{"id":75460,"date":"2020-01-27T18:10:33","date_gmt":"2020-01-27T17:10:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-heton-shortet-e-prokurorit-martini-gjate-drejtimit-te-prokurorise-se-shkodres\/2020\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:38:22","modified_gmt":"2023-04-07T02:38:22","slug":"kpk-heton-shortet-e-prokurorit-martini-gjate-drejtimit-te-prokurorise-se-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-heton-shortet-e-prokurorit-martini-gjate-drejtimit-te-prokurorise-se-shkodres\/2020\/01\/27\/","title":{"rendered":"KPK heton shortet e prokurorit Martini gjat\u00eb drejtimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore me prokurorin Anton Martini, t\u00eb fokusuar kryesisht mbi nj\u00eb denoncim p\u00ebr procedurat e shortimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr 7 muajt q\u00eb ai drejtoi Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67622\" aria-describedby=\"caption-attachment-67622\" style=\"width: 588px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anton-Martini.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-67622 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anton-Martini-588x400.jpg\" alt=\"\" width=\"588\" height=\"400\" data-id=\"67622\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67622\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini, i cili kandidon p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb SPAK gjat\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb dyt\u00eb me KPK-n\u00eb. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore ndaj prokurorit Anton Martini, pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimeve prej nj\u00eb denoncimi mbi shortimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte drejtues.<\/p>\n<p>Sipas denoncimit, Martini kishte riorganizuar pun\u00ebn n\u00eb prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe m\u00eb pas kishte ndar\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke ua hequr disa prokuror\u00ebve dhe vendosur t\u00eb tjer\u00eb pa respektuar procedurat e shortimit. N\u00eb nj\u00eb rast, ai akuzohej se kishte pranuar dor\u00ebheqjen e nj\u00eb prokurori nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe kishte b\u00ebr\u00eb caktimin e nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Martini po hetohet nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Genta Tafa Bungo, Etleda \u00c7iftja dhe Pamela Qirko dhe v\u00ebzhgues i ONM-s\u00eb, Hans Kijlstra. Qirko b\u00ebri nj\u00eb relatim t\u00eb denoncimit dhe gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb, pasi kishte rihapur hetimet mbi k\u00ebt\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb dukje se pas em\u00ebrimit t\u00eb Martinit si drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, subjekti kishte b\u00ebr\u00eb rishp\u00ebrndarjen e 56 \u00e7\u00ebshtjeve. Qirko theksoi gjithashtu se n\u00eb disa shorte ishte v\u00ebrejtur q\u00eb nga 30 dosje, 12 i ishin caktuar vet\u00ebm nj\u00eb prokurori. Qirko citoi po ashtu edhe disa raste t\u00eb ngjashme, nd\u00ebrsa tha se Martinit i ishin k\u00ebrkuar sqarime mbi k\u00ebto vendimarrje.<\/p>\n<p>Prokurori Anton Martini dha nj\u00eb panoram\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb shortimit. Ai tha se kishte marr\u00eb pa d\u00ebshir\u00ebn e tij detyr\u00ebn e drejtuesit, pasi \u201ckishte pasur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb hetim n\u00eb Tiran\u00eb\u201d dhe se kishte gjetur probleme t\u00eb organizimit n\u00eb prokurorin\u00eb ku ishte d\u00ebrguar.<\/p>\n<p>\u201cGjeta nj\u00eb prokurori q\u00eb kishte humbur besimin te qytetar\u00ebt dhe institucionet me t\u00eb cilat duhej t\u00eb punonte,\u201d tha Martini, duke shtuar se kishte pasur informacion edhe p\u00ebr kontakte t\u00eb prokuror\u00ebve me eksponent\u00eb t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb vuri n\u00eb dukje se urdhri i riorganizimit kishte qen\u00eb thuajse i detyruar nga trasferimi i 3 prokuror\u00ebve prej Shkodr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrndryshe nga KPK, Martini \u00a0tha se p\u00ebr shkak t\u00eb riorganizmit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pun\u00ebn ishin rindar\u00eb jo 56 \u00e7\u00ebshtje, poe mbi 260 \u00e7\u00ebshtje. Ai lexoi konkretisht nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shorteve, e cila linte t\u00eb kuptohej p\u00ebr nj\u00eb ndarje propocionale.<\/p>\n<p>Martini tha se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, nj\u00eb prokurore e sapoardhur nga La\u00e7i n\u00eb Shkod\u00ebr dhe q\u00eb nuk kishte \u00e7\u00ebshtje, mori p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb shortim rreth 9 dosje. Ai tha se kjo u b\u00eb pasi dy koleg\u00ebt e saj kishin tashm\u00eb nga 150 procedime penale.