{"id":75478,"date":"2020-01-20T22:22:55","date_gmt":"2020-01-20T21:22:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anetari-i-klp-besnik-cani-sfidon-legjitimitetin-e-dy-anetareve-te-kolegjit\/2020\/01\/20\/"},"modified":"2023-04-07T04:40:17","modified_gmt":"2023-04-07T02:40:17","slug":"anetari-i-klp-besnik-cani-sfidon-legjitimitetin-e-dy-anetareve-te-kolegjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anetari-i-klp-besnik-cani-sfidon-legjitimitetin-e-dy-anetareve-te-kolegjit\/2020\/01\/20\/","title":{"rendered":"An\u00ebtari i KLP, Besnik Cani sfidon legjitimitetin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kolegjit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Besnik Cani u paraqit para Kolegjit me nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK p\u00ebr gjyqtarin Luan Daci dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb tij dhe t\u00eb relatorit Ardian Hajdari, q\u00eb sipas tij jan\u00eb zgjedhur n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. K\u00ebrkesa e tij pritet t\u00eb shqyrtohet nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr e KPA-s\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67444\" aria-describedby=\"caption-attachment-67444\" style=\"width: 584px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Cani-dhe-Eduart-Halimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67444\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Cani-dhe-Eduart-Halimi-584x400.jpg\" alt=\"\" width=\"584\" height=\"400\" data-id=\"67444\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67444\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besnik Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Besnik Cani zgjodhi sulmin si strategji mbrojt\u00ebse ndaj Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ku po p\u00ebrballet me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkim t\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij, Eduard Halimi, Cani vuri n\u00eb dyshim legjitimitetin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, ky i fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e tyre.<\/p>\n<p>Halimi tha se klienti i tij ka kall\u00ebzuar penalisht an\u00ebtarin e KPA-s\u00eb, Luan Daci p\u00ebr vepr\u00ebn e falsifikimit t\u00eb formularit t\u00eb deklarimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p>\u201cKlienti im, z. Besnik Cani, gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese, Luan Daci dhe Ardian Hajdari jan\u00eb n\u00eb kushtet e mbarimit t\u00eb mandatit p\u00ebr shkak t\u00eb pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb tyre dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkon p\u00ebrjashtimin e tyre,\u201d tha Halimi.<\/p>\n<p>Halimi argumentoi se p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt duhej q\u00eb formimi i gjykat\u00ebs t\u00eb ishte kryer bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, duke shtuar se edhe an\u00ebtar\u00ebt duhej t\u00eb ishin zgjedhur po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme. Halimi evidentoi edhe nevoj\u00ebn e paanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs gjykuese dhe k\u00ebrkoi pezullimin e procesit deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb Canit si an\u00ebtar i KLP-s\u00eb dhe mospranimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, Kolegji vendosi t\u00eb shprehet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr ose gjat\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Besnik Cani e kaloi faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut m\u00eb 27 n\u00ebntor 2018, ndon\u00ebse 3 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidheshin me etik\u00ebn dhe profesionalizmin u d\u00ebrguan p\u00ebr inspektim. Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit k\u00ebrkoi ankimin e vendimit p\u00ebrmes nj\u00eb rekomandimi, nd\u00ebrsa Komisioneri Publik k\u00ebrkon n\u00eb Kolegj shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj, Cani po gjykohet nga trupa e drejtuar nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p><strong>Akuzat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e KPA <\/strong><\/p>\n<p>Avokati i Besnik Canit, Eduard Halimi pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se si gjyqtari Luan Daci ashtu edhe Ardian Hajdari jan\u00eb n\u00eb kushtet e mbarimit t\u00eb mandatit, p\u00ebr shkak t\u00eb pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Halimi shtoi se subjekti i rivler\u00ebsimit ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb tyre dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtim, ka dor\u00ebzuar edhe nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Sipas Halimit, relatori Ardian Hajdari \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin pasi e ka pasur mesataren 6.4 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u2019u kualifikuar i duhej mesatarja mbi 8.