{"id":75493,"date":"2020-01-14T22:01:03","date_gmt":"2020-01-14T21:01:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-peshon-raportet-kontradiktore-te-dsik-se-per-gjyqtarin-sander-simoni\/2020\/01\/14\/"},"modified":"2023-04-07T04:52:37","modified_gmt":"2023-04-07T02:52:37","slug":"kpk-peshon-raportet-kontradiktore-te-dsik-se-per-gjyqtarin-sander-simoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-peshon-raportet-kontradiktore-te-dsik-se-per-gjyqtarin-sander-simoni\/2020\/01\/14\/","title":{"rendered":"KPK peshon raportet kontradiktore t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Sand\u00ebr Simoni"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sand\u00ebr Simoni kund\u00ebrshtoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dyshimet se kishte lidhje me sekser\u00eb dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me kandidatin p\u00ebr kryebashkiak t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valdrin Pjetri, t\u00eb cilit ju mohua mandati p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr drog\u00eb n\u00eb Itali. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67315\" aria-describedby=\"caption-attachment-67315\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sandersimoni.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67315\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sandersimoni-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"67315\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67315\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Sand\u00ebr Simoni | Foto : Edmond Hoxhaj \/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn pasdite gjyqtari Sand\u00ebr Simoni u p\u00ebrball me gjetjet e Komisionin t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb seanc\u00ebn publike si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00eb.\u00a0 Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan dy raporte t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ku n\u00eb nj\u00ebrin konstatohej p\u00ebrshtatshm\u00ebria e gjyqtarit dhe n\u00eb tjetrin pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e Simoni p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Simoni e kund\u00ebrshtoi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK duke e quajtur t\u00eb pabazuar n\u00eb prova e t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb duke i k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Simonin p\u00ebrb\u00ebhet nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Roland Ilia an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Sand\u00ebr Simoni ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. N\u00eb dhjetor 2003, Simoni u em\u00ebrua gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe n\u00eb vitin 2004 u promovua si kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn si gjyqtar, Simoni \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie si n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs ashtu edhe n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2019, Simoni u caktua p\u00ebrkoh\u00ebsisht kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit t\u00eb gjetjeve, u identifikuan vet\u00ebm disa pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga gjyqtari Simoni. Ai kund\u00ebrshtoi gjithashtu si t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj raportin e dyt\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ku ndryshe nga raporti i par\u00eb, konstatonte pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Raporte kontradiktore<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici pohoi se DSIK kishte dor\u00ebzuar fillimisht nj\u00eb raport sipas t\u00eb cilit konstatohej p\u00ebrshtatshm\u00ebria e gjyqtarit Sand\u00ebr Simoni p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Ai shtoi se DSIK e kishte rishikuar m\u00eb pas raportin fillestar duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb. Komici nuk u shpreh n\u00ebse KPK kishte konkluduar mbi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK t\u00eb deklasifikuar pjes\u00ebrisht, por tha se Simoni ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime e prova t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimmarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Relatori Komici, duke dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak detaje mbi akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi Simonin, shtoi se Komisioni ka hetuar edhe p\u00ebr lidhjen e gjyqtarin me shtetasin V.P., i cili \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrm i tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Simoni u ndal gjat\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebr raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK t\u00eb cilin cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pavler\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb raportin e par\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb probleme. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas DSIK ka ndryshuar q\u00ebndrim duke ju referuar disa sekser\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur emrin tim. Ky raport nuk plot\u00ebson kushtet dhe nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb element provues. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb verifikim p\u00ebr k\u00ebto informacione prandaj k\u00ebrkoj q\u00eb vendimmarrja e Komisionit t\u00eb bazohet n\u00eb raportin e par\u00eb\u201d, deklaroi gjyqtari Simoni, i cili theksoi se kontrolli duhet t\u00eb kryhet mbi prova t\u00eb sakta dhe vendime gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cDuket qart\u00eb se raporti i dyt\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb prov\u00eb, por vet\u00ebm me mundet\u2026; dyshohet\u2026; dhe p\u00ebrmendet nj\u00eb sekser. Por nuk sqarohet \u00e7\u2019kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, n\u00ebse jam takuar me dik\u00eb, apo me k\u00eb\u2026 . Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb hamend\u00ebsim\u201d, pohoi m\u00eb tej Simoni.<\/p>\n<p>Ai shtoi se do t\u00eb kishte qen\u00eb e leht\u00eb t\u00eb verifikohej n\u00ebse kishte qen\u00eb gjyqtar n\u00eb procese q\u00eb kishin lidhje me k\u00ebta persona ose p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishin shqyrtuar nga gjykata gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai kishte qen\u00eb kryetar.<\/p>\n<p>\u201cDuhej t\u00eb ishte verifikuar mos ishte nj\u00eb rast mashtrimi, por grupi i pun\u00ebs nuk ka kryer verifikim. I takon Komisionit tani ta kryej\u00eb. N\u00eb gjykimin im, Komisioni nuk duhet t\u00eb marri parasysh informacione t\u00eb pabazuara n\u00eb prova. Duket qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mashtrim dhe raporti rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb hartuar sipas ligjit. \u2026N\u00eb vitin 2007 kur kam konstatuar se kishte persona q\u00eb abuzonin me emrin ton\u00eb i kam denoncuar dhe ata jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb\u201d, tha Simonim duke shtuar se figura dhe ndershm\u00ebria kishin qen\u00eb arma e tij m\u00eb e fort\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ai u ndal edhe tek konstatimi i Komisionit lidhur me mosdeklarimin e d\u00ebnimit t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij, shtetasit V.P, ku nga sa dukej b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ish-kryetarin e zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, Valdrin Pjetri. Pjetri u zgjodh n\u00eb votimet e 30 qershorit 2019, si kandidat i Partis\u00eb Socialiste, por nuk e ushtroi dot at\u00eb funksion pas denoncimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr d\u00ebnimin e tij n\u00eb Itali p\u00ebr posedim droge.<\/p>\n<p>Simoni tha se nuk kishte lidhje t\u00eb af\u00ebrt me Pjetrin, por vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnie farefisnore t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt. \u201cMe k\u00ebt\u00eb person nuk kam udh\u00ebtuar. Nuk e dija q\u00eb ai kishte pasur probleme me ligjin kur kam plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Me sa m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, as prind\u00ebrit e tij nuk e dinin se ai kishte pasur probleme me drejt\u00ebsin\u00eb italiane. Ai ka qen\u00eb m\u00eb studime atje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai ka mbajtur disa poste publike dhe kaloi edhe filtrin zgjedhor\u201d, sqaroi gjyqtari Simoni para Komisionit. Ai shtoi se sapo e kishte m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nga mediet nuk kishte pasur asnj\u00eb kontakt me t\u00eb. \u201cKonsideroj se deklarimi im p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb\u201d, pohoi Simoni.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj nga Komisioni t\u00eb marr\u00eb parasysh raportin e par\u00eb dhe konsideroj se jam i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn lidhur me kriterin e past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p><strong>Pasuria e kryegjyqtarit<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Komici tha se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, nuk kishte konstatuar problematika n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Ai shtoi se KPK kishte kryer hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme e likuiditet e zot\u00ebruara nga gjyqtari Simoni dhe bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 116.2 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni ngriti dyshime se gjyqtari Simoni e kishte p\u00ebrfituar me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga ai i tregut. Sipas Komicit, nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ishin marr\u00eb pes\u00eb kontrata t\u00eb tjera shitjeje nga ku ishte konstatuar se ato kishin \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Por, nga hetimi administrativ nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar konflikt interesi me administrator\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Gjithashtu, nga verifikimi i burimeve financiare t\u00eb deklaruara, \u00ebsht\u00eb konkluduar se kredia leht\u00ebsuese n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb ishte p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se Simoni kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij Simoni shpjegoi se, lidhur me \u00e7mimin ishte dakord\u00ebsuar \u00a0verbalisht me nd\u00ebrtuesin q\u00eb n\u00eb