{"id":75382,"date":"2020-02-13T15:12:24","date_gmt":"2020-02-13T14:12:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vonoi-arrestimin-e-kreut-te-kadastres-onm-rekomandon-shkarkim-per-anita-jellen\/2020\/02\/13\/"},"modified":"2023-04-07T04:33:27","modified_gmt":"2023-04-07T02:33:27","slug":"vonoi-arrestimin-e-kreut-te-kadastres-onm-rekomandon-shkarkim-per-anita-jellen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vonoi-arrestimin-e-kreut-te-kadastres-onm-rekomandon-shkarkim-per-anita-jellen\/2020\/02\/13\/","title":{"rendered":"\u2018Vonoi arrestimin e kreut t\u00eb Kadastr\u00ebs\u2019: ONM rekomandon shkarkim p\u00ebr Anita Jell\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb arsyetojn\u00eb se Jella duhej t\u00eb ishte shkarkuar p\u00ebr vonim t\u00eb arrestimit t\u00eb drejtuesit t\u00eb ASHK-s\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit dhe moshetimin e nj\u00eb gjyqtareje. KPK i referoi \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga ONM p\u00ebr procedim disiplinor, por arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb konfirmimit t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66409\" aria-describedby=\"caption-attachment-66409\" style=\"width: 546px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-66409 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-KPK-546x400.jpg\" alt=\"\" width=\"546\" height=\"400\" data-id=\"66409\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66409\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/ LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>V\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, i k\u00ebrkuan Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella, nd\u00ebrsa arsyetohet se ajo duhej t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mang\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe probleme t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Ankimimi bazohet kryesisht mbi veprimet dhe mosveprimet e Jell\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Liridon Pul\u00ebs, drejtues i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs Durr\u00ebs dhe n\u00eb ato p\u00ebr nj\u00eb gjyqtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, q\u00eb ishte trasferuar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs. ONM shprehet se Jella vonoi arrestimin e Pul\u00ebs duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb veprimet e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrsa nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb p\u00ebrfshinte gjyqtaren, duke lejuar prokurorin\u00eb t\u00eb pezullonte hetimet n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi n\u00eb apel. \u00a0\u201cN\u00eb t\u00eb dy rastet, subjekti ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje mekanizma procedurial\u00eb m\u00eb q\u00ebllim mbrojtjen e keqb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb dyshuar, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve nj\u00eb zyrtar publik,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr konfirmimin e prokurores, arsyetoi se p\u00ebr shkak t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi, Jella nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet e prokuror\u00ebve q\u00eb kontrolloheshin nga gjykata. Sipas trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja, \u201cmosveprimi n\u00eb dy raste\u201d nuk mund ta b\u00ebnte Jell\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Megjithat\u00eb, duke iu referuar \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura nga ONM, KPK transferoi dy prej tyre p\u00ebr procedim disiplinor dhe nj\u00eb prej rasteve q\u00eb t\u00eb merrej parasysh n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb Jell\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre rekomandimeve nga KPK q\u00eb sipas ligjit nuk mund t\u00eb ankimohen, \u00a0ONM k\u00ebrkon q\u00eb apelimi t\u00eb b\u00ebhet me prioritet, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb \u201corgani kompetent\u201d t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dosjen dhe ajo t\u00eb dal\u00eb nga juridiksioni i rivler\u00ebsimit. ONM shprehet n\u00eb rekomandim se kjo do t\u00eb c\u00ebnonte procesin, nd\u00ebrsa arsyeton se kufizimi p\u00ebr t\u00eb mosapeluar k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendimit duhej t\u00eb binte vet\u00ebm mbi subjektin e rivler\u00ebsimit. \u00a0V\u00ebzhguesit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb apeli t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik i cili njoftoi marrjen e rekomandimit, b\u00ebri me dije se po shqyrtonte si vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili e konfirmoi Jell\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb, ashtu edhe rekomandimin