{"id":75360,"date":"2020-02-19T22:31:07","date_gmt":"2020-02-19T21:31:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-astrit-shema-perballet-pyetje-per-mungese-burimesh-dhe-mosdeklarime-ne-kpk\/2020\/02\/19\/"},"modified":"2023-04-07T04:31:57","modified_gmt":"2023-04-07T02:31:57","slug":"gjyqtari-astrit-shema-perballet-pyetje-per-mungese-burimesh-dhe-mosdeklarime-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-astrit-shema-perballet-pyetje-per-mungese-burimesh-dhe-mosdeklarime-ne-kpk\/2020\/02\/19\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Astrit Shema p\u00ebrballet pyetje p\u00ebr munges\u00eb burimesh dhe mosdeklarime n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs Astrit Shema u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi pasurin\u00eb dhe iu vu n\u00eb dukje munges\u00eb burimesh n\u00eb mbi 5.2 milion lek\u00eb. Shema kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK, nd\u00ebrsa tha se nj\u00eb nga personat e cil\u00ebsuar t\u00eb lidhur kishte refuzuar t\u2019i jepte dokumentacion.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68176\" aria-describedby=\"caption-attachment-68176\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68176\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/87024583_199595771152072_6614169521815027712_n-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"68176\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-68176\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Astrit Shema, para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga KPK. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00eb Astrit Shema u p\u00ebrball me nj\u00eb raport negativ gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Shema, i cili doli para nj\u00eb Komisioni t\u00eb drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Xhensila Pine, u vu p\u00ebrpara nj\u00eb raporti negativ t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, i cili e kishte gjetur at\u00eb me deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, munges\u00eb burimesh, fshehje pasurie dhe probleme t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja vuri n\u00eb dukje se hetimi i pavarur i Komisionit kishte provuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre gjetjeve t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, nd\u00ebrsa tha se subjekti kishte dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb dhe nuk kishte deklaruar disa pasuri p\u00ebrfshi llogari bankare page t\u00eb t\u00eb birit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes. Nga analiza financiare kishte rezultuar munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vitesh. Relatorja p\u00ebrmendi 4 vitet mungesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb shkonin s\u00ebbashku n\u00eb rreth 5.2 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa tha se kishte mungesa edhe n\u00eb vite t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mbrojtje me ngjyra, q\u00eb shkaktoi t\u00eb qeshura edhe te an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs, shpesh t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb argumentit dhe detajeve q\u00eb nuk dukeshin se kishin lidhje me \u00e7\u00ebshtjen, Shema kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK. Ai tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb vet\u00ebn financiare dhe se Komisioni nuk kishte marr\u00eb parasysh pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi llogarit\u00eb e shpenzimeve edhe pse iu vu n\u00eb dukje nga relatorja se ato ishin marr\u00eb si\u00e7 ishin deklaruar prej tij n\u00eb pyet\u00ebsor.\u00a0 Shema tha se nj\u00eb nga personat e cil\u00ebsuar t\u00eb lidhur me t\u00eb cilin ai nuk kishte kontakte i kishte kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebrmes nj\u00eb t\u00eb treti se \u201cNuk i interesonte n\u00ebse e shkarkonin nga puna\u201d dhe se nuk do i p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Shema ka filluar pun\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb prej mesit t\u00eb viteve 90\u2019, si gjyqtar e drejtues Gjykate n\u00eb P\u00ebrmet dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjirokast\u00ebr e prej vitit 2013 si Kryetar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs. KPK b\u00ebri me dije se ai ishte hetuar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb diskutimeve doli q\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparshme, q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb seanc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rihapur hetimet n\u00eb dy kriteret e tjera, ishin rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e burimeve <\/strong><\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se pasuria e par\u00eb e Shemas ishte nj\u00eb apartament n\u00eb P\u00ebrmet i p\u00ebrfituar si i pastreh\u00eb n\u00eb vitet 90\u2019. Apartamenti ishte bler\u00eb p\u00ebr 936 mij\u00eb lek\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb nuk u konstatuan probleme. \u00c7iftja tha se n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb apartament subjektit i ishte kaluar barr\u00eb prove, p\u00ebr munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja n\u00eb vler\u00eb 230 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk kishte barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, Shema shpjegoi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tij, nd\u00ebrsa tha se ende nuk kishte paguar 60 mij\u00eb lek\u00eb nga kredia e but\u00eb prej Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. Ai nd\u00ebrkoh\u00eb nuk dha shpjegime p\u00ebr sa i p\u00ebrket dokumenteve mbi qiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Shemas i kishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me disa persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Shema kishte paguar 975 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb total kishte kushtuar 3.