{"id":75415,"date":"2020-02-04T17:47:47","date_gmt":"2020-02-04T16:47:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/terheqja-e-ankimit-nga-marsida-xhaferllari-pranohet-me-debat-nga-kolegji\/2020\/02\/04\/"},"modified":"2023-04-07T04:35:46","modified_gmt":"2023-04-07T02:35:46","slug":"terheqja-e-ankimit-nga-marsida-xhaferllari-pranohet-me-debat-nga-kolegji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/terheqja-e-ankimit-nga-marsida-xhaferllari-pranohet-me-debat-nga-kolegji\/2020\/02\/04\/","title":{"rendered":"T\u00ebrheqja e ankimit nga Marsida Xhaferllari pranohet me debat nga Kolegji"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPA pranoi t\u00ebrheqjen e ankimit nga an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Marsida Xhaferllari si akt dhe pushoi \u00e7\u00ebshtjen, por dy an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb veprimi t\u00eb cil\u00ebsohej si dor\u00ebheqje me efekt ndalimin p\u00ebr 15 vjet t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67861\" aria-describedby=\"caption-attachment-67861\" style=\"width: 520px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67861\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-1-520x400.jpg\" alt=\"\" width=\"520\" height=\"400\" data-id=\"67861\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67861\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Marsida Xhaferllari n\u00eb dit\u00ebn e ceremonis\u00eb s\u00eb betimit n\u00eb Presidence. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dy dit\u00eb pasi u dekretua si an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i shkroi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit se hiqte dor\u00eb nga ankimi q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Xhaferllari i ishte drejtuar Kolegjit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar mbylljen pa vendim t\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb KPK me argumentin se ajo e kishte humbur statusin e magjistratit, por pas zgjedhjes n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese e konsideroi shqyrtimin e ankimit t\u00eb panevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e ankimit u motivua nga Xhaferllari me faktin se vendimarrja e Kolegjit nuk ishte m\u00eb e nevojshme p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb ri q\u00eb ajo kishte marr\u00eb si dhe me faktin se ishte vler\u00ebsuar paralelisht edhe nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Situata e krijuar, si\u00e7 del nga vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ishte unike dhe e paparashikuar n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja nga ankimi do t\u00eb thoshte se Xhaferllari merrte pozicionin e an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese pa nj\u00eb vendim t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit si koleg\u00ebt e saj, edhe pse i ishte n\u00ebnshtruar procesit dhe kishte kund\u00ebrshtuar vendimin e KPK q\u00eb e nxirrte jasht\u00eb kompetencave.<\/p>\n<p>Kolegji q\u00eb shqyrtoi n\u00eb fund k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqje dor\u00eb nga ankimi, u nda n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si arsyetoi mbi k\u00ebt\u00eb t\u00ebrheqje. Shumica, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Sokol \u00c7omo, \u00a0duke iu referuar Kodit Civil dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr n\u00eb \u00e7do moment nga ankimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, vendosi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arsyetuan se t\u00ebrheqja nga ankimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb konsiderohej si dor\u00ebheqje dhe Xhaferrllarit i duhej ndaluar pun\u00ebsimi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet. Pakica arsyetoi se Xhaferllari ishte subjekt i rivler\u00ebsimit dhe si i till\u00eb t\u00ebrheqja nga procesi duhej penalizuar, nd\u00ebrsa referimi n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile prej shumic\u00ebs binte sipas tyre ndesh me q\u00ebllimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i KPK dhe ankimi<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryeinspektorja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Marsida Xhaferllari iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb procesi normal rivler\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2019 n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, por n\u00eb vend t\u00eb vendimit, shumica n\u00eb KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cobjekti ishte b\u00ebr\u00eb i pamundur\u201d dhe nuk mund t\u00eb kishte nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb u vendos se p\u00ebr shkak se kishte punuar jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates n\u00eb vitin 2011. Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin t\u00eb mendimit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ish-gjyqtarja duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej s\u00ebrish nj\u00eb testimi n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhaferllari\u00a0 e kund\u00ebrshtoi vendimarrjen e KPK n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Ajo kund\u00ebrshtoi pretendimin se kishte humbur statusin e magjistrates dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrmbyllje t\u00eb procesit.\u00a0 Vendimarrja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast u p\u00ebrshpejtua me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Xhaferllarit si kandidate p\u00ebr vendet vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe p\u00ebr Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi ishte m\u00eb i shpejt\u00eb dhe ajo e kaloi procesin duke u cil\u00ebsuar e p\u00ebrshtatshme. KED e renditi Xhaferllarin t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr vendin vakant n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb zgjidhej nga Presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky i fundit, pasi Kuvendi kishte zgjedhur Fiona Papajorgjin dhe Elsa Tosk\u00ebn t\u00eb renditura para Xhaferllarit, vendosi t\u00eb dekretonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se ajo ndodhej tashm\u00eb e dyta n\u00eb list\u00eb.\u00a0 Dekretimi u shoq\u00ebruar me thellim t\u00eb p\u00ebrplasjes mes Presidentit dhe shumic\u00ebs socialiste n\u00eb Kuvend dhe kryetarit t\u00eb KED, Ardian Dvorani.