{"id":75448,"date":"2020-01-30T14:23:48","date_gmt":"2020-01-30T13:23:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mosdeklarimi-i-nje-huaje-dhe-i-parave-cash-ndane-kpk-ne-per-gjyqtarin-astrit-kalaja\/2020\/01\/30\/"},"modified":"2023-04-07T04:37:22","modified_gmt":"2023-04-07T02:37:22","slug":"mosdeklarimi-i-nje-huaje-dhe-i-parave-cash-ndane-kpk-ne-per-gjyqtarin-astrit-kalaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mosdeklarimi-i-nje-huaje-dhe-i-parave-cash-ndane-kpk-ne-per-gjyqtarin-astrit-kalaja\/2020\/01\/30\/","title":{"rendered":"Mosdeklarimi i nj\u00eb huaje dhe i parave cash ndan\u00eb KPK-n\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Astrit Kalaja"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Astrit Kalaja u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb pasi dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs gjykuese i justifikuan mosdeklarimet e gjendjeve n\u00eb cash si pasakt\u00ebsi dhe nj\u00eb hua prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh si \u201cveprim juridiko-bankar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d. \u00a0N\u00eb pakic\u00eb, Bekteshi votoi pro shkarkimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66822\" aria-describedby=\"caption-attachment-66822\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4131.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66822\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4131-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66822\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66822\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit Shkod\u00ebr Astrit Kalaja, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Astrit Kalaja u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb 20 dhjetor 2019, pasi kryesuesi i trup\u00ebs, Olsi Komici dhe relatori Lulzim Hamitaj i justifikuan mosdeklarimet e gjendjeve cash si pasakt\u00ebsi dhe mospasqyrimin e nj\u00eb huaje prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh si \u201cveprim nd\u00ebrpersonal dhe juridiko-bankar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga dy koleg\u00ebt e saj, an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Brunilda Bekteshi k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtarit Kalaja, duke iu referuar vendimeve t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb rr\u00ebzon p\u00ebrdorimin e parave cash si burime, kur ato nuk jan\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Bekteshi kund\u00ebrshtoi gjithashtu vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs p\u00ebr huan\u00eb prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb kolaterali kredie. Bekteshi mban t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me koleg\u00ebt p\u00ebr kriteret e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i Komisionit rezultoi se p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 109.5 m2 dhe vler\u00eb 4.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009, Kalaja kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb kredi prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh. Kredia \u00ebsht\u00eb garantuar me hipotek\u00ebn e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, garanci e cila \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb depozit\u00eb prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb ark\u00ebtuar p\u00ebr llogari t\u00eb gjyqtarit nga shtetasi me inicialet Rr.P.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, nga llogaria e garancis\u00eb bankare \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2010 shuma prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe pas shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr edhe pjesa e mbetur prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton gjithashtu se gjyqtari Kalaja nuk e ka deklaruar marrjen e vler\u00ebs 3.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe as shlyerjen e saj ndaj shtetasit me inicialet Rr.P.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb trupin gjykues ka verifikuar marr\u00ebdh\u00ebnien e subjektit me shtetasin Rr.P dhe ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky i fundit kishte burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnien e shum\u00ebs 3.3 milion\u00eb lek\u00eb, shumica nuk e konsideron si nj\u00eb hua t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni konstaton se gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb veprimi nd\u00ebrpersonal dhe juridiko-bankar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ekzistojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt q\u00eb do ta b\u00ebnin at\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb,\u201d