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni tha se Shema kishte munges\u00eb burimesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shpenzimet dhe investimin me t\u00eb ardhurat deri n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr shum\u00eb prej 975 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe kishte munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb bashk\u00eb-investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Shema e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb KPK. Ai tha se \u00a0nuk i ishin llogaritur pagat e tij p\u00ebr 5 vjet dhe bashk\u00ebshortes p\u00ebr 3 vjet deri n\u00eb vitin 1993. Ai tha se ishte paguar me 8500 dhe 9000 lek\u00eb rrog\u00eb si inxhinier n\u00eb Memailaj dhe po ashtu bashk\u00ebshortja kishte punuar si ekonomiste me nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kishte nj\u00eb keqkuptim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ishin llogaritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb 5 mij\u00eb euro shpenzime arredimi p\u00ebr apartamentin n\u00eb P\u00ebrmet. \u201cAt\u00ebher\u00eb euro nuk kishte fare\u201d, tha Shema, edhe pse si\u00e7 doli nga komunikimi kjo kishte qen\u00eb forma q\u00eb ai e kishte deklaruar arredimin. Shema tha se ai kishte pasur moblije edhe m\u00eb her\u00ebt dhe se k\u00ebto nuk ishin llogaritur.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb truall Komisioni tha se ishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb godin\u00eb 5 kat\u00ebshe, nga nj\u00eb kat p\u00ebr secilin pjes\u00ebtar n\u00eb investim. Sipas relatores p\u00ebr godinin kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh kontradiktore, kryesisht mbi koh\u00ebn dhe vler\u00ebn e investimit, nd\u00ebrsa mungonin dokumentet mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>KPK po ashtu tha se Shema n\u00eb mjaft raste nuk kishte deklaruar burim p\u00ebr investimet e kryera dhe se q\u00ebndrimet e tij p\u00ebr datat ishin t\u00eb ndryshme n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb dhe t\u00eb ndryshme p\u00ebr institucione si ALUIZNI. Relatorja tha se Komisioni i ishte referuar nj\u00eb analize n\u00eb Google Earth q\u00eb tregonte se godina kishte filluar n\u00eb vitin 2003 dhe kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit Shema kishte investuar 60 mij\u00eb euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim. Ai kishte deklaruara si burime nj\u00eb hua 10 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb kredi 30 mij\u00eb euro. Por relatorja tha se sipas dokumentacionit ato nuk ishin t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb investim. Po ashtu u vu n\u00eb dukje se nuk kishte dokumente justifikues p\u00ebr personat e lidhur. Dhe se ishte me munges\u00eb burimesh p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vite n\u00eb t\u00eb cilat ishte kryer investimi n\u00eb shumat 2.2 milion, 1.5 milion dhe 941 mij\u00eb lek\u00eb. KPK tha se Shema nuk kishte deklaruar shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim n\u00eb vitet 2003 dhe 2004. Po ashtu investimi i llogaritur mbi deklarimet vjetore rezultonte 51 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shema kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK p\u00ebr koh\u00ebn e punimeve. Ai iu referua nj\u00eb analize n\u00eb Google Earth q\u00eb sipas tij tregonte se godina kishte pasur ndryshim volumesh edhe n\u00eb vitin 2008 dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vitin 2003 vet\u00ebm ishte hapur gropa p\u00ebr themelet. Ai tha se nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb investimin n\u00eb vitin e par\u00eb, edhe pse kur u pyet specifikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk dha shpjegime se pse kjo pjes\u00eb e investimit ishte paguar nga ortak\u00ebt dhe pse s\u2019kishte qen\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Shema tha se ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb investim nga djali i hall\u00ebs dhe se ai kishte qen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb e kishin p\u00ebrfshir\u00eb, por se nuk mund t\u2019u k\u00ebrkonte burimin e t\u00eb ardhurave personave t\u00eb lidhur. Ai tha se kund\u00ebrshtonte p\u00ebrcaktimin e tyre si persona t\u00eb lidhur, nd\u00ebrsa tha se nj\u00eb prej bashk\u00eb investitor\u00ebve q\u00eb jetonte n\u00eb Britani nuk kishte pranuar t\u2019i jepte informacion. \u201cNuk kam folur vet\u00eb me t\u00eb, por nj\u00eb person tjet\u00ebr. I ka th\u00ebn\u00eb nuk m\u00eb duhet fare n\u00ebse e shkarkojn\u00eb nga puna\u201d, tha Shema.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se personi tjet\u00ebr kishte f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Britani dhe kishte p\u00ebrfitime nga shteti atje, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk donte t\u00eb deklaronte t\u00eb ardhurat. \u201cJo se nuk i ka me pun\u00eb t\u00eb nd\u00ebrshme, me pun\u00eb t\u00eb ndershme i ka\u201d, tha Shema.