{"id":75406,"date":"2020-02-06T16:28:37","date_gmt":"2020-02-06T15:28:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rihap-hetimet-per-prokurorin-adnan-kosova\/2020\/02\/06\/"},"modified":"2023-04-07T04:35:08","modified_gmt":"2023-04-07T02:35:08","slug":"kolegji-rihap-hetimet-per-prokurorin-adnan-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rihap-hetimet-per-prokurorin-adnan-kosova\/2020\/02\/06\/","title":{"rendered":"Kolegji rihap hetimet p\u00ebr prokurorin Adnan Kosova"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm vendosi t\u00eb rihap hetimet p\u00ebr prokurorin Adnan Kosova, pasi d\u00ebgjoi q\u00ebndrimet e pal\u00ebve n\u00eb seanc\u00eb publike. Vendimi p\u00ebr Kosov\u00ebn u ankimua nga Komisioneri Publik.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67889\" aria-describedby=\"caption-attachment-67889\" style=\"width: 509px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67889\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5277-509x400.jpg\" alt=\"\" width=\"509\" height=\"400\" data-id=\"67889\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-67889\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Adnan kosova dhe avokati Sokol Hazizaj gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb enjten parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb ankimin e komisionerit Publik kund\u00ebr konfirmimit t\u00eb Prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Adnan Kosova nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Sokol \u00c7omo, kryesues, Ina Rama relatore dhe \u00a0Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz an\u00ebtar\u00eb, vendosi t\u00eb rihap\u00eb hetimin p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb informacion nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithsme n\u00eb lidhje me denoncimin e b\u00ebr\u00eb ndaj prokurorit.<\/p>\n<p>Komisioneri Dariel Sina k\u00ebrkon n\u00eb ankim shkarkimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa i paraqiti KPA edhe denoncimin e nj\u00eb qytetareje q\u00eb k\u00ebrkonte rihetim t\u00eb prokurorit n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, duke aluduar se t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij ishin t\u00eb d\u00ebnuar. Ankimi bazohet kryesisht n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb sipas Komisionerit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar marrjen e nj\u00eb kapari prej 1.5 milion lek\u00ebsh n\u00eb vitin 1998, p\u00ebr shitjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe p\u00ebrndryshe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb shmangur tatimet mbi \u00e7mimin real t\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Prokurori Kosova, i cili ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb s\u00ebbashku me avokatin Sokol Hazizaj, kund\u00ebrshtoi ankimin kryesisht bazuar mbi deklarat\u00ebn periodike t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe duke p\u00ebrmendur nj\u00eb kronologji ngjarjes q\u00eb sipas tij justifikonin qoft\u00eb marrjen e kaparit qoft\u00eb pasurin\u00eb e tij. Avokati Hazizaj tha se \u00e7do veprim i b\u00ebr\u00eb nga subjekti ishte i ligjsh\u00ebm dhe duke qen\u00eb i till\u00eb nuk mund t\u00eb vihej n\u00eb dyshim as marrja e kaparit as m\u00ebnyra se si ishte n\u00ebnshkruar kontrata noteriale.<\/p>\n<p>Adnand Kosova, ish-drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, i cili punon aktualisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb dhjetor 2018. Por pas vendimin n\u00eb favor t\u00eb tij V\u00ebzhguesi Nd\u00ebkomb\u00ebtar Theo Jackobs kund\u00ebrshtoi vendimin duke k\u00ebrkuar rihetim t\u00eb pasurive t\u00eb Kosov\u00ebs. I v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga ONM Komisioneri Publik ankoi n\u00eb KPA vendimin p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe k\u00ebrkon shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Kosova ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ai ka drejtuar Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitet 2004-2008 dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Ai \u00ebsht\u00eb angazhuar gjithashtu si ekspert n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ankimi mbi pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik Dariel Sina i q\u00ebndroi n\u00eb leximin e ankimit k\u00ebrkesave t\u00eb paraqitura edhe m\u00eb par\u00eb me shkrim. Ai parashtroi para KPA se nuk provohej q\u00eb Kosova kishte pasur n\u00eb vitin 1998, kur kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb shum\u00ebn prej 1.5 milion lek\u00ebsh. Sina tha se provat e paraqitura nga Kosova n\u00eb KPK ishin n\u00eb nivel deklarativ. Ai i m\u00ebshoi faktit se sht\u00ebpia sipas deklarat\u00ebs noteriale ishte shitur p\u00ebr 1 milion lek\u00eb dhe jo p\u00ebr 2.5 milion sa pretendonte subjekti dhe se p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ky i fundit nuk kishte pasur t\u00eb ardhura mjaftuesh\u00ebm n\u00eb vitin 1998 p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit edhe n\u00ebse merrej e mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb shuma me t\u00eb cil\u00ebn ishte shitur apartamenti ishte 2.5 milion ishim p\u00ebrpara nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr q\u00eb \u201cc\u00ebnonte besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d. Ai tha se n\u00ebse merreshin t\u00eb v\u00ebrteta deklarimet e Kosov\u00ebs rezultonte se ky kishte deklaruar nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shmangur pages\u00ebn e tatimeve mbi k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik n\u00eb k\u00ebt\u00eb version t\u00eb rastit vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka shmangur pagimin e detyrimit tatimor, duke deklaruar vet\u00ebm vler\u00ebn prej 1.000.000 lek\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka paguar detyrimin tatimor prej 5.000 lek\u00ebsh, pra ka p\u00ebrjashtuar shum\u00ebn