{"id":75280,"date":"2020-03-03T20:44:29","date_gmt":"2020-03-03T19:44:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/skender-haluci-akuzat-e-kpk-me-keq-se-denimi-me-vdekje\/2020\/03\/03\/"},"modified":"2023-04-07T04:26:59","modified_gmt":"2023-04-07T02:26:59","slug":"skender-haluci-akuzat-e-kpk-me-keq-se-denimi-me-vdekje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/skender-haluci-akuzat-e-kpk-me-keq-se-denimi-me-vdekje\/2020\/03\/03\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder Haluci: Akuzat e KPK m\u00eb keq se d\u00ebnimi me vdekje"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs e akuzoi KPK-n\u00eb se i ka vendosur mbi shpatulla nj\u00eb barr\u00eb prove t\u00eb padrejt\u00eb me vler\u00ebsim t\u00eb pasakt\u00eb pasurie, duke n\u00ebnvizuar se kjo ishte p\u00ebr at\u00eb me e r\u00ebnd\u00eb se d\u00ebnimi me vdekje q\u00eb kishte marr\u00eb nga ish-regjimi komunist.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68647\" aria-describedby=\"caption-attachment-68647\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sk\u00ebnder-Haluci-duke-folur-me-gazetarin-Artur-\u00c7ani-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68647\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sk\u00ebnder-Haluci-duke-folur-me-gazetarin-Artur-\u00c7ani-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"68647\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68647\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci duke folur me gazetarin, Artur \u00c7ani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Besar Likmeta \/ BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, t\u00eb cilin e akuzoi se i kishte kaluar nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb prove p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr rihapjen e hetimeve p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u2013 past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mosh\u00ebn 23-vje\u00e7are jam d\u00ebnuar me vdekje nga regjimi i kaluar, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq\u201d tha Haluci gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. \u201cPo m\u00eb ngarkoni at\u00eb q\u00eb nuk e kam b\u00ebr\u00eb,\u201d shtoi ai, duke u ankuar se KPK i kishte ngarkuar me pa t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb barr\u00eb pasurore t\u00eb barabart\u00eb me 1 miliard\u00eb lek\u00eb [t\u00eb vjetra].<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator, Valbona Sanxhktari an\u00ebtare, si dhe Elka Ermenkova si v\u00ebzhguese e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>Procesi rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek kriteri i pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rihapjen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera si dhe p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues p\u00ebr shkak t\u00eb mospranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI -s\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe ka munges\u00eb dokumentacioni provues p\u00ebr pasurin\u00eb e deklaruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimi i pavarur i KPK-s\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb sit\u00eb pasurit\u00eb e tundshme dhe t\u00eb patundshme t\u00eb gjyqtarit dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, si dhe shpenzimet p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Bosnje dhe Shtetet e Bashkuara, duke i kaluara barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare, deklarime t\u00eb pasakta dhe\u00a0 balanca negative n\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Haluci e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb si t\u00eb gabuar, duke n\u00ebnvizuar se vler\u00ebsimet e b\u00ebra p\u00ebr pasurin\u00eb e tij t\u00eb patundshme ishin jo realiste dhe k\u00ebrkoi rihapjen e hetimeve. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ai kund\u00ebrshtoi me forc\u00eb vler\u00ebsimet e KPK p\u00ebr shkollim e vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Bosnje dhe SHBA, duke n\u00ebnvizuar me krenari se e bija kishte marr\u00eb nj\u00eb burse t\u00eb plot\u00eb me vler\u00eb 247 mij\u00eb USD, q\u00eb ishte paguar nga taksapaguesi amerikan dhe nuk kishte pse t\u2019i jepte llogari shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtari k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa insistoi p\u00ebr nj\u00eb ekspert t\u00eb pavarur q\u00eb mund ti vler\u00ebsonte pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj nj\u00eb ekspert t\u00eb pavarur, kam pasur pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk mund t\u00eb mbaj mbi kurrizin tim 1 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb mi keni v\u00ebn\u00eb,\u201d deklaroi Haluci.