{"id":75397,"date":"2020-02-10T14:33:53","date_gmt":"2020-02-10T13:33:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-ne-blerjen-e-apartamentit-i-kushtuan-karrieren-gjyqtares-marjana-velcani\/2020\/02\/10\/"},"modified":"2023-04-07T04:34:25","modified_gmt":"2023-04-07T02:34:25","slug":"problemet-ne-blerjen-e-apartamentit-i-kushtuan-karrieren-gjyqtares-marjana-velcani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-ne-blerjen-e-apartamentit-i-kushtuan-karrieren-gjyqtares-marjana-velcani\/2020\/02\/10\/","title":{"rendered":"Problemet n\u00eb blerjen e apartamentit i kushtuan karrier\u00ebn gjyqtares Marjana Vel\u00e7ani"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat dhe nj\u00eb makine, duke vendosur shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Marjana Vel\u00e7ani.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67977\" aria-describedby=\"caption-attachment-67977\" style=\"width: 507px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjana-Velcani-LSA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67977\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjana-Velcani-LSA-507x400.jpg\" alt=\"\" width=\"507\" height=\"400\" data-id=\"67977\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67977\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Marjana Vel\u00e7ani pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Marjana Vel\u00e7ani u shkarkua nga detyra me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 12 dhjetor 2019. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtarja Vel\u00e7ani rezultoi me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, nj\u00eb makine si dhe p\u00ebr shpenzimet familjare.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtar Roland Ilia konstatoi gjithashtu edhe pasakt\u00ebsi dhe pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarime p\u00ebr pasurit\u00eb, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtarja Vel\u00e7ani nuk kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me problemet e pasuris\u00eb, trupa gjykuese e Komisionit konstaton edhe probleme n\u00eb aspektin profesional. Megjithat\u00eb, n\u00eb vendim thuhet se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Vel\u00e7ani nuk kishte nivel minimal kualifikues t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. Gjyqtarja Vel\u00e7ani u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Marjana Vel\u00e7ani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. Ajo ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit dhe n\u00eb vitin 2014 u dekretua si an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit. Vel\u00e7ani u zgjodh gjithashtu p\u00ebrmes shortit si an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr vitin 2020.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Problemi kryesor i evidentuar n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb ishte blerja e nj\u00eb apartamenti prej 111 m2 n\u00eb Berat n\u00eb vler\u00ebn e 3 milion\u00eb lek\u00ebve. Sipas Komisionit, gjyqtarja Mariana Vel\u00e7ani ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011 n\u00eb vler\u00ebn 6.3 milion\u00eb lek\u00eb, Vel\u00e7ani ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhura nga paga n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb Alpha Bank, q\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar m\u00eb dat\u00eb 2 korrik 2003, rreth tre muaj pas blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e kredimarrjes nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00ebllimi i p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere dhe nuk rezulton q\u00eb kredia t\u00eb ket\u00eb kaluar me transaksion bankar n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kredia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kolateral.<\/p>\n<p>\u201cPasuria e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019, apartament me sip. 111 m2 \u00ebsht\u00eb hipotekuar p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 20.000 euro,\u201d citohet n\u00eb vendim. Komisioni evidenton se interesi i paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kredi gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3.970,35 euro dhe se shuma e paguar n\u00eb total \u00ebsht\u00eb 23.970,35 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga hetimi ka rezultuar se shoq\u00ebria nd\u00ebrtimore, megjith\u00ebse ka pranuar n\u00eb kontrat\u00eb marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebs q\u00eb n\u00eb n\u00ebnshkrimin e saj, si edhe ka pranuar regjistrimin, ka depozituar pran\u00eb Komisionit shtat\u00eb mandate, nga t\u00eb cilat kat\u00ebr datojn\u00eb pas momentit t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb ZVRPP.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb rezultuara midis deklarimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019 se burim i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ishte kredia n\u00eb vler\u00ebn 20.000 euro dhe pagesave t\u00eb kryera p\u00ebrpara disbursimit t\u00eb saj n\u00eb vler\u00ebn 9.110 USD ose rreth 8.000 euro dhe pas disbursimit t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 14.890 USD ose rreth 13.000 euro\u201d, konstaton trupa gjykuese e KPK.<\/p>\n<p>T\u00eb tjera mosp\u00ebrputhje jan\u00eb konstatuar prej hetimit administrativ edhe n\u00eb llojin e monedhave t\u00eb pasqyruara n\u00eb mandatet e depozituara nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ku rezulton q\u00eb vlerat jan\u00eb paguar n\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se mungesa e burimeve financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb gjetur si rezultat i analiz\u00ebs s\u00eb akteve t\u00eb depozituara nga vet\u00eb gjyqtarja Vel\u00e7ani, konkretisht prej kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb prillin e 2003-it; mandatpagesat e v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga subjekti dhe nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtimore, t\u00eb cilat konfirmojn\u00eb faktin se pasuria \u00ebsht\u00eb regjistruar, pasi ishin shlyer vet\u00ebm 2 500 USD, nd\u00ebrsa sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes ishin shlyer 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se kontrata e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk \u00ebsht\u00eb paraprir\u00eb nga nj\u00eb kontrat\u00eb porosie apo sip\u00ebrmarrjeje dhe nuk ka parashikuar asnj\u00eb kusht, duke i shtrir\u00eb efektet e regjistrimit t\u00eb saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme. Po sipas k\u00ebsaj kontrate rezulton se pagesa e 3 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer nga bler\u00ebsi me n\u00ebnshkrimin e saj dhe sipas KPK, kjo gj\u00eb fakton se pala shit\u00ebse me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb zhveshur nga pron\u00ebsia dhe pala bler\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zot\u00ebruese e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se megjith\u00ebse apartamenti ishte hipotekuar n\u00eb prill t\u00eb vitit 2003, Vel\u00e7ani