<\/p>\n<p>\u201cKur \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me kualifikimet e m\u00ebpasshme, ka shpjeguar se nuk ka tituj,\u201d tha Halimi duke iu referuar p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb Hajdarit n\u00eb KPA. Sipas Halimit, Hajdari ka dor\u00ebzuar gjat\u00eb aplikimit t\u00eb dh\u00ebna me mesatare m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa realja.<\/p>\n<p>P\u00ebr an\u00ebtarin tjet\u00ebr t\u00eb KPA-s\u00eb, Luan Daci, Halimi tha se ka fshehur faktin e shkarkimit p\u00ebr paaft\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni e ka pyetur lidhur me largimin nga puna si gjyqtar dhe ai ka dh\u00ebn\u00eb se ka ikur me dor\u00ebheqje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkarkuar,\u201d tha Halimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, Halimi e vuri theksin n\u00eb mosc\u00ebnimin t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ai e bazoi argumentin e tij n\u00eb 18 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, 4 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe 2 vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb cilat i parashtroi me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se z.Cani ka k\u00ebrkuar mbarimin e mandatit t\u00eb Hajdarit dhe Dacit dhe p\u00ebr shkak se ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit ka kryer edhe kall\u00ebzim penal, subjekti nuk mund t\u00eb jet\u00eb i paparagjykuar. Subjekti e ka humbur besimin tek dy an\u00ebtar\u00ebt dhe k\u00ebrkoj p\u00ebrjashtimin e tyre,\u201d tha Halimi, duke shtuar se si an\u00ebtar i KLP-s\u00eb ai e kishte detyrim q\u00eb t\u00eb denonconte paligjshm\u00ebrit\u00eb.<\/p>\n<p>Pas interesimit t\u00eb v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Mia Roessingh lidhur me dyshimin p\u00ebr munges\u00ebn e paanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjyqtar\u00ebve, Halimi shpjegoi s\u00ebrish se gjyqtar\u00ebt Hajdari dhe Daci e humbasin mandatin, i pari p\u00ebr shkak t\u00eb mesatares s\u00eb ul\u00ebt dhe tjetri p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit se ishte larguar me dor\u00ebheqje, kur sipas tij ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tyre do t\u00eb gjykohet nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese, si edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kall\u00ebzimit penal, ata nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paansh\u00ebm,\u201d shtoi avokati.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb dhe kryesuesja Rezarta Schuetz u shpreh se kishin njohur kryetaren e KPA-s\u00eb me k\u00ebrkesat dhe se do t\u00eb hidhet shorti p\u00ebr caktimin e nj\u00eb tjet\u00ebr trupe gjykuese.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi vazhdimin e gjykimit dhe sqaroi se gjyqtar\u00ebt Daci dhe Hajdari mund t\u00eb vazhdonin t\u00eb ishin pjes\u00eb e trup\u00ebs deri n\u00eb dh\u00ebnien e vendimit p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn, por nuk mund t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb vendimarrje p\u00ebr procesin e Canit.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb, Luan Daci dhe Ardian Hajdari nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet e pal\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb tij. N\u00eb ankimin p\u00ebr Besnik Canin, Komisioneri Publik k\u00ebrkon shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb lidhura me etik\u00ebn dhe profesionalizmin; p\u00ebr t\u00eb cilat KPK shmangu vendimarrjen duke i referuar ato p\u00ebr inspektime disiplinore.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e transferuara nga KPK lidhen me nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar mes Canit dhe kompanis\u00eb \u201cKastrati\u201d, p\u00ebrfitimin prej tij t\u00eb statusit si i pastreh\u00eb nga bashkia e Fierit si dhe tre dosje hetimore ku jan\u00eb v\u00ebrejtur hetime t\u00eb mang\u00ebta.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb Kastrati, Komisioneri Publik arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar \u201ckontrat\u00eb qeraje\u201d, ajo \u00ebsht\u00eb \u201cde facto\u201d nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare ku subjekti \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb fitimin e shoq\u00ebris\u00eb, duke konsideruar se kjo gj\u00eb bie ndesh me detyrimet ligjore dhe etike t\u00eb tij. Komisioneri Publik konstaton gjithashtu se Cani ka cenuar etik\u00ebn e magjistratit edhe n\u00eb rastin e p\u00ebrfitimit t\u00eb statusit t\u00eb pastreh\u00eb nga bashkia e Fierit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret ligjore. Si probleme p\u00ebr profesinalizimin n\u00eb ankim ngrihen edhe disa \u00e7\u00ebshtje penale n\u00eb prokurorin\u00eb e Fierit dhe at\u00eb t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Parashtrimet prej 107 faqesh u lexuan pjes\u00ebrisht nga prokurori Besnik Cani dhe pjes\u00ebrisht nga avokati i tij. Ky i fundit u p\u00ebrqendrua n\u00eb legjislacionin q\u00eb rregullon rivler\u00ebsimin e magjistrat\u00ebve. Sipas Halimit, ka pasur raste kur vendimet nuk jan\u00eb ankimuar edhe kur ka pasur raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Ai shtoi se n\u00eb rastin e Canit \u00ebsht\u00eb ankimuar p\u00ebrfitimi i statusit si i pastreh\u00eb, edhe pse ai nuk ka p\u00ebrfituar asgj\u00eb nga ky status.