<\/p>\n<p>Martini shpjegoi me detaje se si ishte b\u00ebr\u00eb ndarja brenda prokuroris\u00eb dhe vuri n\u00eb dukje se shortet hidheshin nga drejtuesit e seksioneve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr procedurat e ndjekura n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb prokurori p\u00ebr t\u00eb cilin ishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimi nga \u00e7\u00ebshtja prej dy t\u00eb pandehurve dhe pasi prokurori vet\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb dor\u00ebhiqej nga \u00e7\u00ebshtja, Martini pranoi se kishte caktuar z\u00ebvend\u00ebsuesin pa short. Ai tha se ligji nuk ia ndalonte k\u00ebt\u00eb caktim dhe se ishte n\u00eb frym\u00ebn e ligjit q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla, t\u2019i lejohej drejtuesit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur prokurorin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ishte e vonuar t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej sa m\u00eb drejt nga prokuroria. Martini tha se \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb faz\u00eb gjykimi dhe se nuk e dinte se \u00e7far\u00eb ishte vendosur.<\/p>\n<p>Martini p\u00ebrmendi disa her\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs se ai nuk kishte pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkonte n\u00eb Shkod\u00ebr dhe vendimi kishte qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm. Ai tha se ajo kishte qen\u00eb eksperienca e tij e par\u00eb si drejtues, nd\u00ebrsa shpjegoi se pasi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb denoncimit nga KPK, kishte k\u00ebrkuar vet\u00eb informacion t\u00eb detajuar p\u00ebr shortet n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, duke paraqitur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se sa kishte marr\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se Prokuroria e Shkodr\u00ebs n\u00eb 7 muaj q\u00eb u drejtua prej tij hetoi disa dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, rihapi disa hetime dhe p\u00ebrdori metoda proaktive q\u00eb nuk ishin p\u00ebrdorur m\u00eb her\u00ebt. Martini p\u00ebrmendi nd\u00ebr t\u00eb tjera hetimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb fajdeve dhe vuri n\u00eb dukje se disa nga hetimet i kishin kaluar p\u00ebr kompetenc\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Martini iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh nga tre an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kryesisht mbi procedurat e shortit dhe hap\u00ebsir\u00ebn ligjore q\u00eb drejtuesi kishte p\u00ebr t\u00eb caktuar prokuror\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb kaluar, relatorja Qirko vuri n\u00eb dukje se atij nuk i ishin gjetur probleme t\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa edhe pse u tha se i ishin d\u00ebrguar pyetje sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb profesionalizmit, nuk u b\u00ebn\u00eb me dije se cilat ishin \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ishte k\u00ebrkuar shpjegim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, Martini u p\u00ebrball me disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb dilnin kryesisht nga m\u00ebnyra se si ai kishte paguar k\u00ebstet p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Tiran\u00eb dhe po ashtu disa dhurime nga v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Martini dha shpjegime mbi afatet kohore t\u00eb trasferimit t\u00eb k\u00ebsteve dhe po ashtu edhe shpjegime mbi burimin e shumave t\u00eb kursyera. Ai shpjegoi se mungesat e v\u00ebrejtura nga analiza financiare p\u00ebr disa vite kishin lidhje me mosllogaritjen e sakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna si prokuror dhe pretendoi se kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave nga v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, Martini k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Njoftimi i vendimit u la m\u00eb 29 janar, ora 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore me prokurorin Anton Martini, t\u00eb fokusuar kryesisht mbi nj\u00eb denoncim p\u00ebr procedurat e shortimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr 7 muajt q\u00eb ai drejtoi Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75461,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,258],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anton-Martini.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini, i cili kandidon p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb SPAK gjat\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb dyt\u00eb me KPK-n\u00eb. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75460"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75460"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75462,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75460\/revisions\/75462"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}