{"id":75295,"date":"2020-03-02T18:28:43","date_gmt":"2020-03-02T17:28:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-andi-civici-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2020\/03\/02\/"},"modified":"2023-04-07T04:27:41","modified_gmt":"2023-04-07T02:27:41","slug":"gjyqtari-i-apelit-andi-civici-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-andi-civici-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2020\/03\/02\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Apelit, Andi Civici p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se huat\u00eb e marra nga vjehrri dhe daja i bashk\u00ebshortes \u2013t\u00eb p\u00ebrdorura si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nuk dokumentohen. Gjyqtari Civici ngriti pik\u00ebpyetje mbi paanshm\u00ebrin\u00eb e procesit dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68594\" aria-describedby=\"caption-attachment-68594\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68594\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"68594\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68594\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-s\u00eb.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici u ballafaqua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me probleme n\u00eb justifikimin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e p\u00ebrfundoi hetimin administrativ vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtare Xhensila Pine, nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Civici u paraqit n\u00eb seanc\u00eb i shoq\u00ebruar nga avokatja Irena Reso. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, avokatja Reso shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi ishte trajtuar gjyqtari Civici nga ana e Komisionit dhe ngriti pik\u00ebpyetje mbi paanshm\u00ebrin\u00eb e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore \u2013 duke iu referuar faktit se an\u00ebtarja Xhensila Pine kishte qen\u00eb shoqe klase me subjektin dhe an\u00ebtare edhe n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbrojtja nuk paraqiti ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb konkrete n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb relatimit, Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive kishte konstatuar deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr gjyqtarin Andi Civici.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar pasurin\u00eb kryesore t\u00eb gjyqtarit, nj\u00eb apartament me vler\u00eb 155 mij\u00eb euro t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb, me burim shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00eb hua prej 40 mij\u00eb eurosh nga vjehrri. Sanxhaktari shpjegoi se edhe apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb ishte bler\u00eb pas marrjes s\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00ebve hua nga vjehrri, po aq nga daja i bashk\u00ebshortes dhe 1 milion hua nga babai i gjyqtarit.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se vjehrri i Civicit rezultonte t\u00eb kishte pasur likujditete n\u00eb vlera n\u00eb konsiderueshme n\u00eb bank\u00eb dhe se provohej q\u00eb kishte qen\u00eb i regjistruar si avokat q\u00eb pej vitit 1998 deri n\u00eb vitin 2004. Por sipas Sanxhaktarit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb t\u00eb ishin paguar taksat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVjehrri dhe vjehrra kan\u00eb pasur vlera t\u00eb konsiderueshme n\u00eb bank\u00eb deri n\u00eb vitin 2012. Por nga analiza financiare p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumente ligjore pagesa e tatimeve e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb burime t\u00eb ligjshme,\u201d tha relatorja, e cila shtoi se Civicit i kishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr huat\u00eb e marra nga vjehrri.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb provuar fitimi i t\u00eb ardhurave nga aktiviteti tregtar edhe nga ana e daj\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrsa ka rezultuar se prind\u00ebrit e Civicit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursejn\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua djalit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSubjektit i ka kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr burimet e ligjshme t\u00eb vjehrrit dhe daj\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes lidhur me vlerat monetare q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua dhe shpjegimet e tij do t\u00eb vler\u00ebsohen para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar,\u201d tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, gjyqtari Civici tha se vjehrri i tij kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr huat\u00eb e dh\u00ebna nd\u00ebrsa shtoi se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Komision dokumentet p\u00ebr depozitat e tij n\u00eb bank\u00eb deri n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>\u201cHuaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb para se t\u00eb nisnim pun\u00eb si gjyqtar\u00eb. Vjehrri ka qen\u00eb avokat q\u00eb prej vitit 1998. Ju kam dh\u00ebn\u00eb dokumente p\u00ebr depozitat n\u00eb bank\u00eb deri n\u00eb vitin 2003\u201d, deklaroi Civici, duke sqaruar se vjehrri i tij kishte pasur t\u00eb depozituara mbi 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe kjo depozit\u00eb ishte mbyllur n\u00eb vitin 2002.