{"id":75466,"date":"2020-01-27T15:46:07","date_gmt":"2020-01-27T14:46:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontrata-fiktive-penalizoi-ne-veting-gjyqtarin-arjan-balliu\/2020\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:38:37","modified_gmt":"2023-04-07T02:38:37","slug":"kontrata-fiktive-penalizoi-ne-veting-gjyqtarin-arjan-balliu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontrata-fiktive-penalizoi-ne-veting-gjyqtarin-arjan-balliu\/2020\/01\/27\/","title":{"rendered":"Kontrata fiktive penalizoi n\u00eb veting gjyqtarin Arjan Balliu"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni vler\u00ebsoi se gjyqtari i apelit t\u00eb Durr\u00ebsit ka kryer shitje fiktive t\u00eb nj\u00eb apartamenti te vjerra e tij me synimin e justifikimit t\u00eb parave p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine luksoze. Ai gjithashtu u penalizua edhe nga fakti se nuk ishte t\u00ebrhequr nga pozicioni i relatorit n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me pal\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi me t\u00eb cil\u00ebn kishte marr\u00ebdh\u00ebnie financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65736\" aria-describedby=\"caption-attachment-65736\" style=\"width: 495px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-2577.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65736\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-2577-495x400.jpg\" alt=\"\" width=\"495\" height=\"400\" data-id=\"65736\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65736\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arjan Balliu duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 18 n\u00ebntor 2019 pasi komisioni v\u00ebrejti nj\u00eb rast kontrate t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar shuma parash me burime jo t\u00eb ligjshme nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast rezultoi se mori pjes\u00eb n\u00eb gjyq n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Vendimi i plot\u00eb i publikuar s\u00eb fundmi nga KPK tregon detajet e hetimit administrativ q\u00eb solli shkarkimin e tij pas nj\u00eb gjykimi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK p\u00ebrb\u00ebhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga Xhensila Pine kryesuese, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari, an\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK t\u00eb zbardhur s\u00eb fundmi, thuhet se p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2016 \u00ebsht\u00eb evidentuar munges\u00eb e burimeve financiare t\u00eb gjyqtarit Balliu p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn totale 11 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni shpjegon se n\u00eb analiz\u00eb financiare nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i tyre.<\/p>\n<p>Gjetjet e konstatuara n\u00eb raportin e Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit Balliu jan\u00eb evidentuar edhe nga KPK e cila ka identifikuar edhe m\u00eb shum\u00eb probleme gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Arjan Balliu e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs deri n\u00eb vitin 2000. M\u00eb pas, ai ka punuar si drejtor i Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe ka ushtruar profesionin e avokatit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Balliu \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2013 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajti deri n\u00eb shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Kontrat\u00eb fiktive p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet financiare<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ, KPK ka gjetur se gjyqtari Balliu ka kryer nj\u00eb akt-shitje t\u00eb nj\u00eb apartamenti me vjehrr\u00ebn e tij me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb justifikonte burimin e krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme dhe deklarim t\u00eb pasakt\u00eb edhe n\u00eb blerjen e k\u00ebtij apartamenti 1+1+aneks, me sip\u00ebrfaqe 70.8 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2001, p\u00ebr vler\u00ebn 28 mij\u00eb USD, s\u00eb bashku me nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 12.5 m2. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Balliu ka pasqyruar si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat nga paga dhe kursimet e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim sqarohet se Komisioni, ashtu si edhe ILDKPKI kan\u00eb konstatuar munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme lidhur me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve; fshehje n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb dhurimit t\u00eb shum\u00ebs prej 15 mij\u00eb USD nga vjehrri; deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe kryerjen e nj\u00eb kontrate fiktive p\u00ebr shitjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2012 vjehrr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb me q\u00ebllim krijimin e burimeve financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi\u201d n\u00eb vler\u00ebn 25.000 euro. Tjet\u00ebr problem i identifikuar \u00ebsht\u00eb edhe mospasqyrimi i garazhit me sip\u00ebrfaqe 12.5 m2, i cili ndodhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, megjith\u00ebse Balliu deklaron se ka shitur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2012, ai e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting si pasuri n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij me pjes\u00eb takuese 100 %.