{"id":75334,"date":"2020-02-25T15:22:56","date_gmt":"2020-02-25T14:22:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-dhe-prokurori-dollapaj-perballen-ne-kpa-per-mjaftueshmerine-e-provave\/2020\/02\/25\/"},"modified":"2023-04-07T04:30:10","modified_gmt":"2023-04-07T02:30:10","slug":"komisioneri-publik-dhe-prokurori-dollapaj-perballen-ne-kpa-per-mjaftueshmerine-e-provave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-dhe-prokurori-dollapaj-perballen-ne-kpa-per-mjaftueshmerine-e-provave\/2020\/02\/25\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik dhe prokurori Dollapaj p\u00ebrballen n\u00eb KPA p\u00ebr mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e provave"},"content":{"rendered":"<p>Seanca ndaj an\u00ebtarit t\u00eb KLP Arben Dollapaj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm te Apelimit u fokusua te debati mes Komisionerit dhe subjektit mbi mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e provave p\u00ebr investimin n\u00eb Valbon\u00eb. Kolegji mbylli hetimin dhe ftoi pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66744\" aria-describedby=\"caption-attachment-66744\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66744\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56-600x395.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"395\" data-id=\"66744\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66744\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Arben Dollapaj dhe avokati i tij Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb pranoj\u00eb provat e reja n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Arben Dollapaj mbi nj\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb Valbon\u00eb, nd\u00ebrsa Komisioneri Publik dhe subjekti debatuan mbi mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre provave. N\u00eb fund t\u00eb debatit trupa gjykuese vendosi t\u00eb mart\u00ebn t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe njoftoi pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb paraqitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>Dollapaj paraqiti n\u00eb seanc\u00ebn e rradh\u00ebs si prova shtes\u00eb projektin e nd\u00ebrtimit dhe fatur\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Valbon\u00eb. Ai tha se provat d\u00ebshmonin se pjesa e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt ishte e pap\u00ebrfunduar dhe nuk mund t\u00eb ishte p\u00ebrdorur si bujtin\u00eb dhe ishte krejt\u00ebsisht e ndar\u00eb nga pjesa q\u00eb nd\u00ebrtohej\u00a0 prej v\u00ebllait dhe motr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shpreh se ve\u00e7 pages\u00ebs se taks\u00ebs p\u00ebr ndikimin n\u00eb mjedis, provat e tjera nuk sillnin ndonj\u00eb\u00a0 t\u00eb re sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes. Ai tha se taksa d\u00ebshmonte me deduksion se sa mund t\u00eb ishte investimi i subjektit, por k\u00ebrkoi kontrat\u00ebn me investitorin dhe kontrat\u00ebn me t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshmonte plot\u00ebsisht pjes\u00ebn e Dollapajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Komisioneri tha se nga aktet e paraqitura kishte ndryshime t\u00eb vogla t\u00eb planimetris\u00eb dhe te katit p\u00ebrdhes. Ai tha se ato ndryshonin nga akti i ekspertimit i paraqitur nga subjekti.<\/p>\n<p>Por shtoi se n\u00eb thelb pa kontrat\u00ebn e investimit dhe pa kontrat\u00ebn me subjektin e licensuar p\u00ebr nd\u00ebrtim k\u00ebto akte nuk sillnin asnj\u00eb t\u00eb re. \u201cP\u00ebr sa koh\u00eb subjekti shprehet n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb akte q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb vler\u00ebn dhe koh\u00ebn e investimit, k\u00ebto akte nuk sjellin asgj\u00eb t\u00eb re\u201d, tha Komisioneri.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb shtes\u00eb u kund\u00ebrshtua nga Dollapaj dhe avokati Viktor Gumi. Dollapaj tha se k\u00ebto dokumente ishin depozituar n\u00eb ish-komun\u00ebn Margegaj dhe se ai nuk i dispononte. Nd\u00ebrsa Gumi shtoi se provat e dor\u00ebzuara d\u00ebshmonin \u00e7far\u00eb ishte e nevojshme dhe se nuk mund t\u2019i k\u00ebrkoheshin subjektit dokumente q\u00eb ishin dor\u00ebzuar n\u00eb mir\u00ebbesim n\u00eb shtet dhe q\u00eb nuk kishte qen\u00eb nevoja t\u00eb ruheshin prej tij. \u201cNuk mund t\u2019i k\u00ebrkohen subjektit dokumente t\u00eb cilat nuk ka asnj\u00eb detyrim ligjor\u00eb t\u2019i ruaj\u201d, tha Gumi.