vitin 2004 se do t\u00eb paguante nj\u00ebherazi rreth 90% t\u00eb vler\u00ebs. \u201cKam sjell\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb administratorit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb konfirmon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Simoni. Ai shtoi se ishte edhe nj\u00eb tjet\u00ebr rast i ngjash\u00ebm me t\u00eb, kur bler\u00ebsi kishte paguar thuajse gjith\u00eb shum\u00ebn dhe kishte p\u00ebrfituar \u00e7mim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb uyl\u00ebt se t\u00eb tjer\u00ebt. Simoni pohoi se apartamenti kishte sip\u00ebrfaqe t\u00eb shfryt\u00ebzueshme 90 m2, pasi pjesa tjet\u00ebr ishte e hap\u00ebsir\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. \u201cApartamenti im \u00ebsht\u00eb nga ana e rrug\u00ebs q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb, nd\u00ebrsa ato t\u00eb verifikuara n\u00eb kontrata jan\u00eb nga ana tjet\u00ebr e nd\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qet\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon edhe nj\u00eb rast t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb autoveture me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga sa kishte shpenzuar shit\u00ebsi. Sipas Komicit, bashk\u00ebshortja e Simonit ka bler\u00eb nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 840 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ka deklaruar se e ka shitur 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014. Komici pohoi se shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet n\u00eb Gjermani n\u00eb vler\u00ebn 6000 euro dhe se kishte paguar edhe dogan\u00ebn, nd\u00ebrsa e kishte shitur pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb rreth 340 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb lir\u00eb. Komisioni konkludon se gjyqtari Simoni dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti. Gjithashtu nuk u identifikua konflikt interesi.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti, Simoni tha se ajo ishte vlera reale bazuar n\u00eb gjendjen teknike dhe t\u00eb jashtme t\u00eb autovetur\u00ebs. Ai tha se makina kishte pasur probleme n\u00eb paket\u00ebn elektronike dhe se kishe sjell\u00eb si prov\u00eb faturat p\u00ebr riparimet q\u00eb kishte kryer.<\/p>\n<p>M\u00eb tej relatori Komici tha se jan\u00eb konstatuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb autoveture tip Ford, p\u00ebr t\u00eb cilin gjyqtari Simoni ka shpjeguar para Komisioni se e kishte humbur pron\u00ebsin\u00eb q\u00eb prej vitit 2003 kur ishte larguar nga Shkodra. Sipas Komicit, Simoni nj\u00eb her\u00eb ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb dhe s\u00eb bashku me dogan\u00ebn e pajisjen me dokumente, n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar se Simoni ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj autoveture. Simoni e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb KPK duke u shprehur se kishte deklaruar gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj autoveture, \u00e7mimin 150 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ, ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Simoni kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e disa huave, konkretisht 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe 30 mij\u00eb euro v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si edhe 2500 euro kunatit t\u00eb tij. P\u00ebr huat\u00eb 30 mij\u00eb euro dhe 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb deklaruar se kan\u00eb pasur si q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni ka verifikuar se personat q\u00eb kan\u00eb kryer pagesat e k\u00ebsteve n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ishin disa miq t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb gjyqtarit Simoni. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur konflikt interesi me nd\u00ebrtuesin dhe personat q\u00eb kan\u00eb kryer pagesat p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komici tha se Komisioni ka hetuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe p\u00ebr pasurin\u00eb e v\u00ebllait, nd\u00ebrsa shtoi se shpjegimet e provat e dh\u00ebna nga subjekti do t\u00eb merren parasysh n\u00eb marrjen e vendimit.<\/p>\n<p>Simoni k\u00ebrkoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, se duhej t\u00eb b\u00ebhej dallimi kur subjekti ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit ose t\u00eb huamarr\u00ebsit. Sipas tij, duhet t\u00eb verifikohet mund\u00ebsia e huadh\u00ebnies. \u201cMe v\u00ebllan\u00eb s\u2019kemi marr\u00ebdh\u00ebnie interesi apo biznesi. Kam sjell\u00eb dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe mund\u00ebsin\u00eb paguese t\u00eb v\u00ebllait. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve v\u00ebllai ka porositur nj\u00eb mikun e tij dhe kjo v\u00ebrtetohet me pagesat e kryera n\u00eb bank\u00eb\u201d, sqaroi Simoni i cili shtoi se kishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion provues edhe mund\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs q\u00eb jeton n\u00eb Itali p\u00ebr huan\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb edhe ajo v\u00ebllait q\u00eb jeton n\u00eb SHBA p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Simoni vijoi se, v\u00ebllai e kishte bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apartamentin, pasi atje jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij q\u00eb ia kishin dhuruar prind\u00ebrit e saj. Edhe p\u00ebr k\u00ebto shpjegime, Simoni tha se kishte depozituar dokumente ligjore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb vjehrrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Simoni nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2003, hapjen e nj\u00eb llogarie rrjedh\u00ebse dyem\u00ebrore t\u00eb hapur nga shtetasi A.Rr., kunati i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cSubjekti ka deklaruar se llogaria \u00ebsht\u00eb hapur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb A.Rr p\u00ebr depozitimin e kursimeve t\u00eb tij t\u00eb siguruara nga puna n\u00eb Itali dhe nga shitja e nj\u00eb apartamenti\u201d, pohoi Komici.<\/p>\n<p>Simoni shpjegoi se kishte qen\u00eb vet\u00ebm si person i autorizuar nga kunati i tij lidhur me k\u00ebt\u00eb llogari dyem\u00ebrore. \u201cKishte autorizim me shkrim. Por banka m\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje se dokumentet e asaj periudhe jan\u00eb asgj\u00ebsuar. Un\u00eb isha vet\u00eb si person i autorizuar pasi motra dhe kunati jetonin n\u00eb Itali. Kam shkuar vet\u00eb n\u00eb vitin 2004 n\u00eb ILDKPKI p\u00ebr t\u00eb sqaruar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke u provuar se isha vet\u00ebm person i autorizuar dhe se nuk kisha lidhje me shum\u00ebn e depozituar\u201d, shpjegoi Simoni i cili tha se kunati i kishte k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb gjenin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr blerjen e ndonj\u00eb apartamenti t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb vitin 2004 kur ishte transferuar n\u00eb Tiran\u00eb i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb hiqte emrin e tij nga llogaria dyem\u00ebrore. \u201cRezulton se veprimet dhe mbylljen e llogaris\u00eb e ka kryer kunati. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kam sjell\u00eb prova se ato para ishin t\u00eb motr\u00ebs e t\u00eb kunatit dhe se un\u00eb isha vet\u00ebm person i autorizuar\u201d, p\u00ebrfundoi Simoni lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore e p\u00ebrfituar nga familja bujq\u00ebsore, Komisioni konstaton se nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Simoni shpjegoi se ai ishte shk\u00ebputur nga trungu familjar q\u00eb kur ishte tansferuar n\u00eb Tiran\u00eb dhe se nuk kishte ndonj\u00eb pretendim p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore apo t\u00eb kishte kryer ndonj\u00eb investim. Ai shpjegoi se nj\u00eb sip\u00ebrfaqe ullishte nuk ishte pranuar nga babai i tij, pasi ajo i takonte t\u00eb p\u00ebrfitohej n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr \u201cKthimin dhe Kompensimin e Pronave\u201d dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit P\u00ebr Tok\u00ebn\u201d. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye babai im e ka kund\u00ebrshtuar dhe nuk e ka firmosur AMT-n\u00eb, por un\u00eb e kam pasyruar pasi ajo ekzistonte si dokument\u201d, shpjegoi Simoni.<\/p>\n<p>Komici identifikoi m\u00eb tej mospagimin e tatimit n\u00eb burim p\u00ebr p\u00ebrfitimin e 3750 eurove nga angazhimi i bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb institucion fetar.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja dhe p\u00ebr nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb marr\u00eb me qira p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2020.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se Simoni dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare edhe p\u00ebr shpenzimet e kryera p\u00ebr mobilim dhe das\u00ebm n\u00eb vitin 2007, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Ford n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb Benzi n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin Simoni u vler\u00ebsua pozitivisht. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ai k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 17 janar, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sand\u00ebr Simoni kund\u00ebrshtoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dyshimet se kishte lidhje me sekser\u00eb dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me kandidatin p\u00ebr kryebashkiak t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valdrin Pjetri, t\u00eb cilit ju mohua mandati p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr drog\u00eb n\u00eb Itali. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75494,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[162,107,118,171,717],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sandersimoni.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Sand\u00ebr Simoni | Foto : Edmond Hoxhaj \/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75493"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75493"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75495,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75493\/revisions\/75495"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}