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2003, ka deklaruar se vjehrri i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb USD p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe gjat\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar se babai i tij ka kontribuar me vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, nga subjekti jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore lidhur me burimin financiar p\u00ebr p\u00ebrballimin e nj\u00eb pjese p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012 gjyqtari Balliu nuk e ka deklaruar shum\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb pretenduar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit. Gjithashtu nuk ka dokumentuar burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr vlerat e deklaruara si t\u00eb dh\u00ebna nga babai e nga vjehrri, si edhe shum\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb nga vjehrra s\u00eb tij dhe kalimin e k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Fillimisht KPK, ka konkluduar se Balliu nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebn -4.592.074 lek\u00eb. Por, pasi ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dokumentet shtes\u00eb t\u00eb sjella prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, lidhur me t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes, KPK e ka ndryshuar analiz\u00ebn financiare duke konkluduar n\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn minus 3.140.103 lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se kontrata e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si fiktive, Komisioni konstaton munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cAudi A3\u201d po at\u00eb vit, n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro. Komisioni evidenton se Balliu nuk ka pasqyruar se sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga pagat dhe sa nga shitja e apartamentit t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare, ka rezultuar se Balliu nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e mjetit \u201cAudi A3\u201d n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2012. \u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit nuk dispononte burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb automjet. Bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare rezultoi se subjekti ka pasur pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2012, n\u00eb vler\u00ebn -3.295.750 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Konflikt interesi<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi administrativ ka identifikuar nj\u00eb rast kur Balliu ka gjykuar \u00e7\u00ebshtjen e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb prej nga kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament. Komisioni konstaton konflikt interesi dhe blerjen n\u00ebn vler\u00ebn e tregut t\u00eb nj\u00eb apartamenti 1+1 me sip\u00ebrfaqe 70 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb 22 tetor 2007 p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2015. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Balliu ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00ebn se Balliu \u00ebsht\u00eb trajtuar me \u00e7mim preferencial, ose nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera e sakt\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2009 ai e ka pasqyruar 2.9 milion\u00eb vler\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb gjetur se, edhe pse si burim krijimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna si avokat, Balliu e ka nisur k\u00ebt\u00eb profesion n\u00eb dat\u00ebn 10 tetor 2007, vet\u00ebm disa dit\u00eb para se ta porosiste apartamentin.<\/p>\n<p>\u201cNuk rezultojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb p\u00ebrfituara nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 2.000.000 lek\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb edhe vler\u00ebn e arredimit prej 900.000 lek\u00ebsh, t\u00eb deklaruar n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit. Bazuar n\u00eb konfirmimin e drejtoris\u00eb s\u00eb tatim-taksave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin 2007, nuk rezultojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga ushtrimi i funksionit t\u00eb avokatit, si dhe as pagimi i detyrimeve ligjore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vit buxhetor\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej identifikohet edhe konflikti i interesit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cP.G.\u201d sh.p.k. q\u00eb i ka shitur Balliut k\u00ebt\u00eb apartament. Sipas KPK ka rezultuar se Balliu ka qen\u00eb relator n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Durr\u00ebs, ku shtetasi A.Gj., ortak dhe administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cA.B.\u201d dhe personi i cili ka lidhur kontrat\u00ebn e porosis\u00eb me gjyqtarin p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti si dhe likuidues i shoq\u00ebris\u00eb \u201cP.G.\u201d, ka qen\u00eb pal\u00eb e akuzuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Balliu nuk e paraqitur dor\u00ebheqjen nga kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se pavar\u00ebsisht se akuza p\u00ebr administratorin e firm\u00ebs nd\u00ebrtuese ka qen\u00eb nd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm, vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ka qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shtetasit A.Gj..