{"id":75475,"date":"2020-01-23T20:20:14","date_gmt":"2020-01-23T19:20:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vila-tre-kate-ne-kukes-solli-shkarkimin-e-isuf-shehut-ne-kpk\/2020\/01\/23\/"},"modified":"2023-04-07T04:39:19","modified_gmt":"2023-04-07T02:39:19","slug":"vila-tre-kate-ne-kukes-solli-shkarkimin-e-isuf-shehut-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vila-tre-kate-ne-kukes-solli-shkarkimin-e-isuf-shehut-ne-kpk\/2020\/01\/23\/","title":{"rendered":"Vila tre kate n\u00eb Kuk\u00ebs solli shkarkimin e Isuf Shehut n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, Isuf Shehu nuk arriti t\u00eb bind\u00eb trup\u00ebn gjykuese t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare, se kishte mundur ta nd\u00ebrtonte me burime t\u00eb ligjshme financiare banes\u00ebn e tij tre kat\u00ebshe + bodrum n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit. Komisioni gjeti pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Shehu edhe p\u00ebr blerjen e dy autoveturave.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65604\" aria-describedby=\"caption-attachment-65604\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65604\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65604\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65604\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit administrativ vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe konkluzioneve p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme dhe deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb rreme, Komisioni vendosi m\u00eb 14 n\u00ebntor 2019 shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Isuf Shehu. Ai e kishte filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1994 dhe gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit punoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kuk\u00ebsit, ku prej vitit 2914 ishte em\u00ebruar si kryetar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Shehu ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 se K\u00ebshilli i Rregullimit t\u00eb Territorit Kuk\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shesh nd\u00ebrtimi prej 200 m2 n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr mund\u00ebsimin e ngritjes s\u00eb nj\u00eb banese meq\u00ebn\u00ebse figuronte i pastreh\u00eb dhe se objekti ishte n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, i pap\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, i cili u publikua s\u00eb fundmi, thuhet se Shehu nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast se kishte qen\u00eb i pastreh\u00eb apo se kishte aplikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi. \u201cNga dokumentacioni fillestar i administruar mbi aplikimet dhe miratimet p\u00ebr sheshin e nd\u00ebrtimit apo edhe p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit n\u00eb asnj\u00eb akt nuk rezultoi q\u00eb gjyqtari Shehu t\u00eb identifikohej dhe trajtohej me statusin e t\u00eb pastrehut\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se gjyqtari Shehu ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb edhe lidhur me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb vil\u00ebs tre-kat\u00ebshe, pasi nuk ka pasqyruar nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie vit pas viti dhe se jan\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh.<\/p>\n<p>Ndryshe nga pretendimet e gjyqtarit Shehu se banesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga viti 2000 deri n\u00eb 2010 dhe se prej vitit 1996 kishte nisur vet\u00ebm sistemimin dhe rregullimet e rrethimit t\u00eb pasuris\u00eb, Komisioni konkludon se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga viti 2000 deri n\u00eb 2005.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Fakti q\u00eb furnizimi me energji elektrike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kishte filluar n\u00eb vitet 2004 &#8211; 2005, sipas deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, vler\u00ebsohet si nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb p\u00ebrforcuese q\u00eb tregon nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e k\u00ebsaj pasurie prej vitit 2005. Po ashtu, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb fakteve se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb viteve 2000 \u2013 2005, p\u00ebrfshihet edhe fakti q\u00eb subjekti nuk ka vijuar t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2006 lidhur me faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit, konstatim ky q\u00eb b\u00ebn t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebrfundimin dhe nd\u00ebrtimin e objektit n\u00eb vitin 2005\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues identifikon m\u00eb tej sh\u00ebnime n\u00eb planimetrin\u00eb e katit bodrum t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, ku citohej se kati bodrum + p\u00ebrdhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1996, nd\u00ebrsa kati i par\u00eb + n\u00ebn\u00e7ati \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb indicie Komisioni ka analizuar formularin e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb Shehut n\u00eb dosjen e aplikimit p\u00ebr legalizimin e nd\u00ebrtimeve informale. Nga verifikimi i k\u00ebtij formulari \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai kishte deklaruar nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb tri kate, me sip. 500 m2, n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>KPK evidenton se n\u00eb kontrat\u00ebn e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb parcel\u00ebs nd\u00ebrtimore t\u00eb realizuar midis Shehut dhe ALUIZN-it, vlera e shpenzuar p\u00ebr banes\u00ebn \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb konkluduar nga analiza financiare.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, po nga kjo praktik\u00eb rezulton se kontrata e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb parcel\u00ebs nd\u00ebrtimore me nr. ***, \u00ebsht\u00eb realizuar midis Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb ALUIZNI-t Kuk\u00ebs dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb dat\u00ebn 21.11.2011, bazuar n\u00eb VKM-n\u00eb nr. 359, dat\u00eb 4.5.2011, dhe se vlera e investimit \u00ebsht\u00eb 10.528.056 lek\u00eb, e p\u00ebraf\u00ebrt me vler\u00ebn e konstatuar nga p\u00ebrllogaritjet e Komisionit bazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pretendohet dhe vet\u00ebdeklarohet nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj pasurie, dhe ndryshe nga ajo e deklaruar nga subjekti n\u00eb vitin 2003, 2012 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr \u2018Vetting\u2019, n\u00eb vler\u00ebn 2.200.000 lek\u00eb\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh financiare<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Shehu ka deklaruar si vler\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb pasqyrohet edhe n\u00eb