{"id":75463,"date":"2020-01-27T17:15:38","date_gmt":"2020-01-27T16:15:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-dritan-banushi-perballet-me-vetingun\/2020\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:38:32","modified_gmt":"2023-04-07T02:38:32","slug":"gjyqtari-dritan-banushi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-dritan-banushi-perballet-me-vetingun\/2020\/01\/27\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Dritan Banushi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Banushi u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 janar me procesin e vetingut n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67615\" aria-describedby=\"caption-attachment-67615\" style=\"width: 506px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Banushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67615\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Banushi-506x400.jpg\" alt=\"\" width=\"506\" height=\"400\" data-id=\"67615\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67615\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Baushi, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, me 27.01.2020 | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e Banushit p\u00ebrb\u00ebhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm, Hans Klijstra.<\/p>\n<p>Dritan Banushi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe p\u00ebrgjat\u00eb gati tre dekadave ka punuar si gjyqtar i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe Apelit Gjirokast\u00ebr. N\u00eb vitin 2014 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Suela Zhegu tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi p\u00ebr Banushin ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb \u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh me pasurit\u00eb e patundshme t\u00eb gjyqtarit, burimet financiare t\u00eb personave t\u00eb lidhur si dhe nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb analiz\u00ebn financiare me vler\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Banushi u vler\u00ebsuar pozitivish p\u00ebr sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme, v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve p\u00ebr personat e lidhur dhe duke paraqitur nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb p\u00ebrpiluar nga nj\u00eb ekspert i jasht\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb bilancin negativ t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi disa probleme lidhur me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai i gjyqtarit Banushi, nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshortja e tij, si edhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin 85.5 m2 t\u00eb bler\u00eb nga babai i Banushit n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, relatorja Zhegu tha se kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar verifikimit p\u00ebr shkak se gjyqtari e posedon q\u00eb prej vitit 2005.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb vler\u00ebsuar si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d, shpjegoi Zhegu.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, duket se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb i p\u00ebrfunduar dhe jo n\u00eb gjendje karabina ashtu si \u00ebsht\u00eb deklaruar nga gjyqtari Banushi. Gjithashtu, Zhegu theksoi se dukej se kjo pasuri nuk ishte bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Pasi shprehu vler\u00ebsimin\u00a0 tij p\u00ebr hetimin administrative t\u00eb KPK duke e konsideruar gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe korrekt, Banushi theksoi se kishte qen\u00eb mjaft i sinqert\u00eb dhe i ndersh\u00ebm n\u00eb ato \u00e7ka kishte deklaruar.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtetohet se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb karabina. Kam qen\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe i q\u00ebndroj atij deklarimi edhe sot. Pavar\u00ebsisht se ka nj\u00eb akt kolaudimi, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb banes\u00eb me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb, por me karabina\u201d, deklaroi Banushi para trup\u00ebs s\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kjo gj\u00eb provohej edhe me hyrjen p\u00ebrball\u00eb apartamentit t\u00eb babait t\u00eb tij q\u00eb ishte ende karabina.<\/p>\n<p>\u201cJu kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion fotografi q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb karabina. Por, edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ka akt kolaudimi\u201d, tha Banushi.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe vlera reale e apartamentit ishte 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam paraqitur edhe kontrata t\u00eb tjera t\u00eb atyre dit\u00ebve ku p\u00ebrcaktohet e nj\u00ebjta vler\u00eb shitje. Edhe pse apartamentin p\u00ebrball\u00eb e kan\u00eb pasur pronar\u00ebt e tok\u00ebs, ata e kan\u00eb shitur p\u00ebr 800 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, theksoi Banushi dhe shpjegoi m\u00eb tej se punimet e brendshme ishin kryer nga bler\u00ebsit dhe jo nga firma nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se prind\u00ebrit e tij kishin pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti pasi kishin qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen pasi nuk jan\u00eb tatuar, t\u00eb ardhurat e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme,\u201d tha gjyqtari.