{"id":75499,"date":"2020-01-13T18:09:37","date_gmt":"2020-01-13T17:09:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-rrezikojne-per-here-te-dyte-gjyqtaren-marsela-balili\/2020\/01\/13\/"},"modified":"2023-04-07T04:53:10","modified_gmt":"2023-04-07T02:53:10","slug":"problemet-me-pasurine-rrezikojne-per-here-te-dyte-gjyqtaren-marsela-balili","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-rrezikojne-per-here-te-dyte-gjyqtaren-marsela-balili\/2020\/01\/13\/","title":{"rendered":"Problemet me pasurin\u00eb rrezikojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb gjyqtaren Marsela Balili"},"content":{"rendered":"<p>E rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2017 pas nj\u00eb pezullimi 6-vje\u00e7ar, gjyqtarja Marsela Balili u p\u00ebrball me akuzat p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe mosdeklarime n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67269\" aria-describedby=\"caption-attachment-67269\" style=\"width: 591px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Balili.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67269\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Balili-591x400.jpg\" alt=\"\" width=\"591\" height=\"400\" data-id=\"67269\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67269\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Marsela Balili p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 13 janar 2019. Foto: LSA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Marsela Balili, e caktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht si pjes\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u p\u00ebrball me probleme t\u00eb shumta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Balilin p\u00ebrb\u00ebhet nga Pamela Qirko kryesuese, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Marsela Balili e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 2004, ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kreu deri n\u00eb vitin 2009. Me vendim t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Balilit iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra n\u00eb vitin 2009, pasi Prokuroria nisi nj\u00eb procedim penal ndaj saj dhe bashk\u00ebshortit prokuror, Aleksand\u00ebr Plepi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb procesit, Balili u shpall e pafajshme nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti i saj u d\u00ebnua me 1 vit burg. Marsela Balili u rikthye n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2017 si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Pas shkrirjes s\u00eb k\u00ebsaj gjykate, ajo u caktua p\u00ebrkoh\u00ebsisht an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi nga institucionet e vetingut.<\/p>\n<p>KPK e p\u00ebrfundoi hetimin p\u00ebr Balilin vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Balili i paraqiti Komisionit dy k\u00ebrkesa t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta. Ajo shpjegoi se kishte siguruar nj\u00eb dokument me vul\u00eb apostile p\u00ebr pun\u00ebsimin e prind\u00ebrve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA dhe se ishte n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb dokumenti tjet\u00ebr nga Gjermania q\u00eb, sipas saj, v\u00ebrteton se tezja e bashk\u00ebshortit ushtron aktivitet privat n\u00eb at\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Balili tha se do t\u00eb dor\u00ebzonte dokumentacion edhe p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb bankare t\u00eb kryer nga tezja e bashk\u00ebshortit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e dhurat\u00ebs p\u00ebr t\u2019i paguar familjes s\u00eb saj pushimet n\u00eb Korfuz. P\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre dokumenteve ajo tha se nevojitej rreth nj\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Balili k\u00ebrkoi t\u00eb merreshin parasysh edhe t\u00eb ardhurat e saj si pedagoge e jashtme dhe pagat e bashk\u00ebshortit si jurist n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ajo tha se do t\u00eb depozitonte edhe nj\u00eb list\u00eb me shkrim dore t\u00eb dhuratave q\u00eb i ishin dh\u00ebn\u00eb nga familjar\u00ebt p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe me rastin e lidhjes martesore me bashk\u00ebshortin dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK vendosi t\u00eb administroj\u00eb dokumentacionin e ri, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkoi gjyqtares Balili q\u00eb dokumentet q\u00eb pritet t\u00eb vijn\u00eb t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb t\u00eb skanuara. KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr rihapjen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, duke argumentuar se kjo gj\u00eb mund t\u00eb ndodhte vet\u00ebm pasi Balili t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb duplex <\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Etleda \u00c7iftja pohoi se gjyqtarja Marsela Balili penalizohej nga raporti i ILDKPKI, sipas s\u00eb cilit deklarimet e saj ishin t\u00eb pasakta dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme. Raporti gjykonte gjithashtu se Balili kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament duplex me sip\u00ebrfaqe 196 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Komun\u00ebn e Parisit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 125 mij\u00eb euro, Komisioni identifikoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve me dokumentacionin e administruar, munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebrfitimin me nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ai i tregut.