{"id":75316,"date":"2020-02-27T14:15:41","date_gmt":"2020-02-27T13:15:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjykatesi-i-kushtetueses-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2020\/02\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:29:07","modified_gmt":"2023-04-07T02:29:07","slug":"gjykatesi-i-kushtetueses-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjykatesi-i-kushtetueses-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2020\/02\/27\/","title":{"rendered":"Gjykat\u00ebsi i Kushtetueses c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti; privilegjet e p\u00ebrfituara n\u00eb blerjen e nj\u00eb banese tjet\u00ebr nga nj\u00eb person i proceduar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb konflikt me arm\u00eb zjarri, si dhe deklarimet e pav\u00ebrteta e bind\u00ebn KPA se an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Mu\u00e7i kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66049\" aria-describedby=\"caption-attachment-66049\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mu\u00e7i-2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66049\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Mu\u00e7i-2-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66049\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66049\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Kushtetueses, Besnik Mu\u00e7i pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPA. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Besnik Mu\u00e7i kishte c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe vendosi m\u00eb dat\u00eb 21 n\u00ebntor 2019, t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, duke e larguar p\u00ebrfundimisht nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPA identifikohet edhe privilegji i p\u00ebrfituar nga prokurori Mu\u00e7i prej nj\u00eb personi q\u00eb i kishte shitur nj\u00eb prej apartamenteve, i cili kishte qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt me arm\u00eb zjarri pak koh\u00eb para aktit t\u00eb shit-blerjes.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Sokol \u00c7omo kryesues, Ardian Hajdari relator dhe Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Natasha Mulaj an\u00ebtare, i vler\u00ebsuan t\u00eb drejta pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe shkaqet e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, Darjel Sina duke \u00e7muar se Komisioni nuk kishte kryer nj\u00eb hetim shterues p\u00ebr Mu\u00e7in.<\/p>\n<p>Besnik Mu\u00e7i, prokuror prej vitit 2002, u zgjodh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb 16 tetor 2019 nga Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta, nd\u00ebrsa vazhdonte p\u00ebrballjen me shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Kolegji shpalli vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, Mu\u00e7i tha se KPA nuk ka kompetenc\u00eb ta shkarkoj\u00eb at\u00eb si an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke u b\u00ebr\u00eb gjyqtari i par\u00eb q\u00eb refuzon t\u00eb njoh\u00eb vendimin e vetingut. N\u00eb vendim, Kolegji arsyeton edhe mbi k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb Mu\u00e7it.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se Mu\u00e7i e filloi procesin e rivler\u00ebsimit si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Tiran\u00eb dhe e p\u00ebrfundoi k\u00ebt\u00eb proces pas em\u00ebrimit t\u00eb tij si gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>KPA sqaron se subjekti i rivler\u00ebsimit kaloi procesin e verifikimit t\u00eb kushteve ligjore dhe vler\u00ebsimin e kritereve profesionale e morale n\u00eb K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, KED dhe se ky i fundit vendosi lejimin e kandidimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cKolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij vendimi t\u00eb KED-s\u00eb, rezulton q\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi edhe subjekt rivler\u00ebsimi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, pavar\u00ebsisht se ai \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni me vendimin nr. 58, dat\u00eb 01.08.2018, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioneri Publik ka paraqitur ankim ndaj vendimit t\u00eb sip\u00ebrcituar t\u00eb Komisionit dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim pran\u00eb Kolegjit\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA q\u00eb \u00e7mon se procesi i vler\u00ebsimit dhe pik\u00ebzimit nga KED-ja, p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, q\u00eb vijn\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn rivler\u00ebsimin e subjekteve n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, fryma e Kushtetut\u00ebs dhe e ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese k\u00ebrkon q\u00eb edhe kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb kushtetues duhet t\u00eb jen\u00eb individ\u00eb q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret kushtetuese dhe ligjore, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebse vijn\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr konfirmimin e tyre n\u00eb detyr\u00eb\u201d, thekson Kolegji.