosie t\u00eb lidhur me shkrim. N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka bashk\u00ebngjitur nj\u00eb akt-ekspertim lidhur me vler\u00ebn e k\u00ebtij nd\u00ebrtimi dhe ka sqaruar se eksperti ka p\u00ebrcaktuar se shuma totale e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 5 milion\u00eb e 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs tre kate + nj\u00eb kat bodrum, Komisioni \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb kostot mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, p\u00ebr vitin 2000 q\u00eb ka qen\u00eb 24.780 lek\u00eb\/m2.\u00a0 \u201c\u2026P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vlera referuese m\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 460 m2 t\u00eb pasqyruar nga gjyqtarja Guri n\u00eb deklarat\u00ebn veting do t\u00eb ishte 11.398.800 lek\u00eb\u201d, shprehet Komisioni, i cili \u00e7mon se gjyqtarja Guri ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>KPK evidenton deklarime t\u00eb ndryshme edhe lidhur me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb vendim thuhet se gjyqtarja Guri n\u00eb vitin 2003 ka sh\u00ebnuar t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe t\u00eb ardhura familjare, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb fituara nga aktiviteti i tij tregtar pas vitit 1990 dhe puna pran\u00eb disa institucioneve. \u201cN\u00eb deklarat\u00ebn veting hiqet burimi nga \u2018shitja e nj\u00eb banese n\u00eb Gjirokast\u00ebr\u2019, si dhe \u2018kursime\u2019\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se, duke qen\u00eb se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar nga bashk\u00ebshorti para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs, burimet duhet t\u00eb vler\u00ebsohen rast pas rasti. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, bashk\u00ebshorti i gjyqtares Guri ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga aktiviteti tregtar me kambiz\u00ebm n\u00eb qytetet e Shkodr\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Tiran\u00ebs, p\u00ebr periudh\u00ebn 1990 \u2013 1992; nga aktiviteti tregtar bar-kafe (disko) n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb marr\u00eb me qira pran\u00eb Universitetit \u201cLuigj Gurakuqi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr dhe shitje automjetesh t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb periudh\u00ebn 1990 \u2013 2000, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime jan\u00eb deklaruar edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb trualli 500 m2 n\u00eb vitin 1998 n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhura nga puna pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Shkod\u00ebr nga shtatori i vitit 1994 \u2013 mars t\u00eb vitit 1995; nga puna pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn nga prilli i vitit 1995 \u2013 mars t\u00eb vitit 1999 n\u00eb shum\u00ebn 576.772 lek\u00eb dhe t\u00eb ardhura nga puna pran\u00eb Institutit t\u00eb Ekzekutimit t\u00eb Vendimeve Penale, Kruj\u00eb, nga korriku i vitit 2002 \u2014 prill t\u00eb vitit 2004 n\u00eb vler\u00ebn 585.641 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Guri dhe bashk\u00ebshorti i saj, nuk kan\u00eb ushtruar asnj\u00eb aktivitet tregtar n\u00eb periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe as kan\u00eb zot\u00ebruar aksione apo kuota n\u00eb ndonj\u00eb subjekt tregtar sh.a., apo sh.p.k.<\/p>\n<p>\u201cPas analiz\u00ebs s\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb dokumentacionit t\u00eb personit t\u00eb lidhur, rezultoi se bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk ka pasur burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr krijimin e likuiditeteve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj banese\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri gjyqtarja Guri ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb zot\u00ebron; p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtimit dhe vler\u00ebn e objektit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003 dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn -10.640.188 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me konkluzionin e fundit dhe n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Komisioni e gjen me vend t\u00eb specifikoj\u00eb faktin q\u00eb, edhe sikur t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me referenc\u00ebn e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit n\u00eb fjal\u00eb \u2013 duke e konsideruar (koston e nd\u00ebrtimit) n\u00eb shum\u00ebn prej 5.400.000 lek\u00ebsh, aq sa eksperti i zgjedhur nga vet\u00eb subjekti e ka p\u00ebrcaktuar \u2013 gjithsesi do t\u00eb konstatohej nj\u00eb munges\u00eb e burimeve financiare t\u00eb ligjshme prej rreth 4.640.000 lek\u00ebsh, p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e dy makinave<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni gjithashtu ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtarja Guri nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cGolf Volskwagen\u201d, bler\u00eb n\u00eb\u00a0 mars t\u00eb 2010-\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e krijuara nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit. Pavar\u00ebsisht se KPK konstaton se Guri e ka deklaruar sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 152.509 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me pretendimin e realizimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga vet\u00ebpun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 1.152.000 lek\u00eb, Komisioni \u00e7mon se ato kan\u00eb mbetur n\u00eb nivel deklarativ, p\u00ebr sa koh\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk paraqiti prova bind\u00ebse p\u00ebr sa ka pretenduar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjyqtarja dhe bashk\u00ebshorti i saj jan\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tjet\u00ebr tip \u201cMercedes Benz\u201d n\u00eb maj t\u00eb vitit 2016 n\u00eb vler\u00ebn 7 mij\u00eb euro, si burim krijimi i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb ardhurat nga puna e tyre.