{"id":75442,"date":"2020-01-30T18:05:30","date_gmt":"2020-01-30T17:05:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndertimi-i-nje-vile-3-kateshe-prish-balancen-e-gjyqtares-entela-shedula\/2020\/01\/30\/"},"modified":"2023-04-07T04:37:05","modified_gmt":"2023-04-07T02:37:05","slug":"ndertimi-i-nje-vile-3-kateshe-prish-balancen-e-gjyqtares-entela-shedula","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndertimi-i-nje-vile-3-kateshe-prish-balancen-e-gjyqtares-entela-shedula\/2020\/01\/30\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb vile 3-kat\u00ebshe prish balanc\u00ebn e gjyqtares Entela Shedula"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3-kat\u00ebshe n\u00eb Kavaj\u00eb si dhe pasakt\u00ebsi t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67780\" aria-describedby=\"caption-attachment-67780\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67780\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"67780\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67780\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula u p\u00ebrball me munges\u00eb burimesh financiare, mosp\u00ebrputhje dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb enjten p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Shedula po kryhet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret nga trupa gjyq\u00ebsore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula u paraqit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore bashk\u00eb me avokatin Sokol Hazizaj.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu u ndal gjat\u00eb n\u00eb hetimin e kryer nga Komisioni p\u00ebr burimet financiare t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie tri-kat\u00ebshe nga gjyqtarja Shedula dhe bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu tha se gjyqtarja Shedula kishte deklaruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat nga bashk\u00ebshorti si emigrant, t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i tij privat, nj\u00eb kredi si dhe parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga shitja e pasuris\u00eb s\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb gjyqtares, nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb kishte nisur para martese n\u00eb vitin 1995 dhe deri n\u00eb vitin 1999, investimi p\u00ebr katin e par\u00eb dhe katin e dyt\u00eb karabina ishte 3.6 milion\u00eb lek\u00eb. Gjyqtarja Shedula ka shtuar gjithashtu se nd\u00ebrtimi ishte kryer nga pun\u00ebtor\u00eb individual\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e Komisionit ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i gjyqtares ishte regjistruar si person fizik dhe administrator i nj\u00eb kop\u00ebshti privat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe aktiviteti ishte pezulluar n\u00eb vitin 2017. Paralelisht me biznesin privat, bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb disa shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Zhegu tha se nga hetimi jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje midis deklarimeve t\u00eb vitit 2003 dhe atyre n\u00eb deklarat\u00ebn veting lidhur me nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs deri n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb martuar n\u00eb vitin 2001 dhe se nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ka filluar t\u00eb kontribuoj\u00eb financiarisht n\u00eb familjen e re,\u201d tha relatorja.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit p\u00ebr banes\u00ebn tre kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr burimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese s\u2019ka pasakt\u00ebsi thelb\u00ebsore,\u201d tha ajo, duke theksuar se nuk mund t\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta deklarimet e vitit 2003 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri me ato t\u00eb deklarat\u00ebs veting, pasi godina nuk ishte p\u00ebrfunduar ende.<\/p>\n<p>Shedula deklaroi se diferencat e deklaruara n\u00eb ligjin e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr deklarimin nuk p\u00ebrb\u00ebnin as shkelje administrative. \u201cK\u00ebto parashikime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb deklarimit. Vet\u00ebm kur parregullsit\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb rregulloheshin, at\u00ebher\u00eb kishte probleme,\u201d pohoi Shedula.