{"id":75412,"date":"2020-02-04T18:42:31","date_gmt":"2020-02-04T17:42:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/plani-urban-i-bjeshkeve-ballhysa-kembengul-per-hetimin-arben-dollapajt\/2020\/02\/04\/"},"modified":"2023-04-07T04:35:41","modified_gmt":"2023-04-07T02:35:41","slug":"plani-urban-i-bjeshkeve-ballhysa-kembengul-per-hetimin-arben-dollapajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/plani-urban-i-bjeshkeve-ballhysa-kembengul-per-hetimin-arben-dollapajt\/2020\/02\/04\/","title":{"rendered":"Plani urban i Bjeshk\u00ebve; Ballhysa k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr hetimin Arben Dollapajt"},"content":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se Bashkia Tropoj\u00eb ka njoftuar se nuk ka dokumente dhe prokurori Arben Dollapaj dor\u00ebzoi si prov\u00eb kopjen origjinale t\u00eb lejes nd\u00ebrtimore, Komisioneri Publik Florian Ballhysa k\u00ebrkoi s\u00ebrish q\u00eb t\u00eb verifikohet n\u00ebse leja zhvillimore p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb prokurorit n\u00eb Valbon\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb bazuar n\u00eb ligjin e koh\u00ebs p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66744\" aria-describedby=\"caption-attachment-66744\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66744\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56-600x395.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"395\" data-id=\"66744\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66744\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Arben Dollapaj dhe avokati i tij Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb mart\u00ebs m\u00eb 4 shkurt n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa renditi ato \u00e7\u2019ka ishin k\u00ebrkuar m\u00eb par\u00eb nga ana e tij p\u00ebr hetimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb t\u00eb prokurorit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Arben Dollapaj \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb situat\u00ebn faktike t\u00eb banes\u00ebs, vler\u00ebn e investimit t\u00eb kryer prej prokurorit Dollapaj, verifikimin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr investimin e kryer prej tyre.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se bashkia e Tropoj\u00ebs njoftonte se nuk kishte leje nd\u00ebrtimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ish-Komuna Markgegaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ministria e Turizimit dhe Mjedisit kishte konfirmuar se sht\u00ebpia n\u00eb Valbon\u00eb \u00ebsht\u00eb e regjistruar si biznes ne em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait Sh.D. \u00a0Komisioneri Ballhysa shtoi se ky fakt ishte konfirmuar edhe nga vet\u00eb prokurori Arben Dollapaj.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik, dokumentet nga Kadastra nuk mund t\u00eb sillnin rezultat t\u00eb ri, pasi nd\u00ebrtimi nuk ishte i regjistruar. Ai shtoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr lejen e zhvillimit b\u00ebr\u00eb nga F.D. \u00ebsht\u00eb pa num\u00ebr protokolli dhe se deklarata e k\u00ebrkuesit duhej t\u00eb p\u00ebrmbante dhe ID e tij. Ballhysa insistoi se nevojiten edhe dokumentet p\u00ebr zhvillimin e lejes n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBashkia Tropoj\u00eb nuk konfirmon lejen zhvillimore dhe nuk citohen dokumentet teknike p\u00ebr zhvillimin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Komisioneri tha se nuk arrihej t\u00eb provohej investimi si bashk\u00eb-investitor\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb, pasi sipas tij, Dollapaj ka deklaruar se n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2016 ka investuar 2.6 milion\u00eb lek\u00eb nd\u00ebrsa totali sipas preventivit ka qen\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSipas preventivit 2019, vet\u00ebm investimi i subjektit \u00ebsht\u00eb 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo nuk p\u00ebrputhet me investitor\u00ebt e tjer\u00eb pasi, duhej t\u00eb ishte 1\/3 e investimit\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli Ballhysa.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebrkoi s\u00ebrish q\u00eb v\u00ebllai dhe motra e prokurorit Dollapaj t\u00eb cil\u00ebsohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, pasi sipas tij, ekziston marr\u00ebdh\u00ebnia e interesit mes tyre. Gjithashtu, Ballhysa tha se nuk provohej q\u00eb materialet e zhdoganuara t\u00eb cilat kishin mb\u00ebrritur nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr arredimin n\u00eb Valbon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 16 janarit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Dollapajt, avokati Viktor Gumi dor\u00ebzoi si prova disa CD me pamje filmike, t\u00eb cilat v\u00ebrtetonin sipas tij q\u00eb mobiljet p\u00ebr arredimin e bujtin\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb prokurorit kishin ardhur nga Amerika dhe ishin zhdoganuar.