<\/p>\n<p><strong>Probleme me pronat<\/strong><\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit t\u00eb Popullit p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb vitet 2000. Ai u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe n\u00eb vitin 2014, u promovua si kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Roland Ilia deklaroi se sipas vler\u00ebsimit t\u00eb ILDKPKI subjekti kishte munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr apartamentin papafingo me sip\u00ebrfaqe 242 m2 n\u00eb Sauk, i cili ndodhej n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 3-kat\u00ebshe, mbi nj\u00eb truall 1400 m2, me kosto nd\u00ebrimi 2 milion lek\u00eb. Sipas Inspektoriatit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj banese subjekti nuk ka preventiv dhe as leje nd\u00ebrtimi. Kosto e k\u00ebtij objekti \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb interesave personale t\u00eb vitit 2004 me vler\u00eb 1.5 milion lek\u00eb dhe sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 800 m2. Toka ar\u00eb prej 1400 m2 ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar kjo banes\u00eb, gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00eb vjetore t\u00eb vitit 2003. Sipas KPK-s\u00eb sip\u00ebrfaqja totale e nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb 842 m2 dhe jo 800 m2 dhe nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa leje n\u00eb nj\u00eb truall q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nuk ishte i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb kosto e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj banese \u00ebsht\u00eb 24,793 lek\u00eb p\u00ebr m2 dhe ka nj\u00eb vler\u00eb totale p\u00ebr 842 m2 q\u00eb shkon n\u00eb 20.8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK nuk ka dokumentacion provues q\u00eb kjo banes\u00eb t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar nga v\u00ebllez\u00ebrit e gjyqtarit dhe subjekti si rrjedhoj\u00eb ka nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2002. Gjithashtu, sipas kontrat\u00ebs noteriale toka ar\u00eb ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa 3-kat\u00ebshe \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 me vler\u00eb 140 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu Komisioni n\u00ebnvizon kontradiktat mbi koston e tok\u00ebs t\u00eb deklaruar n\u00eb pyet\u00ebsorin e KPK-s\u00eb, deklarat\u00ebn vjetore 2004 dhe deklarat\u00ebn veting. Sipas KPK-s\u00eb nuk ka dokumentacion q\u00eb kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1997, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e deklaruar e saj \u00ebsht\u00eb n\u00ebn koston e\u00a0 tregut p\u00ebr vitin 2015. Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK-s\u00eb vlera e k\u00ebtij trualli \u00ebsht\u00eb 37.9 milion\u00eb lek\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb bilanc negativ p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK u shpreh se n\u00eb vitin 1999 bashk\u00ebshortja e subjektit ka bler\u00eb n\u00eb tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 8902 m2 dhe e ka shitur n\u00eb vitin 2004. Kjo tok\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore 2003 dhe 2004 t\u00eb gjyqtarit. Gjithashtu sipas analiz\u00ebs financiare bashk\u00ebshortja e subjektit ka pasur pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb subjekti ka bilance negative n\u00eb analizat financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2013, si dhe nj\u00eb mjeti tip Jaguar, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar vlera e blerjes. Gjithashtu nj\u00eb mjet tip Benz-Mercedez \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 me vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2016 me vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ky mjet nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2012. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset subjekti ka nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb subjekti nuk ka deklaruar shtimin dhe zvog\u00eblimet n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes. Gjithashtu, sipas KPK-s\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2016 nuk jan\u00eb deklaruar kursime kesh me vler\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 blerjen e nj\u00eb apartamenti banimi me vler\u00eb 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe sip\u00ebrfaqe 106 m2 n\u00eb Rr. Luigj Gurakuqi n\u00eb Tiran\u00eb nga subjekti F.V. Sipas KPK-s\u00eb ky \u00e7mim ishte preferencial sepse i nj\u00ebjti apartament ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 nga F.V me vler\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, apartamenti ishte bler\u00eb n\u00ebn vler\u00ebn mesatare t\u00eb tregut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion subjekti kishte munges\u00eb burimesh financiare dhe bilanc negativ.