<\/p>\n<p>\u201cDuket se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak nga \u00e7mimi i tregut, por nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar konflikt interesi mes subjektit t\u00eb vler\u00ebsimit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se Balili ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007; shum\u00ebn 61 mij\u00eb euro e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti; hua n\u00eb vler\u00ebn 14 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb euro deklarim i pashlyer.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, ka mosp\u00ebrputhje p\u00ebr blerjen dhe pagimin e k\u00ebsteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament pasi ka ndryshim t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb akt-marrveshjes q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 130 mij\u00eb euro, me at\u00eb t\u00eb akt-shitjes n\u00eb shum\u00ebn 125 mij\u00eb euro. Sipas KPK, mungon dokumentacioni p\u00ebr revokimin e kontrat\u00ebs me vler\u00ebn fillestare.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb momentin e akt-porositjes, kredia 40 mij\u00eb euro rezulton t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb po nd\u00ebrtonte duplex-in n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, relatorja \u00c7iftja theksoi se vlera 61 mij\u00eb euro e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm rezultonte t\u00eb ishte p\u00ebrfituar disa muaj pas kryerjes s\u00eb akt-shitjes dhe likujdimit t\u00eb shum\u00ebs p\u00ebr duplexin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton se Balili nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb shitur n\u00eb vler\u00ebn 61 mij\u00eb euro, vler\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti e ka deklaruar si pjes\u00eb t\u00eb shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr duplex-in.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konkluduar se edhe vlera 14 mij\u00eb euro e marr\u00eb hua nuk mund t\u00eb p\u00ebrllogaritej si burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit duplex. Sipas Komisionit, huadh\u00ebn\u00ebsi, nj\u00eb mik i bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Balili, nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb 40 mij\u00eb euro, prej nga \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vlera 14 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Balili i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe sqaroi se mosp\u00ebrputhja e vler\u00ebs 130 mij\u00eb euro e akt-marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2007 me at\u00eb t\u00eb akt-shitjes s\u00eb vitit 2012 n\u00eb shum\u00ebn 125 mij\u00eb euro ndryshon p\u00ebr shkak se duplex-i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar me disa punime t\u00eb brendshme t\u00eb pap\u00ebrfunduara. P\u00ebr kredin\u00eb 40 mij\u00eb euro, Balili pretendoi se q\u00ebllimi kishte qen\u00eb blerja e nj\u00eb apatamenti m\u00eb t\u00eb madh, edhe pse e kishte sh\u00ebnuar zgjerim. Sipas saj, kredia 40 mj\u00eb euro ishte marr\u00eb dhe p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit duplex.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me konstatimin se rezultonte t\u00eb ishte marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr, Balili sqaroi se kishin r\u00ebnd\u00eb dakort me shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar kredin\u00eb, pasi nevojitej nj\u00eb kolateral. \u201cKjo kontrat\u00eb nuk ka asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike, ka qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr disbursimin e kredis\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb ai apartament i \u00ebsht\u00eb shitur nj\u00eb personi tjet\u00ebr. Ka qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb, e cila nuk ka shkuar p\u00ebr apartamentin q\u00eb diskutohet, por p\u00ebr duplex-in,\u201d tha Balili.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, bashk\u00ebshortit t\u00eb saj i kishte kaluar n\u00eb llogari nj\u00eb vler\u00eb 84 mij\u00eb euro q\u00eb ishte p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb motr\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 104 mij\u00eb euro. Balili pohoi se bashk\u00ebshorti, duke marr\u00eb edhe p\u00eblqimin e motr\u00ebs s\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, kishte kryer veprimet p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ata kishin pasur n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Balili pohoi se i p\u00ebrdor\u00ebn ato para p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb bisedime me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese dhe shuma 84 mij\u00eb euro nisi t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr apartamentin duplex. Ajo shtoi se n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 firma nd\u00ebrtuese kishte b\u00ebr\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb duplex-it, duke i th\u00ebn\u00eb se i duhej si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb, pasi ishin n\u00eb tratativa p\u00ebr shitjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. \u201cDuhej ta hiqnim si kolateral, prandaj u b\u00eb akt-shitja e duplex-it para se t\u00eb shitej apartamenti 61 mij\u00eb euro,\u201d pretendoi Balili, e cila shtoi se motr\u00ebs i ishin rikthyer parat\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Komisionit t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb shitur n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2012 n\u00eb vler\u00ebn 61 mij\u00eb euro, Balili pohoi se burim krijimi kishin qen\u00eb pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa ndihmat financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit kishin sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mobilimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me huamarrjen e 40 mij\u00eb eurove n\u00eb vitin 2011, ajo pohoi se nuk mund t\u00eb merrnin kredi pasi ishin t\u00eb pabesuesh\u00ebm p\u00ebr shkak se ishin t\u00eb papun\u00eb. Sipas saj, n\u00eb k\u00ebto kushte ishin detyruar t\u00eb merrnin huan\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur biznes p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen, gj\u00eb q\u00eb nuk e kishin arritur.