{"id":75262,"date":"2020-03-05T14:50:19","date_gmt":"2020-03-05T13:50:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ceshtja-ndaj-arben-dollapaj-ne-kpa-komisioneri-kerkon-shkarkimin\/2020\/03\/05\/"},"modified":"2023-04-07T04:26:00","modified_gmt":"2023-04-07T02:26:00","slug":"ceshtja-ndaj-arben-dollapaj-ne-kpa-komisioneri-kerkon-shkarkimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ceshtja-ndaj-arben-dollapaj-ne-kpa-komisioneri-kerkon-shkarkimin\/2020\/03\/05\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja ndaj Arben Dollapaj n\u00eb KPA, Komisioneri k\u00ebrkon shkarkimin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb shkarkimin e Arben Dollapajt n\u00eb seanc\u00ebn e fundit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, nd\u00ebrsa Dollapaj k\u00ebrkoi t\u00eb rikonfirmohej nd\u00ebrsa i cil\u00ebsoi akuzat ndaj tij t\u00eb pabazuara dhe barr\u00ebn e prov\u00ebs jopropocionale.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66405\" aria-describedby=\"caption-attachment-66405\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66405\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Dollapaj-ne-Kolegj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66405\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66405\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Arben Dollapaj dhe avokati i tij, Viktor Gumi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi m\u00ebngjesin e t\u00eb enjtes parashtrimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur nga Komisioneri Publik, ndaj prokurorit an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Arben Dollapaj.<\/p>\n<p>Komisioner Florian Ballhysa lexoi pes\u00eb faqe parashtrime duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb q\u00ebndrimi i tij nuk kishte ndryshuar\u00a0 nga k\u00ebrkesa fillestare dhe se subjekti nuk kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se duhej t\u00eb shkarkohej. Ballhysa vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e ngritura, p\u00ebrfshi sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb, huat\u00eb dhe dhuratat nga t\u00eb af\u00ebrm Dollapaj kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebrfitimi prej tij i nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb kishte c\u00ebnuar etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr avokati i Dollapajt, Viktor Gumi lexoi 16 faqe kund\u00ebrshtime. Gumi u fokusua t\u00eb vinte n\u00eb dukje se megjith\u00ebse kishte vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut q\u00eb ofronin mbrojtje proceduriale, ndaj k\u00ebrkimeve t\u00eb Komisionerit p\u00ebr ngjarje t\u00eb ndodhura vite m\u00eb par\u00eb, Dollapaj kishte p\u00ebrmbushur \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb proces dhe nuk kishte parashtruar kund\u00ebrshtime t\u00eb tilla. Gumi tha se provat e sjella kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe se disa nga k\u00ebrkimet e Komisionerit Publik ishin leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr Arben Dollapaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 6 gusht 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe m\u00eb pas u zgjodh an\u00ebtar\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Por konfirmimi i tij u kund\u00ebrshtua nga Komisioneri Publik me pretendimin se hetimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb nd\u00ebrtese tre kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb Valbon\u00eb nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>KPA rihapi hetimin mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe ka administruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash t\u00eb reja nga subjekti dhe nga disa institucione. \u00a0Dollapaj \u00ebsht\u00eb an\u00ebtari i kat\u00ebrt prokuror i KLP q\u00eb i n\u00ebnshtrohet Apelimit. M\u00eb her\u00ebt ne nj\u00eb vendim t\u00eb debatuar Kolegji shkarkoi prokuroren Antoneta Sevdari. Po ashtu u shkarkua prokurori Gentjan Osmani dhe s\u00ebfundmi edhe prokurori Besnik Cani.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik u fokusua gjat\u00eb n\u00eb problemet sipas tij t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtuar nga Dollapaj, i v\u00ebllai dhe e motra n\u00eb Valbon\u00eb. Komisioneri vuri n\u00eb dukje disa probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim, p\u00ebrfshi dyhsimet se leja p\u00ebr t\u00eb nuk ishte e rregullt dhe po ashtu edhe dyshimet se ajo ishte p\u00ebrdorur si bujtin\u00eb dhe nuk ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Thelb\u00ebsisht Komisioneri k\u00ebmb\u00ebnguli se nga provat e administruar mbetej e paqart\u00eb vlera e investimit. \u201cNga gjendja e akteve t\u00eb administruara, referuar p\u00ebrmbajtjes s\u00eb deklaratave periodike2 , D-Vett. dhe dokumentacionit t\u00eb paraqitur nga vet\u00eb subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, rezultojn\u00eb vlera t\u00eb ndryshme investimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset\u201d, tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se mosprovimi i shumave t\u00eb shpenzuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim r\u00ebndonin mbi subjektin dhe kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimet e Dollapajt se nuk kishte pasur detyrim t\u00eb ruante dokumentacionin. Komisioneri tha se prokurori gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se nuk kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb treguar as burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve bashk\u00ebinvestitor\u00eb. Ballhysa k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarimet e Dollapajt n\u00ebse banesa ishte p\u00ebrfunduar apo ishte ende n\u00eb nd\u00ebrtim ishin kontradiktore.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr avokati Gumi, k\u00ebmb\u00ebnguli se gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb mund t\u00eb provohej prej Dollapajt i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion KPA. Gumi k\u00ebmb\u00ebnguli se pretendimet q\u00eb nd\u00ebrtesa ishte e p\u00ebrfunduar ishin krejt t\u00eb pabaza, nd\u00ebrsa tha se kishte video, foto dhe akt ekspertimi q\u00eb provonte q\u00ebndrimi e Dollapajt.