{"id":75490,"date":"2020-01-15T14:30:19","date_gmt":"2020-01-15T13:30:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-simon-pashuku-u-shkarkua-per-80-mije-euro-te-padokumentuara\/2020\/01\/15\/"},"modified":"2023-04-07T04:52:21","modified_gmt":"2023-04-07T02:52:21","slug":"prokurori-simon-pashuku-u-shkarkua-per-80-mije-euro-te-padokumentuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-simon-pashuku-u-shkarkua-per-80-mije-euro-te-padokumentuara\/2020\/01\/15\/","title":{"rendered":"Prokurori Simon Pashuku u shkarkua p\u00ebr 80 mij\u00eb euro t\u00eb padokumentuara"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se prokurori i Lezh\u00ebs, Simon Pashuku d\u00ebshtoi t\u00eb provonte me dokumente burimin e pasuris\u00eb, ku p\u00ebrfshiheshin dhurime nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe t\u00eb ardhura qiraje.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66073\" aria-describedby=\"caption-attachment-66073\" style=\"width: 541px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Simon-Pashuku-pas-shkarimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66073\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Simon-Pashuku-pas-shkarimit-541x400.jpg\" alt=\"\" width=\"541\" height=\"400\" data-id=\"66073\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66073\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Lezh\u00ebs, Simon Pashuku pas vendimit t\u00eb shkarkimit. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i shkarkimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Lezh\u00ebs, Simon Pashuku \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb dy pasuri t\u00eb pajustifikuara. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin e arsyetuar shprehet se Pashuku kishte d\u00ebshtuar t\u00eb provonte me dokumente burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr 60 mij\u00eb euro, konkretisht shum\u00ebn prej rreth 40 mij\u00eb eurosh t\u00eb pretenduar si dhurim nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe po ashtu edhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb 40 mij\u00eb eurove nga qiraja e nj\u00eb objekti, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishin paguar tatimet.<\/p>\n<p>Komisioni i kryesuar nga Burnilda Bekteshi, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Suela Zhegun, pas hetimit t\u00eb k\u00ebtyre dy pasurive vendosi t\u00eb shkarkonte prokurorin Pashuku, me arsyetimin se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, nuk kishte justifikuar me burime t\u00eb ligjshme shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme gjendjen n\u00eb llogari bankare.<\/p>\n<p>Pashuku i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto p\u00ebrfundime t\u00eb KPK n\u00eb faz\u00ebn kur i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs. Ai ka pretenduar se k\u00ebto pasuri ishin t\u00eb koh\u00ebs kur ai nuk ishte subjekt i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se nuk kishte menduar n\u00eb at\u00eb moment p\u00ebr dokumente. Ai po ashtu pretendoi se dhurimet ishin reale, nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim lapsuse.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia dhe dhuratat<\/strong><\/p>\n<p>KPK b\u00ebn me dije n\u00eb vendim se kishte hetuar blerjen nga prokurori Pashuku n\u00eb vitin 2006, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai nuk ishte prokuror, t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Shkod\u00ebr me vler\u00eb 60 mij\u00eb euro. K\u00ebsti i par\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb ishte paguar po at\u00eb vit. Por Pashuku kishte deklaruar se k\u00ebstet ishin paguar prej nj\u00eb kredie 24 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008 dhe dhuratave nga t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb marra po n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pasi i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs, prokurori i shkarkuar, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsor se n\u00eb vitin 2006 kishte marr\u00eb hua nga nj\u00eb mik i tij shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Ai ka pretenduar se nuk kishte pasur detyrim deklarimin e k\u00ebsaj shume, pasi ajo ishte shlyer m\u00eb pas me kredin\u00eb dhe dhuratat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hua e ngjashme e padeklaruar u zbulua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb nga KPK. Sipas Komisionit Pashuku kishte marr\u00eb 1.5 milion nga nj\u00eb kolege dhe se si\u00e7 pranoi vet\u00eb prokurori, kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 ishte p\u00ebrdorur pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shlyer k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna se p\u00ebrse ishin marr\u00eb huat\u00eb dhe as gjurm\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrve\u00e7 deklarimeve noteriale t\u00eb b\u00ebra para procesit t\u00eb vetingut. KPK i gjeti transaksionet n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb dyshimta, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi mosdeklarimin e tyre si penalizues. Nisur prej k\u00ebsaj KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori i shkarkuar kishte munges\u00eb prej 3.2 