\u00a0 \u201cVjehrri ka pasur edhe dy depozita t\u00eb tjera bankare, q\u00eb n\u00eb total kapinin vler\u00ebn 11 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>\u201cJu keni konstatuar se vjehrri nuk ka patur burime t\u00eb ligjshme. Ju kam depozituar 142 vendime ku vjehrri rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb avokat i k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Nuk \u00ebsht\u00eb korrekte t\u00eb thuash se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar burimi i ligjsh\u00ebm,\u201d shtoi m\u00eb tej Civici, duke sqaruar se v\u00ebrtetimi i bashkis\u00eb se nuk ekzistonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dokumentacion p\u00ebr tatimet e provonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vijoi se n\u00eb analiz\u00ebn e tij i ishte referuar xhiros minimale t\u00eb nj\u00eb avokati n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ka rezultuar se vjehrri ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e depozitave dhe dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Reso nd\u00ebrhyri duke p\u00ebrmendur nj\u00eb vendim t\u00eb Komisionit, ku nj\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi i ishin konsideruar prova deklarimet se burimet financiare i kishe siguruar nga shitja e bag\u00ebtive t\u00eb im\u00ebta e gjedh\u00ebve, nga kopshtaria dhe bletaria. \u201cNd\u00ebrsa si prova ka depozituar deklarime t\u00eb kasap\u00ebve t\u00eb zones,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p>Gjyqtari Civici shpjegoi m\u00eb pas se prind\u00ebrit e kishin ndihmuar me 1 milion lek\u00eb kur ishte transferuar n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga viti 2003 deri n\u00eb 2010, keni pranuar se kisha balanc\u00eb pozitive dhe mund t\u00eb shlyeja huat\u00eb,\u201d tha Civici. Ai shtoi se kishte dor\u00ebzuar dokumente t\u00eb mjaftueshme q\u00eb provonin se daja i bashk\u00ebshortes, i cili kishte punuar prej dekadash si kambist, i kishte dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb mir\u00ebbesim n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha. Civici evidentoi edhe nj\u00eb rast kur emri i daj\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes ishte p\u00ebrmendur publikisht n\u00eb vitin 1998, kur i kishin grabitur maskat rreth 60 milion\u00eb lireta. \u201cAi ka qen\u00eb kambist dhe e di gjith\u00eb Vlora. T\u00eb k\u00ebrkosh sot burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij, konfondon realtitetin e at\u00ebhersh\u00ebm me at\u00eb aktual,\u201d pohoi gjyqtari Civici, duke shtuar se e kishte shlyer k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Edhe Civici p\u00ebrmendi nj\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb koleges s\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsuar nga Komisioni, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sipas tij nuk \u00ebsht\u00eb gjetur si problem dhurimi nga v\u00ebllai i nj\u00eb vlere 39 900 euro. \u201cM\u00eb pas ajo e rivler\u00ebsoi apartamentin dhe ua dhuroi prind\u00ebrve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb i kam shlyer huat\u00eb. P\u00ebr mua thuhet deklarim i rrem\u00eb, p\u00ebr kolegen, deklarim i sakt\u00eb,\u201d shtoi Civici.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se Civici ia ka shitur apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 16 milion\u00eb e 800 mij\u00eb lek\u00eb nj\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb tij, nd\u00ebrsa bler\u00ebsi e ka shitur at\u00eb dy muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 14 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores, nuk provohet me dokumentacion transferimi i vlerave monetare nga Italia.<\/p>\n<p>Por Civici argumentoi se i af\u00ebrmi i tij e kishte shitur apartamentin kur kishte m\u00ebsuar se vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa avokatja Reso shtoi se kush\u00ebriri i gjyqtarit nuk k apse konsiderohet person i lidhur.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb provosh se ku i gjeti lek\u00ebt personi q\u00eb t\u00eb ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb \u00ebsht\u00eb tejkalim i ligjit,\u201d tha avokatja Reso.<\/p>\n<p>Komisioni nuk konstatoi probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb garazhi me vler\u00eb 920 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa u tha se Civici nuk ka pasur mund\u00ebsi kursimi n\u00eb vitin 2013 dhe rezultonte me balanc\u00eb negative prej 669 mij\u00eb lek\u00ebsh. Komisioni ka gjetur gjithashtu pamund\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Civici n\u00eb krijimin e nj\u00eb shume cash n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vler\u00ebn 173 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, balanca negative \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 126 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se p\u00ebr periudh\u00ebn kur Civici dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk ishin ende gjyqtar\u00eb, nga viti 1999 deri n\u00eb 2003, kan\u00eb rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn e 841 mij\u00eb lek\u00ebve.