ka shlyer m\u00eb dat\u00eb 1 korrik 2003 vler\u00ebn 6 610 USD, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara disbursimit t\u00eb kredis\u00eb, shum\u00eb e cila nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb si burim k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cPra, edhe n\u00eb rast se do t\u00eb merrej e mir\u00ebqen\u00eb se kredia ka pasur si destinacion blerjen e k\u00ebsaj pasurie, nuk rezulton q\u00eb e gjith\u00eb shuma e p\u00ebrfituar t\u00eb ket\u00eb shkuar n\u00eb favor t\u00eb blerjes s\u00eb saj dhe p\u00ebr pasoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri konstatimi se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht burimin e k\u00ebsaj pasurie q\u00ebndron dhe merr vler\u00eb n\u00eb hetimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb subjektit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i subjektit n\u00eb prap\u00ebsime se data e sh\u00ebnuar n\u00eb mandatpages\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 6.610 USD\u2026 \u00ebsht\u00eb shkruar gabim, \u00ebsht\u00eb lapsus, apo \u00ebsht\u00eb rutin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00ebdeklarimin e subjektit n\u00eb pyet\u00ebsor se kjo pages\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb sistemuar kontabilitetin e shoq\u00ebris\u00eb,\u201d vijon m\u00eb tej Komisioni, ku theksohet se duket se kredia n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro nuk kishte pasur destinacion nj\u00ebrin prej burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Nisur nga kjo, Komisioni nuk e ka p\u00ebrllogaritur vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare prej nga ka rezultuar edhe balanca negative prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture \u201cFord Fiesta\u201d n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2006 n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Vel\u00e7ani ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga pagat, Komisioni evidenton munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn e 429.341 lek\u00ebsh. Gjithashtu, KPK vler\u00ebson se gjyqtarja ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me shum\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues konstaton se balanca negative \u00ebsht\u00eb rezultat i shumave t\u00eb pasqyruara n\u00eb z\u00ebrin \u2018arredimi i apartamentit n\u00eb Berat\u2019, p\u00ebr shkak t\u00eb diferenc\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar nga shpenzimet e pretenduara nga subjekti lidhur me arredimin e pasuris\u00eb dhe shpenzimet e pasqyruara n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb bankare t\u00eb analizuar nga Komisioni, administruar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr kredi (n\u00eb vler\u00ebn 2.700.000 lek\u00eb)\u2026\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se n\u00eb praktik\u00ebn e kredis\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, arredimi i apartamentit n\u00eb Berat \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 30 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Vel\u00e7ani ka deklaruar n\u00eb parashtrimet e saj se p\u00ebr arredimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit ka shpenzuar vet\u00ebm vler\u00ebn 321 mij\u00eb lek\u00eb, pavar\u00ebsisht nga shifrat e prodhuara nga ish-Banka Popullore. Ajo pretendon se z\u00ebri i shpenzimeve p\u00ebr arredimin e apartamentit n\u00eb Berat \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Komisioni sipas vler\u00ebs s\u00eb arredimit t\u00eb pasqyruar n\u00eb praktik\u00ebn e k\u00ebsaj banke.<\/p>\n<p>Por trupi gjykues i ka q\u00ebndruar faktit se shpenzimet kan\u00eb qen\u00eb ato t\u00eb pasqyruara n\u00eb praktik\u00ebn bankare p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb 2.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 110.9 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni konkludon se duke qen\u00eb se Vel\u00e7ani nuk arriti t\u00eb bind\u00eb me prova shkresore mbi shum\u00ebn e pretenduar p\u00ebr arredimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit, n\u00eb raport me shum\u00ebn e pasqyruar n\u00eb praktik\u00ebn bankare, balanca negative nuk ndryshon dhe p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti ka munges\u00eb financiare n\u00eb vler\u00ebn 429.341 lek\u00eb p\u00ebr blerjen e automjetit t\u00eb tipit \u201c Ford Fiesta\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje edhe n\u00eb deklarimin e blerjes s\u00eb apartamentit 110.9 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb korrik t\u00eb 2009-\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro, pavar\u00ebsisht se nga hetimi administrativ ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb kontrat\u00ebn e porositjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie figurojn\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 110.9 m2 me vler\u00eb 37 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 22 m2 n\u00eb shum\u00ebn 8 mij\u00eb euro. Por, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2009, Vel\u00e7ani ka deklaruar vet\u00ebm porositjen e apartamentit t\u00eb banimit dhe jo t\u00eb garazhin. Tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi q\u00eb evidentohet n\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb mosdeklarimi i detyrimit financiar ndaj firm\u00ebs nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb pasqyruar detyrimi prej 4 mij\u00eb euro p\u00ebr shlyerje n\u00eb momentin e hipotekimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton m\u00eb tej se Vel\u00e7ani ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cPeugeot\u201d nga bashk\u00ebshorti, n\u00eb shum\u00ebn 6 700 euro. N\u00eb vendim evidentohet se n\u00eb deklarimin e gjyqtares Vel\u00e7ani nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar vlera reale 6 700 euro, por \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm k\u00ebsti i paguar n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 2 300 euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 314.272 lek\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe 82.051 lek\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve familjare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat dhe nj\u00eb makine, duke vendosur shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Marjana Vel\u00e7ani.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75398,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[295,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marjana-Velcani-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marjana Vel\u00e7ani pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75397"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75397"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75397\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75399,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75397\/revisions\/75399"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75398"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}