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se nd\u00ebrtimi kishte qen\u00eb informal koh\u00eb para se t\u00eb martohej dhe se punimet kishin zgjatur p\u00ebr 15 vjet, nga viti 1995 deri n\u00eb 2010-\u00ebn. \u201cDuke qen\u00eb se nuk ka pasur dokumente, deklarimi \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>KPK evidenton mosp\u00ebrputhje edhe mes deklarimeve p\u00ebr marrjen e kredive n\u00eb Fondin Besa me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs. Sipas Zhegut, gjyqtarja Shedula ka deklaruar se kredit\u00eb i ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb banes\u00ebn tre kat\u00ebshe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dokumentacion rezulton se jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr arsye biznesi. Tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi q\u00eb evidenton Komisioni \u00ebsht\u00eb fakti se jan\u00eb marr\u00eb kat\u00ebr kredi nga gjyqtarja Shedula dhe bashk\u00ebshorti i saj, por prej saj jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm dy. \u201cSubjekti ka deklaruar se i ka marr\u00eb p\u00ebr aktivitet, pasi banka nuk i jepte p\u00ebr sht\u00ebpi,\u201d pohoi Zhegu.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula theksoi faktin se kredit\u00eb ishin marr\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, pasi kur kishte nisur t\u00eb jetonte n\u00eb vitin 2001 me bashk\u00ebshortin, e kishin pasur t\u00eb nevojshme ta rregullonin banes\u00ebn. \u201cBanka e Kursimeve ishte n\u00eb procedur\u00eb privatizimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Fondi Besa jepte kredi vet\u00ebm p\u00ebr biznes,\u201d sqaroi Shedula.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se ishte e provuar se kredit\u00eb nuk ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr biznes, pasi aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit kishte qen\u00eb me status pasiv n\u00eb periudh\u00ebn 2001-2002. Gjyqtarja Shedula tha se ndryshimi i destinacionit nuk p\u00ebrb\u00ebnte shkelje, pasi edhe oficeri i kredis\u00eb interesohej vet\u00ebm p\u00ebr shlyerjen, gj\u00eb q\u00eb sipas saj e kishin kryer.<\/p>\n<p><strong>Balanc\u00eb negative <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr gjyqtaren Shedula n\u00eb periudha, bazuar n\u00eb deklarimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs trekat\u00ebshe. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1994-1996, Komisioni konstaton munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Zhegu shpjegoi se gjyqtarja Shedula ka deklaruar se shpenzimet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nga familja e bashk\u00ebshortit ishin n\u00eb vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb, por nga analiza financiare ka rezultuar munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vazhdimin e punimeve n\u00eb katin e par\u00eb dhe n\u00eb katin e dyt\u00eb karabina n\u00eb periudh\u00ebn 2000-2002, si burim p\u00ebr investimin Shedula ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit, shitja e nj\u00eb pemishteje dhe kredi nga Fondi Besa. Edhe p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn \u00a01 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb banes\u00ebn trekat\u00ebshe deri n\u00eb vitin 2006. E vetmja periudh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar me balanc\u00eb pozitive \u00ebsht\u00eb ajo 2007 &#8211; 2010, kur edhe ka p\u00ebrfunduar banesa.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cThoni se ka munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1999, vler\u00ebsoj se analiza e Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe nuk p\u00ebrputhet me provat q\u00eb kam bashk\u00ebngjitur. Konkludimi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje as me konstatimin e ILDKPKI,\u201d tha Shedula.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb edhe mospranimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit gjat\u00eb viteve 1995-1997 kur ai punonte n\u00eb Itali dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht importonte rroba t\u00eb p\u00ebrdorura, duke pasur nj\u00eb aktivitet t\u00eb licensuar. \u201cKishte marzh t\u00eb lart\u00eb fitimi, pasi kishte k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr ato produkte. Kemi dor\u00ebzuar prova p\u00ebr ushtrimin e k\u00ebtij aktiviteti,\u201d shpjegoi Shedula, e cila shtoi se nuk kishin pasur detyrim q\u00eb t\u00eb ruanin dokumentacionet e 22 viteve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr deklarat\u00ebn veting kemi dor\u00ebzuar aq t\u00eb dh\u00ebna sa kemi mundur, q\u00eb p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb plota. Vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1999, Komisioni e pasqyron si gjendje n\u00eb fund t\u00eb vitit dhe pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs. Kjo shum\u00eb s\u2019duhet t\u00eb konsiderohet si gjendje n\u00eb fund t\u00eb vitit 1999, por t\u00eb hiqet nga tabela e analiz\u00ebs financiare,\u201d k\u00ebrkoi Shedula. Ajo shtoi se nuk duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe shpenzimet e bashk\u00ebshortit, kur ai jetonte n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Shedula deklaroi se bashk\u00ebshorti kishte punuar