e ONM, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit iu n\u00ebnshtrua dy her\u00eb hetimit nga KPK. N\u00eb vendimin e zbardhur bie n\u00eb sy se ndaj saj pati dhjetra denoncime, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb portale online dhe t\u00eb tjera anonime drejt institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit. KPK n\u00eb vendim shprehet se u provua q\u00eb denoncimet \u201cn\u00eb asnj\u00eb rast nuk i referohen shkeljeve konkrete t\u00eb b\u00ebra nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb dosjet penale t\u00eb hetuara prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Jella u mbrojt gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr KPK dhe ONM duke deklaruar se nuk kishte kontroll mbi veprimet e prokuror\u00ebve dhe se n\u00eb rastin e Pul\u00ebs, vonesa kishte pasur si arsye mbrojtjen e nj\u00eb hetim paralel po mbi ASHK-n\u00eb e Durr\u00ebsit dhe koordinimin e pun\u00ebs. Jella dhe KPK n\u00eb arsyetim marrin parasysh edhe rr\u00ebzimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj Pul\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dosjet e Kadastr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrplasja brenda prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb u b\u00eb e qart\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj Jell\u00ebs n\u00eb KPK, lidhet me hetimet p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb dyshuara p\u00ebr abuzim me pronat n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Hetimi i ONM-s\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh, p\u00ebrfshi atentatin ndaj prokurorit Ndoja, n\u00eb t\u00eb cilin ky i fundit u plagos dhe humbi jet\u00ebn shoferi i tij, nd\u00ebrsa ishte n\u00eb makin\u00eb me nj\u00eb t\u00eb proceduar p\u00ebr rrahjen e nj\u00eb biznesmeni libanez q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb investonte n\u00eb bregdet dhe grabitja e dosjeve t\u00eb hetimeve mbi pronat n\u00eb zyr\u00ebn e prokurorit Afrim Shehu, duket se lidhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe se jan\u00eb kthyer n\u00eb burim p\u00ebrplasjeje brenda prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu del se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndaj zyrtar\u00ebve dhe ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb Kadastr\u00ebs ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hetimesh paralele, por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, t\u00eb ndjekura kryesisht nga prokur\u00ebt Arjan Ndoja dhe Afrim Shehu.<\/p>\n<p>Aktivisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb qeveria, e cila mori n\u00eb mbrojtje zyrtarin e saj Liridon Pula dhe sulmoi prokurorin Arjan Ndoja. Pa iu adresuar n\u00eb em\u00ebr, Rama e b\u00ebri Ndoj\u00ebn simbol t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb njohur si \u00a0\u201cAntiK\u00c7K\u201d (Kap \u00e7a t\u00eb kap\u00ebsh). Mbi k\u00ebt\u00eb argument, qeveria miratoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndryshimesh ligjore kontraverse q\u00eb i japin pushtet Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pezullim me urgjenc\u00eb t\u00eb prokurorit apo gjyqtarit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i ONM-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, i cili u b\u00eb i qart\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb sipas rekomandimit me faktin se Jella ka mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje, prej t\u00eb cilave duket se favorizoheshin t\u00eb dyshuarit. \u201cJu duhet t\u00eb sqaroni se pse ishit aktive n\u00eb nj\u00eb rast (hetimet p\u00ebr Pul\u00ebn) dhe pse fshiheni pas kompetencave n\u00eb rastin tjet\u00ebr (hetimet p\u00ebr gjyqtaren)\u201d, tha Jacobs gjat\u00eb seanc\u00ebs Jell\u00ebs, nd\u00ebrsa shtoi se i krijohej p\u00ebrshtypja q\u00eb n\u00eb t\u00eb dy rastet p\u00ebrfitonin t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Jacobs paraqiti bashk\u00eblidhur vendimit t\u00eb KPK nj\u00eb mendim n\u00eb pakice, i cili kund\u00ebrshtonte p\u00ebrfundimet e arritura nga Komisioni, duke i cil\u00ebsuar ato t\u00eb pasakta dhe duke argumentuar se Jella duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM p\u00ebr Komisionerin Publik i referohet kryesisht k\u00ebtij dokumenti n\u00eb t\u00eb cilin bashk\u00eblidhen edhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb \u201carrestit me burg\u201d p\u00ebr Liridon Pul\u00ebn dhe gjetjet e e Jacobs pas nj\u00eb vizite n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit n\u00eb tetor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi.