{"id":75394,"date":"2020-02-11T18:15:26","date_gmt":"2020-02-11T17:15:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-kerkesen-e-besnik-canit-per-pezullim-te-procesit\/2020\/02\/11\/"},"modified":"2023-04-07T04:34:09","modified_gmt":"2023-04-07T02:34:09","slug":"kpa-rrezon-kerkesen-e-besnik-canit-per-pezullim-te-procesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-kerkesen-e-besnik-canit-per-pezullim-te-procesit\/2020\/02\/11\/","title":{"rendered":"KPA rr\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn e Besnik Canit p\u00ebr pezullim t\u00eb procesit"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Besnik Cani i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb nd\u00ebrpritej procesi ndaj tij p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb padie n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr verifikimin e mandatit t\u00eb 2 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit dhe nj\u00eb procedimi penal t\u00eb filluar nga SPAK. K\u00ebrkesa u rr\u00ebzua dhe pal\u00ebve iu k\u00ebrkua t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67444\" aria-describedby=\"caption-attachment-67444\" style=\"width: 584px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Cani-dhe-Eduart-Halimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-67444 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Cani-dhe-Eduart-Halimi-584x400.jpg\" alt=\"\" width=\"584\" height=\"400\" data-id=\"67444\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67444\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besnik Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>I njohur paraprakisht me rr\u00ebzimin nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, Eduard Halimi, avokati mbrojt\u00ebs i prokurorit Besnik Cani e nisi seanc\u00ebn me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re proceduriale.<\/p>\n<p>Halimi pretendoi se ishte dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nj\u00eb padi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohej t\u00eb verifikimi i mandateve t\u00eb Hajdarit dhe Dacit dhe se Prokuroria e Posa\u00e7me kishte nisur nj\u00eb procedim penal mbi akuzat p\u00ebr falsifikim ndaj an\u00ebtarit t\u00eb KPA, Luan Daci.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa u rr\u00ebzua n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Kolegjit dhe pas nd\u00ebrprejes, Komisioneri Publik dhe Cani paraqit\u00ebn argumentet mbi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk kishin ndryshuar q\u00ebndrime pas njohjes me parashtrimet paraprake n\u00eb seanc\u00ebn e 20 janarit.<\/p>\n<p>Besnik Cani e kaloi faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut m\u00eb 27 n\u00ebntor 2018, ndon\u00ebse 3 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidheshin me etik\u00ebn dhe profesionalizmin u d\u00ebrguan p\u00ebr inspektim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit k\u00ebrkoi ankimin e vendimit p\u00ebrmes nj\u00eb rekomandimi, nd\u00ebrsa Komisioneri Publik k\u00ebrkon n\u00eb Kolegj shkarkimin e tij. N\u00eb Kolegj, Cani po gjykohet nga trupa e drejtuar nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p><strong>Debati p\u00ebr dy gjyqtar\u00ebt e KPA <\/strong><\/p>\n<p>Eduard Halimi ishte nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit Ad-Hoc t\u00eb Kuvendit, i cili intervistoi dhe m\u00eb pas votoi an\u00ebtar\u00ebt aktual\u00eb t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Por t\u00eb mart\u00ebn, Halimi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit t\u00eb prokurorit Bensik Cani, k\u00ebmb\u00ebnguli s\u00ebrish se dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga komisioni ku ai kishte qen\u00eb pjes\u00eb, nuk duhej t\u00eb ishin zgjedhur.<\/p>\n<p>Halimi tha se p\u00ebr llogari t\u00eb prokurorit Cani ishte depozituar nj\u00eb padi n\u00eb Gjyakt\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb verifikuar mandatin e Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit, t\u00eb cil\u00ebt i akuzoi se kishin g\u00ebnjyer gjat\u00eb intervistimit n\u00eb Kuvend dhe se nuk plot\u00ebsonin kriteret formale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb dytin, Halimi tha se pas kall\u00ebzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Cani, kishte nisur nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb procedim penal n\u00eb Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit mbi dyshimet e falsfikimit t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb pezullonte procesin ndaj Canit deri sa Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Posa\u00e7me t\u00eb dilnin me nj\u00eb vendim mbi padit\u00eb.\u00a0 Avokati i an\u00ebtarit t\u00eb KLP iu referua nenit 297\u00a0 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, sipas t\u00eb cilit nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pezullohej n\u00eb rast se \u201cnuk mund t\u00eb zgjidhet para se t\u00eb zgjidhet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr penale, civile ose administrative\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Halimi b\u00ebri \u201cmea-culpa\u201d. \u201cNuk duhej t\u00eb ishin zgjedhur,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa pretendoi se verifikimet nuk ishin kryer si duhet, p\u00ebr shkak se votimi u b\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e akuzuar t\u00eb KPA-s\u00eb dhe Kolegji i Apelimit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN n\u00eb lidhje me akuzat. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji pas nj\u00eb nd\u00ebrprerje prej dy or\u00ebsh t\u00eb seanc\u00ebs doli me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Canit.<\/p>\n<p>KPA tha se nuk plot\u00ebsoheshin kushtet e nenit 297 t\u00eb Kodit Civil dhe se procesoit ndaj Canit duhej t\u00eb vazhdonte. M\u00eb her\u00ebt, Kolegji kishte rr\u00ebzuar pretendimin e Canit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar dy an\u00ebtar\u00ebt e sip\u00ebrp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet e pal\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Kolegjit p\u00ebr t\u00eb vazhduar gjyqin nuk u kund\u00ebrshtua nga pal\u00ebt. