{"id":75469,"date":"2020-01-27T15:01:21","date_gmt":"2020-01-27T14:01:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/transaksionet-me-nenen-dhe-baxhanakun-penalizuan-gjyqtarin-arben-vrioni\/2020\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:38:44","modified_gmt":"2023-04-07T02:38:44","slug":"transaksionet-me-nenen-dhe-baxhanakun-penalizuan-gjyqtarin-arben-vrioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/transaksionet-me-nenen-dhe-baxhanakun-penalizuan-gjyqtarin-arben-vrioni\/2020\/01\/27\/","title":{"rendered":"Transaksionet me n\u00ebn\u00ebn dhe baxhanakun penalizuan gjyqtarin Arben Vrioni"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mori veprimesh financiare dhe kontratash u gjet\u00ebn nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si\u00a0 kontradiktore me vet\u00eb deklarimet e gjyqtarit Arben Vrioni, i cili rezultoi me bilanc negativ prej 6.5 milion lek\u00ebsh pas hetimii nga KPK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67599\" aria-describedby=\"caption-attachment-67599\" style=\"width: 553px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191120_150909_201119033-3_mZb72q1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67599\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191120_150909_201119033-3_mZb72q1-553x400.jpg\" alt=\"\" width=\"553\" height=\"400\" data-id=\"67599\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67599\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Arben Vrioni, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Deklarimet kontradiktore q\u00eb binin ndesh me dokumentacionin e siguruar gjat\u00eb hetimit prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, rezultuan shkarkuese p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Arben Vrioni.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi nga KPK rezulton se Vrioni nuk arriti t\u00eb justifikonte mbi 6.5 milion lek\u00eb investime dhe pasuri, nd\u00ebrsa p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb shpjeguar disa transaksione e fut\u00ebn at\u00eb n\u00eb telashe t\u00eb tjera. Trupa q\u00eb gjykoi rastin vendosi t\u00eb shkarkonte gjyqtarin duke arsyetuar se ai kishte &#8220;munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme&#8221; dhe kishte b\u00ebr\u00eb &#8220;deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK duket se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas hetimit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash p\u00ebr shit-blerje pasurie t\u00eb patundshme dhe l\u00ebvizjesh financiare q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin n\u00eb koh\u00eb me deklarimet e Vrionit.<\/p>\n<p>Ndryshimet e disa deklarimeve mbi koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb veprimeve financiare, po ashtu u p\u00ebrdor\u00ebn kund\u00ebr gjyqtarit t\u00eb shkarkuar. KPK nd\u00ebrkoh\u00eb shprehet se gjeti t\u00eb dyshimta dy transaksione n\u00eb vler\u00eb rreth 35 mij\u00eb USD mes Vrionit, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe baxhanakut q\u00eb ndodhej n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Vrioni, i cili si\u00e7 del n\u00eb vendim i shtoi telashet vetes duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb shtynte procesin me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash, kund\u00ebrshtoi rezultatet e hetimit dhe dha shpjegime q\u00eb sipas tij provonin pasurit\u00eb, por KPK shprehet n\u00eb vendim se q\u00ebndrimet e tij ishin deklarative dhe nuk provoheshin. KPK po ashtu mbajti sh\u00ebnim se ai nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb shqyrtoi rastin e Vrionit, kryesohej nga Firdes Shuli, relatore Pamela Qirko, an\u00ebtare\u00a0 Alma Faskaj dhe v\u00ebzhgues i ONM-s\u00eb, Hans Kijlstra.<\/p>\n<p>Arben Vrioni e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1994 dhe ka punuar p\u00ebr gati dy dekada n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit si gjyqtar, n\u00ebnkryetar dhe kryetar. N\u00eb vitin 2016, Vrioni u zgjodh p\u00ebrmes nj\u00eb dekreti t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs gjyqtar n\u00eb Apelin e Durr\u00ebsit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtron edhe aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2016, Vrioni u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi t\u00eb Prokuroris\u00eb pas vendimit t\u00eb debatuesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb trupe gjyq\u00ebsore t\u00eb drejtuar prej tij p\u00ebr lirimin e parakohshsh\u00ebm t\u00eb ish-kreut t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha.\u00a0 Hetimi i prokuroris\u00eb u pushua megjithat\u00eb pa asnj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti i pajustifikuar<\/strong><\/p>\n<p>Veprimet e kryera nga Vrioni p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim nj\u00eb apartament 3+1 n\u00eb Elbasan me vler\u00eb 6 milion lek\u00eb, u gjet\u00ebn prej KPK-s\u00eb problematike n\u00eb disa nivele. Fillimisht Komisioni gjeti se transaksionet e kryera ishin deklaruar me burim tjet\u00ebr n\u00eb deklarat\u00ebn periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK gjeti se p\u00ebrtej pretendimeve t\u00eb Vrionit se kishte filluar t\u00eb banonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb n\u00eb vitin 2002, ajo rezultoi e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr deri n\u00eb vitin 2015 kur \u00ebsht\u00eb finalizuar shitja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr konstatohet se megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare (dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI, n\u00eb dat\u00ebn 9.3.2004), dhe se po ashtu n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d se \u00ebsht\u00eb bler\u00ebn n\u00eb vitin 2002, kontrata e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2015\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Vrioni pretendoi se vonesat dhe n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs vinin p\u00ebr shkaqe \u201ct\u00eb panjohura p\u00ebr ta\u201d, por KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklarimet e tij \u201cgjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me provat e administruara nga Komisioni lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d.<\/p>\n<p>KPK po ashtu hetoi burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb cilat rezultuan t\u00eb lidhura me nj\u00eb seri kontratash t\u00eb ngjashme p\u00ebr shit-blerje pasurie t\u00eb paluajtshme. KPK pranoi se n\u00ebna e subjektit kishte fituar 57 mij\u00eb USD nga shitja e nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr, por hetimi i veprimeve t\u00eb kryera pas k\u00ebsaj shitje ngrit\u00ebn dyshime n\u00ebse k\u00ebto para ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin e Vrionit.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nj\u00eb kapar i paguar p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vitin 1999 prej 1.5 milion lek\u00ebsh, rezulton sipas dokumetacionit i humbur. Komisioni thot\u00eb se kapari q\u00eb ishte paguar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament me vler\u00eb 4.5 milion lek\u00eb, humbi pasi nuk u n\u00ebnshkrua kontrata p\u00ebrfundimtare dhe nuk u pagua pjesa tjet\u00ebr e vler\u00ebs. Vrioni kund\u00ebrshtoi humbjen e kaparit, por sipas KPK nuk arriti t\u00eb provonte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu tha se l\u00ebvizjet e tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, p\u00ebrfshi blerjen e saj nga Vrioni p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe m\u00eb pas shitjen p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb vitin 2004, ishin t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj shitje, pavar\u00ebsisht pretendimit t\u00eb Vrionit se pagesat ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2002, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit 6 milion lek\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Vrioni sipas KPK e kishte deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e t\u00eb \u00ebm\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb llogari bankare prej 26 mij\u00eb USD, nj\u00eb makin\u00eb dhe investimin n\u00eb blerjen e apartamentit. Por hetimet n\u00eb t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs zbuluan se ajo kishte pasur p\u00ebrtej koh\u00ebs s\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryera nga gjyqtari nj\u00eb llogari bankare m\u00eb vler\u00eb 2.7 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Vrioni pretendoi se llogaria bankare ishte krijuar nga shitja e disa monedhave t\u00eb floririt q\u00eb n\u00ebna kishte trash\u00ebguar, por KPK e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si pretendim deklarativ. Ngjashm\u00ebrisht, KPK cil\u00ebsoi si deklarative pretendimet e Vrionit se shuma e p\u00ebrfituar prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij ishte shtuar p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb i ati nga viti 1999.