<\/p>\n<p>Rekomandimi v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb rastin e Pul\u00ebs, Jella kishte vonuar pa nj\u00eb shkak t\u00eb p\u00ebrligjur arrestimin. Sipas rekomandimit, \u00e7\u00ebshtja i ishte paraqitur Jell\u00ebs t\u00eb enjten, por ajo e kishte firmosur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr mas\u00eb sigurie t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Sipas rekomandimit pretendimi i Jell\u00ebs se kishte thirrur nj\u00eb mbledhje t\u00eb prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb koordinuar pun\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar hetimin paralel q\u00eb po ndiqej nga Shehu, nuk provohet pasi nuk ka asnj\u00eb dokument t\u00eb mbledhjes.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb rekomandim vihet n\u00eb dukje se pretendimet e Jell\u00ebs n\u00eb udh\u00ebzimin\u00a0 p\u00ebr Ndoj\u00ebn, q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ndaj Pul\u00ebs kishte nevoj\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb tjera, u rr\u00ebzuan me mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb vendosur nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb shfaqe e nj\u00eb sjellje minimalisht neglizhuese, n\u00eb mos t\u00eb vullnetshme, n\u00eb menaxhimin e pun\u00ebs s\u00eb saj si drejtuese, ashtu si\u00e7 del edhe nga mungesa e nj\u00eb sistemi efikas shorti n\u00eb periudh\u00ebn e gushtit 2019,\u201d thuhet n\u00eb konkluzionet e rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, duke iu referuar k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb vendim nuk i ka gjetur shkarkuese veprimet e Jell\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebrndryshe nga ONM q\u00eb i referohet mas\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Komisioni mori parasysh vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs e cila ndryshoi mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Pul\u00ebs n\u00eb \u201cdetyrim paraqitjeje\u201d, duke mos i cil\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme provat p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK ka marr\u00eb parasysh mbrojtjen e Jell\u00ebs dhe ka cil\u00ebsuar t\u00eb provuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb mbledhje, nisur nga nj\u00eb relacion i p\u00ebrgatitur prej drejtuesit t\u00eb seksionit kund\u00ebr krimit ekonomik dhe mesazhet nga sekretaria e prokuroris\u00eb p\u00ebr prokurorin Ndoja. Jella n\u00eb mbrojtjen e saj v\u00eb po ashtu n\u00eb dukje se Ndoja nuk ishte prokuror i seksionit kund\u00ebr krimit ekonomik dhe se kishte qen\u00eb drejtuesi i k\u00ebtij seksioni q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr p\u00ebrplasjen e mundshme mes dy dosjeve.<\/p>\n<p>Ajo pretendon edhe se k\u00ebrkesa p\u00ebr arrestimi i kishte ardhur n\u00eb fund t\u00eb orarit zyrtar dhe se ajo kishte qen\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb e ngarkuar me detyrimin p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb d\u00ebrguar nga KPK. Jella pretendon se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo k\u00ebrkes\u00eb i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb drejtuesit t\u00eb seksionit p\u00ebr krimin ekonomik dhe se ka qen\u00eb ky i fundit q\u00eb ka konstatuar p\u00ebrplasjen.<\/p>\n<p>Jella po ashtu paraqiti si mbrojtje faktin se p\u00ebrtej udh\u00ebzimit t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ndoja kishte vijuar i pavarur procedur\u00ebn, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb arrestimin e Pul\u00ebs dhe mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj tij. \u00a0KPK arsyetoi ngjash\u00ebm. \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit n\u00eb raport me kompetencat ligjore t\u00eb drejtuesve, trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka zbatuar ligjin brenda kompetencave t\u00eb saj si drejtuese\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi KPK vendosi se problemet e konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb Jell\u00ebs dhe ia d\u00ebrgoi ato K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga veprimi n\u00eb mosveprim<\/strong><\/p>\n<p>ONM nga ana e saj e sheh si t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim. N\u00eb rekomandim vihet n\u00eb dukje se dy \u00e7\u00ebshtjet, ajo e sip\u00ebrp\u00ebrmendur mbi ASHK-n\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Jella merr veprime aktive dhe ajo ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim, d\u00ebshmonin \u201cpabarazi n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, subjekti jo vet\u00ebm shkaktoi pabarazi n\u00eb veprimet me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ishin n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Durr\u00ebs, por t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy raste, ajo kontribuoi me veprime dhe mosveprime, me vullnet apo prej neglizhenc\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur keqb\u00ebr\u00ebs, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve ishte zyrtar\u00eb publik\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim p\u00ebr ankimin e vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Kjo pabarazi iu vu n\u00eb dukej Jell\u00ebs disa her\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga Jacobs, i cili k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb ajo t\u00eb mos fshihej pas munges\u00ebs s\u00eb kompetencave. Sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, ONM thot\u00eb n\u00eb rekomandim se Jella jo vet\u00ebm nuk nd\u00ebrhyri me nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb thelluar hetimet, por kishte lejuar ngrirjen e tyre nga prokurori edhe pse kishte nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb rekomandonte hetime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje q\u00eb ishte denoncuar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebrfundoi n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr kompetenc\u00eb pas Krimet e R\u00ebnda pretenduan se nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr akuz\u00ebn e korrupsionit pasiv ndaj gjyqtares.<\/p>\n<p>Jella u mbrojt me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, duke arsyetuar n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr KPK dhe ONM, se hetimet ndaj gjyqtar\u00ebve b\u00ebheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe vendimi i moskompetenc\u00ebs n\u00ebnkuptonte se nuk kishte prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Por ONM k\u00ebmb\u00ebngul se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka neglizhenc\u00eb. Sipas rekomandimit hetimet u \u00e7uan p\u00ebr t\u2019u pushuar n\u00eb gjykat\u00eb edhe pse nuk u kryen veprime hetimore t\u00eb tjera. Jella, e cila sipas ONM ka qen\u00eb n\u00eb dijeni sepse i ka kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje gjyqtares n\u00eb fjal\u00eb se ndaj saj nuk kishte procedim penal, nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim. Ky mos angazhim vazhdoi edhe pasi prokuori i \u00e7\u00ebshtjes kishte vendosur t\u00eb apelonte kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb urdh\u00ebronte kryerjen e hetimeve.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e kontrollit q\u00eb duhej t\u00eb ishte ushtruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Anita Jella, mbi kryerjen e duhur t\u00eb veprimeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb procedimit, n\u00eb lidhje me dyshimet p\u00ebr korrupsion n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb gjyq\u00ebsorit, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsuese \u2013 specifikisht, mungesa e mbik\u00ebqyrjes mbi mosregjistrimin e emrit t\u00eb shtetases Z. S., dhe mosfillimi i hetimit (ose edhe mund\u00ebsia p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00ebse duhej t\u00eb ishin filluar hetimet)\u201d, citohet v\u00ebzhguesi Theo Jacobs n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr Jell\u00ebn.<\/p>\n<p>Jella u mbrojt duke referuar se ajo nuk kishte qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb momentin e mb\u00ebrritjes s\u00eb k\u00ebsaj dosjeje dhe se vendimet ishin marr\u00eb fillimisht nga z\u00ebvend\u00ebs drejtuesi, por edhe se Kushtetuta nuk i lejonte asaj t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb vendimarrjen e prokurorit dhe se udh\u00ebzimet nuk ishin detyruese.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, KPK e cila e ka referuar edhe k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr vler\u00ebsim profesional n\u00eb KLP, merr parasysh se p\u00ebrtej vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Faktit n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb i k\u00ebrkonte prokuroris\u00eb hetime t\u00eb tjera dhe nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb qart\u00eb mbi akuzat ndaj gjyqtares, duhej pritur vendimi i Apelit. KPK thot\u00eb se pa vendimin e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nuk mund t\u00eb thuhej n\u00ebse ishin kryer apo jo si duhet procedurat.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja Isaku dhe hetimet p\u00ebr drog\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>ONM i lidh dy rastet e m\u00ebsip\u00ebrme me nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb gush 2019 dhe t\u00eb denoncuar publikisht n\u00eb disa portale, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Jell\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb tjet\u00ebr funksionar publik nga hetimi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse vendimi \u00ebsht\u00eb i anonimizuar, p\u00ebr shkak se \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrfshin ish-zyrtar\u00eb publik\u00eb dhe ka pasur v\u00ebmendje n\u00eb media, rezulton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr arresti ndaj ish-drejtuesit t\u00eb ALUIZNIT n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i ASHK, Arben Isaku.