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si edhe Komisioneri Publik, Kolegji konsideron se p\u00ebrfundimet e Komisionit lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me provat dhe faktet e administruara, duke konsideruar se Mu\u00e7i dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave.\u00a0 Sipas KPA, Mu\u00e7i ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr t\u00eb kursyer n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005 dhe nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb huave, deklaruar t\u00eb marra nga babai, v\u00ebllai, xhaxhai, motra dhe bashk\u00ebshorti i saj, p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, Mu\u00e7i ka deklaruar fillimisht tre z\u00ebra t\u00eb ardhurash: hua nga babai n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb; hua nga xhaxhai n\u00eb vler\u00ebn 3 mij\u00eb euro dhe hua nga motra dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vler\u00ebn 6 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka pasqyruar kat\u00ebr z\u00ebra t\u00eb ardhurash, duke shtuar edhe kursimet e tij n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, si edhe ka p\u00ebrshkruar prejardhjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve q\u00eb sipas tij jan\u00eb siguruar nga puna n\u00eb emigracion. Sipas Kolegjit, Mu\u00e7i nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA evidentohet fakti se gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, nga analiza financiare p\u00ebr vitin 2005, Mu\u00e7i ka rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb financiare negative n\u00eb vler\u00ebn 199.945 lek\u00eb. Kur prokurori Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb balanc\u00eb financiare negative, ka shpjeguar se familja e tij gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ka ndjekur nj\u00eb \u201cregjim t\u00eb rrept\u00eb kursimi\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e Mu\u00e7it, Kolegji vler\u00ebson se Mu\u00e7i nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e pasurive dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>&#8220;Justifikimi i kursimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb &#8216;regjimi t\u00eb rrept\u00eb kursimi&#8217; nga familja e tij dhe mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb kursimeve n\u00eb vler\u00ebn prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005, nuk u provua nga subjekti, ndaj mbetet n\u00eb nivel deklarativ&#8221;, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>&#8220;Ky konkluzion i Komisionit \u00ebsht\u00eb i pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe n\u00eb dispozitat e ligjit nr. 84\/2016 dhe, si i till\u00eb, shkaku i ankimit t\u00eb Komisionerit Publik \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb&#8221;, vler\u00ebson m\u00eb tej Kolegji.<\/p>\n<p>KPA konkludon se edhe sipas skenarit t\u00eb Mu\u00e7it, t\u00eb pranuar nga KPK, diferenca midis t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve do t\u00eb ishte -80.926,59 lek\u00eb dhe se situata financiare negative e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk do t\u00eb ndryshonte. \u201dPra ai p\u00ebrs\u00ebri nuk kishte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime n\u00eb shum\u00ebn 200.000 lek\u00eb&#8221;, citohet ne vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji vler\u00ebson se Mu\u00e7i ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr t\u00eb kursyer n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005 dhe nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb huave, t\u00eb deklaruara t\u00eb marra nga babai dhe xhaxhai.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo pasi edhe me provat e reja t\u00eb shqyrtuara n\u00eb Kolegj, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb babait dhe xhaxhait t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb huat e pretenduara\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p><strong>Privilegjet e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb i proceduar<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji identifikon trajtimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb privilegjuar t\u00eb prokurorit Mu\u00e7i nga ana e shit\u00ebsit s\u00eb nj\u00eb apartamenti 78.