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa duke lidhur deklarimet e tjera me gjetjet nga hetimet, Komisioni arsyetoi se Vrioni nuk mund t\u00eb kishte p\u00ebrfituar gjith\u00eb shum\u00ebn prej 57 mij\u00eb USD nga e \u00ebma. \u201cN\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre fakteve t\u00eb reja, duket i dyshimt\u00eb deklarimi i subjektit se burim krijimi i pasuris\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e pasuris\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb qytetin e Gjirokastr\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Analiza financiare e b\u00ebr\u00eb pas k\u00ebtyre gjetjeve nga KPK e nxori Vrionin me nj\u00eb bilanc negativ prej 4.5 milion lek\u00ebsh, p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p><strong>Makina dhe huamarrja <\/strong><\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm problematike u gjet\u00ebn nga KPK llogari bankare e bashk\u00ebshortes q\u00eb pretendohej se ishte dhuruar prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, por q\u00eb sipas hetimit ky pretendim nuk u mb\u00ebshtet n\u00eb prova. Komisioni hetoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjesh t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2016. KPK gjeti se makina ishte bler\u00eb fillimisht n\u00eb Gjermani p\u00ebr shum\u00ebn 16.500 euro dhe pasi u ishte kryer zhdoganimi dhe vlera totale e mjetit kishte shkuar n\u00eb 2.7 milion lek\u00eb,\u00a0 ajo i ishte shitur nj\u00eb kompanie p\u00ebr 900 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebnohej se ajo kishte defekt n\u00eb motor.<\/p>\n<p>Vrioni e bleu makin\u00ebn p\u00ebr 12 mij\u00eb USD disa muaj m\u00eb von\u00eb, por KPK gjeti se ai kishte t\u00ebrhequr nga banka shum\u00ebn prej 20 mij\u00eb USD n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb makina kishte hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se ai vet\u00eb ka pranuar q\u00eb e kishte p\u00ebrdorur makin\u00eb para se t\u00eb kryhej blerja p\u00ebrfundimtare. Vrioni pretendoi se ai njihte mir\u00eb pjes\u00ebt e motorit dhe se defekti i supozuar q\u00eb i kishte ulur \u00e7mimin makin\u00ebs nga 2.7 milion n\u00eb 900 mij\u00eb n\u00eb shitjen e par\u00eb nuk e kishte shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>KPK ngriti dyshime se gjith\u00eb k\u00ebto l\u00ebvizje ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur fiktivisht \u00e7mimin e makin\u00ebs, nd\u00ebrsa i lidhi k\u00ebto me l\u00ebvizjet bankare t\u00eb kryera nga vet\u00eb subjekti. Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201ct\u00ebr\u00ebsia e transaksioneve t\u00eb kryera deri n\u00eb blerjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebtij automjeti nga subjekti duket se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht, KPK gjeti t\u00eb dyshimta transaksionet me baxhanakun p\u00ebr t\u00eb financuar shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Britani. KPK thot\u00eb se gjeti q\u00eb Vrioni kishte marr\u00eb nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb Paund nga baxhanaku, nd\u00ebrsa 12 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00ebna e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar i kishte d\u00ebrguar k\u00ebtij t\u00eb fundit 35 mij\u00eb dollar\u00eb nga nj\u00eb llogari e saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analizimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme v\u00ebrehet nj\u00eb situat\u00eb kontradiktore lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb transaksioneve p\u00ebr transferimin e k\u00ebtyre vlerave monetare\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK cil\u00ebsoi deklarative dhe jo t\u00eb besueshme pretendimet e Vrionit se dy shumat ishin t\u00eb ndara nga nj\u00ebra tjetra dhe se baxhanaku kishte pasur n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00ebn prej 35 mij\u00eb dollar\u00ebsh. KPK gjeti t\u00eb paarsyshme pse kjo shum\u00eb i ishte l\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit dhe jo nj\u00eb personi t\u00eb af\u00ebrt me baxhanakun. KPK ngriti dyshime se shuma prej 35 mij\u00eb USD ishte kthimi pas i huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb dhe se l\u00ebvizjet ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur deklarimin e pages\u00ebs prej vet\u00eb Vrionit.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht KPK gjeti nj\u00eb munges\u00eb burimesh p\u00ebr\u00a0 2 milion lek\u00eb n\u00eb deklarimet e vitit 2009 dhe nj\u00eb mori problemesh, mosdeklarimesh apo pasakt\u00ebsish n\u00eb deklarimet e tjera t\u00eb Vrionit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mori veprimesh financiare dhe kontratash u gjet\u00ebn nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si\u00a0 kontradiktore me vet\u00eb deklarimet e gjyqtarit Arben Vrioni, i cili rezultoi me bilanc negativ prej 6.5 milion lek\u00ebsh pas hetimii nga KPK.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75470,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[437,145,107,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191120_150909_201119033-3_mZb72q1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Arben Vrioni, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75469"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75469"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75471,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75469\/revisions\/75471"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}