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb parashtrimet e m\u00ebparshme,\u201d insistoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 4 shkurt, Gumi sqaroi se pasi u njoh\u00ebn me shkresat e Bashkis\u00eb Tropoj\u00eb, i ishin drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informim k\u00ebsaj t\u00eb fundit dhe prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs lidhur me lejen e nd\u00ebrtimit n\u00eb Valbon\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishin me vete kopjen origjinale t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb dhe mund ta vendosnin n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb seanc\u00ebn e 16 dhjetorit 2019, Kolegji vendosi q\u00eb hetimin p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ta p\u00ebrqendroj\u00eb n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e konfliktit t\u00eb interesit mes shtetasit kosovar q\u00eb i ka shitur sht\u00ebpin\u00eb v\u00ebllait t\u00eb prokurorit Arben Dollapaj dhe k\u00ebtij t\u00eb fundit, Komisioneri k\u00ebrkoi p\u00ebrs\u00ebri hetimin e parashtruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb 3 kate n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb hetohet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb, p\u00ebrfitimin e katit t\u00eb dyt\u00eb nga Dollapaj, gjendjen deri n\u00eb vitin 2011, mosdeklarimin e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb, burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kunatin H.S. prej nga v\u00ebllai i prokurorit Dollapaj kishte marr\u00eb hua.<\/p>\n<p>Lidhur me konfliktin e interesit, Ballhysa pohoi se nga p\u00ebrgjigjet e kthyera prej Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs asaj t\u00eb Durr\u00ebsit dhe nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb rezulton se nuk ka pasur asnj\u00eb akt procedural apo d\u00ebnim n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit kosovar S.D., i cili i ka shitur sht\u00ebpin\u00eb v\u00ebllait t\u00eb prokurorit. Sipas Ballhys\u00ebs, nga k\u00ebto dokumente rezulton se Dollapaj nuk ka qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi me shtetasin kosovar S.D..<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimet nga publiku t\u00eb paraqitura m\u00eb par\u00eb nga Komisioneri, nga pretendohej se Dollapaj kishte nd\u00ebrtuar pa leje, se zot\u00ebronte nj\u00eb hotel n\u00eb Valbon\u00eb dhe se kishte p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, avokati Gumi tha se nuk kishin prap\u00ebsime. Ai shtoi se ishin dakord me Komisionerin se nuk ka prova e fakte ose t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e shqyrtimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prov\u00eb kopjen origjinale t\u00eb lejes nd\u00ebrtimore p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb. Kryesuesi Adrian Hajdari e pyeti Dollapajn se si mund t\u2019i ndihmonte, pasi ishte shprehur m\u00eb par\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion \u00e7do dokument apo informacion q\u00eb dispononte.<\/p>\n<p>Dollapaj tha se do vinte n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit projektet dhe dokumentacione t\u00eb tjera p\u00ebr lejen nd\u00ebrtimore n\u00eb Tropj\u00eb. Ai tha se ngaq\u00eb nuk i kishte ndjekur vet\u00eb punimet nuk i administronte k\u00ebto dokumente aktualisht.<\/p>\n<p>\u201cFakti se nuk i kam ndjekur punimet v\u00ebrtetohet edhe n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit TIMS pasi kur shkonim n\u00eb Tropoj\u00eb kalonin n\u00ebp\u00ebrmjet Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb rrug\u00ebs\u201d, sqaroi Dollapaj.<\/p>\n<p>Ai theksoi se n\u00eb shkresat e mb\u00ebrritura pran\u00eb Kolegjit ishte sqaruar se ish-komuna Markgegaj nuk ka pasur arshiv\u00eb. Dollapaj shtoi se qytetar\u00ebt i kan\u00eb dor\u00ebzuar vet\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tropoj\u00ebs dokumentet.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kryesuesi Hajdari tha se Kolegji mori vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm me shumic\u00eb votash q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK n\u00ebse ka ndonj\u00eb kall\u00ebzim ndaj Dollapajt dhe n\u00ebse po, a ka ndonj\u00eb vendim p\u00ebr fillim apo mosfillim.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u shty m\u00eb dat\u00eb 25 shkurt, ora 11:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se Bashkia Tropoj\u00eb ka njoftuar se nuk ka dokumente dhe prokurori Arben Dollapaj dor\u00ebzoi si prov\u00eb kopjen origjinale t\u00eb lejes nd\u00ebrtimore, Komisioneri Publik Florian Ballhysa k\u00ebrkoi s\u00ebrish q\u00eb t\u00eb verifikohet n\u00ebse leja zhvillimore p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb prokurorit n\u00eb Valbon\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb bazuar n\u00eb ligjin e koh\u00ebs p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75413,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[743,112,221,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2019-12-16-15-57-56.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arben Dollapaj dhe avokati i tij Viktor Gumi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75412"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75412"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75412\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75414,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75412\/revisions\/75414"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75413"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}