prej 1.500.000 lek\u00ebsh, t\u00eb paguara paraprakisht si kapar\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Avokati azizaj mbrojti procedur\u00ebn e ndjekur nga Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ai tha se \u00e7do veprim ishte ligjor\u00eb dhe se n\u00eb vitin 1998 kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kapari nuk parashikohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb tatimi. Po ashtu vuri n\u00eb dukje se Kodi Civil nuk k\u00ebrkonte kontrat\u00eb noteriale p\u00ebr marrjen e kaparit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kosova foli n\u00eb terma m\u00eb emocional\u00eb. Ai b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb detajuar kronologjik t\u00eb veprimeve q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb sipas tij p\u00ebrkonte me koh\u00ebn e trasferimit me pun\u00eb n\u00eb kryeqytet. Nd\u00ebrsa shtoi se apartamenti ishte e vetmja pasuri e tij edhe pse bashk\u00eb me t\u00eb shoqen kishin t\u00eb ardhura q\u00eb shkonin n\u00eb 37.5 milion lek\u00eb dhe qe e justifikonin disa her\u00eb k\u00ebt\u00eb blerje.<\/p>\n<p>Kosova u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera se ai kishte deklaruar \u00e7do gj\u00eb me detaje n\u00eb vitin 2003, pa e ditur se do t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb. Duke iu referuar k\u00ebsaj deklarata Kosova tha se n\u00eb t\u00eb gjendeshin element\u00eb q\u00eb provonin sinqeritetin e deklarimeve t\u00eb tij. Ai vuri n\u00eb dukje se q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte deklaruar se k\u00ebsti i par\u00eb ishte mbuluar nga kapari dhe nga kursimet. Ai tha se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shitjes n\u00eb vitin 2002, nuk kishte deklaruar kursime cash gj\u00eb q\u00eb sipas tij do kishte ndodhur n\u00ebse do i kishte pasur ato para n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ai tha se sht\u00ebpia ishte shitur aq sa\u00e7 ishte \u00e7mimi i referenc\u00ebs dhe se i vetmi pishman i tij ishte q\u00eb e kishte shitur at\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova po ashtu pretendoi se po t\u00eb kishte pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb justifikonte apo fshihte t\u00eb ardhura t\u00eb kundraligjshme ai do kishte deklaruar nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shitjeje dhe se pretendimet n\u00eb ankim nuk ishin t\u00eb llogjikshme.<\/p>\n<p>Prokurori tha se i \u201cvinte zor\u201d q\u00eb ishte para KPA i akuzuar p\u00ebr shmangie detyrimesh tatimore n\u00eb shuma qesharake prej 20 mij\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa tha se ligji i koh\u00ebs (1998) nuk parashikonte pages\u00eb tatimesh p\u00ebr transaksione n\u00ebn 2 milion lek\u00eb dhe se pagesa e tatimeve duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ishte kryer veprimi.<\/p>\n<p><strong>Ankimi p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kryesuesi i seanc\u00ebs Sokol \u00c7omo i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u00eb sqaronte pse n\u00eb ankimin e tij kishte p\u00ebrmendur edhe kriteret e profesionalizmit dhe figur\u00ebs. Sina tha se duke u nisur nga rastet e tjera, kur kishte rezultuar se pas ankimit n\u00eb KPA p\u00ebr subjekte t\u00eb ndryshme kishin ardhur denoncime, i kishte pararendur k\u00ebsaj mund\u00ebsie n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu rezultoi se ndaj Kosov\u00ebs ishte paraqitur nj\u00eb denoncim sipas t\u00eb cilit t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij kishin probleme me ligjin dhe kishin preedent\u00eb penal\u00eb. Sina tha fillimisht se ia linte trup\u00ebs gjykuese t\u00eb vendoste mbi k\u00ebt\u00eb rast, por me k\u00ebmb\u00ebnguljen e kryesuesit u shpreh se k\u00ebrkonte q\u00eb denoncimi t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Denoncuesja si\u00e7 doli n\u00eb ankim pretendonte se t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Kosov\u00ebs ishin d\u00ebnuar dhe se ky i fundit kishte lidhje me k\u00ebta persona.<\/p>\n<p>Po ashtu i pyetur nga kryesuesi prokurori tha se denoncimi nuk kishte asnj\u00eb indicie p\u00ebr shkelje prej tij. Ai tha se kishte verifikuar q\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb p\u00ebrmendur ishte d\u00ebnuar me kat\u00ebr muaj sh\u00ebrbim prove, p\u00ebr vepra q\u00eb sipas tij nuk parashikohen nga ligji 84\/2016 dhe se kjo kishte ndodhur pas plot\u00ebsimit t\u00eb formularit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Ai po ashtu tha se nuk shihte asnj\u00eb indicie p\u00ebr hetim n\u00eb denoncim, por tha se e linte vendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb dor\u00eb t\u00eb trup\u00ebs gjykuese.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm KPA vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimet dhe i k\u00ebrkoi prokurororis\u00eb dhe SPAK informacion lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmenduar n\u00eb denonicmin nga publiku. Senaca tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u caktua m\u00eb 26 shkurt n\u00eb or\u00ebn 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm vendosi t\u00eb rihap hetimet p\u00ebr prokurorin Adnan Kosova, pasi d\u00ebgjoi q\u00ebndrimet e pal\u00ebve n\u00eb seanc\u00eb publike. Vendimi p\u00ebr Kosov\u00ebn u ankimua nga Komisioneri Publik.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75407,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[741,112,149,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-5277.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Adnan kosova dhe avokati Sokol Hazizaj gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75406"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75406"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75406\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75408,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75406\/revisions\/75408"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}