{"id":75496,"date":"2020-01-13T19:31:50","date_gmt":"2020-01-13T18:31:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-hodhi-poshte-raportin-e-dsik-se-per-prokuroren-doloreza-musabelliu\/2020\/01\/13\/"},"modified":"2023-04-07T04:53:02","modified_gmt":"2023-04-07T02:53:02","slug":"kpk-hodhi-poshte-raportin-e-dsik-se-per-prokuroren-doloreza-musabelliu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-hodhi-poshte-raportin-e-dsik-se-per-prokuroren-doloreza-musabelliu\/2020\/01\/13\/","title":{"rendered":"KPK hodhi posht\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb p\u00ebr prokuroren Doloreza Musabelliu"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Doloreza Musabelliu, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidate p\u00ebr SPAK, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb DSIK n\u00eb t\u00eb cilin Musabelliu cil\u00ebsohej e pap\u00ebrshtatshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66298\" aria-describedby=\"caption-attachment-66298\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_21111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66298\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_21111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66298\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66298\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Doloreza Musabelliu, nj\u00ebherazi kandidate p\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, SPAK pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar i d\u00ebrgoi Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dy raporte p\u00ebr prokuroren Doloreza Musabelliu, e cila ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Prokurore e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidate p\u00ebr Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Anti Korrupsion.<\/p>\n<p>Raporti i par\u00eb, si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur i KPK, ishte pozitiv p\u00ebr Musabelliun. Por n\u00eb raportin e dyt\u00eb, q\u00eb sipas vendimit ishte plot\u00ebsues i t\u00eb parit, DSIK shprehet se prokurorja ishte e \u201cpap\u00ebrshtatshme\u201d dhe se kishte dyshime p\u00ebr korrupsion dhe dekonspirim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb hetimet e KPK dhe dokumentet e siguruara nga \u00e7\u00ebshtja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte bazuar raporti i DSIK-s\u00eb, zbuluan se nj\u00eb pjes\u00eb e veprimeve q\u00eb i mvisheshin Musabelliut ishin kryer nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr dhe se kjo e fundit nuk rezultoi t\u00eb kishte pasur n\u00eb dor\u00eb \u201csekrete shtet\u00ebrore\u201d q\u00eb t\u2019i kishte dekonspiruar.<\/p>\n<p>KPK, e cila konfirmoi Musabelliun, shprehet n\u00eb vendim\u00a0 se raporti \u201cnuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb prova, dhe si i till\u00eb nuk duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr treshja q\u00eb gjykoi Musabelliun e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, vendosi t\u00eb \u201cfalte\u201d pasakt\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura n\u00eb deklarimin e pasurive t\u00eb bashk\u00ebjetuesit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb balanc\u00eb negative prej rreth 290 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Musabelliu ka kryer Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2002-2005 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar m\u00eb pas prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Pas shkrirjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit me krijimin e SPAK, Musabelliu u trasferua n\u00eb Prokuorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Raporti i DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur s\u00ebfundmi i KPK-s\u00eb tregon se pas administrimit t\u00eb nj\u00eb raporti pozitiv nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar n\u00eb vitin 2016, kjo e fundit ka d\u00ebrguar nj\u00eb informacion plot\u00ebsues n\u00eb vitin 2019, i cili \u00ebsht\u00eb deklasifikuar pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb Musabelliu akuzohet p\u00ebr \u201cp\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, shfaqur n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe nd\u00ebrveprimit korruptiv; si dhe n\u00eb lidhje me dekonspirimin e nj\u00eb informacioni t\u00eb klasifikuar\u201d.<\/p>\n<p>Nga vendimi i KPK-s\u00eb rezulton se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb procedim ndaj nj\u00eb personi t\u00eb identifikuar aty me inicialet M.M, ndaj t\u00eb cilit Prokurria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte nisur hetimet. Nga vendimi rezulton se ndaj Musabelliut n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb procedim ishte nisur po ashtu edhe nj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, i cili ishte d\u00ebrguar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se Musabelliu kishte shpallur moskompetenc\u00eb dhe kishte trasferuar hetimet ndaj M.M, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht kishte dekonspiruar informacion q\u00eb sipas raportit ishte i klasifikuar si \u201csekret shtet\u00ebror\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se pas raportit k\u00ebrkoi informacione shtes\u00eb dhe po ashtu i kaloi barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurores. Kjo e fundit e cil\u00ebsoi gjat\u00eb senac\u00ebs d\u00ebgjimore si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe dashakeq raportin e DSIK-s\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb citohet t\u00eb k\u00ebt\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacione shtes\u00eb mbi nj\u00eb hetim t\u00eb nisur dhe t\u00eb pushuar ndaj saj, si dhe mbi rrethanat n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Musabelliu \u00ebsht\u00eb shprehur se ajo nuk kishte shpallur moskompetenc\u00eb n\u00eb hetimet ndaj personit t\u00eb identifikuar si M.M dhe se hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person ishin n\u00eb vijim. Po ashtu ajo pretendoi se nuk ishte kall\u00ebzuar p\u00ebr korrupsion, pasi \u00e7\u00ebshtja ndaj saj ishte trasferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa korrupsioni i prokuror\u00ebve hetohej vet\u00ebm nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Po ashtu ajo u mbrojt me vendimin e prokurorit A.SH, i cili kishte vendosur mosfillimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj saj.