<\/p>\n<p>Ai shtoi se prind\u00ebrit e tij kishin sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7ka p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebr ti shkolluar. Banushi shpjegoi se n\u00eb vitin 2003 babai ishte s\u00ebmur\u00eb dhe kishte shitur 100 krer\u00eb bag\u00ebti duke siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit karabina n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tregoi se\u00a0 k\u00ebt\u00eb vit n\u00ebna kishte dal\u00eb n\u00eb pension, nd\u00ebrsa babai pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe duke qen\u00eb se nga t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia e blegtoria mbulonin thuajse t\u00eb gjitha nevojat e tyre mund t\u00eb kursenin t\u00eb ardhurat nga pensioni q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb investuar n\u00eb punimet e pjes\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Valbona Sanxhaktari u ndal tek gjetjet e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ajo tha se edhe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshihej vlera 1 milion lek\u00eb e punimeve t\u00eb brendshme, vlera totale e apartamentit shkonte 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ishte s\u00ebrish m\u00eb e ul\u00ebt nga kostoja mesatare e p\u00ebrllogaritur nga Komisioni p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb personit t\u00eb lidhur, ajo shtoi se bujqit ishin p\u00ebrjashtuar nga tatimi pik\u00ebrisht p\u00ebr faktin se shteti kishte konsideruar se kishin mund\u00ebsi minimaliste.<\/p>\n<p>Konstatimeve t\u00eb Sanxhaktarit Banushi ju p\u00ebrgjigj se babai i tij kishte punuar si murator para viteve \u201990 dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb punimeve i kishte kryer vet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai tha se pavar\u00ebsisht se nuk mund t\u00eb evidentoheshin zyrtarisht t\u00eb ardhurat, kishte sjell\u00eb para Komisionit nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb kryer nga nj\u00eb ekspert kontab\u00ebl i pajtuar prej tij, prej nga rezultonte se prind\u00ebrit kishin pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e investimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 67 m2 + shtes\u00eb 13 m2, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes e trash\u00ebguar nga babai i saj n\u00eb vitin 2016, Komisioni identifikon mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve me dokumentacionin e siguruar gjat\u00eb hetimit administrative lidhur me shtes\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, gjyqtari Banushi shpjegoi se bashk\u00ebshortja e tij e kishte p\u00ebrfituar apartamentin dhe shtes\u00ebn an\u00ebsore n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb nga i ati.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb ve\u00e7ohej shtesa ku lejen n\u00eb 2005 e ka marr\u00eb babai i ndjer\u00eb i bashk\u00ebshortes. Punimet vazhduan deri n\u00eb vitin 2010 dhe mbeti pa p\u00ebrfunduar shtrimi me pllaka. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se i ndjeri nuk mund t\u00eb ishte pronari i shtes\u00ebs\u201d, shpjegoi Banushi.<\/p>\n<p>Ai vijoi se kishte siguruar nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb nj\u00eb prej pronar\u00ebve t\u00eb shtes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cFakti se nuk e ka regjistruar dot, nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka qen\u00eb pronar. Pron\u00ebsin\u00eb e ka fituar q\u00eb n\u00eb gjall\u00ebrin\u00eb e tij, me punimet e kryera para vitit 2012\u201d, theksoi Banushi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr deklarat\u00ebn time se shtesa \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfunduar jam nisur se nuk ishin p\u00ebrfunduar punimet e brendshme dhe nuk ishte regjistruar\u201d, p\u00ebrfundoi Banushi .<\/p>\n<p>Komisioni identifikon pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dy depozita n\u00eb Bank\u00ebn Amerikane t\u00eb Investimeve, nj\u00ebra e krijuar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu tha se nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016 ka nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhu m k\u00ebto balanca negative, gjyqtari Banushi tha se kishte kryer nj\u00eb analiz\u00eb tjet\u00ebr financiare me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb eksperti kontab\u00ebl, sipas t\u00eb cil\u00ebs rezultonte pa mungesa burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet e pretenduara nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr vitin 2013 mendoj se balnaca negative nuk egziston\u201d, theksoi Banushi. Ai shpjegoi se shpenzimet q\u00eb ishin faturuar bazuar n\u00eb TIMS nuk q\u00ebndronin pasi sipas tij kishte v\u00ebrtetuar se hyrje-daljet n\u00eb Kakavij\u00eb e Kapshtic\u00eb ishin kryer p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKam shkuar p\u00ebr t\u00eb zhvilluar gjyqe n\u00eb Apelin e Kor\u00e7\u00ebs dhe p\u00ebr shkak se rruga ishte m\u00eb e mir\u00eb dhe koha ishte e keqe, p\u00ebr sigurin\u00eb e jet\u00ebve tona kemi zgjedhur t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet territorit t\u00eb Greqis\u00eb. Kjo v\u00ebrtetohet se kam qen\u00eb I pranish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e seancave gjyq\u00ebsore n\u00eb Apelin e Kor\u00e7\u00ebs\u201d, pohoi Banushi.