<\/p>\n<p>Partia Socialiste miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb parlament q\u00eb e cil\u00ebsoi dekretimin e Xhaferllarit nul. Por Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar drejtp\u00ebrdrejt nenit t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb cil\u00ebsonte si gjyqtar at\u00eb q\u00eb kishte kryer betimin para presidentit, vendosi t\u00eb pranonte Xhaferllarin n\u00eb vend t\u00eb Arta Vorpsit, e cila teknikisht ishte zgjedhur si e para n\u00eb list\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb afatit kohor t\u00eb shkelur nga Presidenti. Gjykata Kushtetuese u shpreh n\u00eb nj\u00eb njoftim se do t\u00eb vendoste p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen sapo t\u00eb kishte nj\u00eb kuorum me t\u00eb cilin mund t\u00eb merrte nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Dekretimi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese e b\u00ebri, sipas Xhaferrllarit, t\u00eb panevojsh\u00ebm ankimin q\u00eb ajo kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb KPA. An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese k\u00ebrkoi t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ankimimi duke arsyetuar se procesi i vler\u00ebsimit ndaj saj ishte kryer tashm\u00eb nga KED dhe ajo ishte vler\u00ebsuar pozitivisht n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet n\u00eb Kolegj<\/strong><\/p>\n<p>Shumica n\u00eb KPA pranoi t\u00ebrheqjen nga ankimi si nj\u00eb proces q\u00eb varej t\u00ebr\u00ebsisht prej subjektit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej KPA n\u00eb vitin 2018 mbi t\u00ebrheqjen e nj\u00eb ankimi nga Komisioneri Publik p\u00ebr prokurorin Sulejman Tola, shumica n\u00eb KPA e cil\u00ebsoi t\u00ebrheqjen e Xhaferllarit nga ankimi t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi\u00a0 duke u bazuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile dhe parimin \u201cse ankuesi \u00ebsht\u00eb dhe mbetet titullari i vet\u00ebm i k\u00ebtij mjeti procedural p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimmarrjet e Komisionit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji n\u00eb shumic\u00eb vuri n\u00eb dukje se rasti ishte i ve\u00e7ant\u00eb dhe se nuk kishte parashikime ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb ligjet p\u00ebr vetingun dhe se do duhej t\u00eb gjendeshin referime n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht duke iu referuar k\u00ebtij Kodi, shumica arsyetoi se \u201cn\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb apel, ankuesi ose p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij mund t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga ankimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vendoset pushimi i shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu shumica u shpreh se pas t\u00ebrheqjes s\u00eb Ankimit, KPA nuk kishte m\u00eb juridiksion mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nga ana tjet\u00ebr shumica vuri n\u00eb dukje se vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit sipas t\u00eb cilit Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistrates n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb procesit mbetej n\u00eb fuqi dhe merrte form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica \u00a0nuk shprehet n\u00eb vendim mbi faktin se Xhaferllari em\u00ebrohej n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese pa pasur nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar nga institucionet e rivler\u00ebsimit edhe pse defakto iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb procesi rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Por n\u00eb pakic\u00eb Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arsyetuan se t\u00ebrheqja nga ankimi prej Xhaferllarit duhej t\u00eb konsiderohej si dor\u00ebheqje nga statusi i magjistratit dhe duhej t\u00eb shoq\u00ebrohej me ndalimin p\u00ebr 15 vjet t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pakica arsyetoi se Xhaferllari ishte subjekt i rivler\u00ebsimit dhe se kjo ishte nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb ajo e kishte mbrojtur edhe vet\u00eb n\u00eb ankimin voluminoz kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK. Sipas pakic\u00ebs Xhaferllari duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej rivler\u00ebsimit dhe t\u00ebrheqja nga ankimi ishte e barabart\u00eb me dor\u00ebheqje, pasi synonte n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shmangien e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga procesi i vetingut. \u201cN\u00ebse pranohej arsyetimi i tij (subjektit) sipas ankimit, vler\u00ebsuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb pun\u00ebs si gjyqtar, pushimi i \u00e7\u00ebshtjes nga shumica \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me ligjin\u201d, thuhet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Pakica arsyeton se vendimi i shumic\u00ebs bie ndesh me q\u00ebllimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas dy an\u00ebtarve n\u00eb pakic\u00eb KPA kishte: \u201cDy mund\u00ebsi: t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb subjektet q\u00eb i n\u00ebnshtrohen procesit ose t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb nga mund\u00ebsia e em\u00ebrimit n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb ata individ\u00eb q\u00eb vendosin t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohen procesit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Mulaj dhe Schuetz arsyetuan se heqja dor\u00eb nga Xhaferllari n\u00eb momentin procedurial q\u00eb ishte ankimi, \u201cduhej par\u00eb si heqje dor\u00eb nga procesi i rivler\u00ebsimit, si dhe si t\u00ebrheqje nga statusi i magjistratit e t\u00ebrheqje nga detyra dhe, si rrjedhoj\u00eb, t\u00eb zbatohej neni G i Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPA pranoi t\u00ebrheqjen e ankimit nga an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Marsida Xhaferllari si akt dhe pushoi \u00e7\u00ebshtjen, por dy an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb veprimi t\u00eb cil\u00ebsohej si dor\u00ebheqje me efekt ndalimin p\u00ebr 15 vjet t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75416,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,415,114,473],"tags":[187,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-1.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Marsida Xhaferllari n\u00eb dit\u00ebn e ceremonis\u00eb s\u00eb betimit n\u00eb Presidence. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75415"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75415"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75417,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75415\/revisions\/75417"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}