{"id":75511,"date":"2020-01-09T19:48:35","date_gmt":"2020-01-09T18:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-i-rrezikojne-karrieren-gjyqtares-se-apelit-administrativ\/2020\/01\/09\/"},"modified":"2023-04-07T04:54:13","modified_gmt":"2023-04-07T02:54:13","slug":"problemet-me-pasurine-i-rrezikojne-karrieren-gjyqtares-se-apelit-administrativ","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-i-rrezikojne-karrieren-gjyqtares-se-apelit-administrativ\/2020\/01\/09\/","title":{"rendered":"Problemet me pasurin\u00eb i rrezikojn\u00eb karrier\u00ebn gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Alkelina Gazidedja u p\u00ebrball me nj\u00eb seri problemesh t\u00eb lidhura me pasurin\u00eb, konfliktin e interesit dhe profesionalizmin gjat\u00eb s\u00ebanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_67193\" aria-describedby=\"caption-attachment-67193\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alkelina-Gazidedja.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-67193\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alkelina-Gazidedja-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"67193\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-67193\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Administrative e Apelit, Alkelina Gazidedja, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, me dat\u00eb 09.01.2019 | Foto : Besar Likmeta\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli an\u00ebtare, mbajti t\u00eb enjten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore publike p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit Alkelina Gazidedja, me funksion gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit p\u00ebr t\u00eb 3 kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shortit t\u00eb hedhur nga Komisioni me 15 n\u00ebntor 2018.<\/p>\n<p>KPK ka administruar si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit raportet institucioneve ndihm\u00ebse, por gjithashtu ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur duke gjetur nj\u00eb seri problemesh q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb, profesionalizimin e gjyqtares dhe konfliktin e interesit, q\u00eb lidhej m\u00eb aksionet n\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb ka lidhur kontrata publike. DSIK e ka vler\u00ebsuar gjyqtaren si t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, duke mos konstatuar probleme me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb gjetjet e parashtruara subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjyqtarja Gazidedja b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb parashtrimeve q\u00eb kishte depozituar me shkrim, duke kund\u00ebrshtuar shumic\u00ebn e gjetjeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe duke i justifikuar disa t\u00eb tjera si \u201cgabime njer\u00ebzore.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, pasi i ishte p\u00ebrgjigjur dhe pyetjeve nga an\u00ebtarja e trup\u00ebs, Firdes Shuli dhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ONM-s\u00eb, Marie Tuma \u00a0&#8211;\u00a0 ish gjyqtare penaliste suedeze, Gazidedja k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Alkelina Gazidedja e ka filluar karrier\u00ebn e saj n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb e ka ushtruar funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. N\u00eb korrik 2013, Gazidedja u dekretua an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta ushtroj\u00eb edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Probleme me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb paraqitur n\u00eb KPK nga Inspektoriati i Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris\u00eb dhe t\u00eb Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, deklarimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ajo ka munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb patundshme, nuk ka b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, ILDKPKI \u00ebsht\u00eb autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00a0p\u00ebr kontrollin dhe vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb p\u00ebr subjektet e rivler\u00ebsimit kalimtar, Komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit, duke administruar provat e depozituara nga gjyqtarja n\u00eb ILDKPKI, provat e dor\u00ebzuara si pjes\u00eb t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve dhe ato t\u00eb administruara nga institucionet publike.<\/p>\n<p>Relatorja Genta Tafa Bongo n\u00ebnvij\u00ebzoj\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit t\u00eb pavarur, KPK ka shqyrtuar deklarimet, burimin dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhura p\u00ebr disa pasuri t\u00eb patundshme dhe t\u00eb luajtshme t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur, aksionet n\u00eb kompani, depozitat bankare dhe kursimet n\u00eb cash.