<\/p>\n<p>Deklarimet e gjyqtares Guri se p\u00ebr blerjen e Benzit ka sh\u00ebrbyer edhe shitja e nj\u00eb automjeti tip \u201cLand Rover\u201d n\u00eb vitin 2016 nuk e kan\u00eb bindur Komisionin, pasi ka rezultuar se kjo shitje \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb dat\u00eb 14 shtator 2016, nd\u00ebrsa autovetura tip \u201cMercedes Benz\u201d \u00ebsht\u00eb bler\u00eb disa muaj m\u00eb par\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 20 maj 2016. \u201cRezulton se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e automjetit tip \u2018Land Rover\u2019 nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e automjetit tip \u2018Mercedez Benz\u2019\u201d, theksohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar as deklarimet e tjera t\u00eb Gurit se nj\u00eb pjes\u00eb e parave jan\u00eb parapaguar, kurse pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, pasi sipas trup\u00ebs gjykuese, nuk u paraqit asnj\u00eb prov\u00eb shkresore n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre pretendimeve.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Guri dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb shum\u00ebn 192.189 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjasht\u00eb vite me balanca negative<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer prej KPK ka rezultuar se gjyqtarja Guri dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shtes\u00ebn n\u00eb kursimet gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006 \u2013 2016, konkretisht p\u00ebr vitet 2006, 2009, 2011, 2012, 2014 dhe 2015, duke rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale &#8211; 2.131.883 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim identifikohet deklarim i paplot\u00eb, nga ana e gjyqtares, i shpenzimeve spitalore p\u00ebr lindjen e djalit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitin 2006. Komisioni i ka k\u00ebrkuar gjyqtares Guri shpjegime dhe dokumentacion ligjor provues lidhur me k\u00ebto shpenzime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ka deklaruar se nuk kishte pasur shpenzime lidhur me kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb SHBA, pasi ishin mbuluar nga xhaxhai i bashk\u00ebshortit. Guri ka sqaruar se kishte kryer shpenzime vet\u00ebm p\u00ebr udh\u00ebtimin.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk depozitoi dokumentacion ligjor t\u00eb plot\u00eb lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien me spitalin ku ajo ka lindur, detyrimet financiare ndaj tij dhe subjektin q\u00eb ka p\u00ebrballuar shpenzimet spitalore\u201d, thuhet n\u00eb vendim ku shtohet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2006, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm shpenzimet udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk kan\u00eb burime t\u00eb ligjshme financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e kryera n\u00eb vitin 2006, n\u00eb shum\u00ebn 434.268 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 121.764 lek\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite me afat 1 vje\u00e7ar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk identifikon probleme lidhur me nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe hua n\u00eb shum\u00ebn 570 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb shtetasi L.T., i ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Guri n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Guri ka shpjeguar se shuma 280 mij\u00eb lek\u00eb ishte marr\u00eb hua nga bashk\u00ebshorti pasi ai do t\u00eb kryente nj\u00eb kontroll mjek\u00ebsor jasht\u00eb shtetit q\u00eb nuk e ka realizuar m\u00eb pas, nd\u00ebrsa vler\u00ebn 290 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb tarif\u00eb me q\u00ebllim marrjen pjes\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebrmbarimore nga e cila \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb vitit 2016, L.T. deklaron se i ka dhuruar bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares dy shumat e dh\u00ebna hua n\u00eb vler\u00eb totale n\u00eb vler\u00ebn 570 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka gjetur se n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2013, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar detyrimin sipas t\u00eb dyja kontratave, por nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb specifikim mbi q\u00ebllimin e detyrimit financiar. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb periodike, Guri ka deklaruar se po i nj\u00ebjti person ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dhurim n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb cilat i ka derdhur n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. \u201cUn\u00eb nuk kam pasur dhe nuk kam asnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje me shtetasin L. T. . &#8230;Dhuruesi kishte d\u00ebshir\u00eb t\u2019ia dhuronte bashk\u00ebshortit tim k\u00ebto shuma dhe mund\u00ebsit\u00eb e tij ekonomike ia lejonin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, ka deklaruar gjyqtarja Guri para Komisionit.<\/p>\n<p>KPK konstaton se dhuruesi ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dy vlerat dhe se dhurata dhe huaja nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerje pasurie, por jan\u00eb shuma t\u00eb depozituara n\u00eb sistemin bankar, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrfituar interesa nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse mbi shkaqet q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konkludohet se n\u00eb vitin 2013 nuk ka pasur balanc\u00eb negative financiare.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga dyshimet e ngritura gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb sht\u00ebpie 90 m2 n\u00eb Velipoj\u00eb q\u00eb rezulton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebn s\u00eb gjyqtares Guri. Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me gjith\u00eb shpjegimet dhe provat e subjektit, Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur se n\u00ebna e gjyqtares ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb fshatin Pulaj n\u00eb Velipoj\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga bashk\u00ebshort\u00ebt Guri. Por, KPK konstaton se gjyqtarja Guri duhej ta kishte pasqyruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2016 dhe jo vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidatja p\u00ebr an\u00ebtare e Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Anila Guri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75257,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[334,749,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190717_184026_170719006-1_HIAIRaH.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Anila Guri duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75256"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75256"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75256\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75258,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75256\/revisions\/75258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}