\u00a0 Nd\u00ebrsa analiza financiare p\u00ebr vitet 2004-2016, sipas Sanxhaktarit ka si balanc\u00eb negative vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb huat\u00eb e marra,\u201d sqaroi Sanxhaktari, e cila shtoi se Civici i justifikon shpenzimet e kryera p\u00ebr vitet 2017-2018.<\/p>\n<p>Gjyqtari Andi Civici e kund\u00ebrshtoi fort analiz\u00ebn financiare, duke pohuar se Komisioni kishte kryer gabime t\u00eb r\u00ebnda, pasi kishte dubluar shpenzimet jasht\u00eb shtetit. Ai shtoi se gabime n\u00eb p\u00ebrllogaritje kishte edhe p\u00ebr shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, pasi p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpenzimeve kishte paguar shkollat ku studionin, por ato ishin p\u00ebrllogaritur dy her\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai u ndal edhe n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 710 mij\u00eb lek\u00eb. Civici sqaroi se kishte q\u00ebndruar tek nj\u00eb kush\u00ebri i tij dhe se shpenzimet nuk mund t\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb se 2700 USD.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb zbrisni k\u00ebto dhe dublimet e shpenzimeve, bilanci ndryshon. Un\u00eb kam 18 vjet si gjyqtar dhe bashk\u00ebshortja 17 vjet. Pasurit\u00eb tona jan\u00eb nj\u00eb apartament, nj\u00eb garazh dhe nj\u00eb makin\u00eb,\u201d tha Civici.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Jacobs u ndal fillimisht n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e konfliktit t\u00eb interesit lidhur me trasnferimin e gjyqtarit Civici n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur bashk\u00ebshortja e tij ishte an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Civici k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi, duke shpjeguar se k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr transferim e kishte kryer para se bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb kandidonte p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb KLD. \u201cAjo s\u2019ka marr\u00eb pjes\u00eb kur \u00ebsht\u00eb votuar p\u00ebr em\u00ebrimin tim n\u00eb Apel. Isha gjyqtar Apeli dhe l\u00ebvizja ime ishte paralele. Kishte p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb tilla,\u201d shpjegoi Civici.<\/p>\n<p>Jacobs shtoi m\u00eb tej se pavar\u00ebsisht se Civici kishe detyrimin q\u00eb \u00e7do vit t\u2019i shoq\u00ebronte deklarimet e tij me dokumentacion p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb dosje nuk ishte gjetur as edhe nj\u00eb dokument i vet\u00ebm. \u201cS\u2019ka asnj\u00eb evidenc\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb veprimet, marrjen e huave ose kthimin e tyre. Si mund t\u2019i b\u00ebnit k\u00ebto deklarime pa asnj\u00eb dokument?\u201d, pyeti Jacobs. Ai shtoi se edhe p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb nuk ka asnj\u00eb dokument p\u00ebr kryerjen e pagesave.<\/p>\n<p>\u201cHistoria bie er\u00eb. Do doja t\u00eb sillnit ndonj\u00eb evidenc\u00eb,\u201d theksoi Jacobs.<\/p>\n<p>Avokatja Reso e quajti t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Jacobs se nuk kishte asnj\u00eb let\u00ebr t\u00eb ruajtur, por shtoi se jo domosdoshm\u00ebrisht duhet t\u00eb kesh dokumente p\u00ebr huat\u00eb. \u201cP\u00ebr nj\u00eb t\u00eb huaj ndoshta \u00ebsht\u00eb anormale. Ndoshta duhej t\u00eb ishte treguar m\u00eb i kujdeshsh\u00ebm,\u201d pohoi Reso.<\/p>\n<p>Jacobs nd\u00ebrhyri s\u00ebrish duke theksuar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se deklarimet duhej t\u00eb kryeheshin \u00e7do vit, duke n\u00ebnkuptuar se nuk mund t\u00eb shmangej shoq\u00ebrimi i deklarimeve me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs \u00e7do her\u00eb.<\/p>\n<p>Civici pranoi se ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk kishin dokumente, por u justifikua duke th\u00ebn\u00eb se \u201cashtu ishte koha\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk e dija q\u00eb pas kaq vitesh do t\u00eb pyetesha p\u00ebr huat\u00eb q\u00eb deklaroj,\u201d tha Civici. Ai u ndal s\u00ebrish n\u00eb faktin se Pine kishte qen\u00eb shoqe e klas\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe e quajti t\u00eb padrejt\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr konfliktin e interesit mes tyre. \u201cKa nj\u00eb fiktivitet procedura e trajtuar,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Andi Civici k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriteret e profesionalizimit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 4 mars, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se huat\u00eb e marra nga vjehrri dhe daja i bashk\u00ebshortes \u2013t\u00eb p\u00ebrdorura si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nuk dokumentohen. Gjyqtari Civici ngriti pik\u00ebpyetje mbi paanshm\u00ebrin\u00eb e procesit dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75296,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-s\u00eb. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75295"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75295"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75295\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75297,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75295\/revisions\/75297"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}