citohet n\u00eb vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs, ku shtohet se kjo rrethan\u00eb evidenton nj\u00eb p\u00ebrfitim indirekt nga Kalaja si edhe detyrimin e tij t\u00eb kthej\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici dhe Hamitaj \u00e7mojn\u00eb se ndon\u00ebse Kalaja duhej q\u00eb t\u00eb kishte deklaruar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij detyrimi financiar si edhe shuarjen e tij n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, nuk mund t\u00eb penalizohet me largimin nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se nisur nga rrethanat specifike, nga fakti q\u00eb veprimi financiar \u00ebsht\u00eb pasqyruar qart\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrshkrimin e veprimit bankar, mosdeklarimi i detyrimit n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb aplikimin e pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 61, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, thuhet n\u00eb vendim duke p\u00ebrjashtuar k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb e shkarkimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Brunilda Bekteshi vler\u00ebson ndryshe.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb disponuara gjat\u00eb hetimit, n\u00eb raport me parashtrimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb ndryshim nga shumica, ndaj mendim ndryshe, duke e kualifikuar veprimin e kryer nga shtetasi Rr. P. n\u00eb favor t\u00eb subjektit si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie \u2018huaje\u2019 dhe jo garanci hipotekore,\u201d argumenton Bekteshi.<\/p>\n<p>Ajo thekson se shuma 3.3 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur cash nga shtetasi Rr. P. n\u00eb llogari t\u00eb Kalas\u00eb, me p\u00ebrshkrimin \u201cderdhje n\u00eb llogari p\u00ebr shlyerje kredie\u201d dhe jo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjendje n\u00eb llogari apo q\u00eb t\u00eb ngurt\u00ebsohej si garanci p\u00ebr deri n\u00eb shlyerjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb kredis\u00eb. \u201cPra, q\u00ebllimi i derdhjes s\u00eb k\u00ebsaj shume, sikurse konstatohet nga veprimi bankar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shlyerje kredie,\u201d konstaton Bekteshi.<\/p>\n<p>Ajo shton se shtetasi Rr.P. nuk pasqyrohet me cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzanit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se shuma nuk ka mbetur e ngurt\u00ebsuar, por ajo \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga vet\u00eb gjyqtari Kalaja n\u00eb dat\u00ebn 8 qershor 2010, n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, koh\u00eb kur kredia bankare nuk ishte shlyer ende.<\/p>\n<p>Ajo thekson se humarrja legjitimohet edhe nga fakti se shlyerja e shum\u00ebs 1.3 milion\u00eb lek\u00ebve ndaj shtetasit Rr. P. vijoi deri n\u00eb vitin 2013, megjith\u00ebse vlera u t\u00ebrhoq nga gjyqtari Kalaja n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb veprimet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura tregojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e subjektit me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe me shtetasin Rr. P., duke derivuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje t\u00eb pranuar me veprimet e kryera, por t\u00eb paformalizuar n\u00eb nj\u00eb akt notarial,\u201d argumenton Bekteshi.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimi i gjendjes cash<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka shkaktuar ndasi n\u00eb argumentimin e trup\u00ebs gjykuese kan\u00eb qen\u00eb kursimet e padeklaruara n\u00eb cash. Sipas Komisionit, gjyqtari Kalaja ka rezultuar me munges\u00eb financiare prej 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh, pa konsideruar shum\u00ebn prej 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton faktin se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Nj\u00ebsia e Sh\u00ebrbimit Ligjor jan\u00eb p\u00ebrllogaritur vet\u00ebm shumat e deklaruara nga Kalaja si cash n\u00eb banes\u00eb, q\u00eb rridhnin nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Komici dhe Hamitaj i kan\u00eb gjetur bind\u00ebse shpjegimet e Kalas\u00eb se shumat 2 dhe 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequra prej llogaris\u00eb bankare n\u00eb vitin 2008, t\u00eb cilat ishin depozituar pas shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, nuk ishin pasqyruar prej tij si gjendje cash pasi ishin deklaruar rregullisht si t\u00eb ardhura vjetore n\u00eb vitin 2007 kur \u00ebsht\u00eb kryer shitja. Ata e konsiderojn\u00eb si pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2008, n\u00eb pjes\u00ebn e deklarimit cash, mosp\u00ebrfshirjen e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica arsyeton se n\u00eb rastin konkret mosp\u00ebrfshirja e vler\u00ebs 3.