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar nj\u00eb dyqan me sip\u00ebrfaqe 25.7 m2 n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Siri Kodra\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 5.4 milion lek\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi 3-kat\u00ebshe \u2013 t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kati p\u00ebrdhes, kati i par\u00eb dhe papafingo n\u00eb karabina, aksione me vler\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb Albtelekom, tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Lushnje dhe Dib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sipas ligjit 7501, llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe djemve t\u00eb tyre. Nj\u00eb automjet Benz ML t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 nga bashk\u00ebshorti i subjektit dhe nj\u00eb automjet \u2018Peugeot\u2019 t\u00eb bler\u00eb nga nja nga djemt\u00eb e gjyqtares ne vitin 2014, blerjen e nj\u00eb biznesi person fizik nga djali i subjektit si dhe nj\u00eb apartament 88 m2 n\u00eb Tiran\u00eb nga ky i fundit. Gjithashtu, KPK ka b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dyqan n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Siri Kodra\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 5.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga, t\u00eb ardhurat nga shitja e makinave, si dhe nj\u00eb hua me vler\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb nga motra e bashk\u00ebshortit, zonja B.M, nga t\u00eb cilat 1.6 milion\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs \u2018Procredit\u2019 dhe 150 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb \u2018cash.\u2019 Kjo hua \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs n\u00eb vitin 2018. Sipas KPK-s\u00eb nga hetimi ka rezultuar se personi i lidhur ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, por ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb nga subjekti p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me sht\u00ebpin\u00eb 3-kat\u00ebshe t\u00eb familjes Gazidedja, subjekti ka deklaruar se ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga viti 1997 e n\u00eb vazhdim deri n\u00eb vitin 2016 si objekt informal me burim shitjen e banes\u00ebs n\u00eb Peshkopi, t\u00eb ardhurat nga paga dhe nj\u00eb kredi nga banka \u2018Procredit\u2019. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset ILDKPKI ka konstatuar se subjekti ka munges\u00eb dokumentacioni. Sip\u00ebrfaqja e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2003 \u00ebsht\u00eb 100 m2, nd\u00ebrsa sip\u00ebrfaqja e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e veting \u00ebsht\u00eb 536 m2. Vlera e pasuris\u00eb e deklaruar nga subjekti n\u00eb deklaratat periodike \u00ebsht\u00eb 2 milion lek\u00eb dhe 11,000 euro, nd\u00ebrsa vler\u00eb e p\u00ebrllogaritur nga ALUIZNI \u00ebsht\u00eb 15 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb deklaroj\u00eb sip\u00ebrfaqen e sakt\u00eb n\u00eb deklaratat periodike, si dhe nuk ka deklaruar vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb katit papafingo. Nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e truallit dhe shtimin e likuiditeteve n\u00eb vitin 2010. Gjithashtu, subjekti nuk ka pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb s\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me aksionet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb Albtelekom me vler\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni vler\u00ebsoi se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb Interesit,\u201d q\u00eb ndalon posedimin e aksioneve n\u00eb kompani q\u00eb marrin kontrata publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka konstatuar probleme n\u00eb lidhje me dy sip\u00ebrfaqe tok\u00eb ar\u00eb,\u00a0 respektivisht 1920 m2 n\u00eb fshatin Brezhdan n\u00eb Dib\u00ebr dhe 15 dynym n\u00eb fshatin Zgjan t\u00eb Lushnjes, t\u00eb p\u00ebrfituara sipas ligjit 7501.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar depozitat bankare t\u00eb subjektit, t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe t\u00eb djemve n\u00eb bankat \u2018Procredit\u2019, \u2018Raiffeisen,\u2019 \u2018Credins\u2019 dhe Tirana. KPK ka konstatuar si problematike nj\u00eb derdhje 1.5 milion\u00eb n\u00eb \u2018cash\u2019, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb ndaj ALUIZN-it. Gjithashtu, jan\u00eb konstatuar dhe munges\u00eb t\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb depozite n\u00eb Raiffeisen Invest n\u00eb vitin 2014, q\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb mos pagimit t\u00eb tatimit t\u00eb t\u00eb ardhurave personale nga bashk\u00ebshorti i subjektit. P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb Tirana Bank me vler\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nuk ka pasur deklarim t\u00eb kursimeve \u2018cash\u2019 n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse periodike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, nj\u00ebri djemt\u00eb \u2018D. Gazidedja\u2019 ka bler\u00eb nj\u00eb automjet \u2018Peugeot\u2019 p\u00ebr t\u00eb cilin ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme. Gjithashtu, bashk\u00ebshorti i gjyqtares ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebst prej 5000 euro n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti \u2018Benz ML\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb biznesi person fizik me vler\u00eb 450 mij\u00eb lek\u00eb nga djali tjet\u00ebr i gjyqtare deklarimet jan\u00eb t\u00eb sakta. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2018 me vler\u00eb 8.