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb shpenzim p\u00ebr k\u00ebto udh\u00ebtime, pasi dhe karburanti paguhej nga Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm nj\u00eb dalje kur kam shkuar me pushime n\u00eb Turqi duhet t\u00eb vler\u00ebsohen nga Komisioni,\u201d k\u00ebrkoi Banushi.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se prind\u00ebrit e tij kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pagimin e vler\u00ebs 219 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn verore t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe se kjo shum\u00eb nuk duhej ti faturohej atij.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr vitin 2014 Banushi tha se dy udh\u00ebtime n\u00eb Greqi kan\u00eb qen\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb. Ai u ndal edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionit p\u00ebr shpenzimet e tij p\u00ebr arredimin\u00a0 e apartamentit nga viti 2007 deri n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 15 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Banushi tha se Komisioni i kishte ndar\u00eb shpenzimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale p\u00ebr \u00e7do vit, por, sipas tij shpenzimet kishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb viteve 2007-2010.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Komisioni kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve p\u00ebr vajz\u00ebn e tij gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb shkoll\u00eb. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur edhe shpenzimi p\u00ebr jetes\u00ebn e saj n\u00eb Tiran\u00eb, edhe si an\u00ebtare e familjes n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb hiqeshin shpenzimet si an\u00ebtare e familjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Banushi tha se edhe p\u00ebr vitet 2015 dhe 2016 jan\u00eb p\u00ebrllogaritur udh\u00ebtimet p\u00ebr n\u00eb Apelin e Kor\u00e7\u00ebs dhe se shpenzimet e vajz\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrllogaritur dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk u evidentuan probleme p\u00ebr burimin e nj\u00eb depozite t\u00eb krijuar n\u00eb Alpha Bank t\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb blerjen e nj\u00eb autovetur\u00eb tip Audi n\u00eb vitin 2007 n\u00eb vler\u00ebn 3800 euro + dogan\u00ebn dhe nj\u00eb gjendje cash 5000 USD n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Zhegu tha se nuk jan\u00eb gjetur\u00a0 munges\u00eb burimesh financiare edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogarie kursimi p\u00ebr vajz\u00ebn n\u00eb bank\u00ebn \u2018Intesa Sanpaolo\u2019 n\u00eb vler\u00ebn 6900 euro t\u00eb krijuar nga pak\u00ebsimi i gjendjes \u2018cash\u2019 n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn 3900 euro dhe dhurimi i 3000 eurove nga v\u00ebllai i gjyqtarit. Komisioni ka hetuar p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb dhurat\u00ebs 3000 euro nga i v\u00ebllai, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb siguruara nga puna e tij n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dritan Banushi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin. Relatorja Zhegu pohoi se Banushi ka aft\u00ebsi p\u00ebr integrimin dhe zbatimit e ligjit, si edhe aft\u00ebsi organizative. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 14 denoncime nga publiku nuk e kan\u00eb c\u00ebnuar profesionalizmin dhe figur\u00ebn e gjyqtarit Dritan Banushi, pasi Komisioni nuk ka gjetur probleme thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 28 janar, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Banushi u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 janar me procesin e vetingut n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75464,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[764,214,107,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Banushi.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Dritan Baushi, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, me 27.01.2020 | Foto : Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75463"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75463"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75463\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75465,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75463\/revisions\/75465"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}