{"id":75430,"date":"2020-01-31T20:24:28","date_gmt":"2020-01-31T19:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-adnand-xhelili-probleme-me-dy-shtepite-ne-tirane-dhe-borsh\/2020\/01\/31\/"},"modified":"2023-04-07T04:36:32","modified_gmt":"2023-04-07T02:36:32","slug":"prokurori-adnand-xhelili-probleme-me-dy-shtepite-ne-tirane-dhe-borsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-adnand-xhelili-probleme-me-dy-shtepite-ne-tirane-dhe-borsh\/2020\/01\/31\/","title":{"rendered":"Prokurori Adnand Xhelili, probleme me dy sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Borsh"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh financiare dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb tjera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga Enti i Banesave si dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3-kat\u00ebshe n\u00eb Borsh. Prokurori Xhelili k\u00ebrkoi hapjen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67811\" aria-describedby=\"caption-attachment-67811\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adnand-Xhelili.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67811\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adnand-Xhelili-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"67811\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67811\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Tiran\u00ebs, Adnand Xhelili pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Adnand Xhelili i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten me probleme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Procesi i vetingut p\u00ebr Xhelilin po kryhet nga trupa e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Ende pa filluar relatimi i \u00e7\u00ebshtjes, Xhelili i shpjegoi trup\u00ebs se gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit kishte pasur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishte mundur t\u00eb d\u00ebrgonte prova apo shpjegime n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli theksoi se hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Xhelili ishte p\u00ebrfunduar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Ajo shtoi se n\u00ebse do t\u00eb arrihej t\u00eb kund\u00ebrshtoheshin me prova gjetjet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ri\u00e7elej hetimi edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Problemet kryesore q\u00eb dol\u00ebn nga relatimi n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore lidhen me dy pasurit\u00eb kryesore t\u00eb familjes s\u00eb prokurorit Xhelili, nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 117 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb vil\u00eb trekat\u00ebshe n\u00eb Borsh t\u00eb Lukov\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli shpjegoi se Xhelili e kishte bler\u00eb apartamentin si i pastreh\u00eb nga Enti i Banesave n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb dhe e ka shlyer p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2005. Komisioni konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb burimit t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2003 me at\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi n\u00eb t\u00eb par\u00ebn \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar kredia, nd\u00ebrsa tek e dyta kursimet familjare.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarata \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr vler\u00ebn e apartamentit. Shuli theksoi se prokurori Xhelili nuk ka dh\u00ebn\u00eb fillimisht shpjegime p\u00ebr k\u00ebto gjetje, por pas p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit ka dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja, t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga Enti i Banesave, Komisioni konstaton se prokurori Xhelili ka paguar 570 mij\u00eb lek\u00eb ose gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb deklaruar. \u00a0KPK ngre dyshime edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb statusit t\u00eb t\u00eb pastrehut nga ana e prokurorit Xhelili, pasi ka rezultuar se bazuar n\u00eb l\u00ebgjislacionin e koh\u00ebs duhej t\u00eb kishe leje banimi n\u00eb qytet q\u00eb prej vitit 1992, nd\u00ebrsa subjekti e ka p\u00ebrfituar nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, si dhe ka p\u00ebrfituar tok\u00eb bujq\u00ebsore bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr Tok\u00ebn. Shuli tha se nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative -429 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, prokurori Xhelili rishpjegoi para Komisionit se edhe pse kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb prej shtatorit t\u00eb vitit 2019 e n\u00eb vazhdim, kishte mbledhur dhe dor\u00ebzuar prova lidhur me gjetjet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cKonstatimet e Komisionit jan\u00eb pothuajse t\u00eb sakta. Dua t\u00eb them se e gjith\u00eb pasuria ime \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb dhe ajo n\u00eb vendlindje, n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pron\u00eb e hershme e familjes, por e fituar n\u00ebp\u00ebrmjet Ligjit p\u00ebr Tok\u00ebn,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1999 kishte jetuar tek vjehrri dhe se nuk