{"id":75286,"date":"2020-03-03T15:11:19","date_gmt":"2020-03-03T14:11:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huate-dhe-te-ardhurat-e-bashkeshortes-i-hapin-probleme-gjyqtarit-ardit-mustafaj\/2020\/03\/03\/"},"modified":"2023-04-07T04:27:22","modified_gmt":"2023-04-07T02:27:22","slug":"huate-dhe-te-ardhurat-e-bashkeshortes-i-hapin-probleme-gjyqtarit-ardit-mustafaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huate-dhe-te-ardhurat-e-bashkeshortes-i-hapin-probleme-gjyqtarit-ardit-mustafaj\/2020\/03\/03\/","title":{"rendered":"Huat\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes i hapin probleme gjyqtarit Ardit Mustafaj"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit Ardit Mustafaj u p\u00ebrball me pyetje mbi huat\u00eb, dhuratat nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe paqart\u00ebsit\u00eb mbi nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb shitur n\u00eb Sarand\u00eb. Mustafaj kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs, nd\u00ebrsa rezultoi pa probleme n\u00eb dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68623\" aria-describedby=\"caption-attachment-68623\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68623\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_5864-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"68623\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-68623\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit Ardit Mustafaj, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj gjyqtarit Ardit Mustafaj, aktualisht gjyqtar\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Mustafaj ishte hetuar nga KPK n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe nga relatimi n\u00eb seanc\u00eb u m\u00ebsua se atij i ishte kaluar barr\u00eb prove v\u00ebt\u00ebm mbi disa dyshime t\u00eb gjetura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa nuk u gjet asnj\u00eb problem n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi Mustafaj u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtar Olsi Komici, vuri n\u00eb dukje se Mustafaj kishte rezultuar nga analiza financiare me diferenc\u00eb negative prej m\u00eb shum\u00eb se 6 milion lek\u00ebsh nga viti 1996 deri n\u00eb vitin 2003. Diferenca sipas KPK-s\u00eb vinte pasi nuk ishin provuar burimet e ligjshme t\u00eb dy huadh\u00ebn\u00ebsve, burimi i dhurimit nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga kurset n\u00eb shum\u00ebn prej 850 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mustafaj, i cili vler\u00ebsoi procesin e vetingut p\u00ebr dy kriteret e tjera, k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb provonin burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb\u00a0 dy huadh\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe po ashtu edhe t\u00eb asaj vet\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb konsideroheshin si burime t\u00eb ligjshme dhe pretendoi se q\u00eb nga viti 2003 ai rezultonte me dieferenca pozitive t\u00eb dukshme dhe se \u00e7do pjes\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tij ishte deklaruar sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ardit Mustafaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb dhjetor 2019, Mustafaj u em\u00ebrua p\u00ebrkoh\u00ebsisht gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. P\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb, atij i duhet t\u00eb kaloj\u00eb me sukses procesin e vetingut.<\/p>\n<p><strong>Burimet e ligjshme p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi vuri n\u00eb dukje n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se hetimi ishte p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb dyshimet mbi burimete ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamentin 58 mij\u00eb euro n\u00eb kryeqytet, n\u00eb koh\u00ebn kur Mustafaj kishte filluar pun\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Sipas relatores gjyqtari kishte deklaruar tet\u00eb burime p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, q\u00eb p\u00ebrfshinin hua, dy kredi, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave me kushte leht\u00ebsuese, t\u00eb ardhurat nga paga, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga kurset, t\u00eb ardhurat nga qiraja dhe dhurime nga familja e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga relatimi Mustafajt i kishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb shpjeguar fillimisht dyshimet e ngritura n\u00ebse ai kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vler\u00ebn 5 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa kishte pasur nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Sarand\u00eb dhe se\u00a0 sipas kronologjis\u00eb s\u00eb veprimeve, kredia e but\u00eb ishte marr\u00eb dy vjet pasi ishte lidhur kontrata p\u00ebr apartamentin<\/p>\n<p>Relatorja tha se me k\u00ebt\u00eb kredi ishin paguar 18 mij\u00eb euro t\u00eb kredis\u00eb tregtare, 1 milion lek\u00eb nga huaja e marr\u00eb dhe ishte shlyer pjesa e mbetur e detyrimit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb prej 4 mij\u00eb eurosh dhe se prej k\u00ebsaj kishte dyshime q\u00eb nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerje sht\u00ebpie si\u00e7 ishte specifikuar.