<\/p>\n<p>Isaku, ndaj t\u00eb cilit tashm\u00eb ka hetime p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d p\u00ebr legalizim nd\u00ebrtesash q\u00eb u d\u00ebmtuan nga t\u00ebrmeti, u shpall n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb gusht \u201cp\u00ebr falsifikim dokumentesh\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, pasi dyshohet se firmosi legalizimin e nj\u00eb godine q\u00eb nuk i p\u00ebrmbushte kushtet.<\/p>\n<p>Denoncimi publik n\u00eb portalin Pamfleti, \u00a0thoshte se Jella kishte pushuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se ia kishte hequr at\u00eb padrejt\u00ebsisht prokurorit Sokol Nishani, duke ia kaluar dipas denoncuesve prokurorit Ndri\u00e7im Troplini.<\/p>\n<p>Denoncimi nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i sakt\u00eb nga KPK, pasi ka rezultuar se prokurori Nishani kishte k\u00ebrkuar t\u00eb t\u00ebrhiqej nga \u00e7\u00ebshtja q\u00eb e kishte ndjekur si i gatsh\u00ebm p\u00ebr shkak se nuk ishte n\u00eb seksionin e tij dhe Troplini e kishte marr\u00eb dosjen pasi kishte ndjekur mas\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb po ashtu si prokuror i gatsh\u00ebm. Po ashtu, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb pushuar dhe hetimet ndaj Isakut dhe t\u00eb tjer\u00ebve vijojn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe \u00a0ONM nuk gjen probleme n\u00eb sjelljen e Jell\u00ebs, e cila nuk ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb procedurat q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb datat 9 deri m\u00eb 28 gusht 2019. Por v\u00ebzhguesit v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se m\u00ebnyra se si ishte ndar\u00eb puna e prokuror\u00ebve t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ishte problematike dhe mund t\u00eb c\u00ebnonte hetimet.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb, ndarja e gatishm\u00ebris\u00eb kishte krijuar nj\u00eb situat\u00eb kur denoncimi i marr\u00eb nga prokurori i gatsh\u00ebm Arjan Ndoja m\u00eb 9 gusht i cili kishte kryer disa veprime proceduriale p\u00ebrfshi l\u00ebshimin e urdh\u00ebr ndalimeve , por nuk kishte regjistruar procedimin penal. \u00c7\u00ebshtja i \u00a0kishte kaluar t\u00eb nes\u00ebrmen prokurorit tjet\u00ebr t\u00eb gatsh\u00ebm i asaj dite, Sokol Nishani, i cili ka kryer veprime t\u00eb tjera hetimore, ka rregjistruar procedimin penal dhe ka k\u00ebrkuar vler\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Ndalimi i disa prej t\u00eb shpallurve n\u00eb k\u00ebrkim m\u00eb 28 gusht ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosje prokurorin Ndri\u00e7im Troplini, i cili po ashtu ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm dhe ka shkuar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar prokurorin\u00eb mbi k\u00ebto ndalime.<\/p>\n<p>Jella thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja vijoi t\u00eb ndiqet nga Troplini, pasi ky i fundit ishte prokuror i seksionit kund\u00ebr krimit ekonomik dhe po ashtu ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe kishte kryer veprime mbi t\u00eb. P\u00ebr ONM kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb funksionuarit t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtonte hetimet dhe duhej par\u00eb e lidhur me dy rastet e m\u00ebsip\u00ebrme. KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb hetimet mbi profesionalizmit n\u00eb Apel t\u00eb zgjerohen edhe te nj\u00eb hetim i vet\u00eb Jell\u00ebs n\u00eb vitin 2014 ndaj nj\u00eb t\u00eb dyshuari p\u00ebr shp\u00ebrndarje narkotik\u00ebsh. Edhe KPK pranoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishin kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore, por e cil\u00ebsoi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkim dhe e referoi p\u00ebr hetim disiplinor pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Jella pretendoi se p\u00ebr shkak se l\u00ebnda e kapur nuk kishte qen\u00eb narkotik, por paracetamol e kafetin\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdonte hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Rekomandimi mbi pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon se ndaj Jell\u00ebs dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, po ashtu prokuror jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa dhjetra denoncime, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh n\u00eb portale online n\u00eb t\u00eb cilat ajo akuzohet p\u00ebr lidhje me krimin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK thot\u00eb se pas verifikimit t\u00eb k\u00ebtyre denoncimeve nuk u gjet\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb rast shkelje t\u00eb vet\u00eb Jell\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e denoncimeve, sipas Komisionit rezultuan false, p\u00ebr shkak se nuk u referoheshin fakteve, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk u gjet\u00ebn indicie p\u00ebr hetime apo nuk u gjet\u00ebn shkelje.