kishte pasur shpenzime k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, duke aritur t\u00eb krijonte edhe kursime. Sipas Xhelilit, banes\u00ebn e kishte p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr strehimin e familjes s\u00eb tij kur ishte drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs e pyeti Xhelilin se p\u00ebrse kishte deklaruar vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Prokurori shpjegoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb ishte akorduar kredi nga Enti i Banesave nga viti 1999 deri n\u00eb 2005-\u00ebn dhe se kur vazhdohej me shlyerjen e k\u00ebsteve mujore, kishte pasur p\u00ebrfitime ligjore, si ulje e kostos apo p\u00ebr shkak t\u00eb statusit si i p\u00ebrndjekur politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb 3-kat\u00ebshe t\u00eb banimit n\u00eb Borsh, Xhelili ka deklaruar se vlera e nd\u00ebrtimit ka qen\u00eb 9 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi ai ka pasqyruar kursime familjare, kredi dhe nj\u00eb hua.<\/p>\n<p>Shuli tha se ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklartat e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri me dokumentacionin e siguruar gjat\u00eb hetimit administrativ. KPK identifikon se Xhelili ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn 2008-2010, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb kryer punime. Komisioni ka gjetur se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar trualli 570 m2, as n\u00eb vitin 2012 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se nga hetimi ka rezultuar se Xhelili ka k\u00ebrkuar miratimin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2010, ku ai ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit dhe zbatues ka qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga akti i kolaudimit rezulton se nd\u00ebrtimi ka nisur n\u00eb vitin 2010 dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb 2011-\u00ebn. Tjet\u00ebr mosp\u00ebrputhje ka qen\u00eb edhe fakti se sipas dokumenteve, trualli 570 m2 ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prokurorit n\u00eb vitin 2012, pasi kishte p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuket e paqart\u00eb se p\u00ebrse k\u00ebrkesa p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi, dh\u00ebnia e lejes p\u00ebr sheshin e nd\u00ebrtimit jan\u00eb kryer para se subjekti t\u00eb ishte pronar i truallit,\u201d tha relatorja. \u201cDuket se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa leje dhe se subjekti ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn parashikohet pagesa e nj\u00eb gjobe q\u00eb subjekti rezulton t\u00eb mos e ket\u00eb b\u00ebr\u00eb,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Xhelili shpjegoi se trualli \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pron\u00ebs s\u00eb babait. \u201cEdhe pse ka kaluar me akt-shitje s\u2019kam paguar asnj\u00eb lek. N\u00eb vitin 2008 ka filluar grumbullimi i materialeve\u2026 . Edhe n\u00eb vitin 2009 ka vazhduar blerja e tyre,\u201d shpjegoi ai. Pyetjes s\u00eb relatores Shuli se kur kishin nisur punimet, ai iu p\u00ebrgjigj se p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Borsh kishin filluar pasi ishte marr\u00eb leja. \u201cKurse m\u00eb par\u00eb ishin sjell\u00eb vet\u00ebm materiale nd\u00ebrtimore,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Relatorja u ndal n\u00eb gjetjet e Komisionit p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb vler\u00ebs 9 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo sqaroi se Xhelili ka deklaruar se bashk\u00ebshortja ka marr\u00eb nj\u00eb kredi p\u00ebr investim nga banka Credins n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb me afat shlyerje 180 muaj; nj\u00eb hua po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr ka rrjedhur nga kursimet familjare.<\/p>\n<p>Sipas relatores, nga hetimi ka rezultuar se kredia q\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebr t\u2019u shlyer p\u00ebr 15 vite, \u00ebsht\u00eb shlyer p\u00ebr 4 vite. Shuli tha se ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb. Tjet\u00ebr gjetje q\u00eb u identifikua gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ishte edhe moskryerja e pagesave n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, n\u00eb em\u00ebr s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ishte p\u00ebrfituar leja nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Xhelili tha se e nd\u00ebrtimet ishin kryer nga usatallar\u00eb individual\u00eb, pasi kostoja e firm\u00ebs nd\u00ebrtuese ishte e pap\u00ebrballueshme. \u201cKjo ishte edhe arsyeja p\u00ebrse firm\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb nuk i ka kaluar asnj\u00eb lek n\u00eb llogari, pasi ajo nuk ka kryer punime,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Jacobs e pyeti prokurorin n\u00ebse kishte evidentuar pagesat p\u00ebr blerjet e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit apo punimet e kryera. Xhelili pohoi se ajo sht\u00ebpi ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tradicionale, ashtu si ishin nd\u00ebrtuar gjith\u00eb sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb zonat rurale.