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bekteshi lexoi edhe kund\u00ebrshtimet e Mustafajt, i cili kishte shpjeguar se ai nuk kishte pasur sht\u00ebpi n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe se kjo i ishte dh\u00ebn\u00eb si an\u00ebtar\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. \u00a0Kredia e but\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb e marr\u00eb nga kunati dhe po ashtu edhe kredin\u00eb me kushte t\u00eb tregut t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Bekteshi vuri n\u00eb dukje se Mustafaj kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb detajuara p\u00ebr burimet e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb deklaratat vjetore dhe po ashtu edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Ajo tha se deklarimet p\u00ebrputheshin dhe se pas k\u00ebsaj KPK kishte hetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se nga dokumentacioni rezultonte se kunati q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb huan prej 1 milion lek\u00ebsh, kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nga viti 1996 deri n\u00eb vitin 2003, po rreth 1 milion lek\u00eb pa llogaritur shpenzime dhe se nuk rezultonte t\u00eb kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafaj, i cituar nga Bekteshi kishte sjell\u00eb dokumentacion shtes\u00eb mbi pun\u00ebsimin e kunatit n\u00eb nj\u00eb traget si marinar p\u00ebr vitet 1999-2001 dhe kishte pretenduar q\u00eb edhe pse nuk provohej pagesa e tatimeve n\u00eb Greqi, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs dhe faktin se kjo ishte detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, \u00a0t\u00eb merrej parasysh t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb si t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga qiraja n\u00eb shum\u00ebn 420 mij\u00eb lek\u00eb u provuan si t\u00eb ligjshme. KPK vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr to ishin paguar tatimet n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr pagesa e tatimeve n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr 850 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara nga kursete bashk\u00ebshortes, u pa me rezerv\u00eb nga KPK. Bekteshi vuri n\u00eb dukje se n\u00eb vitin 2003 nuk ishin deklaruar e nj\u00ebjta shum\u00eb si n\u00eb veting. Mustafaj kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje sipas Bekteshit se ato ishin deklaruar specifikisht n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Mustafaj po ashtu pretendoi se nuk kishte pasur detyrim pagimin e tatimit n\u00eb koh\u00ebn kur ishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe se pagesa n\u00eb mas\u00ebn 15 p\u00ebr qind ishte m\u00eb e madhe se sa pagesa q\u00eb mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000.<\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti se t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj dhurimin n\u00eb shum\u00ebn prej 200 mij\u00eb dhramish. Po ashtu u vu n\u00eb dyshim t\u00eb ardhurat p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogarie bankare prej 4 mij\u00eb dollar\u00ebsh nga dhurimet dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Mustafaj pretenoi se konsiderimi si t\u00eb ardhura t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes vet\u00ebm i pensionit nuk ishte i sakt\u00eb pasi ata kishin punuar q\u00eb prej viteve 50\u2019 dhe kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurim. N\u00eb relatim n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb u vu n\u00eb dukje edhe kund\u00ebrshtimi i Mustafajt mbi analiz\u00ebn financiare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai pretendonte shpenzime m\u00eb t\u00eb vogla jetese, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Nga ana e saj KPK ngriti dyshime p\u00ebr trajtim preferencial n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb apartament, por tha se nuk kishet gjetur konflikt interesi, nd\u00ebrsa shtoi se Mustafaj kishte paraqitur kontrata t\u00eb ngjashme shit-blerje, sipas t\u00eb cilave \u00e7mimi q\u00eb ai kishte paguar duke e b\u00ebr\u00eb porosin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb pallati ishte ende n\u00eb nd\u00ebrtim nuk ishte preferencial.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga burimet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb n\u00eb kryeqytet Mustafaj kishte deklaruar 1.8 milion lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb godine 1+1 n\u00eb Sarand\u00eb. Godin\u00eb q\u00eb kishte garazhe dhe nj\u00eb lokal ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2003 n\u00eb nj\u00eb truall t\u00eb bler\u00eb nga Bashkia e Sarand\u00ebs dhe shitur n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>KPK nga ana e saj ngriti dyshime mbi k\u00ebt\u00eb pasuri dhe \u00e7mimin e saj dhe kostot e nd\u00ebrtimit. Sipas relatimit pasuria ishte p\u00ebrshkruar si e p\u00ebrfunduar n\u00eb aktin e kolaudimit, por subjekti kishte pretenduar se ajo ishte shitur karabina.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim u vu n\u00eb dukje se pasuria, 120 metra nd\u00ebrtim dhe 304 metra trual n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb detit, nuk rezultonte po ashtu si e pap\u00ebrfunduar as n\u00eb rregjistrimet n\u00eb hipotek\u00eb. Mustafaj i pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb seanc\u00eb tha se kishte depozituar imazhe nga Google Earth q\u00eb provonin se pasuria kishte qen\u00eb e pa p\u00ebrfunduar edhe disa vite pasi ai e kishte shitur.