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000 bashk\u00ebshortja e subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb apartament 65 m2 me vler\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb, i cili nuk ka certifikat\u00eb pron\u00ebsie nga subjekti TID. N\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2004, vlera e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb deklaruar 27,000 USD. Burimi financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kredi nga banka \u2018Intesa San Paolo\u2019 me vler\u00eb 40 mij\u00eb USD. N\u00eb dat\u00eb 16.02.2004 rezulton se ndaj kompanis\u00eb TID \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb p\u00ebr apartamentin me vler\u00eb 39,064 USD.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas administratorit t\u00eb kompanis\u00eb TID, pagesa p\u00ebr banes\u00ebn me vler\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebste nga viti 2000 deri n\u00eb vitin 2003. Sipas KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarata kontradiktore p\u00ebr kredin\u00eb dhe vler\u00ebn, si dhe n\u00eb analiz\u00eb financiare ka nj\u00eb bilanc negativ.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar gjithashtu shitjen n\u00eb vitin 2003 t\u00eb nj\u00eb Bar Kafe n\u00eb rrug\u00ebn Nikolla Tupe me vler\u00eb 1.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe ka paguar nj\u00eb kredi me vler\u00eb 34,965 USD, q\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebr blerjen e dyqanit nga Banka Islamike Arabe. KPK v\u00eb re se midis \u00e7mimit t\u00eb shitjes dhe vler\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb ka diferenc\u00eb t\u00eb theksuar. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri KPK shprehet se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe ka nj\u00eb bilanc negativ financiar.<\/p>\n<p><strong>Shkollimi i vajz\u00ebs dhe t\u00eb ardhurat bashk\u00ebshortes<\/strong><\/p>\n<p>Vajza e gjyqtarit Haluci ka studiuar nga vitit 2012 n\u00eb vitin 2014 n\u00eb \u2018United World College\u2019 n\u00eb Mostar t\u00eb Bosnje Hercegovin\u00ebs dhe nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2017 n\u00eb Wesley College n\u00eb SHBA. N\u00eb k\u00ebto dy institucione sipas deklaratave n\u00eb ILDPKI dhe at\u00eb veting t\u00eb gjyqtarit ajo ka p\u00ebrfituar burs\u00eb studimi.<\/p>\n<p>N\u00eb Wesley College p\u00ebr vitet 2014-2017 vajza e subjektit ka p\u00ebrfituar nj\u00eb burs\u00eb studimi prej 181 mij\u00eb USD. Relatori Ilia deklaroi se subjekti nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacionin provues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burs\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ka deklaruar kontributin e tij familjar p\u00ebr shkollimin n\u00eb vler\u00eb 15 mij\u00eb USD p\u00ebr viti 2014-2017. Sipas KPK-s\u00eb gjyqtari ka deklaruar vet\u00ebm shpenzime p\u00ebr shkollim n\u00eb Boston t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs me vler\u00eb 2500 USD n\u00eb vitin 2014, 3000 USD p\u00ebr vitin 2015 dhe 3000 USD p\u00ebr vitin 2016.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni, mbeten t\u00eb pajustifikuara shpenzimet p\u00ebr jetes\u00ebn e vajz\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimit n\u00eb Wesley College n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar gjithashtu barr\u00ebn e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs me nj\u00eb burs\u00eb t\u00eb deklaruar prej 30 mij\u00eb euro n\u00eb United World College n\u00eb Mostar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shprehet se ka munges\u00eb dokumentacioni. Nuk jan\u00eb deklaruar shpenzimet e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2011 dhe 2012 n\u00eb vler\u00eb 4800 euro p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Bosnje dhe nuk jan\u00eb deklaruar shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb Mostar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK pretendon se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb shpenzimet p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb verore n\u00eb Angli me vler\u00eb 3 mij\u00eb paund. Komisioni u shpreh se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse kjo pages\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb dhe shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu sipas KPK-s\u00eb subjekti d\u00ebshton t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb deklaruara t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb gazet\u00ebn Koha Jon\u00eb , Partin\u00eb Demokristiane dhe Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit sepse ka munges\u00eb deklarimesh t\u00eb tatimit n\u00eb burime nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Analizat financiare p\u00ebr t\u00eb ardhurat para vitit 2003 dhe ajo p\u00ebr t\u00eb ardhurat pas vitit 2003 rezultojn\u00eb t\u00eb dyja me vlera negative.