preventivin shoq\u00ebrues t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit t\u00eb vitit 2000. Si vler\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe si burim krijimi pag\u00ebn e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>KPK konstaton se, gjyqtari Shehu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente nuk ka sakt\u00ebsuar n\u00eb asnj\u00eb rast vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit kur pranon se nd\u00ebrtimi ka zgjatur thuajse p\u00ebr rreth 10 vjet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ rezulton se ai ka ndryshuar q\u00ebndrim lidhur me shpenzimin e kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Pas kryerjes s\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit nga eksperti vler\u00ebsues i zgjedhur prej tij, ka deklaruar vler\u00ebn 3.763.097 lek\u00eb, e cila nuk p\u00ebrkon me shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb preventivin shoq\u00ebrues t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit edhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Trupi gjykues e konsideron t\u00eb pabesuesh\u00ebm relacionin e hartuar nga eksperti, duke vler\u00ebsuar se p\u00ebrllogaritjet i jan\u00eb referuar \u00e7mimeve t\u00eb preventivit fillestar, t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga inxhinieri n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2000, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Shehu pretendon se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer deri n\u00eb 2010.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb asnj\u00eb rast nuk depozitoi dokumentacion provues, si situacione, fatura t\u00eb blerjes s\u00eb materialeve nd\u00ebrtimore, etj, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bind\u00ebs aktin e ekspertimit, madje edhe eksperti n\u00eb relacionin e tij ka qart\u00ebsuar se e ka ndar\u00eb investimin e b\u00ebr\u00eb sipas k\u00ebrkes\u00ebs dhe shpjegimit t\u00eb subjektit se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dy faza, m\u00eb konkretisht faza e par\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtimin e bodrumit dhe katit p\u00ebrdhe, nd\u00ebrsa faza e dyt\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht eksperti \u00ebsht\u00eb shprehur se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve\/\u00e7mimeve t\u00eb punimeve sipas atyre t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb preventivin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupi gjykues ka konstatuar se eksperti megjith\u00ebse ka pasur n\u00eb dispozicion legjislacionin e koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kryer nd\u00ebrtimi, nuk ka kryer p\u00ebrllogaritjet bazuar n\u00eb referencat p\u00ebrkat\u00ebse ligjore t\u00eb tyre, por \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb preventivin, si dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e subjektit p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte trupi gjykues ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb analiz\u00ebn financiare bazuar n\u00eb kostot e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs tre kat\u00ebshe n\u00eb Kuk\u00ebs, nga ku ka rezultuar se Shehu gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 5.220.152 lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, vlera totale e konkluduar nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb 9.693.985,75 lek\u00eb. \u201cKy vler\u00ebsim i Komisionit \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb legjislacionin q\u00eb i referohet koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimi 2000 \u2013 2005, duke realizuar p\u00ebrllogaritje t\u00eb sakta dhe t\u00eb plota p\u00ebr secilin vit nd\u00ebrtimi\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pretendimet e gjyqtarit Shehu se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb rr\u00ebzuar nga KPK duke konsideruar edhe shpjegimet kontradiktore t\u00eb Shehut. \u201c\u2026Vet\u00eb subjekti ka deklaruar q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale, jo me firm\u00ebn e nd\u00ebrtimit \u2018Gj.\u2019 sh.p.k., me t\u00eb cil\u00ebn edhe kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen p\u00ebrkat\u00ebse, por me nj\u00eb punonj\u00ebs privat (ambulator) t\u00eb financuar nga ai vet\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni nuk e ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb as pretendimin e subjektit p\u00ebr zbritjen e TVSH-s\u00eb 20% dhe fondit rezerv\u00eb 5% nga vlera totale e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit. Sipas KPK-s\u00eb, Shehu \u00ebsht\u00eb konsumatori final dhe se nuk e g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e zbritjes s\u00eb TVSH-s\u00eb. Megjithat\u00eb, KPK konkludon se, edhe n\u00ebse do t\u00eb zbritej nga vlera totale e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit pjesa q\u00eb i p\u00ebrket TVSH-s\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 20% dhe fondi rezerv\u00eb 5%, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 25% t\u00eb kostos totale t\u00eb nd\u00ebrtimit, gjyqtari Shehu do t\u00eb gjendej p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb bilanc negativ p\u00ebr vitet 1996-2005, me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vler\u00ebn prej 3.9 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konstaton se ai ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie dhe se ka munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vler\u00ebn 5.220.152 lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe shpenzime t\u00eb tjera familjare p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2005.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e dy automjeteve. P\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2011, n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb + 260.102 lek\u00eb p\u00ebr dogan\u00ebn, KPK konkludon se Shehu ka munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb shum\u00ebn 938 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 449.482 lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e autoveture tip Audi n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, Isuf Shehu nuk arriti t\u00eb bind\u00eb trup\u00ebn gjykuese t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare, se kishte mundur ta nd\u00ebrtonte me burime t\u00eb ligjshme financiare banes\u00ebn e tij tre kat\u00ebshe + bodrum n\u00eb qytetin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75476,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[416,103,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75475"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75475"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75475\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75477,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75475\/revisions\/75477"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}