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2006, p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KPK nuk pranoi si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm dhurimin prej 41 mij\u00eb eurosh nga t\u00eb af\u00ebrmit p\u00ebr blerje sht\u00ebpie. N\u00eb vendim del se Pashku pretendonte se kishte marr\u00eb si dhurime nga tre motrat nga 18 mij\u00eb euro. Ai po ashtu pretendoi se kishte marr\u00eb 20 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai, po n\u00eb form\u00eb dhurimi dhe n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes dor\u00eb prej tij t\u00eb pretendimeve p\u00ebr pron\u00ebn e prind\u00ebrve. \u201cFakti q\u00eb v\u00ebllai im m\u00eb ka dhuruar nj\u00eb shum\u00eb parash t\u00eb konsiderueshme prej 20.000 euro \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e tij dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje( marr\u00ebveshje gojore ), q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb un\u00eb dhe im v\u00eblla\u201d, citohet Pashuku n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb shum\u00eb prej 3 mij\u00eb eurosh pretendohet e dh\u00ebn\u00eb nga vjehrri, me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Nga vendimi nuk rezulton q\u00eb KPK t\u00eb jet\u00eb hetuar burimet e ligjshme t\u00eb k\u00ebtyre shumave, p\u00ebrve\u00e7 asaj nga vjehrri q\u00eb sipas Komisionit nuk rezultoi e justifikuar. Pashuku pretendoi se dhurimet ishin b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit p\u00ebr ta ndihmuar dhe se nuk kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr dokumentacion.<\/p>\n<p>Komisioni ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklaratat me shkrim dore t\u00eb vitit 2016 t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve q\u00eb pranonin dhurimin nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar se dhurimet kishin ndodhur.<\/p>\n<p><strong>Parat\u00eb nga qiraja<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej problemeve me pasakt\u00ebsit\u00eb, n\u00eb deklarimin e nj\u00eb nd\u00ebrtese 56 metra ktaror\u00eb me nj\u00eb pist\u00eb 40 metra n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Shkodr\u00ebs e deklaruar si e zot\u00ebruar n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me v\u00ebllain, por e d\u00ebrguar p\u00ebr legalizim vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Pashukut, KPK u fokusua te rreth 40 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara prej k\u00ebsaj nd\u00ebrtese.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se nga hetimi nuk u gjet asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb ishin paguar detyrimet tatimore dhe se nj\u00eb pages\u00eb tatimesh mbi shum\u00ebn n\u00eb total n\u00eb vitin 2016 nuk e legjitimonte k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe as provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e dyshimeve t\u00eb ngritura.<\/p>\n<p>KPK b\u00ebn me dije n\u00eb vendim se ka gjetur q\u00eb personi q\u00eb kishte marr\u00eb me qira nd\u00ebrtes\u00ebn prej vitit 2006 dhe deri n\u00eb vitin 2012 nuk ka qen\u00eb fare i rregjistruar si biznes dhe as \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb provohet se ka realizuar t\u00eb ardhura q\u00eb mund t\u00eb paguante qiran\u00eb. KPK thot\u00eb se personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb rregjistruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015 dhe se kjo po ashtu nuk provon q\u00eb ai ka paguar shumat e pretenduara nga subjekti.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb gjeneruara nga dh\u00ebnia me qira e objektit p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit tregtar nga z. N. P nuk provohen me dokumentacion ligjor provues p\u00ebr sa koh\u00eb aktiviteti zhvilluar nga qiramarr\u00ebsi nuk ka qen\u00eb i regjistruar n\u00eb Qendra Kombetare e Biznesit dhe n\u00eb organet tatimore n\u00eb periudh\u00ebn 2006 \u2013 2012\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pashuku u mbrojt duke pretenduar se mosregjistrimi i biznesit t\u00eb qiramarr\u00ebsit nuk ishte di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb penalizonte at\u00eb. Ai po ashtu pretendoi se marr\u00ebveshja e qiras\u00eb ishte rinovuar me goj\u00eb vit pas viti. KPK arsyetoi se kjo b\u00ebnte t\u00eb pamundur v\u00ebrtetimin e t\u00eb ardhurave nga qiraja q\u00eb ishin depozituar n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se prokurori i Lezh\u00ebs, Simon Pashuku d\u00ebshtoi t\u00eb provonte me dokumente burimin e pasuris\u00eb, ku p\u00ebrfshiheshin dhurime nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe t\u00eb ardhura qiraje.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75491,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,119,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Simon-Pashuku-pas-shkarimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Lezh\u00ebs, Simon Pashuku pas vendimit t\u00eb shkarkimit n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75490"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75490"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75490\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75492,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75490\/revisions\/75492"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}