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte penalizim jo t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr Kalan\u00eb. \u201cDuke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, moskonsiderimi i vler\u00ebs 3.5 milion\u00eb lek\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb saj n\u00eb deklaratat vjetore, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb penalizim jo n\u00eb proporcion me gabimin\/mosp\u00ebrmbushjen e detyrimit formal nga subjekti, duke tejkaluar frym\u00ebn e ligjit nr. 84\/2016, q\u00eb synon nd\u00ebshkimin e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb pamjaftueshm\u00ebris\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb deklarimeve\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komici dhe Hamitaj shtojn\u00eb se mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve p\u00ebr gjendjet cash gjat\u00eb hetimit administrativ nuk mund t\u00eb sjellin shkarkimin e Kalas\u00eb. \u201cMosp\u00ebrputhjet midis deklarimeve p\u00ebr gjendjen cash me p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna nga subjekti n\u00eb pyet\u00ebsorin e dyt\u00eb, ndon\u00ebse rrjedhin nga nj\u00eb pasakt\u00ebsi p\u00ebrllogaritjesh dhe deklarimesh, apo p\u00ebrgjigjesh t\u00eb kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb vetvete shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr sa koh\u00eb: (i) n\u00ebp\u00ebrmjet tyre nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb tentuar apo t\u00eb jet\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb mbuloheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive shpenzime, t\u00eb cilat m\u00eb pas, nga analiza financiare do t\u00eb rezultonin me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme\u201d, citohet n\u00eb vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb, konstaton se Kalaja ka qen\u00eb i mir\u00ebnjohur me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb gjendjes cash. \u201cFakti q\u00eb subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb gjendjes cash t\u00eb ardhurat nga pagat t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, paga t\u00eb cilat t\u00ebrhiqen n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar dhe, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.500.000 lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequra nga sistemi bankar, do t\u00eb duhet t\u00eb ishin deklaruar si gjendje cash, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb deklarimi i sakt\u00eb dhe i v\u00ebrtet\u00eb dhe pranuar si i till\u00eb,\u201d vler\u00ebson ajo.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb prap\u00ebsimet e tij lidhur me gabime njer\u00ebzore t\u00eb b\u00ebra si pasoj\u00eb e kuptimit t\u00eb gabuar p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb deklaratave periodike vjetore p\u00ebr \u00e7do vit, nuk mund t\u00eb pranohej nga shumica, pasi tashm\u00eb ky vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar, hetuar dhe konsoliduar nga vendimmarrjet e Kolegjit t\u00eb Apelimit ku, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Komisioni orientohet se: p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen &#8230;t\u00eb mos prezumohet p\u00ebrdorimi nga subjektet i gjendjeve cash si burime p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarata periodike [&#8230;]\u201d, argumenton an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>Ajo identifikon n\u00eb vendim nj\u00eb tjet\u00ebr vler\u00eb t\u00eb balanc\u00ebs negative nga dy koleg\u00ebt e saj. Sipas Bekteshit, balanca negative e konstatuar n\u00eb rezultatet e hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.806.597 lek\u00eb dhe shton se kjo vler\u00eb mbetet e pandryshuar, pasi nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet shuma 3.5 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit si gjendje cash.<\/p>\n<p><strong>Mendimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb toke me sip\u00ebrfaqe 379 m2 dhe sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 60 m2, n\u00eb vler\u00ebn 1.800.000 n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013 n\u00eb Velipoj\u00eb, Kalaja ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, mosdeklarimi si gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012 i shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00ebrhequr po at\u00eb vit, mund t\u00eb shpjegohet n\u00eb dy m\u00ebnyra: ose q\u00eb Kalaja t\u00eb ket\u00eb shpenzuar t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn p\u00ebrpara dat\u00ebs 31 dhjetor2012, ose t\u00eb merret i mir\u00ebq\u00ebn\u00eb interpretimi i tij se nuk e ka konsideruar t\u00eb nevojshme deklarimin e k\u00ebsaj shume. Komici dhe Hamitaj vler\u00ebsojn\u00eb m\u00eb bind\u00ebs variantit e dyt\u00eb, duke u bazuar edhe n\u00eb stilin e jet\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Kalaja.