<\/p>\n<p>Dollapaj po ashtu tha se nuk e kishte vler\u00ebn e investimit, nd\u00ebrsa shtoi se ajo do t\u00eb dilte kur t\u00eb b\u00ebhej kolaudimi i nd\u00ebrtes\u00ebs. Ai tha se vet\u00eb nuk ishte marr\u00eb me investimin, nd\u00ebrsa shtoi se pagesat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb i kishte deklaruar n\u00eb vitin 2013. Ai tha se arkitekti q\u00eb ishte marr\u00eb me projektin dhe ka ndjekur punimet nuk ishte p\u00ebr momentin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kolegji nga ana e tij vendosi t\u2019i pranoj\u00eb me shumic\u00eb votash provat e reja t\u00eb paraqitura nga Dollapaj. Pas vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm KPA i k\u00ebrkoi Komisionerit\u00a0 n\u00ebse kishte k\u00ebrkesa t\u00eb tjera mbi pjes\u00eb t\u00eb ankimit, kryesisht n\u00eb lidhje me procedimet penal ndaj v\u00ebllait t\u00eb subjektit dhe sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa tha se KPA nuk kishte vendosur te hetonte n\u00eb drejtim t\u00eb numrit t\u00eb kateve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ishin denoncuar. Sipas denoncimit sht\u00ebpia e deklaruar tre kate ishte n\u00eb fakt kat\u00ebr kate. Komisioneri nga ana tjet\u00ebr pranoi se hetimet e KPA mbi \u00e7\u00ebshtje penale dhe konfliktin e interesit me shtetasin nga Kosova q\u00eb i kishte shitur filimisht sht\u00ebpin\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Dollapaj kishin rezultuar negative, nd\u00ebrsa shtoi se mbi \u00e7\u00ebshtjet e tjera ai do mbante q\u00ebndrim n\u00eb parashtrimet p\u00ebrfundimtare.\u00a0 Ai po ashtu tha se do t\u00eb shprehej edhe mbi investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00ebse kishte apo jo probleme me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN avokati Gumi e cil\u00ebsoi si jo serioze k\u00ebmb\u00ebnguljen e Komisionerit p\u00ebr katet e sht\u00ebpis\u00eb. Ai tha se katet mund t\u00eb verifikoheshin leht\u00ebsisht qoft\u00eb edhe n\u00eb Google Earth dhe se ata kishin qen\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb verifikim apo verifikimin n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs po ashtu u m\u00ebsua se SPAK kishte sjell\u00eb p\u00ebrgjigje negative mbi mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb procedimi penal ndaj Dollapajt si\u00e7 ishte denoncuar. Komisioneri k\u00ebrkoi shtes\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e KPA drejtuar prokuroris\u00eb, pasi tha se nuk e dinte n\u00ebse ajo ishte ezauruese. Pasi u njoh me k\u00ebrkes\u00ebn Komisioneri pranoi q\u00eb p\u00ebrgjigja e SPAK ishte shteruese dhe se denoncimi nuk kishte qen\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr Arben Dollapaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb 6 gusht 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe m\u00eb pas u zgjodh an\u00ebtar\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Por konfirmimi i tij u kund\u00ebrshtua nga Komisioneri Publik me pretendimin se hetimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb nd\u00ebrtese tre kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb Valbon\u00eb nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>KPA rihapi hetimin mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe ka administruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash t\u00eb reja nga subjekti dhe nga disa institucione. Kolegji po heton edhe mbi mund\u00ebsit\u00eb e konfliktit t\u00eb interesit me shit\u00ebsin e sht\u00ebpis\u00eb tre kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb dhe mbi p\u00ebrdorimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb.<\/p>\n<p>Dollapaj \u00ebsht\u00eb an\u00ebtari i kat\u00ebrt prokuror i KLP q\u00eb i n\u00ebnshtrohet Apelimit. M\u00eb her\u00ebt ne nj\u00eb vendim t\u00eb debatuar Kolegji shkarkoi prokuroren Antoneta Sevdari. Po ashtu u shkarkua prokurori Gentjan Osmani. N\u00eb shqyrtim nga KPA \u00ebsht\u00eb prokurori Besnik Cani.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Kolegji vendosi mbylljen e hetimit dhe ftoi pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare m\u00eb 5 mars n\u00eb or\u00ebn 8.30 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca ndaj an\u00ebtarit t\u00eb KLP Arben Dollapaj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm te Apelimit u fokusua te debati mes Komisionerit dhe subjektit mbi mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e provave p\u00ebr investimin n\u00eb Valbon\u00eb. Kolegji mbylli hetimin dhe ftoi pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75335,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[743,234,112,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arben Dollapaj dhe avokati i tij Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75334"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75334"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75334\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75336,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75334\/revisions\/75336"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75335"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}