n\u00eb Itali q\u00eb prej vitit 1992, por se nuk dispononte dokumente p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat. Ajo e konsideroi n\u00eb d\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebshortit mosdeklarimin e pun\u00ebs s\u00eb tij nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe i k\u00ebrkoi Komisionit ta marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb fakt, ashtu si ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa vendime p\u00ebr raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula tha se pavar\u00ebsisht se nuk dispononte gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb Itali, kishte dor\u00ebzuar dokumentacion zyrtar dhe prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb v\u00ebrtetonin se ajo kishte pasur burime t\u00eb ligjshme lidhur me shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimet e kryera deri n\u00eb vitin 1999 n\u00eb banes\u00ebn tre kat\u00ebshe n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb rikryhej analiza financiare dhe t\u00eb merreshin parasysh edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2010 nga kopshti, duke pretenduar se kishte dor\u00ebzuar dokumente se ishin paguar tatimet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja Xhensila Pine e pyeti subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00ebse kishte menduar se vepronte n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet kushtetuese kur kishte firmosur marrjen e kredive p\u00ebr biznes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk administronte aktivitet privat. Shedula tha se e kishte p\u00ebrshkruar se aplikonte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar bashk\u00ebshortin p\u00ebr biznesin e tij.<\/p>\n<p>Sipas relatores, ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb shumave neto t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti i bashk\u00ebshortit dhe nga puna n\u00eb disa shoq\u00ebri, me dokumentet e administruara nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr vitin 2007 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula tha se analiza financiare e KPK nuk ishte e sakt\u00eb, pasi familja e saj kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e t\u00eb gjitha investimeve. Ajo ritheksoi se nuk ka pasur detyrimin t\u00eb ruante pas 20 vitesh dokumentetet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb relatimit, Zhegu b\u00ebri m\u00eb dije se gjat\u00eb hetimit administrativ, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gjyqtares Entela Shedula ishte vendosur ri\u00e7elja e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb, e m\u00eb pas p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Sipas Komisionit, hetimi ishte ri\u00e7elur pasi ishin servirur t\u00eb dh\u00ebna nga Bashkia e Kavaj\u00ebs, nga ku kishte rezultuar se p\u00ebrputheshin deklarimet me dokumentacionin p\u00ebr t\u00eb adhurat p\u00ebr aktivitetin privat \u201ckop\u00ebsht\u201d t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Shedula u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr aspektin profesional u evidentua vet\u00ebm nj\u00eb rast kur gjyqtarja kishte zgjatur shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr 11 muaj. Nga 10 denoncimet e kryera nga publiku, KPK nuk kishte gjetur probleme thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Lidhur me zgjatjen e shqyrtimit tej afateve, Shedula u shfajq\u00ebsua me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb, duke shpjeguar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, gjykata e Kavaj\u00ebs kishte vet\u00ebm dy gjyqtar\u00eb nga kat\u00ebr q\u00eb duhej t\u00eb kishte dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb se ajo mbante edhe detyr\u00ebn e kryetares.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Entela Shedula i k\u00ebrkoi Komisionit konfirimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. \u201cK\u00ebrkoj vet\u00ebm drejt\u00ebsi. P\u00ebr 24 vite punoj me p\u00ebrkushtim dhe sinqeritet,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 31 janar, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3-kat\u00ebshe n\u00eb Kavaj\u00eb si dhe pasakt\u00ebsi t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75443,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[143,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Entela-Shedula.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Entela Shedula pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75442"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75442"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75442\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75444,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75442\/revisions\/75444"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}