{"id":75283,"date":"2020-03-03T20:40:34","date_gmt":"2020-03-03T19:40:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/fati-i-karrieres-se-gjyqtares-nure-dreni-ne-dore-te-analizes-financiare\/2020\/03\/03\/"},"modified":"2023-04-07T04:27:05","modified_gmt":"2023-04-07T02:27:05","slug":"fati-i-karrieres-se-gjyqtares-nure-dreni-ne-dore-te-analizes-financiare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/fati-i-karrieres-se-gjyqtares-nure-dreni-ne-dore-te-analizes-financiare\/2020\/03\/03\/","title":{"rendered":"Fati i karrier\u00ebs s\u00eb gjyqtares Nure Dreni, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs financiare"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet p\u00ebr shkollimin e vajzave n\u00eb Angli, por gjyqtarja Nure Dreni e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi korrigjimin e saj. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68644\" aria-describedby=\"caption-attachment-68644\" style=\"width: 516px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68644\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK-516x400.jpg\" alt=\"\" width=\"516\" height=\"400\" data-id=\"68644\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68644\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, Nure Dreni n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar u paraqit t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit me 4 dosje me dokumente dhe relatim prej 60 faqesh.<\/p>\n<p>Seanca maraton\u00eb u drejtua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Suela Zhegu, nd\u00ebrsa nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ishte e pranishme Mia Roessingh Bakels.<\/p>\n<p>E shortuar gati dy vjet m\u00eb par\u00eb, gjyqtarja Nure Dreni ishte njohur fillimisht me mbylljen e hetimit administrativ vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Por pas dokumenteve dhe shpjegimeve t\u00eb dor\u00ebzuara prej saj, trupa gjykuese kishte vendosur ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine deklaroi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se Komisioni kishte evidentuar pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb nga gjyqtarja Dreni; e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb automjet i mark\u00ebs Citroen, nj\u00eb apartament prej 155 m2 n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit, nj\u00eb investim prej 5.8 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb bono thesari si dhe nj\u00eb apartament prej 60 m2 n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>Pine evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanis\u00eb \u201cDreni\u201d sh.p.k me ortak bashk\u00ebshortin e gjyqtares- t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb pas si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit, nd\u00ebrsa shtoi se kjo pron\u00eb ishte bler\u00eb n\u00ebn \u00e7mimin e referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Investimi n\u00eb bono thesari u diskutua gjat\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, pasi gjyqtarja Dreni kishte shpjeguar n\u00eb korrespodenc\u00ebn me KPK-n\u00eb se bashk\u00ebshorti i saj zot\u00ebronte vet\u00ebm 2.8 milion\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investuar, nd\u00ebrsa 3 milion\u00ebt e tjer\u00eb i p\u00ebrkisnin kunat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi gjithashtu pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2011-2014, koh\u00eb e cila p\u00ebrkon me shkollimin e dy vajzave t\u00eb gjyqtares Dreni n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do konstatim mbi pasurit\u00eb, Pine e shoq\u00ebroi relatimin me fraz\u00ebn \u201csubjekti ka paraqitur prova dhe shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen para marrjes s\u00eb vendimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u shpjegua gjithashtu se si rrjedhoj\u00eb e provave t\u00eb dor\u00ebzuara, Komisioni kishte vendosur ri\u00e7eljen e hetimit pasuror lidhur me kontrat\u00ebn mes bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe kunat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr investimin prej 5.8 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb bono thesari si dhe p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e figur\u00ebs, gjyqtarja Dreni u vler\u00ebsua pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe m\u00eb pas nga Komisioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale, gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit i kaloi barra e prov\u00ebs p\u00ebr dy vendime gjyq\u00ebsore dhe iu k\u00ebrkuan shpjegime mbi disa denoncime t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Sipas relatores Pine, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar n\u00eb vitin 2015 me relatore Nure Drenin, nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb kishte konstatuar munges\u00eb arsyetimi n\u00eb vendimin e Apelit. Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb gjyq\u00ebsore lidhej me uljen e d\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh, i d\u00ebnuar me 2.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Dreni nuk kishte pasur asnj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Inspektoriatin e KLD-s\u00eb p\u00ebr vitet 2003-2016 si dhe asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr procedim apo mas\u00eb disiplinore. Nd\u00ebrsa n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit ishin depozituar 10 denoncime, shumica e t\u00eb cilave u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Mbrojtja e gjyqtares Dreni p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u nda thuajse p\u00ebrgjysm\u00eb mes saj dhe avokatit Genci \u00c7ifligu, t\u00eb cil\u00ebt u ndal\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb n\u00eb \u00e7do konstatim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni.<\/p>\n<p>Avokati i gjyqtares tha se p\u00ebr makin\u00ebn Citroen, Komisioni nuk kishte marr\u00eb parasysh kursimet e deklaruara n\u00eb cash, t\u00eb cilat kishin sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen dhe ishin z\u00ebvend\u00ebsuar m\u00eb pas me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, Dreni dhe avokati i saj sqaruan se ai i ishte bler\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit me kontrat\u00eb t\u00eb rregullt, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai kishte qen\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare dhe i nevojiteshin parat\u00eb. Dreni mohoi q\u00eb \u00e7mimi i blerjes ishte i ul\u00ebt, duke iu referuar pozicionit jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb apartamentit, nd\u00ebrsa shtoi se edhe banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb pallat kishin paguar \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Dreni shtoi n\u00eb seanc\u00eb se kishin provuar fitimet e bashk\u00ebshortit nga kompania \u201cDreni\u201d sh.p.k p\u00ebrmes dokumenteve nga tatimet si dhe deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb ortakut t\u00eb kompanis\u00eb, i cili pohonte ndarjen p\u00ebrgjysm\u00eb t\u00eb fitimit.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se Komisioni i referohej bilanceve dhe mbledhjes s\u00eb asambles\u00eb p\u00ebr ndarjen e fitimeve si munges\u00eb dokumentacioni \u2013mungesa t\u00eb cilat i justifikoi me koh\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar prej mbylljes s\u00eb k\u00ebtij aktiviteti n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb merrte parasysh t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb bashkortit nga pagat p\u00ebr vitet 1988-1992, t\u00eb cilat nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosgjetjes s\u00eb dokumenteve n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se ajo kishte punuar si gjyqtare, Dreni kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb disponuara nga ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mbrojtje zun\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb p\u00ebr analiz\u00ebn financiare; q\u00eb sipas subjektit nuk reflektonte t\u00eb ardhurat nga pagat dhe nga interesat bankare t\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit. Dreni pretendoi gjithashtu se i ishin faturuar shpenzime shum\u00eb t\u00eb larta dhe se Komisioni nuk kishte marr\u00eb parasysh dokumentet e dor\u00ebzuara prej saj p\u00ebr shpenzime shkollimi dhe akomodimi t\u00eb vajzave n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, Dreni i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb korrigjonte llogarit\u00eb e b\u00ebra p\u00ebr shpenzimet e shkollimit dhe udh\u00ebtimet e familjes, duke pohuar se kishte sjell\u00eb prova q\u00eb v\u00ebrtetonin deklarimet e saj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja pretendoi gjithashtu se kishte provuar me dokumente t\u00eb ardhurat e kunat\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit dhe investimin e saj prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb bono thesari \u2013veprim q\u00eb sipas saj u krye p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb dege t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shtoi se kishte paraqitur si prov\u00eb kontrat\u00ebn origjinale t\u00eb porosis\u00eb t\u00eb shkruar me makin\u00eb shkrimi, ajo k\u00ebrkoi t\u00eb mos penalizohej p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi noterja e kishte sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb regjist\u00ebr.<\/p>\n<p>Dreni i mbrojti vendimet e saj si t\u00eb drejta dhe t\u00eb bazuara n\u00eb ligj sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb ndaj nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari p\u00ebr mbajtjen e arm\u00ebve n\u00eb ambiente publike, Dreni tha se kishte respektuar parimin universal t\u00eb d\u00ebnimit me ligjin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e dyt\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb personi me 2.8 vjet burg, Dreni argumentoi se trupa gjykuese kishte marr\u00eb parasysh faktin se i pandehuri ishte p\u00ebrdorues dhe sasia e drog\u00ebs ishte e vog\u00ebl, 100 gram kanabis.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Dreni i konsideroi denoncimet kund\u00ebr saj si t\u00eb pabazuara, nd\u00ebrsa dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb aplikimit t\u00eb ligjit Antimafia si dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ishte miratuar k\u00ebrkesa e prokurorit p\u00ebr pushimin e nj\u00eb procedimi ndaj tre zyrtar\u00ebve t\u00eb kall\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU vler\u00ebsua q\u00eb vendimi i prokurorit ishte i drejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb th\u00ebrritur edhe kall\u00ebzuesi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb Apel. Nuk ishim n\u00eb kushtet q\u00eb t\u00eb prishej vendimi i mosfillimit t\u00eb procedimit penal,\u201d tha Dreni.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese nuk i drejtuan pyetje Drenit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb relatorja Pine e shfryt\u00ebzoi koh\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb sqaruar subjektin se analiza financiare do t\u00eb reflektonte ato k\u00ebrkesa q\u00eb shoq\u00ebroheshin me dokumente.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, gjyqtarja Dreni vler\u00ebsoi maksimalisht procesin e vetingut p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe komunikimin korrekt me trup\u00ebn gjykuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb karrier\u00ebn time si gjyqtare kam dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj,\u201d p\u00ebrfundoi ajo, duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Drenin do t\u00eb shpallet t\u00eb premten m\u00eb 6 mars, ora 9:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet p\u00ebr shkollimin e vajzave n\u00eb Angli, por gjyqtarja Nure Dreni e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi korrigjimin e saj. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":75284,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[163,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, Nure Dreni n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75283"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75283"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75283\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75285,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75283\/revisions\/75285"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}