<\/p>\n<p>Gumi tha se mungesa e dokumentacionit r\u00ebndonte mbi komun\u00ebn Margegaj dhe se ndaj k\u00ebsaj t\u00eb fundit pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb zhdukjes s\u00eb dokumenteve mbi lejet e nd\u00ebrtimit kishte nj\u00eb hetim t\u00eb pap\u00ebrfunduar n\u00eb Tropoj\u00eb. \u00a0Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se pasurit\u00eb e v\u00ebllait dhe motr\u00ebs ishin provuar p\u00ebrtej dyshimit.<\/p>\n<p>Gumi po ashtu kund\u00ebrshtoi pretendimet mbi lejen dhe tha se ligji q\u00eb i referohej Komisioneri Publik nuk kishte qen\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte marr\u00eb leja dhe se dosja e dor\u00ebzuar nga Dollapaj ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb nd\u00ebrtimi ishte miratuar nga institucionet q\u00eb kishin tag\u00ebr vendimmarr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pal\u00ebt po ashtu ndan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb nj\u00ebjta mbi sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioneri nuk e p\u00ebrmendi n\u00eb parashtrim numrin e kateve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, q\u00eb ishte ngritur n\u00eb Kolegj pas nj\u00eb denoncimi publik, por vuri n\u00eb dukje se kishte dyshime q\u00eb Dollapaj nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb investim n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri vuri n\u00eb dyshim marrjen e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, duke pretenduar se nd\u00ebrtimi kishte p\u00ebrfunduar para se kjo kredi t\u00eb l\u00ebvrohej dhe se Dollapaj nuk kishte qen\u00eb i pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Dollapaj nuk kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr shum\u00ebn prej 9 milion lek\u00ebsh dhe nuk kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb huas\u00eb 25 mij\u00eb dollar\u00eb nga kunati.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe avokati Gumi iu rikthye k\u00ebrkimit fillestar\u00eb mbi numrin e kateve duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb se kjo kishte qen\u00eb leht\u00ebsisht e verifikueshme dhe se nuk duhej t\u00eb ishte shtruar si \u00e7\u00ebshtje. Gumi nga ana tjet\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb dhe pretendoi se ajo ishte marr\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb ai tha se kishte qen\u00eb n\u00eb at\u00eb moment n\u00eb kushte karabinaje.<\/p>\n<p>Gumi po ashtu kund\u00ebrshtoi pretendimet e Ballhys\u00ebs mbi munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave dhe munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se huadh\u00ebn\u00ebsit kishin provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, se parat\u00eb kishin ardhur p\u00ebrmes transfertave bankare dhe se huadh\u00ebn\u00ebsit ishin n\u00eb gjetje mjaft t\u00eb mir\u00eb ekonomike n\u00eb SHBA dhe me pasuri q\u00eb kalonte dhjetra her\u00eb vler\u00ebn e huas\u00eb. Ai tha se ishin sjell\u00eb n\u00eb KPA dokumente bankare dhe kontrata t\u00eb kompanive t\u00eb kunatit dhe motr\u00ebs s\u00eb Dollapajt q\u00eb provonin burimin e pasuris\u00eb s\u00eb tyre dhe po ashtu q\u00ebndrime nga autoritetet e taksave n\u00eb SHBA, q\u00eb d\u00ebshmonin se ata ishin taksa pagues t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkimi p\u00ebrfundimtar<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00ebn e fundit se ve\u00e7 dy mij\u00eb dollar\u00ebve t\u00eb dhuruara nga mbesa asnj\u00eb prej t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tjer\u00eb nuk provojnin se kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr dhuratat dh\u00ebn\u00eb Dollpajat.<\/p>\n<p>Komisioneri tha po ashtu se p\u00ebr dhuratat e marra nuk ishin paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Avokati Gumi e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb arsyetim nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se disa prej k\u00ebrkesave t\u00eb Komisionerit ishin jo serioze, nd\u00ebrsa pretendohej se vjehrri i Dollapajt nuk kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb dhuruar 200 euro apo q\u00eb nj\u00eb universitet privat nuk kishte paguar 52 dollar\u00eb taksa p\u00ebr leksionet q\u00eb Dollapaj kishte dh\u00ebn\u00eb atje.<\/p>\n<p>Gumi po ashtu pretendoi se motrat e subjektit kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme n\u00eb SHBA dhe se kjo ishte e provuar, nga bizneset e tyre pun\u00ebt q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb dhe se dokumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i ishin dor\u00ebzuar Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioneri k\u00ebrkoi shkarkimin e Dollapajt, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ai kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb\u201d dhe kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d, kjo n\u00eb lidhje me p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Gumi k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Vet\u00eb Dollapaj tha n\u00eb fund se kishte punuar me ndershm\u00ebri dhe korrekt\u00ebsi dhe se ndihma e familjar\u00ebve t\u00eb tij ia kishte mund\u00ebsuar t\u00eb punonte i pavarur. \u201cNuk mund t\u00eb them q\u00eb jam i pasur apo i varf\u00ebr, por kam pasur mund\u00ebsi (financiare) p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn time me nd\u00ebrshm\u00ebri dhe korrekt\u00ebsi dhe duke zbatuar ligjin\u201d, tha Dollapaj. Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendimmarrje, q\u00eb do t\u00eb njoftohet m\u00eb 12 mars n\u00eb or\u00ebn 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb shkarkimin e Arben Dollapajt n\u00eb seanc\u00ebn e fundit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, nd\u00ebrsa Dollapaj k\u00ebrkoi t\u00eb rikonfirmohej nd\u00ebrsa i cil\u00ebsoi akuzat ndaj tij t\u00eb pabazuara dhe barr\u00ebn e prov\u00ebs jopropocionale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75263,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[743,234,112,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Dollapaj-ne-Kolegj.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Arben Dollapaj dhe avokati i tij, Viktor Gumi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75262"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75262"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75264,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75262\/revisions\/75264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}