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare \u2018surreale\u2019 <\/strong><\/p>\n<p>Mbrojtja e gjyqtarit Sk\u00ebnder Haluci filloi me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kopje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb relatorit Roland Ilia, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai pretendoi se kishte ndryshime nga gjetjet q\u00eb kishte marr\u00eb nga KPK me shkrim. Pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim trupi gjykues e hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, duke n\u00ebnvizuar se fjala e relatorit ishte nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e gjetjeve dhe subjekti mund te merrte nj\u00eb kopje t\u00eb procesverbalit pas seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas rifillimit t\u00eb seanc\u00ebs, fjal\u00ebn e mori avokati mbrojt\u00ebs i subjektit i cili justifikoi deklaratat e pasakta p\u00ebr sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb banes\u00ebs 3-kat\u00ebshe n\u00eb Sauk, duke n\u00ebnvizuar se subjekti ishte p\u00ebrqendruar ke pjesa e tij takuese. Ai shtoi se sipas nj\u00eb akt-ekspertimi t\u00eb kryer nga subjekti vlera e deklaruar e banes\u00ebs ishte e nj\u00ebjt\u00eb me vler\u00ebn e tregut. Avokati shpjegoi se subjekti nuk kishte aplikuar p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi sepse nuk kishte pasur dokumentet e pron\u00ebs si dhe n\u00ebnvizoj\u00eb se ai nuk ka detyrim t\u00eb justifikoj\u00eb t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, insistoi se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb i vitit 1997, koh\u00eb kur ishte paguar kapari dhe pjesa e mbetur \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin 2015. Sipas mbrojtjes llogaritja e vler\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs me 27 mij\u00eb lej\u00eb p\u00ebr m2 \u00ebsht\u00eb e gabuar, sepse n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb paguar vet\u00ebm diferenca e kaparit. Gjithashtu, avokati shtoi se subjekti nuk ka pasur detyrim t\u00eb deklaronte nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 1999 \u2013 p\u00ebrpara se t\u00eb martoheshin, dhe t\u00eb shitur n\u00eb vitin 2004, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebnte deklarimin e par\u00eb n\u00eb ILDKPKI. Avokati n\u00ebnvizoi se analiza financiare nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, t\u00eb cilat jan\u00eb cil\u00ebsuar t\u00eb ligjshme nga Kuvendi kur ajo \u00ebsht\u00eb zgjedhur an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese e zyr\u00ebs s\u00eb Komisionerit Publik. Ai shtoi se p\u00ebr automjetin Jaguar vlera e blerjes prej 2 mij\u00eb paund \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb certifikat\u00ebn e nxjerrjes jasht\u00eb p\u00ebrdorimi, nd\u00ebrsa n\u00eb analiz\u00ebn financiare negative t\u00eb automjetit Benz-Mercedez nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb bursa e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokati shtoi se subjekti nuk kishte pasur detyrim t\u00eb deklaronte n\u00eb deklaratat periodike gjendjen e llogarive t\u00eb bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr apartamentin 106 m2 n\u00eb Rr. Luigj Gurakuqi e bler\u00eb nga shtetasi P.V dhe shitjen po ndaj k\u00ebtij shtetasi t\u00eb Bar Kafes n\u00eb rrug\u00ebn Nikolla Tupe, ai deklaroi se behej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje shk\u00ebmbimi q\u00eb p\u00ebrfshinte likuidimin e kredis\u00eb bankare, por q\u00eb ishte realizuar n\u00ebp\u00ebrmjet dy kontratave noteriale. Sipas avokatit subjekti kishte sjell\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb ri nga kompania TID n\u00eb lidhje me shlyerjen e apartamentit 65 m2, q\u00eb p\u00ebrfshinte n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe mobilimin. Avokati shtoi se subjekti kishte pasur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb siguronte dokumentet e burs\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs me vula apostile. Ai pranoi se Haluci kishte harruar t\u00eb deklaronte 300 paund n\u00eb vler\u00ebn totale prej 3300 paund p\u00ebr shkoll\u00ebn verore t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Angli, por shtoi se kjo shum\u00eb p\u00ebrfshinte dhe kostot e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tej fjal\u00ebn e mori gjyqtari Haluci, i cili tha se nuk duhet t\u00eb penalizohej \u00a0p\u00ebr tatimet q\u00eb subjektet e ndryshme nuk i kishin paguar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai shtoi se p\u00ebr pron\u00ebn e bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja dhe familja e saj n\u00eb vitin 1999, \u201cnuk kam pasur asnj\u00eb lidhje.