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se subjekti nuk ka paguar tatimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat personave dhe para vitit 2014 nuk ka pasur kontrata p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruar nga qiradh\u00ebnia. Gjithashtu nga analiza financiare e subjektit \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr vitet 2003,2004, 2006,2010 dhe 2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit profesional, KPK ka administruar raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe ka vler\u00ebsuar denoncimet q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtares duke konstatuar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problematikash n\u00eb vendimet e analizuara, q\u00eb luhaten nga dh\u00ebnia e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve me t\u00eb m\u00ebdha se k\u00ebrkesa e pal\u00ebs s\u00eb padit\u00ebse dhe deri tek dh\u00ebnia e vendimeve duke u bazuar n\u00eb vendime t\u00eb shfuqizuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ashtu si p\u00ebr gjetjet p\u00ebr kriterin e profesionalizmit gjyqtares i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat ajo ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime me shkrim.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpi t\u00eb nd\u00ebrtuar me krah\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, gjyqtarja Alkelina Gazidedja deklaroi se i q\u00ebndronte parashtrimeve q\u00eb kishte paraqitur me shkrim dhe i p\u00ebrmblodhi ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkurtuar p\u00ebrpara trupit gjykues. Gjyqtarja n\u00ebnvij\u00ebzoj\u00eb se p\u00ebr sa i p\u00ebrket mosdeklarimit t\u00eb kursimeve \u2018cash\u2019 n\u00eb vitin 2009 &#8211; q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr depozit\u00ebn n\u00eb bank\u00ebn \u2018Tirana\u2019 prej 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201cgabim njer\u00ebzor.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj ajo u p\u00ebrqendrua tek kosto e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb 3-kat\u00ebshe, duke insistuar se vler\u00ebs se p\u00ebrllogaritur nga KPK, q\u00eb bazohej n\u00eb vler\u00ebn p\u00ebr met\u00ebr katror t\u00eb Entit t\u00eb Banesave, duhej t\u2019i hiqej kosto e pun\u00ebs e b\u00ebr\u00eb me krah\u00eb nga bashk\u00ebshorti dhe i biri. Gjyqtarja gjithashtu deklaroi se gabimet njer\u00ebzor\u00eb n\u00eb deklarimet e saj periodike lidheshin me faktin se ajo ishte pjes\u00eb e nj\u00eb familje t\u00eb madhe. Ajo u ankua p\u00ebr mos analizimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb dhe p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb katit papafingo q\u00eb \u00ebsht\u00eb karabina.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket mos pagimit t\u00eb tatimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat personale p\u00ebr qirat\u00eb, subjekti deklaroi se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb legjislacionit tatimor k\u00ebto t\u00eb tatime ishin detyrime t\u00eb qiramarr\u00ebsit. N\u00eb momentin q\u00eb kishte marr\u00eb dijeni q\u00eb nuk ishin paguar, i kishte likuiduar ato n\u00eb organet tatimore. Sa i p\u00ebrket konfliktit t\u00eb interesit q\u00eb krijohet nga posedimi i aksioneve t\u00eb Albtelekom, gjyqtarja n\u00ebnvizoj\u00eb se kompania nuk i kishte njoftuar kurr\u00eb aksioner\u00ebt e vegj\u00ebl \u2013 shumica ish-pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb, p\u00ebr kontratat e lidhura me shtetin. Gjyqtarja shtoi se pasi kishte marr\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti, kishte marra masa p\u00ebr t\u2019i dhuruar k\u00ebto aksione. \u00a0E pyetur nga an\u00ebtarja e KPK, Firdes Shuli n\u00ebse kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Albtelekom, gjyqtarja deklaroi se \u2018nuk i kujtohej\u2019.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare duke deklaruar se shumica viteve me munges\u00eb burimesh i atribuoheshin mospages\u00ebs s\u00eb TAP-it p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb insistoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ligjshme. Ajo gjithashtu u ankua se pagesat p\u00ebr shkollimin e djalit n\u00eb Fakultetin e Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit si avokat, nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare n\u00eb koston e jetes\u00ebs. Gjyqtarja Gazidedja gjithashtu insistoi se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga kompania SERE ishin t\u00eb ligjshme dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb llogaritje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Alkelina Gazidedja k\u00ebrkoi nga Komisioni konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr gjyqtaren do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 13 janar, ora 9:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Alkelina Gazidedja u p\u00ebrball me nj\u00eb seri problemesh t\u00eb lidhura me pasurin\u00eb, konfliktin e interesit dhe profesionalizmin gjat\u00eb s\u00ebanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75512,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[487,145,107,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alkelina-Gazidedja.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Administrative e Apelit, Alkelina Gazidedja, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, me dat\u00eb 09.01.2019 | Foto : Besar Likmeta\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75511"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75511"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75511\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75513,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75511\/revisions\/75513"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}