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, Komisioneri Publik Florian Ballhysa paraqiti q\u00ebndrimet e tij n\u00eb lidhje me parashtrimet dhe provat e reja t\u00eb sjella nga Cani n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhtasi Ballhysa vuri n\u00eb dukje se provat e reja nuk kishin ndryshuar q\u00ebndrimin e Komisionerit dhe se ai i q\u00ebndronte ankimit n\u00eb t\u00eb gjitha pikat. Ballhysa tha se bazuar n\u00eb dokumentacionin e ri, analiza financiare e Canit p\u00ebrmir\u00ebsohej me vet\u00ebm disa dhjetra mij\u00ebra lek\u00eb, nd\u00ebrsa tha se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe s\u2019kishte pasur burime p\u00ebr disa vite n\u00eb shum\u00ebn prej rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se provat e sjella nga Cani nuk ndryshonin shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e tij. Nj\u00eb pjes\u00eb e provave, sipas Komisionerit ishin p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb analiz\u00ebn financiare, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat sillnin ndryshim t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm. Formalisht megjithat\u00eb Ballhysa i cil\u00ebsoi t\u00eb rregullta dokumentet e dor\u00ebzuara nga Cani.<\/p>\n<p>Komisioneri vuri n\u00eb dukje po ashtu se Cani nuk kishte sjell\u00eb prova t\u00eb reja mbi \u00e7\u00ebshtjet e ngritura n\u00eb kritetrin e profesionalizmit. Ai tha se Komisioneri i q\u00ebndronte ankimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, e cil\u00ebsoi marr\u00ebdh\u00ebnien e Canit me kompanin\u00eb Kastrati si shkelje t\u00eb etik\u00ebs dhe tha se binte ndesh me \u201cParimet e Bangalores\u201d.\u00a0 Komisioneri vuri n\u00eb dukje se kompania kishte hequr dor\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e pron\u00ebs vet\u00ebm pak koh\u00eb pas investimit dhe e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu parashtroi se nuk kishte dokumente t\u00eb reja as p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet penale q\u00eb ishin ankuar dhe as p\u00ebr aplikimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar statusin e t\u00eb pastrehut nga Bashkia e Fierit, nd\u00ebrsa prokuroria, q\u00eb ai drejtonte at\u00ebher\u00eb, po hetonte bashkin\u00eb p\u00ebr abuzime me k\u00ebt\u00eb status.<\/p>\n<p>Halimi nga ana tjet\u00ebr pretendoi se Komisioneri Publik nuk i ishte p\u00ebrgjigjur disa pyetjeve n\u00eb lidhje me analiz\u00ebn financiare t\u00eb Canit. Ai akuzoi se Komisioneri Publik kishte mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat probleme dhe nuk kishte apeluar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme. \u201cKjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me integritetin e procesit,\u201d tha Halimi. Ai po ashtu tha se Cani dhe bashk\u00ebshortja kishin nj\u00eb pasuri normale dhe se shuma e pretenduar si e pajustifikuar ishte e pap\u00ebrfillshme n\u00ebse vendosej n\u00eb propocion me koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Halimi mbrojti kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cKastrati\u201d. Sipas tij, kjo ishte nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje dhe t\u00eb ngjashme do t\u00eb gjeje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin dhe po ashtu ishte model q\u00eb p\u00ebrdorej nga British Petroleum. Sipas mbrojtjes, Cani kishte k\u00ebrkuar mendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, i cili ishte shprehur se nuk kishte konflikt. Halimi tha se megjith\u00ebse ky mendim vinte nga i vetmi institucion q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, klienti i tij ishte gati t\u00eb hiqte dor\u00eb nga kontrata n\u00ebse kjo do t\u00eb cil\u00ebsohej me probleme nga institucionet e vetingut.<\/p>\n<p>Cani nga ana e tij tha se i ishin b\u00ebr\u00eb disa analiza financiare nga KPK q\u00eb kishin dal\u00eb me rezultate t\u00eb ndryshme dhe se n\u00eb analiz\u00ebn e fundit ai kishte rezultuar me bilanc pozitiv. Ai tha se ishte i habitur me ndryshimet nga nj\u00eb analiz\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn dhe se nuk e kuptonte nga \u201cdilte 2 milion\u00ebshi\u201d i pajustifikuar sipas Komisionerit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Kolegji u k\u00ebrkoi pal\u00ebve mendim p\u00ebr tre denoncime, por pasi Komisioneri u shpreh se ato nuk do t\u2019i p\u00ebrfshinte n\u00eb ankim dhe pas q\u00ebndrimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb Canit, KPA\u00a0 vendosi t\u00eb mos i hetonte. Kolegji nga ana tjet\u00ebr tha se cil\u00ebsonte t\u00eb mbyllur procesin p\u00ebrsa koh\u00eb pal\u00ebt nuk kishin prova t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Cani edhe Komisioneri u shpreh\u00ebn fillimisht t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare menj\u00ebher\u00eb pas vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr pranimin e provave dhe mbylljen e procesit, u dakord\u00ebsua q\u00eb seanca e rradh\u00ebs t\u00eb vendosej m\u00eb 18 shkurt n\u00eb or\u00ebn 11.00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Besnik Cani i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb nd\u00ebrpritej procesi ndaj tij p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb padie n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr verifikimin e mandatit t\u00eb 2 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit dhe nj\u00eb procedimi penal t\u00eb filluar nga SPAK. K\u00ebrkesa u rr\u00ebzua dhe pal\u00ebve iu k\u00ebrkua t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[234,112,119],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Cani-dhe-Eduart-Halimi.jpg","fifu_image_alt":"Ish-prokurori Besnik Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75394"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75396,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75394\/revisions\/75396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}