\u00a0 \u201cP\u00ebr gjith\u00eb shpenzimet kam paraqitur situacione p\u00ebr \u00e7do z\u00eb pune t\u00eb kryer me \u00e7mimet e koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe 1 kg gozhd\u00eb,\u201d tha Xhelili. \u201cNd\u00ebrsa trualli ka qen\u00eb historikisht prona jon\u00eb. Kur u b\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr planin urbanistik, nga familja ime bujq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb dhe krijimin e kursimeve.<\/p>\n<p>KPK ka kryer analiz\u00eb financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit sipas deklarimit t\u00eb kryer nga Xhelili p\u00ebr periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit. Sipas Shulit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar viti 2008, pasi nuk ka rezultuar t\u00eb jen\u00eb kyer punime n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Komisioni identifkoon pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e vinestimit n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2009, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Shuli sqaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vlera e marr\u00eb hua, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kthimi i k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Shuli evidentoi edhe nj\u00eb informacion t\u00eb d\u00ebrguar nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave p\u00ebr nj\u00eb transaksion t\u00eb kryer nga shteasi A.K. n\u00eb vler\u00ebn 18 594 USD p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar,\u201d theksoi Shuli, e cila sqaroi se Xhelili kishte shpjeguar se personi n\u00eb fjal\u00eb ishte v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes dhe se kishte pasur mund\u00ebsi financiare. Sipas relatores, kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Bekteshi lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja prej v\u00ebllait t\u00eb saj, Xhelili e quajti si nj\u00eb pakujdesi.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se familja Xhelili ka p\u00ebrfituar tok\u00eb bujq\u00ebsore nga ligji 7501 n\u00eb fshatin e vendlindjes. Sipas relatores, ai ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar n\u00eb vite nj\u00eb vler\u00eb 8 milion\u00eb lek\u00eb nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs bujq\u00ebsore q\u00eb zihet nga vreshta, ullishte dhe agrume. Gjithashtu, ai ka deklaruar p\u00ebrfitime edhe nga shfryt\u00ebzimi i sht\u00ebpis\u00eb trekat\u00ebshe p\u00ebr turiz\u00ebm. Por Komisioni evidenton se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u201cNga dokumentacioni rezulton q\u00eb t\u00eb jen\u00eb paguar vet\u00ebm taksat vendore\u201d, shpjegoi relatorja Shuli. Ajo shtoi se \u00ebsht\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklaratat periodike me at\u00eb veting p\u00ebr vler\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Xhelili tha se ishte i lidhur me vendlindjen, pasi kishte jetuar atje deri n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7are. \u201cEdhe gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetoja n\u00eb Tiran\u00eb, i hipja autobusit dhe shkoja e punoja atje. Tatimi i fitimit nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga toka bujq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb vjel\u00eb asnj\u00ebher\u00eb,\u201d tha ai duke shtuar se pagesa e taksave vendore i legalizonte t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e ardhur q\u00eb sigurohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sublime nga ana ime. Muajin gusht e kam muaj pune, ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt,\u201d theksoi Xhelili, duke shtuar se kishte punuar bashk\u00eb me familjar\u00ebt kur mundeshin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, prokurori Xhelili tha se ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr problemet, por \u00e7do gj\u00eb e kishte fituar me ndershm\u00ebri. \u201cVazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb apartament, ku vajza q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore detyrohet t\u00eb flej\u00eb n\u00eb divanin e kuzhin\u00ebs pasi ikim ne, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e shqet\u00ebsojm\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes kur p\u00ebrgatitemi p\u00ebr pun\u00eb. Jetoj ende n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb till\u00eb,\u201d tha ai. \u00a0\u201cK\u00ebrkoj t\u00eb vler\u00ebsohem edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 12 shkurt.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh financiare dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb tjera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nga Enti i Banesave si dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3-kat\u00ebshe n\u00eb Borsh. Prokurori Xhelili k\u00ebrkoi hapjen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75431,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adnand-Xhelili.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Adnand Xhelili pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75430"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75430"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75432,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75430\/revisions\/75432"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75431"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}