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti Mu\u00e7i ka deklaruar si burime krijimi kursime nga t\u00eb ardhurat prej pun\u00ebs s\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro nga kunati dhe bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit e cila \u00ebsht\u00eb shtetase turke, nd\u00ebrsa 35 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb t\u00eb shlyen deri n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Si burime financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve jan\u00eb deklaruar kursimet e tyre prej pun\u00ebs n\u00eb kompanin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb kunatit t\u00eb Mu\u00e7it dhe nga menaxhimi i dy dyqaneve, shitje me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, mobileri me sip.2.000 m2 dhe 3.600 m2, ndodhur n\u00eb qytetin Kostamonu t\u00eb Turqis\u00eb. Ndryshe nga Komisioneri, Kolegji vler\u00ebson se Mu\u00e7i arriti te provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, identifikohet pamund\u00ebsia e shlyerjes s\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro me t\u00eb ardhurat e prokurorit Mu\u00e7i dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se pasi trupa gjykuese e KPA ka shqyrtuar pretendimet e Komisionerit lidhur me\u00a0 informacionin e p\u00ebrcjell\u00eb nga DSIK, ka konstatuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes s\u00eb apartamentit 78.4 m2, prokurori Mu\u00e7i kishte krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me me nj\u00eb individ q\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt me arm\u00eb zjarri p\u00ebr motive pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i ka pranuar se kishte shoq\u00ebri me shtetasin A.L., pasi ishin t\u00eb dy nga Pogradeci, por ka deklaruar se nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi dhe se nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me k\u00ebt\u00eb person. Ai ka shtuar se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb mikut t\u00eb tij n\u00eb konfliktin me arm\u00eb zjarri, edhe pse Kolegji evidenton faktin se kjo ngjarje ka qen\u00eb e njohur publikisht dhe nuk i beson deklarimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&#8220;Kolegji, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb faktit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies shoq\u00ebrore me individin A. L., krijoi bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit ishte n\u00eb dijeni m\u00eb par\u00eb se ky individ ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikte fizike me individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ku ishte p\u00ebrdorur edhe arm\u00eb zjarri, fakt q\u00eb nga burime t\u00eb hapura t\u00eb informacionit, rezulton t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur edhe p\u00ebr publikun e gjer\u00eb nga mediat. N\u00eb kuptim t\u00eb nenit 49, paragrafi 3 i ligjit nr. 84\/2016, Kolegji nuk i besoi subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit &#8230;&#8221;, citohet n\u00eb vendim ku theksohet se Mu\u00e7i ka dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb pav\u00ebrteta kur \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk kishte dijeni p\u00ebr ngjarjen ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb miku i tij q\u00eb i ka shitur apartamentin 78.4 m2.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese \u00e7mon se Mu\u00e7i e ka krijuar marr\u00ebdh\u00ebnien juridike me A.L. n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs noteriale t\u00eb shitjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme me kusht, t\u00eb vitit 2016, pak koh\u00eb pas k\u00ebsaj ngjarje.<\/p>\n<p>Kolegji konsideron edhe faktin e privilegjeve t\u00eb p\u00ebrfituara prej prokurorit Mu\u00e7i n\u00eb blerjen e k\u00ebtij apartamenti nga A.L., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shit\u00ebsit. &#8220;Ky fakt rezultoi i provuar gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nga provat e administruara n\u00eb Komision, por edhe n\u00eb Kolegj, ku sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes me rezerv\u00eb t\u00eb lidhur para noterit publik D. B. P. &#8230;, t\u00eb dat\u00ebs 13.05.2016, subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate i ka mbetur pa likuiduar vlera prej 35.000 eurosh&#8221;, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>&#8220;Privilegj e konsideroi Kolegji faktin se z. A. L., si administrator i vet\u00ebm i \u201c{***}\u201d ShPK, rreth dy muaj para se t\u2019ia shiste subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit apartamentin e sip\u00ebrcituar, ia ka bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 74.500 euro shit\u00ebses, znj. E. Sh., me aprovimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, z. G. H., pra 500 euro m\u00eb pak nga vlera q\u00eb ia ka shitur subjektit&#8230; . Kolegji, duke e vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb fakt privilegj, ka parasysh logjik\u00ebn e veprimeve financiare q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb subjekt tregtar n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit\u2026&#8221;, \u00e7mon Kolegji q\u00eb evidenton m\u00eb tej se huadh\u00ebn\u00ebsi i ka dh\u00ebn\u00eb afat tre vje\u00e7ar p\u00ebr shlyerjen e diferenc\u00ebs s\u00eb papaguar prej 35.000 eurosh.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se Mu\u00e7i nuk ka pasur mund\u00ebsi reale p\u00ebr ta shlyer brenda tri viteve k\u00ebt\u00eb vler\u00eb, ashtu si ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vler\u00ebn e mbetur t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti e ka likujduar gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p><strong>Balanca negative<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb shkakun e ankimit t\u00eb Komisionerit mbi mosmbulimin e shpenzimeve nga t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2016.