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb se kam pyetur bashk\u00ebshorten p\u00ebr pags\u00ebn e takstave, ajo ka qen\u00eb avokate e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb,\u201d tha Haluci.<\/p>\n<p>Haluci deklaroi se shkollimi i vajz\u00ebs ishte realizuar me dy bursa t\u00eb plota. Vajza e tij, sot 24 vje\u00e7e ishte diplomuar nga Wesley College n\u00eb Boston dhe jetonte n\u00eb Washington D.C. P\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentet e burs\u00ebs me vler\u00eb 247 mij\u00eb USD nga ky universitet kishte pasur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs dhe problemeve t\u00eb post\u00ebs amerikane. Gjyqtari shtoi se e bija kishte shfaqur habi se pse duhet t\u00eb justifikonte burs\u00ebn e marr\u00eb nga taksapaguesit amerikan dhe i kishte k\u00ebrkuar dokumentet vet\u00ebm me insistim e tij. Sipas gjyqtarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb analiza financiare e KPK-s\u00eb e ka ngarkuar me nj\u00eb barr\u00eb 30 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs dhe 60 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Sauk.<\/p>\n<p>Haluci tha se tok\u00ebn n\u00eb Sauk e kishte bler\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje xhent\u00eblmen\u00ebsh n\u00eb vitin 1997, ku s\u00ebbashku me 17 shok\u00eb t\u00eb gjimnazit kishin bler\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 17,000 m2 tok\u00eb. Blerja e k\u00ebsaj toke dhe nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Sauk ishte motivuar me munges\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb n\u00eb vitin 1997. Ai shtoi se v\u00ebllez\u00ebrit nuk kan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje por n\u00eb marr\u00ebveshje me administrator\u00ebt e komun\u00ebs Sauk dhe mund t\u00eb jen\u00eb mashtruar p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb. Gjyqtari tha se edhe pse kishte nj\u00eb pjes\u00eb takuese prej 242 m2 n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt ai nuk kishte jetuar kurr\u00eb aty, por kishte jetuar n\u00eb apartamentin tek Pazari i Ri n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn Luigj Gurakuqi. Ai n\u00ebnvizoi se n\u00eb vitin 1997 kishte paguar 9\/10 si kapar dhe 1\/10 ishte paguar n\u00eb vitin 2015-t\u00eb. Gjyqtari Haluci deklaroi se kishte arritur ti merrte dokumentet me vula apostile nga Bosnja p\u00ebr burs\u00ebn e vajz\u00ebs me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi &#8211; vet\u00ebm pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm boshnjak, pasi k\u00ebrkohej prezenca e vajz\u00ebs me banim n\u00eb SHBA. Vonesa kishte hasur dhe n\u00eb marrjen e dokumenteve nga \u00cbesley College n\u00eb Boston.<\/p>\n<p>Subjekti insistoi se bursa e vajz\u00ebs ka qen\u00eb e plot\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 kostove t\u00eb jetes\u00ebs apo dhe biletave p\u00ebr kinema, p\u00ebrfshinte dhe nj\u00eb bilet\u00eb avioni t\u00eb p\u00ebrvitshme p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; t\u00eb cil\u00ebn e bija nuk e kishte shfryt\u00ebzuar.<\/p>\n<p>\u201cAnaliza financiare \u00ebsht\u00eb surreale,\u201d tha Haluci, duke shtuar se ai nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr burs\u00ebn e vajz\u00ebs dhe vler\u00ebn e banes\u00ebs t\u00eb vler\u00ebsuar nga KPK n\u00eb 60 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cK\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb sepse kam punuar me p\u00ebrkushtim dhe vendimmarrjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb miat, pa ndikime,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs e akuzoi KPK-n\u00eb se i ka vendosur mbi shpatulla nj\u00eb barr\u00eb prove t\u00eb padrejt\u00eb me vler\u00ebsim t\u00eb pasakt\u00eb pasurie, duke n\u00ebnvizuar se kjo ishte p\u00ebr at\u00eb me e r\u00ebnd\u00eb se d\u00ebnimi me vdekje q\u00eb kishte marr\u00eb nga ish-regjimi komunist.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75281,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[148,107,118,171,752],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sk\u00ebnder-Haluci-duke-folur-me-gazetarin-Artur-\u00c7ani-pas-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Sk\u00ebnder Haluci duke folur me gazetarin, Artur \u00c7ani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Besar Likmeta \/ BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75280"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75280"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75282,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75280\/revisions\/75282"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}