<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00eb dukje, subjekti ka qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar si relator \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit A.Gj., i cili ka qen\u00eb pal\u00eb shit\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn e lidhur p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb n\u00eb vler\u00ebn preferenciale prej 2.000.000 lek\u00ebsh\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bashk\u00ebshortja e Balliut ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen kur ka pasur n\u00eb shqyrtim nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile ku kjo shoq\u00ebri ishte pal\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb evidenton KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, \u00ebsht\u00eb fakti se bashk\u00ebshortja e Balliut, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deklarueses m\u00eb vete si gjyqtare, nuk e ka pasqyruar n\u00eb vitin 2007 blerjen e k\u00ebtij apartamenti. N\u00eb p\u00ebrfundim, nga analiza financiare ka rezultuar se Balliu ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn -1.625.000 lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 123 m2, n\u00eb Kavaj\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2007. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri Balliu ka deklaruar se e ka p\u00ebrfituar nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortes, si ish-pronare e truallit. Por Komisioni ngre dyshime se deklarimi ka qen\u00eb i pasakt\u00eb me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore, pasi apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja e Balliut n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, bashk\u00ebshortja e Balliut ka vepruar si pronare e truallit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebtij apartamenti, n\u00eb kund\u00ebrshtim me situat\u00ebn ligjore t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Komisioni shton se p\u00ebrfitimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i k\u00ebsaj pasurie nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Balliu duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet p\u00ebr fitimin e pron\u00ebsis\u00eb, pasi nuk ka qen\u00eb ajo pronare e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pasuria n\u00eb fjal\u00eb, por n\u00ebna e saj. \u201cKalimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb apartamentit direkt te bashk\u00ebshortja e subjektit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e Kodit Civil dhe legjislacionit n\u00eb fuqi, si dhe me k\u00ebto veprime t\u00eb kryera jan\u00eb shmangur detyrimet financiare p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb buxhetin e shtetit\u201d, evidenton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konkludon se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb kjo pasuri t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar nga shk\u00ebmbimi i truallit, por sipas kontrat\u00ebs me an\u00eb t\u00eb blerjes n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka gjetur se vjehrra e Balliut nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb investim n\u00eb Bono Thesari n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 24 qershor 2004 \u2013 24 dhjetor 2007. Deklarimet e Balliut se burimi i k\u00ebtij investimi ishin kursimet familjare n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe po aq para t\u00eb depozituara nga ish-vjehrri nuk kan\u00eb qen\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr Komisionin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se gjysma e vler\u00ebs s\u00eb investuar n\u00eb Bono Thesari nuk figuron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit t\u00eb Balliut dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb ai t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb depozituar shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se n\u00eb vitin 2004, Balliu ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 2.705.114 lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb identifikuar edhe p\u00ebr nj\u00eb gjendje <em>cash<\/em> n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari Balliu ka deklaruar si burim krijimi kursimet familjare dhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit 1+1+aneks n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni konstaton q\u00ebndrime kontradiktore t\u00eb vet\u00eb subjektit, pasi Balliu n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2014 ka pasqyruar gjendje <em>cash<\/em> n\u00eb vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit pasardh\u00ebs 2015, ka sh\u00ebnuar pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes <em>cash<\/em> n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e madhe se gjendja e kursyer.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni vler\u00ebsoi se gjyqtari i apelit t\u00eb Durr\u00ebsit ka kryer shitje fiktive t\u00eb nj\u00eb apartamenti te vjerra e tij me synimin e justifikimit t\u00eb parave p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine luksoze. Ai gjithashtu u penalizua edhe nga fakti se nuk ishte t\u00ebrhequr nga pozicioni i relatorit n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me pal\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75467,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[306,116,118,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-2577.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arjan Balliu duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75466"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75466"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75466\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75468,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75466\/revisions\/75468"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}