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KPK b\u00ebn me dije se kishte administruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkresash nga Prokuoria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebrmes t\u00eb cilave kishte provuar se ndaj M.M rezultonin dy precedime n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurori. KPK thot\u00eb se i rezultoi q\u00eb vendimin p\u00ebr trasferim t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj k\u00ebtij personi p\u00ebr moskompetenc\u00eb e kishte marr\u00eb prokurori K.B, nd\u00ebrsa Musabelliu e kishte \u00e7\u00ebshtje n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Po ashtu Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb tre shkresa rrezoi faktin se kishte marr\u00eb ndonj\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar si \u201csekret shet\u00ebror\u201d mbi k\u00ebt\u00eb person dhe se Musabelliu nuk kishte pasur informacion t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK duke iu referuar k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave shprehet s\u00a0 informacioni i marr\u00eb nga DSIK nuk ishte i v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk duhej marr\u00eb n\u00eb kosniderat\u00eb. KPK thot\u00eb se nga asnj\u00eb burim i ligjsh\u00ebm nuk u provuan kontakte t\u00eb papa\u00ebrshtatshme apo veprime q\u00eb binin ndesh me detyr\u00ebn e Musabelliut si prokurore.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit<\/strong><\/p>\n<p>KPK po ashtu doli me q\u00ebndrim pozitiv edhe sa i p\u00ebrket rivler\u00ebsimit t\u00eb Musabelliut n\u00eb dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb poasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Komisioni n\u00eb vendim l\u00eb t\u00eb kuptohet se prokurorja nuk kishte pasuri t\u00eb palujtshme n\u00eb emrin e saj, nd\u00ebrsa pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit rezultonin t\u00eb lidhura kryesisht me babain e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nga hetimi KPK b\u00ebn me dije se zbuloi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb Musabelliut. K\u00ebto pasakt\u00ebsi kishin t\u00eb b\u00ebnin sipas Komisionit me faktin q\u00eb ajo nuk kishte deklaruar q\u00eb prej vitit 2012 pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit dhe nuk kishte deklaruar n\u00eb vijim nj\u00eb hua q\u00eb ky i fundit kishte marr\u00eb nga babai i tij p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb apartament me vler\u00eb rreth 75 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Musabelliu u justifikua p\u00ebr mosdeklarimin duke iu referuar faktit se ajo nuk kishte pasur interesa n\u00eb k\u00ebto pasuri dhe se nuk kishte pasur detyrim t\u2019i deklaronte dhe se kur ky detyrim kishte lindur ato ishin deklaruar nga bashk\u00ebjetuesi. Komisioni thot\u00eb se nuk gjeti probleme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb dhe duke qen\u00eb se kjo ishte baba-djal\u00eb ajo mund t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar edhe ma falje, nd\u00ebrsa fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe nj\u00eb pjes\u00eb e saj ishte kthyer u konsiderua si prov\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Musabelliut.<\/p>\n<p>Defekte t\u00eb ngjashme u gjet\u00ebn edhe n\u00eb deklarimin e burimit financiar p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb po n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuesit me vler\u00eb 12 mij\u00eb euro, por po ashtu KPK nuk i cil\u00ebsoi ato si shkarkuese, nd\u00ebrsa provoi se s\u00ebrish b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje baba-bir.<\/p>\n<p>KPK edhe pse gjeti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin n\u00eb kontradikt\u00eb deklarimi vjetor\u00eb me at\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut, por arsyetoi se u provua mund\u00ebsia financiare n\u00eb burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioni provoi n\u00eb hetim se babai i bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb, madje pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme t\u00eb familjes q\u00eb ishin kosideruar si t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr shpenzime jetese. Po ashtu KPK pranoi se Musabelliu nuk kishte pasur lidhje me k\u00ebto dy pasuri. \u201cN\u00eb asnj\u00eb rast nuk u evidentuan lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose jo t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb \u00a0KPK gjeti se p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion lek\u00eb ishin p\u00ebrdorur parat\u00eb e kursyera nga Musabelliu. Kjo e fundit n\u00eb vitin 2016 kur kishte kryer k\u00ebt\u00eb pages\u00eb rezultoi me bilanc negativ p\u00ebr shum\u00ebn prej rreth 290 mij\u00eb lek\u00ebsh. Komisioni megjithat\u00eb shprehet se n\u00eb propocionalitet kjo balanc\u00eb negative nuk mund t\u00eb ishte shkarkuese.<\/p>\n<p>\u201cPasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimet periodike qoft\u00eb nga subjekti, qoft\u00eb nga bashk\u00ebjetuesi i saj, si dhe balanca negative prej 289.482 lek\u00ebsh gjat\u00eb vitit 2016, vler\u00ebsuar me objektivitet dhe n\u00eb proporcion me t\u00eb gjitha faktet e rrethanat e evidentuara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk mund t\u00eb konsiderohen si deklarime t\u00eb pamjaftueshme\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e profesionalizmit KPK u ndal mbi dy denoncime, por vuri n\u00eb dukje se nuk gjeti probleme n\u00eb vendimarrjen e Musabelliut, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb vendimi i saj ishte rr\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda u konstatua se rr\u00ebzimi ishte p\u00ebr arsye formale dhe q\u00eb nuk c\u00ebnonte profesionalizmin e prokurores.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Doloreza Musabelliu, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidate p\u00ebr SPAK, nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb DSIK n\u00eb t\u00eb cilin Musabelliu cil\u00ebsohej e pap\u00ebrshtatshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75497,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[765,118,119,359],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/musabelliu.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Doloreza Musabelliu, (djathtas), n\u00eb KPK | Foto : Edmodn Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75496"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75498,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75496\/revisions\/75498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}