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se Jella dhe bashk\u00ebshorti bashk\u00ebpunuan gjat\u00eb procesit, q\u00eb p\u00ebrfshiu hetimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit mbi pasjen e nj\u00eb emri tjet\u00ebr n\u00eb vitet 98-2000. Hetimet sipas KPK e rr\u00ebzuan denoncimin. ONM po ashtu nuk v\u00eb n\u00eb dukje probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hetimeve t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ashtu si p\u00ebr profesionalizmin ONM ka gjetur probleme edhe n\u00eb deklarimin e pasurive t\u00eb Jell\u00ebs. V\u00ebzhguesit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb n\u00eb ankim t\u00eb hetohet mosdeklarimi prej saj i p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit t\u00eb kunatit p\u00ebr disa vite dhe po ashtu deklarimi i paqart\u00eb mbi pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, prej 2.5 milion lek\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>ONM v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrdorimi i banes\u00ebs s\u00eb kunatit nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb. KPK nga ana e saj ka marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena deklarimet e Jell\u00ebs se apartamenti ishte deklaruar si adres\u00eb n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb. Por sipas ONM-s\u00eb, kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe se kjo adres\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrkiste edhe apartamenteve t\u00eb tjera n\u00eb at\u00eb pallat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas v\u00ebzhguesve, deklarimi vjetor p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb kishte nj\u00eb diferenc\u00eb prej 300 mij\u00eb lek\u00ebsh me deklarimin n\u00eb veting. N\u00eb deklarimin vjetor ishte deklaruar pagim k\u00ebsti prej 2.2 milion lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting shuma ishte 2.5 milion lek\u00eb. Jella pretendoi se diferenca kishte t\u00eb b\u00ebnte me shpenzim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb jetuesh\u00ebm apartamentin e kunatit dhe se kjo ishte deklaruar si nj\u00eb shpenzim i t\u00ebr\u00eb n\u00eb veting. Ajo tha se burim kishin qen\u00eb kursimet e deklaruara deri n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>KPK i ka gjetur t\u00eb mjaftueshme k\u00ebt\u00eb deklarime, por ONM pretendon se kjo rrjedh\u00eb ngjarjesh \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb dhe se nuk ka dokumente provuese p\u00ebr pages\u00ebn. ONM thot\u00eb se Jella ka deklaruar p\u00ebr KPK n\u00eb nj\u00eb moment se diferenca ishte 450 mij\u00eb lek\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb deklarimin e saj.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr pasurin\u00eb e Jell\u00ebs p\u00ebrfshin\u00eb edhe nje denoncim publik, sipas t\u00eb cilit apartamenti i deklaruar ishte m\u00eb i madh. Nga vendimi rezulton se KPK fillimisht k\u00ebrkoi t\u00eb vizitonte apartamentin, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Jella u shpreh e gatshme, por kjo vizit\u00eb nuk duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. KPK k\u00ebrkoi m\u00eb pas foto, q\u00eb Jella i depozitoi. KPK thot\u00eb se fotografit\u00eb e apartamentit dhe pallatit provonin deklarimet e prokurores dhe rr\u00ebzonin denoncimin. Hetimet mbi pasurit\u00eb e personave t\u00eb lidhur rezultuan pa probleme.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb arsyetojn\u00eb se Jella duhej t\u00eb ishte shkarkuar p\u00ebr vonim t\u00eb arrestimit t\u00eb drejtuesit t\u00eb ASHK-s\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit dhe moshetimin e nj\u00eb gjyqtareje. KPK i referoi \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga ONM p\u00ebr procedim disiplinor, por arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb konfirmimit t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75383,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,121,473],"tags":[101,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/ LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75382"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75382"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75384,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75382\/revisions\/75384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}