<\/p>\n<p>\u201cMiku i bashk\u00ebshortit kishte biznes t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe nuk kishte probleme. Na i dha p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim biznes kur ishim t\u00eb papun\u00eb. Na kan\u00eb ndihmuar edhe familjar\u00ebt dhe tezja e bashk\u00ebshortit,\u201d pohoi Balili. Ajo sqaroi se edhe pse huadh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte deklaruar dividend, paligjshm\u00ebria e tij nuk mund t\u00eb kalonte tek ajo p\u00ebr ta penalizuar.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se edhe pse kishte punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, ndihej krenare.<\/p>\n<p>\u201cNa \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00eb informale\u2026 . T\u00eb hartoja nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi, nj\u00eb mbrojtje. Kam b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb denj\u00eb. Nuk kemi histori me pushime luksoze. Ndihem mir\u00eb q\u00eb pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve jetova me dinjitet. Nuk kam jetuar me para krimi,\u201d deklaroi gjyqtarja Balili.<\/p>\n<p>P\u00ebr detyrimin 10 mij\u00eb euro shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, gjyqtarja Balili tha se e kishte shlyer n\u00eb vitin 2018 dhe se nuk e kishte m\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni identifikoi mosp\u00ebrputhje deklarimi dhe munges\u00eb burimesh edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip &#8220;Ford Fiesta&#8221; n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 4 mij\u00eb euro. \u00c7iftja tha se Balili ka deklaruar si burim edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huas\u00eb 40 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshoti n\u00eb vitin 2011. Por, sipas KPK, huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb siguruar vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi munges\u00eb burimesh edhe p\u00ebr dy llogari \u201cFutura\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetra rrth 680 mij\u00eb lek\u00eb. Balili sqaroi se llogarit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve ishin krijuar nga t\u00eb dhuratat e familjar\u00ebve, t\u00eb af\u00ebrmve dhe t\u00eb miqve. Ajo shtoi se kishte kontribuar edhe vet\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa nuk kishte mundur p\u00ebr t\u00eb dytin pasi ishte e papun\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Balili nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin p\u00ebr pushime t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti ka rezultuar se babai ka transferuar nga SHBA vlerat 29 mij\u00eb dhe 16 469 USD dhe se ai ka pasur burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre shumave.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb identifiukuar mosp\u00ebrputhje e deklarimeve p\u00ebr \u00e7mimin dhe mosdeklarimi n\u00eb vitin 2012 i nj\u00eb moto\u00e7iklete p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, bler\u00eb p\u00ebr 140 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja shtoi se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet ku ajo dhe bashk\u00ebshorti rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb. Ajo theksoi se nga analiza financiare q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb vitet 2003-2016, rezulton q\u00eb Balili t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb periudhat 2010-2011 dhe 2012-2015.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Marsela Balili k\u00ebrkoi t\u00eb vler\u00ebsohej n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. \u201cK\u00ebrkoj ta kaloj k\u00ebt\u00eb kriter me sukses. Kam qen\u00eb pak vite n\u00eb sistem. Ndihem mir\u00eb se edhe kur isha jasht\u00eb jetova me dinjitet. K\u00ebrkoj konfirmimin tim n\u00eb detyr\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi Balili.<\/p>\n<p>KPK vendosi t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 17 janar, ora 10;00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2017 pas nj\u00eb pezullimi 6-vje\u00e7ar, gjyqtarja Marsela Balili u p\u00ebrball me akuzat p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe mosdeklarime n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75500,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[162,103,118,301],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsela-Balili.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Marsela Balili p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 13 janar 2019. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75499"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75499"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75499\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75501,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75499\/revisions\/75501"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75500"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}