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Halimi tha se ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebrcaktuar se shkarkimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb kryhet kur nuk arrihet t\u00eb justifikohet dyfishi i saj. Duke kujtuar informalitetin n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit, Halimi tha se ekspert\u00ebt e reform\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb prezumohet pafaj\u00ebsia kur nuk tejkalohet dyfishi i mundsh\u00ebm i pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Halimi u ndal edhe n\u00eb kontrat\u00ebn me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKastrati\u201d, duke shpjeguar se Cani n\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Duke faj\u00ebsuar parashikimet e Kodit Civil p\u00ebr llojet e kontratave t\u00eb qiras\u00eb, Halimi tha se nuk jan\u00eb kryer ndryshimet e nevojshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me dinamik\u00ebn e tregut real.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale. Nuk ka pasur procese mes shoq\u00ebris\u00eb dhe Canit,\u201d tha Halimi i cili shtoi se edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera, ILDKPKI ka konstatuar se nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Cani e p\u00ebrqendroi mbrojtjen e tij n\u00eb shkaqet konkrete t\u00eb Komisionerit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. \u201cJam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb diskutuar dinjitetin tim dhe t\u00eb familjes,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai pohoi se nuk kishte p\u00ebrfituar asgj\u00eb nga llogarit\u00eb e shtetit duke shpjeguar se edhe nga statusi si i pastreh\u00eb n\u00eb Fier nuk kishte p\u00ebrfituar asgj\u00eb. Lidhur me pushimin e kall\u00ebzimit t\u00eb disa qytetar\u00ebve p\u00ebr zyrtar\u00ebt e Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e banesave sociale, Cani shpjegoi se pasi gjykata kishte urdh\u00ebruar rihetim, e kishin regjistruar si procedim dhe nuk kishin kryer ankim.<\/p>\n<p>\u201cKam caktuar nj\u00eb prokuror ta hetoj\u00eb. Dosja ka mb\u00ebrritur n\u00eb gjykat\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vendosur pafaj\u00ebsi n\u00eb t\u00eb dy shkall\u00ebt. Vet\u00eb KPK thot\u00eb se s\u2019ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb kem favorizuar kryebashkiakun apo an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit,\u201d shpjegoi ai.<\/p>\n<p>Cani theksoi se figura e tij ishte e past\u00ebr. \u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte pasur informacione p\u00ebr figur\u00ebn, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin sens t\u00eb tjerat. P\u00ebr figur\u00ebn fal\u00ebnderoj Besnik Canin q\u00eb e ka mbajtur t\u00eb till\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebsimin profesional, Cani k\u00ebrkoi q\u00eb KPA t\u00eb zbatonte metodologjin\u00eb e miratuar nga ajo vet\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Gentian Medja. Halimi dhe Cani depozituan prova t\u00eb reja lidhur me shkaqet e ankimit t\u00eb Komisionerit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Cani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>KPA vendosi ta shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr dat\u00ebn 11 shkurt, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Besnik Cani u paraqit para Kolegjit me nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK p\u00ebr gjyqtarin Luan Daci dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb tij dhe t\u00eb relatorit Ardian Hajdari, q\u00eb sipas tij jan\u00eb zgjedhur n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. K\u00ebrkesa e tij pritet t\u00eb shqyrtohet nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr e KPA-s\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75479,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[234,112,119],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besnik-Cani-dhe-Eduart-Halimi.jpg","fifu_image_alt":"Ish-prokurori Besnik Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75478"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75478"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75478\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75480,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75478\/revisions\/75480"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}