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr person t\u00eb lidhur Shema tha se punonte n\u00eb Zakinthos n\u00eb Greqi dhe se atje \u201ckishte turist\u00eb, kryesisht britanik\u00eb\u201d dhe se personi i kishte t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb KPK vuri n\u00eb dyshim se kredia e marr\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin n\u00eb fjal\u00eb, pasi kredia ishte marr\u00eb p\u00ebr rikonstruksion dhe koha e marrjes sipas Komisionit nuk ishte e lidhur me investimin, Shema pretendoi se nuk e kishte lexuar kontrat\u00ebn e kredis\u00eb. Ai tha se kontrata ishte marr\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim sepse ai nuk kishte pasur \u00e7far\u00eb t\u00eb rikonstruktonte, pasi sht\u00ebpia nuk kishte p\u00ebrfunduar. Kryesuesja e trup\u00ebs i tha se ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb besohej q\u00eb nj\u00eb gjyqtar firmos nj\u00eb kontrat\u00eb kredie, pa e lexuar m\u00eb par\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Shema nuk shpjegoi qart\u00ebsisht pse n\u00eb deklarimet e b\u00ebr\u00eb vlera e investimeve ishte 51 mij\u00eb euro dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting kishte th\u00ebn\u00eb 60 mij\u00eb euro. Ai tha se kishte shkuar n\u00eb sht\u00ebpi, por at\u00eb dit\u00eb nuk kishte qen\u00eb gruaja dhe kishte num\u00ebruar mobiljet deri dhe lug\u00ebt dhe kishte dal\u00eb me at\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Shema nuk kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb 800 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dyshim \u00e7mimin e makin\u00ebs, e cila ishte shitur disa vite m\u00eb pas p\u00ebr 5 mij\u00eb euro. Nga d\u00ebshmia e Shemas doli se makina 7 muaj para se t\u00eb blihej prej tij, ishte bler\u00eb prej shit\u00ebsit mjaft m\u00eb shtrejt. Shema n\u00eb fjal\u00ebn e tij pretendoi se \u00e7mimi i makin\u00ebs binte me 40 p\u00ebr qind n\u00eb momentin q\u00eb ajo ndizej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. \u201cNuk ja mora me zor\u201d, tha ai p\u00ebr shit\u00ebsin, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk e njihte.<\/p>\n<p>P\u00ebr unges\u00ebn e burimit p\u00ebr 800 mij\u00eb lek\u00eb Shema shpjegoi se makin\u00ebn kishte k\u00ebrkuar t\u2019ia blinte e shoqja si dhurat\u00eb p\u00ebr dit\u00eblindje, por se ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb moment nuk kishte pasur t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn. Ai tha se kishte marr\u00eb borxh kunatit dhe se e kishte shlyer brenda atij viti dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e kishte deklaruar.<\/p>\n<p>Nga relatimi rezultoi se Shema nuk kishte provuar t\u00eb ardhurat e kunatit t\u00eb tij A.O i cili i kishte dh\u00ebn\u00eb dy her\u00eb hua, respektivisht 10 mij\u00eb dhe 27 mij\u00eb euro, dhe kishte v\u00ebn\u00eb si garanci sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr t\u00eb. KPK tha se kishte hetuar p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Shema e p\u00ebrdorte n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni tha se nuk ishte deklarua nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 4 mij\u00eb metrash tok\u00eb e trash\u00ebguar n\u00eb P\u00ebrmet. Shema pretendoi se kishte 1\/40 pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs me trash\u00ebgim nga gjyshi, por nuk kishin dokumente, pasi pron\u00ebsia nuk ishte fituar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u gjet nga Komisioni se nuk kishte deklaruar llogarit\u00eb bankare t\u00eb pagave t\u00eb djalit dhe bashk\u00ebshortes, kjo e fundit n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Shema cil\u00ebsoi si lapsuse disa nga mosdeklarimet.<\/p>\n<p>Analiza financiare q\u00eb e nxirrte Sheman me mungesa n\u00eb disa vite p\u00ebr nj\u00eb total t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb seanc\u00eb prej 5.2 milion lek\u00ebsh. Relatorja p\u00ebrmendi edhe disa vite t\u00eb tjera me mungesa m\u00eb t\u00eb vogla, por pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje shifrat.<\/p>\n<p>Shema kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn duke cituar nga ekspertiza e porositur prej tij sipas t\u00eb cil\u00ebs analiza ishte e gabuar p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn llogaritej se ishte b\u00ebr\u00eb investimi dhe p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb kredis\u00eb si burim p\u00ebr investimin. Shema tha se nuk kishte udh\u00ebtuar shum\u00eb jasht\u00eb shtetit, p\u00ebrve\u00e7 disa udh\u00ebtimeve n\u00eb Janin\u00eb, q\u00eb si\u00e7 tha ai ishte af\u00ebr dhe disa vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja p\u00ebr koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re dhe koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit Shema iu referua bestytnive t\u00eb s\u00eb shoqes dhe tha se kishin hyr\u00eb m\u00eb 31 maj 2008. N\u00eb fund ai k\u00ebrkoi rihapje t\u00eb hetimeve edhe n\u00eb dy kriteret e tjera dhe konfirmim n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa tha se ishte nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn gjyqtar q\u00eb jepnin vendime t\u00eb arsyetura dhe se vendimet e tij nuk ishin prishur n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs Astrit Shema u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi pasurin\u00eb dhe iu vu n\u00eb dukje munges\u00eb burimesh n\u00eb mbi 5.2 milion lek\u00eb. Shema kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK, nd\u00ebrsa tha se nj\u00eb nga personat e cil\u00ebsuar t\u00eb lidhur kishte refuzuar t\u2019i jepte dokumentacion.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75361,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[755,231,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/87024583_199595771152072_6614169521815027712_n.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Astrit Shema, para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75360"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75360"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75360\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75362,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75360\/revisions\/75362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75361"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}