<\/p>\n<p>Ai tha se imazhet tregonin q\u00eb ajo ishte shitur si karabina dhe se n\u00eb aktin e kolaudimit kishte nj\u00eb sh\u00ebnim me dor\u00eb q\u00eb tregonte se ajo nuk ishte p\u00ebrfunduar. An\u00ebtar\u00ebt e KPK pyet\u00ebn n\u00ebse vet\u00eb Mustafaj kishte ndonj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi ajo rezultonte me emrin \u201cVila Ardi\u201d, por gjyqtari mohoi kategorikisht t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb, nd\u00ebrsa tha se ishte interesuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj vet\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet q iu b\u00ebn\u00eb u vu n\u00eb dukje se shitja ishte me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt, por Mustafaj tha se ai kishte pasur nevoj\u00eb urgjente dhe se nuk kishet pasur mjete t\u00eb tjera financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar trasferimin n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi vler\u00ebsimin e k\u00ebtij nd\u00ebrtimi sipas kostove t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, duke k\u00ebrkuar q\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr kostot t\u00eb llogaritej \u00e7mimi i shitjes, q\u00eb p\u00ebrfshin po ashtu edhe truallin.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare dhe apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se pa marr\u00eb parsysh kund\u00ebrshtimet dhe provat shtes\u00eb q\u00eb Mustafaj kishte paraqitur m\u00eb 23 shkurt, nga analiza financiare ai rezultonte me minus 6 milion lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1996 deri n\u00eb vitin 2003. Kjo analiz\u00eb nuk kishte konsideruar si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, si\u00e7 theksoi relatorja, huan\u00eb nga kunati n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, disa nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes dhe dhurimet q\u00eb ajo pretendonte se kishte marr\u00eb nga prind\u00ebrit dhe po ashtu edhe nj\u00eb hua t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 1.7 milion lek\u00ebsh t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin kishin sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat nga puna dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr. KPK tha se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit do shqyrtohej n\u00ebse do merreshin apo jo n\u00eb konsiderat\u00eb, nd\u00ebrsa tha se subjektit i kishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin Gj.D.<\/p>\n<p>Sipas relatimit ky i fundit kishte dy aktivitete biznesi, si kompani dhe si person fizik n\u00eb fush\u00ebn e prodhimeve t\u00eb brumit, por se Drejtoria Rajonale e Tatimeve (DRT) n\u00eb Sarand\u00eb kishte dokumente vet\u00ebm p\u00ebr dy vite t\u00eb aktivitetit nga 1994-1996.<\/p>\n<p>Mustafj tha se DRT Sarand\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se dokumentet kishin humbur nga trasferimi i zyrave dhe se ai gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e tatimeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr vitet e tjera. Nga relatimi rezultoi se Mustafaj kishte sjell\u00eb dokumente nga Bashkia e Sarand\u00ebs q\u00eb provonin aktivitetin e furr\u00ebs dhe faktin q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi kishte qen\u00eb biznes i vog\u00ebl i rregjistruar.<\/p>\n<p>Mustafaj po ashtu solli dokumente t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej rroga minimale e tyre si e ardhur.<\/p>\n<p>Disa pasuri t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi dy garazhe dhe llogarit\u00eb bankare nuk u gjet\u00ebn me probleme nga KPK. Po ashtu nuk u duke se kishte probleme edhe mbi nj\u00eb truall 1 mij\u00eb metra q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte n\u00eb Delvin\u00eb. Pasuria ishte deklaruar, por Mustafaj pranoi se statusi i saj ishte i paqart\u00eb, p\u00ebr shkak se ajo nuk ishte trasferuar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre p\u00ebr munges\u00eb dokumentacioni.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb ve\u00e7 p\u00ebrgjigjes p\u00ebr pyetje Mustafaj foli shkurt. Ai p\u00ebrshkroi karrier\u00ebn e tij dhe shtoi n\u00eb provat q\u00eb kishte sjell\u00eb disa argumente shtes\u00eb, kryesisht mbi faktin q\u00eb godina n\u00eb Sarand\u00eb ishte karabina kur ishte shitur dhe disa pretendime p\u00ebr interesat e p\u00ebrfituara nga depozitat bankare q\u00eb nuk ishin llogaritur sipas tij si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ndaj Mustafajt nuk kishte referime disiplinore dhe se ai nuk kishte probleme as n\u00eb figur\u00eb as n\u00eb profesionaliz\u00ebm, nd\u00ebrsa dy denoncime ndaj tij rezultonin pa prova. Mustafaj k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua m\u00eb 5 Mars ora 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit Ardit Mustafaj u p\u00ebrball me pyetje mbi huat\u00eb, dhuratat nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe paqart\u00ebsit\u00eb mbi nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb shitur n\u00eb Sarand\u00eb. Mustafaj kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs, nd\u00ebrsa rezultoi pa probleme n\u00eb dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75287,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[287,162,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_5864.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit Ardit Mustafaj, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75286"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75286"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75286\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75288,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75286\/revisions\/75288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}