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00eb analiz\u00eb logjike dhe vler\u00ebsim i p\u00ebrbashk\u00ebt i rrethanave q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb fakt dhe i shpjegimeve t\u00eb subjektit, Komisioni vler\u00ebson se ndon\u00ebse teorikisht \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm varianti i par\u00eb \u2013 i shpenzimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebs prej 2.000.000 lek\u00ebsh p\u00ebrpara dat\u00ebs 31.12.2012 \u2013 rezulton m\u00eb pak bind\u00ebs se i dyti. Kjo p\u00ebr dy fakte t\u00eb provuara: nga nj\u00ebra an\u00eb subjekti nuk ka paraqitur nj\u00eb stil jetese n\u00eb nivel kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shpenzimeve jetike vjetore, p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb shpenzim vet\u00ebm brenda disa muajve (t\u00eb vitit 2012) dhe nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb hipotizimin e shpenzimit t\u00eb k\u00ebsaj shume p\u00ebr ndonj\u00eb tjet\u00ebr arsye,\u201d citohet n\u00eb vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata e cil\u00ebsojn\u00eb si kontradiktore dhe arsyetim jo logjik, q\u00eb Kalaja t\u00eb kursente nga pagat shum\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2012 dhe nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb segmenti kohor edhe m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb shpenzonte shum\u00ebn prej 2 milion\u00eb lek\u00eb. Komici dhe Hamitaj konkludojn\u00eb se gjyqtari Kalaja nuk mund t\u00eb shkarkohet p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb e gjendjes cash.<\/p>\n<p>N\u00eb ndryshim nga mendimi i shumic\u00ebs, e cila merr n\u00eb konsiderat\u00eb ekzistenc\u00ebn e gjendjes cash n\u00eb vitin 2012 t\u00eb padeklaruar nga Kalaja, si rezultat i t\u00ebrheqjes s\u00eb kredis\u00eb s\u00eb disbursuar n\u00eb vitin 2011, Bekteshi mban t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e gjendjes cash si n\u00eb rastin e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 109.5 m2 n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb subjekti nuk e ka deklaruar sakt\u00ebsisht gjendjen cash n\u00eb fund t\u00eb vitit, nuk mund t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb apo t\u00eb prezumohet ajo \u00e7\u2019ka ka pretenduar dhe ka deklaruar p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb rregulluar pamund\u00ebsit\u00eb e tij financiare n\u00eb vitet e konstatuara nga Komisioni,\u201d argumenton Bekteshi.<\/p>\n<p>Ajo thekson se ve\u00e7 pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve, ka mosp\u00ebrputhje edhe n\u00eb vet\u00eb prap\u00ebsimet e Kalas\u00eb lidhur me gjendjet financiare n\u00eb vitet 2008 dhe 2009.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Bekteshi e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e shumic\u00ebs p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Kalaja. \u201cLidhur me kontrollin e pasuris\u00eb, un\u00eb, si an\u00ebtar n\u00eb pakic\u00eb\/kund\u00ebr, vler\u00ebsoj se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk duhet t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, duke mos arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u2026,\u201d argumenton Bekteshi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Astrit Kalaja u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb pasi dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs gjykuese i justifikuan mosdeklarimet e gjendjeve n\u00eb cash si pasakt\u00ebsi dhe nj\u00eb hua prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh si \u201cveprim juridiko-bankar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d. \u00a0N\u00eb pakic\u00eb, Bekteshi votoi pro shkarkimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75449,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[144,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4131.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Shkod\u00ebr Astrit Kalaja, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75448"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75448"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75448\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75450,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75448\/revisions\/75450"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}