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se me t\u00eb gjitha metodat e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs: ato t\u00eb pretenduara nga subjekti; ato t\u00eb p\u00ebrdorura nga Komisioni dhe Komisioneri Publik; si edhe me metodat e publikuara nga INSTAT-i p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs t\u00eb cilat zbatohen nga ILDKPKI-ja, Mu\u00e7i nuk mund t\u00eb mbuloj\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet 2005, 2006 dhe 2016.<\/p>\n<p>\u201cNga analizat financiare t\u00eb pasqyrave t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebve t\u00eb pretenduar, subjekti i rivler\u00ebsimit rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb disa vite. Kolegji e vler\u00ebson pretendimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur shpenzimet e jetes\u00ebs sipas shkres\u00ebs s\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, t\u00eb paraqitur si prov\u00eb, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb e tij\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj sipas standardeve t\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs t\u00eb vendosura n\u00eb Komision dhe t\u00eb p\u00ebrdorura edhe nga Komisioneri Publik, kan\u00eb rezultuar balanca negative, konkretisht: n\u00eb vler\u00ebn 102.844 lek\u00eb p\u00ebr vitin 2003; p\u00ebr vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn 123.343 lek\u00eb; p\u00ebr vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 199.944,33 lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 1.519.152,26 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs sipas shkres\u00ebs s\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, kan\u00eb rezultuar balanca negative p\u00ebr tre vite. N\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 38.184,33 lek\u00eb; n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 1.195.576,59 lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 58.056,2 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se n\u00eb t\u00eb dyja analizat ekonomike nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga huadh\u00ebniet e babait, xhaxhait, motr\u00ebs dhe kunatit t\u00eb Mu\u00e7it, n\u00eb vitin 2006, pasi nuk mund t\u00eb justifikohen me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mohet se prap\u00ebsimi dhe pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb shkak ankimi \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe konkluzioni i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i gabuar\u201d, konkludon KPA.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se edhe k\u00ebrkimi i Komisionerit n\u00eb lidhje me mosdeklarimin e pasuris\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me familjar\u00ebt e saj t\u00eb origjin\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrfituar nga ligji 7501 i vitit 1991, \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe duhet pranuar. KPA e ka rr\u00ebzuar pretendimin e Mu\u00e7it se bashk\u00ebshortja nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb t\u00eb drejta pron\u00ebsore nga familja bujq\u00ebsore pas martes\u00ebs n\u00eb vitin 1997 dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kan\u00eb pasur detyrim ligjor p\u00ebr deklarimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, \u00e7mohet se prap\u00ebsimi dhe pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb shkak ankimi \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe konkluzioni i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i gabuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim ku theksohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Mu\u00e7i ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti; privilegjet e p\u00ebrfituara n\u00eb blerjen e nj\u00eb banese tjet\u00ebr nga nj\u00eb person i proceduar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb konflikt me arm\u00eb zjarri, si dhe deklarimet e pav\u00ebrteta e bind\u00ebn KPA se an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Mu\u00e7i kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75317,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[753,187,107,112,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/betimi-besnik-muci-1-1024x682.jpg","fifu_image_alt":"Presidenti Ilir Meta dhe Besnik Mu\u00e7i gjat\u00eb betimit si i zgjedhuri i par\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Presidenc\u00eb. Foto: Presidenca ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75316"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75316"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75316\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75318,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75316\/revisions\/75318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}